Në Muzeun e Shkollës së Parë Shqipe në Stubëll do të mbahet një takim ndërkulturor letrar në të cilin marrin pjesë Elvi Sidheri, shkrimtar e përkthyes letrar shumëgjuhësh, Nedjeljko Špilek, zëvendës ambasador i Kroacisë në Kosovë e poet, Marc Perry, historian e profesor britanik dhe Bekim Shala, shkrimtar.
Ngjarja mbahet më 28 Prill, ora 15:00, në Muzeun e Shkollës së Parë Shqipe./KultPlus.com
Preç Zogaj e Bashkim Shehu në prozë dhe Shaban Murati në publicistike janë tre fituesit e çmimit kombëtar “At Zef Pllumi” për vitin 2024. I kthyer në traditë, edicioni i 8 i këtij konkursi u organizua nga Bashkia Lezhë, ndërsa të pranishëm ishin autoritete lokale si dhe personalite të shquara të artit dhe letersisë shqipe, të cilët dhanë vlerësimet e tyre për veprat e autorëve fitues.
Fituesit e çmimit kombëtar “At Zef Pllumi” e konsideruan nderim të madh këtë vlerësim.
Në këtë konkurs, juria e përbërë nga Behar Gjoka, Marash Mirashi dhe Agim Xhafka vlersoi me “Çmimin e karrierës” Frano Kullin, Thanas Medin dhe Pashk Përvathin. Gjithashtu u akorduan dhe dy çmime nderi për shrimtaret Namik Dokle dhe Ahmet Premçi./BalkanWeb/KultPlus.com
U zhvillua në Tiranë edicioni i parë i konkursit letrar për tregime arbëreshe “Krenarbëria”.
Në hapje fjalën e mori drejtoresha e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, prof. Diana Kastrati, e cila prezantoi nismën dhe falënderoi pjesëmarrësit në ditën finale të konkursit “Krenarbëria: Rrëfime arbëreshe”.
Kastrati theksoi disa herë nevojën për ndërhyrje prej instancave shtetërore për mbijetesën e arbërishtes, si dhe nevojën për rishikim të kurrikulave shkollore dhe integrimit të autorëve dhe letërsisë arbëreshe duke qëndruar në një vijë me strategjitë dhe politikat e QSPA-së.
Drejtori i Institutit Italian të Kulturës theksoi ndërgjegjësimin dhe prezencën e arbëreshëve në Itali si dhe rëndësinë e promovimit dhe ruajtjes së arbërishtes përmes nismave të tilla. Ndërsa studiuesi Fabio Rocchi, nismëtar i këtij aktiviteti, theksoi rëndësinë e bilingualizmit ndër arbëreshët, si dhe paraqiti disa prej elementëve të rëndësishëm përgjatë këtij rrugëtimi në këtë proces.
Çmimin e parë në këtë konkurs e meritoi Ilia Sancinetti me tregimin “L’appartenenza” (Përkatësia) nga Spixana. Ndërsa me çmimin të dytë u vlerësua Nicola Scalici për tregimin “Akkordeon”, në të cilin ka arritur të ndërthurë aktualitetin me frymën muzikore të kulturës arbëreshe.
Çmimi i tretë u dha për Mario Calivà, një eksponent i njohur i komunitetit arbëresh i cili u prezantua me tregimin “Mushku”, duke dhënë prova të prekshme të qëndrueshmërisë së kulturës arbëreshe përmes përdorimit të arbërishtes./atsh/KultPlus.com
Bashkia Lezhë, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, nën kujdesin e veçantë të kryetarit të bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, organizon konkursin letrar për çmimet “At Gjergj Fishta” 2023.
Nga ky konkurs do të përzgjidhet romani më i mirë, libri më i mirë poetik dhe vepra më e mirë studimore për letërsinë, me prioritet për veprat studimore kushtuar veprës a figurës së At Gjergj Fishtës.
Veprat letrare duhet të jenë botime të vitit 2023, të botuar dhe jo dorëshkrime. Ato do të duhet të dorëzohen dorazi në 3 kopje si dhe në versionin pdf në adresen e emailit: [email protected]
Bashkia Lezhë ftoi të marrin pjesë të gjithë autorët të cilët e kanë shkruar veprën e tyre në gjuhën shqipe, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera.
Në jurinë e këtij konkursi është shkrimtarja Diana Çuli, studiuesi prof. Alfred Çapaliku si dhe poeti e botuesi Mark Simoni.
Ndarja e çmimeve do të bëhet më 23 tetor gjatë aktivitetit të organizuar nga bashkia Lezhë./atsh/KultPlus.com
Vexhi Buharaja është shkrimtar, poet, studiues, i cili ka lindur ne qytetin e Beratit. Pas studimeve ai u kthye të jetonte përsëri në Berat me familjen e tij. Buharaja është përkthyes, interpretues dhe studiues kryesor i mbishkrimeve turko-arabe në Shqipëri.
Dorëshkrimet e tij, janë ende një minierë e pashfrytëzuar për historianët dhe studiuesit në përgjithësi.
Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së dijetarit, përkthyesit, studiuesit dhe poetit Vexhi Buharaja, Bashkia e Beratit shpall Çmimin letrar “Vexhi Buharaja” në letërsi.
Emrat e jurisë • Ymer Ciraku • Milazim Krasniqi • Visar Zhiti • Aleksandër Cipa • Yzedin Hima
Cikël me 7 poezi
Esé
Në zhanrin e eseve do të përfshihen:
1.Esé me temë: “Duke ngjitur shkallët e dijes, bëhem më i lirë.”(Marrin pjesë me krijime gjimnazistë dhe studentë)
2.Esé letrare me temë: “Poezia e ndritshme e Vexhi Buharasë”
3.Esé letrare me temë :“Mrekullia poetike e Firdeusiut dhe përkthyesi Vexhi Buharaja”.
4.Cikël me 9 poezi të përkthyera.
Koha e dorëzimit të krijimeve për konkurim:
20 prill – 04 maj 2020. Të gjithë tekstet mund t’i nisni në [email protected]
Koha dhe vendi ku do të shpallen fituesit e konkursit:
Fituesit e konkursit do të shpallen më 12 maj 2020, në 100-vjetorin e lindjes së Vexhi Buharasë.
Rregullorja e çmimit “Vexhi Buharaja”
1.Ky çmim jepet çdo vit nga Bashkia e Beratit, nën kujdesin e kryetarit të kësaj bashkie dhe në bashkëpunim me institucione të tjera kulturore vendore dhe kombëtare, me sipërmarrës vendorë e më gjerë.
2. Çmimi letrar “Vexhi Buharaja” jepet çdo vit për veprën letrare në poezi, prozë, përkthim, eseistikë, studime filologjike. Ky çmim ka gjeografi kombëtare (Shqipëri e viset e tjera ku jetojnë shqiptarët)
Çmimi do të shpallet çdo 12 maj.
Pjesëmarrësit duhet të konkurojnë vetëm në një nga llojet e zhanreve letrare.
Pjesëmarrja në këtë konkurs është e lirë.
7. Për vlerësimin dhe ndarjen e çmimeve, kryetari i Bashkisë formon jurinë profesionale prej 5 anëtarësh.
Juria do të jetë me pjesëmarrje nga specialistë të fushës, nga i gjithë vendi.
Veprat duhet të dorëzohen në faqen elektronike të konkursit Bashkia Berat. Gjithashtu, në dërgesë duhet të shkruhen qartë: Emër mbiemër i autorit pjesëmarrës në konkurs, datëlindja ID dhe numri i telefonit.
9.Për vitin 2020, për arsye që dihen, (COVID -19) çmimi do të jepet në cikle poetike, ese dhe përkthim i një cikli me poezi.
10. Publikimi i poezive/prozave/eseve, duhet të jenë krijime origjinale të autorëve. Çdo plagjiaturë do të çojë në skualifikimin e pjesëmarrësit. Çdo pjesëmarrës do të pajiset me një çertifikatë.
Fituesit përfitojnë një shumë simbolike dhe një vepër të përkthyer nga Vexhi Buharaja.
13 Veprat studimore, që kanë në fokus qytetin e Beratit: Dukuri e figura të kulturës, artit, letërsisë, historinë e qytetit, monografi që pasqyrojnë jetën shpirtërore, ekonomike, kulturore ndër shekuj të qytetit dhe që konsiderohen si kontribute me vlera, do të botohen me fondet e Bashkisë së Beratit.
Krijimtaria e pjesëmarrësve do të botohet në website-in e Bashkisë dhe në portale letrare.
Në përfundim të afatit të parashikuar, juria do të shpallë çmime të para për secilin lloj letrar. Vendimi i jurisë është i pakontestueshëm.
Shpallja e fituesve do të bëhet më 12 maj.
Krijimet do të dorëzohen nga data 20 Prill deri në 4 Maj 2020, në adresën e Bashkisë Berat ( adresë në funksion të konkursit të shpallur). Nga data 4 – 11 Maj, do të jetë koha e vlerësimit nga komisioni. Më 12 Maj do të organizohet shpallja e fituesve të konkursit letrar.
Nga data 5 Maj deri në 11 Maj, do të publikohen në këtë faqe, të gjitha krijimet dhe kumtesat. /KultPlus.com