‘Leximi të zgjat jetën’, leksioni i Umberto Eco-s mbi rëndësinë e librave

Leximi të zgjat jetën. Ky është mësimi më i madh që na ka lënë Umberto Eco në një rubrikë që nisi në faqen e fundit të “L’Espresso“ në marsin e vitit 1985, dhe vazhdoi çdo javë deri në marsin e vitit 1998. Ajo u quajt “Zaefi i Minervës”, dhe reflektimet që ka bërë intelektuali i famshëm janë përmbledhur në një libër me të njëjtin emër të botuar në vitin 2002. Ja cilat janë fjalët e Umberto Eco-s mbi fuqinë e leximit:

“Është e vërtetë që kur nuk ndodh asgjë, ne themi që koha nuk kalon kurrë. Kur kemi kaluar orë apo ditë emocionuese themi se koha ka ikur sa hap e mbyll sytë. Por kjo na ndodh vetëm kur jemi të mërzitur apo emocionuar. Ndërkohë, përpiquni tani të mendoni për një ditë ose javë të mërzitshme që keni pasur disa kohë më parë

Ju do të mbani mend shumë pak prej tyre, dhe ato orë apo ditë që janë të gjitha të njëjta do të krijojnë një hapësirë ​​shumë të shkurtër në kujtesën tuaj. Ka njerëz që pasi kanë arritur në fundin e jetës së tyre, pasi kanë bërë çdo ditë të njëjtat gjëra, kthejnë kokën pas dhe as që u duket sikur kanë qenë edhe ata në këtë botë.

Gjithë jeta u iku tepër shpejt. Ndërkohë mendoni për një dite apo një jave në të cilën ju kanë ndodhur shumë gjëra emocionuese, njëra pas tjetrës, (qofshin gëzime, gjëra të bezdisshme, apo dhimbje): do të mbani mend orë apo ditë të plota, do të keni përshtypjen se keni jetuar shumë.

Unë besoj se kjo është një nga arsyet se përse njerëzit i janë përkushtuar gjithmonë rindërtimit të së kaluarës, si përmes tregimeve gojore të më të moshuarve që na rrëfenin histori rreth vatrës së zjarrit, po ashtu edhe përmes historive të shkruara në libra.

Dikush që së bashku me kujtimet e tij personale, ka edhe kujtimin e asaj dite kur u vra Jul Cezari, ose të betejës së Vaterlosë, kujton më shumë gjëra sesa dikush që nuk di asgjë mbi atë që u ka ndodhur të tjerëve. Ndër kujtimet e mia, unë kam disa tejet emocionale, për gjëra që nuk më kanë ndodhur mua, por babait, nënës ose gjyshes, që m’i kanë treguar (madje shumë herë) ndaj ato janë bërë pjesë e kujtesës time personale

Duke kujtuar më shumë, mua më duket sikur kam jetuar më gjatë. Mendoj se kjo është një arsye e mirë për të lexuar libra, pavarësisht nga arsyet e tjera, estetike apo edukative, që thuhen zakonisht. Natyrisht, nëse dikush lexon i detyruar (siç ndodh ndonjëherë në shkollë), përvoja është e mërzitshme, dhe për rrjedhojë ajo nuk lë gjurmë në kujtesën e tij.

Por është ndryshe nëse lexon për pasion. Botuesi i madh Valentino Bompiani tha dikur: një njeri që lexon vlen sa për dy. Kjo thënie ka kuptimin që lexuesi është më i kulturuar, di më shumë gjëra se të tjerët, dhe mund të jetë më i suksesshëm në jetë.

Por ne e dimë shumë mirë që ndonjëherë kanë sukses edhe njerëz pa shumë vlera dhe që nuk kanë lexuar asgjë. Jo, nuk duhet lexuar për të pasur sukses, por për të jetuar më gjatë. Gjatë fëmijërisë time më kanë ndodhur shumë gjëra, ashtu si gjithë të tjerëve.

Madje edhe kujtimi i shumë netëve të kaluara në vendstrehime gjatë luftës, ndërsa atje lart dëgjoheshin shpërthime, ne luanim me djemtë e tjerë, janë një pjesë emocionuese e së shkuarës sime. E megjithatë kam ndjesinë se kam pasur një fëmijëri shumë të gjatë dhe të plotë, pikërisht sepse është plot me kujtime që kam vjedhur nga të tjerët.

I kam vjedhur nga Sandokan dhe Yanez teksa ata lundronin në detet e Malajzisë me anijen e tyre, nga d’Artagnan që zhvilloi duelin me baronin de Winter, nga Njeriu me Maskë që ndoqi pa asnjë shpresë Diana Palmer, madje edhe me Renzo dhe Lucia që arratisen në liqenin e Komos.

Megjithatë, mos u shantazhoni nga ata që ju thonë se duhet të lexoni vetëm libra të rëndësishëm. Unë kam kujtime të forta dhe të bukura nga librat ndoshta të pakuptimtë, por që më kanë dhënë pasdite të gjata shumë emocionuese.

Unë i jam shumë mirënjohës të gjithë atyre që duke shkruar për mua, më kanë dhënë një jetë kaq të gjatë, saqë nuk mund t’i kujtoj të gjitha përnjëherë. Për këtë shpresoj të jetoj gjatë për të kujtuar gjithçka që më thanë. Ndoshta kur je shumë i ri nuk mendon se ia vlen të jetosh shumë, por ju siguroj që edhe pas të 30-ave apo 40-ave, të jetuarit më shumë nuk është diçka që duhet neglizhuar.

Prandaj leximi tani është garanci e mirë, nuk e them për pleqërinë, por për një moshë të pjekur e cila nuk do të vonojë të vijë. Përveç argëtimit të tanishëm. Nëse çdo transmetim televiziv është i njëjtë me atë të javës së kaluar, çdo libër, edhe më idioti, është i ndryshëm nga një tjetër”.

Kush ishte Umberto Eco?

I lindur në Alessandria në vitin 1932, Umberto Eco ndoqi Liceun Klasik dhe më pas Universitetin e Torinos, ku u diplomua për filozofinë mesjetare në moshën 22 vjeçare me një tezë mbi estetikën e Shën Thoma Akuinit. Deri në vitin 1959 punoi në programet kulturore të RAI dhe në shtëpinë botuese Bompiani.

Nga viti 1971 u bë profesor i Semiotikës në Universitetin e Bolonjës. Ka bashkëpunuar me gazeta dhe revista italiane dhe të huaja. Në Itali ishte ndër të parët që studioi mekanizmat e artit bashkëkohor dhe kulturës masive. Në vitin 1980 botoi kryeveprën e tij, romanin “Emri i trëndafilit”, ndërsa në vitin 1999 mori çmimin e Akademisë Amerikane të Arteve dhe Letrave. Vdiq në vitin 2016. Gjatë jetës së tij, mori 40 grada nderi për kërkimet dhe studimet e tij./ Insajderi.org / KultPlus.com

Suedia u thotë jo tabletëve dhe kompjuterëve nëpër shkolla: “Nxënësit kanë nevojë që të mësojnë dhe përmirësojnë shkrimin e dorës”

Disa shkolla në Suedi po kufizojnë përdorimin e kompjuterëve dhe pajisjeve të tjera elektronike nëpër klasa, pasi mësuesit druhen se këto pajisje po dëmtojnë aftësitë e nxënësve për të shkruar dhe lexuar.

Megjithëse Suedia ka një shkallë më të lartë suksesi në arsim në krahasim me fqinjët e saj evropianë, statistikat e qeverisë sugjerojnë një rënie të lehtë.

Me fillimin e vitit të ri shkollor në mbarë botën, për një shkollë suedeze në qendër të Stokholmit kjo nënkupton shumë orë shkrimi me dorë dhe orë të qeta leximi, diçka e pazakontë për Suedinë. Në vitin 2017 Suedia miratoi një strategji për përdorimin e kompjuterëve dhe tabletëve nëpër klasa, madje edhe nëpër kopshte. Nëntëvjeçari, Henrik Trolle Adams, në klasën e tretë të shkollës Djurgardsskolan beson në rëndësinë e shkrimit me dorë.

“Shkrimi në kompjuter dëmton aftësinë për të shkruar mirë me dorë”.

Edhe shoqja e tij e klasës Liveon Palmer preferon që të shkruaj në letër. “Më pëlqen të shkruaj më shumë në fletore, sepse thjesht ndihem më mirë”. / KultPlus.com

Studim: Këto shtete prijnë me numrin më të madh të lexuesve

BE gjurmon se sa shpenzojnë europianët për letërsinë. Në vitin 2021, mesatarisht, një qytetar i BE-së shpenzoi rreth 1.1% të të ardhurave në gazeta, libra dhe artikuj kancelarie. Por, cili është vendi i BE-së që shpenzon më shumë për libra? Është Sllovakia, dhe me diferencë. Sllovakët shpenzojnë mesatarisht 1.9% të të ardhurave vjetore për gazeta, libra apo artikuj kancelarie. Sllovakia mbetet në krye të klasifikimit në pesë vjetët e fundit dhe, në të vërtetë, ka rënë lehtë nga një nivel i lartë prej 2.1%. Duke zbritur nga 1.9% në 1.2%, vendet europiane që kanë shpenzuar më shumë për libra janë Kroacia, Gjermania, Estonia, Letonia dhe Islanda, përcjell albinfo.ch.

Cili vend renditet i fundit? Në pozicionin e palakmueshëm, vendi me shpenzimet më të ulëta për frymë për letërsinë është Qiproja, me vetëm 0.4%. Megjithatë, Greqia, Rumania, Bosnjë e Hercegovina dhe Serbia nuk janë shumë larg, pasi të gjitha shpenzuan 0.5% në vitin 2021. Humbësi i vërtetë në listë nuk ka paraqitur as shifra në BE, që nga viti 2019. Maqedonia e Veriut i deklaroi shpenzimet e saj për herë të fundit, tre vjet më parë. Në atë kohë, vlera ishte mjerisht vetëm 0.1% e të ardhurave për frymë.

Cili shtet i kushton më shumë kohë leximit? Një gjë është të shpenzosh para për letërsinë. Por, siç thotë shprehja e vjetër “kohë = para”, vlera e vërtetë në jetë është koha jonë.

Pra, cilat janë vendet që më shumë se të gjithë ulen dhe i kushtojnë kohë leximit? Shifrat për këtë pyetje, në të gjithë Europën, janë pak më të vjetra, pasi Anketat e Harmonizuara Europiane të Përdorimit të Kohës (Harmonised European Time Use Surveys), zhvillohen vetëm një herë në dekadë, dhe shifrat e vitit 2020 ende nuk janë publikuar. Megjithatë, zotërojmë të dhëna që lidhen me sondazhet e kryera midis 2008 dhe 2015 në 18 vende europiane.

Në krye të listës për kohën që i kushtohet leximit në ditë është Estonia. Njerëzit nga 20 deri në 74 vjeç, kalojnë rreth 13 minuta në ditë duke lexuar. Kohën e mbi 10 minutave që ia kushtojnë leximit në ditë e kalojnë edhe Finlanda, Polonia dhe Hungaria.

Në fund të klasifikimit renditej Franca, e cila i kushton vetëm dy minuta në ditë leximit. Në një nivel të ngjashëm ishin Rumania, Austria dhe Italia, që shpenzojnë pesë minuta në ditë, duke lexuar. Rezultate të ngjashme shfaqen edhe për popullatat të cilat e konsiderojnë leximin si një aktivitet të cilit duhet t’i kushtojnë kohë: 16.8% e finlandezëve e cilësojnë leximin një “aktivitet i rëndësishëm”, ndjekur nga Polonia, Estonia, Greqia dhe Luksemburgu. Sërish, francezët janë në disavantazh, sa u përket lexuesve. Pavarësisht se janë kombi, që i kanë dhënë botës Volterin, Hygonë, Prustin dhe së fundmi, fituesen e çmimit Nobel këtë vit, Annie Ernaux, vetëm 2.6% e francezëve e konsiderojnë leximin një aktivitet të rëndësishëm në jetën e tyre. / KultPlus.com

“16.6 për qind e kosovarëve nuk lexojnë asnjë libër në vit”, të dhëna nga raporti hulumtues i shtëpisë botuese “Dukagjini” dhe organizatës ETEA

Një raport hulumtues i organizatës ETEA dhe shtëpisë botuese “Dukagjini” me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit, thotë se 16.6 përqind e qytetarëve të vendit nuk lexojnë asnjë libër në vit, përderisa 38.3 për qind e tyre thonë se lexojnë deri në 3 libra gjatë tërë vitit, shkruan KultPlus.com

Në hulumtimin me titull ‘Niveli i të lexuarit në Kosovë: Sfidat e të kultivuarit të një kulture leximi’, të realizuar gjatë muajve shkurt dhe mars 2023, dëshmohet edhe një herë interesimi i ulët të qytetarëve të vendit për leximin dhe librin në përgjithësi.

Edhe pse Kosova ka një numër të madh të qytetarëve të papunë, 67.5 për qind e tyre thonë që nuk kanë kohë për të lexuar libra, dhe se po të kishin më shumë kohë të lirë do të lexonin më shumë.

Në raport thuhet se 45. 8 përqind e popullsisë preferojnë që gjatë kohës së lirë to shohin programe argëtuese.

Vetëm 11.3 për qind e popullsisë arrin të përmendin vetëm një titull të librit, përderisa 52.24 për qind nuk arrijnë të listojnë tre tituj librash në total./ KultPlus.com

Pse librat elektronikë e kanë ndryshuar perceptimin tonë mbi leximin

Debati midis librave elektronikë dhe atyre të printuar, ka shkaktuar prej kohësh diskutime familjare dhe midis miqsh, së bashku edhe me mendimet e kualifikuara të ekspertëve. Në një artikull të fundit, faqja e internetit Book Riot e ka rihapur këtë temë.

Në fakt, një studim i kryer që në fillimin e viteve 1990, kishte treguar se leximi në ekran ishte më i ngadaltë dhe më pak i saktë sesa ai tradicional. Tani le të shohim se si librat elektronikë,po e ndryshojnë perceptimin që kemi mbi një tekst kur lexojmë një libër.

Kuptimi i një teksti

Në vitin 2014, një eksperiment tregoi se fëmijët preferojnë më shumë librat e printuar, në vend të atyre që lexohen nëpërmjet një ekrani dixhital. Prindërit dhe mësuesit kanë vënë re se si rritet vëmendja dhe kurioziteti i të vegjëlve, kur ndërveprojnë me një libër letre, dhe jo me një libër dixhital.

Rëndësia e kontaktit fizik dhe perceptimi i ndryshëm vizual, e bëjnë më tërheqës për një fëmijë librat e printuar. Në të njëjtën linjë, një studim norvegjez vëzhgoi sjelljen e disa fëmijëve në klasat fillore. Ai tregoi se nxënësit që lexonin një tekst në letër, ishin më të aftëqë t’i përgjigjeshin pyetjeve se çfarë kishin kuptuar prej tij.

Një studim nga Universiteti Stavanger në Norvegji, tregoi se pasi 50 njerëz u udhëzuan tëlexonin të njëjtën histori, gjysma në një libër elektronik dhe gjysmën në letër, ata që kishin lexuar librin prej letre, kishin një ndjeshmëri dhe kujtesë më të madhe sa i përket përmbajtjes. Studiuesit vunë re se lexuesit e librit elektronik, e kishin më të vështirë të rindërtonin fabulën e tregimit.

Fiziciteti i librave

Disa studiues, thonë se ndryshimet midis lexuesve të librave elektronikë dhe atyre të librave prej letre, vijnë për shkak të lodhjes së syve të shkaktuar nga ekrani dixhital. Të tjerë thonë se librit i printuar, është një element kyç për të pasur një përqendrim më të mirë.

Kontakti fizik dhe mënyra përmes së cilës lidhet dikush me një libër tradicional, ështësigurisht e ndryshe nga ajo me një pajisje elektronike, madhësia apo pesha e së cilës, faqja që duhet shfletuar ose shenja që duhet mbajtur, nuk janë të njëjtat.

Për këtë arsye, ndodh shpesh që ata që lexojnë libra në pajisjet dixhitale, nuk e kanë ndjenjën e gjatësisë së asaj që janë duke lexuar. Megjithatë, ky aspekt i fizikës nuk ka të bëjë vetëm me librat, por edhe me filmat. Shikuesit janë më të përqendruar dhe të angazhuar kur shohin një film në kinema, sesa kur e shohin në shtëpi përmes një uebsajti në internet. / KultPlus.com

Shtatë dobitë e pabesueshme të leximit

Leximi i jep trurit tuaj një “stërvitje” të ndryshme nga shikimi i televizorit ose dëgjimi i radios.

Nëse jeni të zhytur në një libër shumë interesant, apo thjesht shfletoni një manual udhëzimi për makinën tuaj të kafesë, “pjesë të trurit që kanë evoluar për funksione të tjera – të tilla si shikimi, gjuha dhe të mësuarit asociativ – lidhen në një qark të caktuar nervor për leximin, gjë që është shumë sfiduese”, tha për revistën Oprah, profesor Ken Pugh, president dhe drejtor i studimit të Haskins Labs. Ky zakon e nxit trurin tuaj të mendojë dhe të përqëndrohet.

Leximi e mban trurin tuaj të ri në moshë

Zhytja në një libër të mirë mund të heqë shumë vite nga mendja juaj, sipas një studimi të kohëve të fundit nga Qendra Mjekësore e Universitetit Rush, siç raportohet nga “Prevention”. Të rriturit që kalojnë kohën e lirë me aktivitete krijuese ose intelektuale (si leximi) kishin një ritëm më të ngadaltë, prej 32 për qind, të rënies së aftësive njohëse në fundin e jetës, se sa ata që nuk e bënin.

“Sjelljet e zgjuara e bëjnë trurin më efikas duke ndryshuar strukturën e tij për të vazhduar funksionimin e duhur, pavarësisht nga neuropatologjitë e lidhura me moshën”, tha Robert S. Uilson, profesor i neuropsikologjisë në Qendrën Mjekësore të Universitetit Rush.

Një tjetër studim i kohëve të fundit zbuloi se të rriturit më të mëdhenj në moshë që lexojnë ose luajnë rregullisht lojëra mendore, si shahu apo gjëzat, janë dy herë e gjysmë më pak të prirur të zhvillojnë sëmundjen e Alzheimerit.

Leximi largon stresin

Nëse zhyteni në një libër të mirë ju ulni nivelet e hormoneve të stresit si kortizoli. Në një studim britanik, pjesëmarrësit u angazhuan në një aktivitet që provokonte ankth, dhe më pas ose lexonin për disa minuta, ose dëgjonin muzikë, ose luanin lojëra video. Nivelet e stresit të atyre që lexuan ranë 67 përqind, gjë që ishte një rënie më e madhe sesa ajo e grupeve të tjera.

Ju pasuron fjalorin

Edhe në qoftë se keni qenë dekada që s’jeni shqetësur për provimet, ju ende mund të përdorni libra për të zgjeruar fjalorin tuaj mendor. Në fakt, studiuesit vlerësojnë se ne mësojmë pesë deri në 15 përqind të të gjitha fjalëve që njohim përmes leximit, sipas një raporti skolastik. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për fëmijët, madhësia e fjalorit të të cilëve është direkt dhe dramatikisht e lidhur me librat që lexojnë.

Kuptojmë më mirë të tjerët

Tregimet që lexojmë ofrojnë perspektivë që ndryshon jetën, thonë studiuesit e Universitetit të York-ut. Përfshirja në jetën e personazheve forcon aftësinë tuaj për të kuptuar ndjenjat e të tjerëve. Për shembull, duke e parë botën nëpërmjet syve të Jane Eyre, mund ta bëni më të lehtë që të lidheni me pikëpamjen e motrës suaj.

Inkurajon për objektivat që keni në jetë

Leximi për një personazh që kapërcen pengesat mund t’ju motivojë për të përmbushur qëllimet tuaja, sipas një zbulimi nga studiuesit e Universitetit Shtetëror të Ohajos. Nëse dëshironi një ngritje në pagë, ndjekja e një personazhi në zyrën e shefit mund t’ju japë guximin për të bërë të njëjtën kërkesë. Sa më shumë që identifikoheni me një personazh dhe përjetoni ngjarjet sikur po ndodhnin me ju, aq më shumë do të jeni në gjendje për të ndërmarrë veprime.

Ndihmon të ndjeheni më të lidhur

Kur identifikoheni me personazhe në një libër, përjetoni një lloj marrëdhënieje të vërtetë që mund të rrisë ndjenjën tuaj të përfshirjes, thonë psikologët në Universitetin e Buffalos. Me fjalë të tjera, leximi i Marley & Me mund të rrisë bashkëpunimin me pronarët e qenve në park.

Mund t’ju ndriçojë ditën

Një fund i lumtur ju ngre humorin, por romanet mund të na nxisin ndjenja pozitive edhe në mënyra më direkte. Edhe ngjarjet më të vogla në rrëfime mund të na zbulojnë kujtime të ngrohta. A merr pjesë personazhi kryesor në një barbeky në plazh? Me shumë gjasë do të kujtoni një festë ku ju keni marrë pjesë. / KultPlus.com

Pesë librat që duhet t’i lexoni gjatë muajit gusht

Çdo muaj ABC arts do të paraqesë një listë të shkurtër të botimeve të reja të lexuara dhe të rekomanduara nga Kate Evans të The Bookshelf dhe Claire Nichols dhe Sarah L’Estrange nga The Book Show – së bashku me shkrimtarët dhe recensentët e librave të pavarur.

Këtë muaj, ne jemi të ngazëllyer të paraqesim rekomandimet nga Declan Fry dhe Khalid Warsame.

Më poshtë e gjeni listën me pesë librat që duhet t’i lexoni në gusht:

I Couldn’t Love You More – Esther Freud

Once There Were Wolves – Charlotte McConaghy

On Compromise: Art, Politics, and the Fate of an American Ideal – Rachel Greenwald Smith

Dark as Last Night – Tony Birch

The Liquid Land – Raphaela Edelbauer./KultPlus.com

Studim: Sa lexohet në kohë pandemie?!

Autore: Donika Bakiu

23 prilli i  njohur ndryshe si Dita Botërore e Librit dhe e Drejta e Autorit, ose Dita Ndërkombëtare e Librit, është një ngjarje vjetore e organizuar nga Organizata Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e Kombeve të Bashkuara (UNESCO) për të promovuar leximin, botimin dhe të drejtat e autorit. Dita Botërore e Librit u shënua për herë të parë në 23 Prill 1995 dhe vazhdon të njihet në atë ditë.Shkëmbeni ide dhe frymëzim për librat më të mirë dhe aktivitetet e bazuara në libra për të gjitha moshat, fazat dhe cilësimet.

Prej muajit mars të  vitit 2020, Virusi Korona u përhap kudo,  më 14 mars 2020 publikuam një studim me sugjerime të librave që do të ishte mirë të lexohen: ‘’ Leximi në kohën e Virusit Korona’’ u jam falemnderuese të gjithë atyre që ndanë kohë të sugjerojnë libra.                              

Vitin e kaluar në  këtë  ditë  të  rëndësishme, ne vendosëm të bëjmë diçka tjetër nëpërmjet distancës një studim se: ’’Çfarë kanë lexuar më shumë në këtë kohë pra si ndikoj ky vet-izolim për leximin dhe cilat tituj ishin të preferuar’’.                                                                             

Për këtë  vit kemi studimin: ’’Sa lexohet në kohë pandemie’’, pra a është  rrit numri i lexuesve gjatë  kohës së  pandemisë  dhe cilat libra kanë  qenë  më të  preferuar.                        

Mos të  harrojmë  kurrë  se çdo njeri  duhet të ketë qasje në libra, duhet ta shijojmë leximin për kënaqësi si një zakon gjatë gjithë jetës.                                                                                  

Valdeta Abdullahi profesoreshë e gjuhës shqipe në Shkollën e Mesme të Tekstilit në Tetovë thotë: “Gabriel Garcí­a Márquez do të thoshte ” Kur fiton vesin e të lexuarit, atëherë ndërton për veten një varkë shpëtimi nga pothuajse të gjitha mjerimet e jetës”. Mendoj se libri është shpëtimi i shpirtit të njeriut, por nuk jam me atë kategori që thonë se pandemia, karantina ka shërbyer për t’u kthyer njerëzit te libri. Ata që nuk kanë qenë lexues vazhdimisht them kanë vazhduar të kenë prapë mundësinë për të bërë gjërat që nuk kanë pasur kohë t’i bëjnë. Unë për vete iu ktheva librave me shumë faqe, që kurrë nuk kisha mundësi t’i lexoja, pastaj veprën e plotë të Eskilit, Sofokliut, kisha nevojë një kthim në letërsinë antike, pasi nuk kisha pas mundësi t’i lexoja në tërësi.”

‘’Leximi asnjëherë s’do të dal prej mode. Ne shpesh i qasemi leximit sikur një fenomeni. Pothuajse kurrë s’diskutojmë a hamë bukë dhe kohëve të fundit nëse kemi ngrënë më shumë, ose ujë , ose ndonjë nevoj tjetër e cila është e patjetërsueshme për organizmin tonë për trurin tonë. Edhe leximi ta ngop trurin, truri ka uri për të, siç ka barku për bukën, ujin e shumë gjë tjera e që të gjitha në fund janë kërkesa dhe kënaqësi të trurit. Ai që në një moment është ndier bosh dhe i ka humb kuptimi i jetës jam e sigurt se ka shkuar te librat të kërkoj përgjigjen, ose ngushëllim. Përndryshe, për të tjerë njerëz as librat s’kanë nevoj, më besoni. Më mirë rrinë në pluhur, sesa në duart e dikujt që mendon se leximi është në modë dhe mezi pret që kjo modë të kaloj. Ata janë njerëzit e uritur. Si të tillë kurrë s’do të njohim lumturinë e thellë dhe qetësinë, urtësinë që ta japin ato.’’, thotë Xhemazije Rizvani profesoreshë e gjuhë dhe letërsisë shqipe.

Profesoresha Besa Kadriu, UEJL thotë” Ashtu siç shënohen eventet të cilat kanë shënuar një rëndësi të veçantë në epokën e njerëzimit, edhe Dita Botërore e Librit është nga datat e veçanta që na përkujton për vlerat dhe rëndësinë që libri ka. Më kujtohet një thënie e Goustav Flauber që thotë: “Mos lexoni siç bëjnë fëmijët për tu zbavitur, apo siç bëjnë ambiciozët për të mësuar. Jo, lexoni për të jetuar.” Apo dhe shumë studijues e filozof të mëdhenj të cilët librit e konsiderojnë në studimet e tyre, konceptin bazë. E pra, pesha dhë rëndësia e këtij burimi të pashtershëm të dijes. Nuk ka dyshim që është faktori kyç i ngritjes sonë intelektuale. Sot, në kushtet e pandemisë, në mungesë të socializimit të njerëzve dhe kujdesit që duhet patur për të mbrojtur distancën, Librat me tematikë sociale konsiderohen librat më të lexueshëm. Pa përjashtuar mundësinë e tematikave të sferave të tjera në shkencave humane- medicinës, spektrit ekonomik etj.’’                                                                                        

Elmedina Abdullahi – Përgjegjëse e bibliotekës “Max van der Stoel” UEJL thotë: “  Nëse krahasojmë lexueshmërinë gjegjësisht huazimet që ka pasur në bibliotekë  në vitin 2019 dhe 2020 dallohet që ka një rënie nga 28.5 % e cila është si rezultat i mbylljes së bibliotekave gjatë kohës së pandemisë por ka një informatë shumë të rëndësishme  që numrat e shfrytëzimit të burimeve elekronike janë në rritje. Në nëntor dhe dhjetor kur ka qenë qasja më e kufizuar në libra elektronik në muaj ka pasur përafërsisht nga 200 kërkime në databazat. Kurse nga janari kur kemi qasje ne një numer shumë më të madh të librave ektronik ky numër rritet në 780 që në shkurt do të  jetë  mbi 1900. Ka shumë interesim për libra në formë elektronike, të cilat janë vetëm në gjuhën angleze.”                                                     

Migena Arllati-ligjëruese e gjuhësisë në Universitetin e Gjakovës dhe  profesoreshë e gjuhës shqipe në Gjimnazin “Hajdar Dushi”, Gjakovë  thotë‘’Ka kohë që kontribuoj në arsimin e mesëm dhe në arsimin e lartë në Kosovë. Vërej se është për të ardhur keq që, nga njëra anë shkenca dhe teknologjia përparojnë çdo ditë e më shumë, kurse lexueshmëria e librit nga ana tjetër nuk është në ditët e tij më të mira. Jetojmë në kohën kur libri nuk lexohet sa dikur, kur dituria nuk çmohet si dje, dhe kjo është një brengë e madhe për të cilën institucionet arsimore vertikale duhet të punojnë natë e ditë për ta ndërruar këtë pasqyrë. Edhe pse jetojmë në kohërat moderne nuk është e tepërt sërish e sërish t’iu referohemi rilindasve tanë që thonin: “Arsimimi / leximi është ndriçimi i syrit të mendjes”. Personalisht dhe profesionalisht mendoj se niveli i të lexuarit është rrëfyes i qartë i emancipimit të një vendi dhe e kulturës së tij. Përsa i përket rrethanave të pavaforshme të mënyrës së jetesës në pandemi, jam e sigurt se adhuruesit e librit kurrë nuk kanë pasur më shumë kohë në dispozicion të leximit sesa gjatë këtij viti pandemik. Megjithatë leximi i librit nuk është në trend pasi mjetet digjitale (smartfona, Ipad, platformat e rrjeteve sociale) kanë shtrirë ndikimin dhe kanë pushtuar vëmendjen e pothuajse të gjitha shtresave të shoqërisë. Të gjendur përballë këtij realiteti, libraritë kudo në botë janë detyruar t’u kthehen shërbimeve online nëpërmjet veprimeve në internet.Po ashtu duket se E-book apo libri elektronik gjithnjë e më tepër po zëvendëson atë të letrës (të printuar).Ndër librat më të preferuar gjatë kohës së pandemisë kanë qenë ato me temë nga izolimet a pandemitë në epoka të ndryshme, si: “Dekameroni” i Xh. Bokaçios, “Murtaja” e A. Kamy, “Dashuri në kohërat e kolerës” e G. G. Markez etj. Po ashtu, shumë të pëlqyer janë librat nga psikologjia, si dhe biografitë – shënimet mbi jetën private e publike të personaliteteve.Tituj të veçantë si librat më të kërkuar do të veçoja: “Të bëhesh” nga M. Obama, “Alkimisti” nga P. Coelho, “Një martesë amerikane” nga T. Jones, “Kukulla” nga I. Kadare, “Profeti” nga K. Gidran, “Vajza që le pas” nga J. Mojes, “Biri” nga F. Açka etj.’’ 

Doc.dr Arta Selmani, profesoreshë e të drejtës familjare- Fakulteti juridik – UEJL: thotë: ‘’Konsideroj që është me rëndësi të theksoj se në fillimet e pandemisë, leximi u intesifikua në mesin e dashamirësve të librit, kjo vërehej nga propozimet e shumta që jepeshin për lexim në rrjetet sociale, në media si edhe në mjetet tjera të komunikimit. Mirëpo, sikurse tanimë ka filluar të bjer interesimi për leximin pikërisht për shkak të rikthimit të njerëzve në jetën normale dhe preokupimit të tyre me punët e përditëshme. Mirëpo, tek pjesa e popullatës që ka treguar interesim për lexim, vazhdon i njejti intenzitet. Përfundimet e mia se cilët janë librat më të lexuara brenda kësaj periudhe, i nxjerr nga rrethi i miqve të mi me të cilët vazhdimisht këmbejmë libra. Listën time do ta kisha filluar me të gjitha librat e të mrekullueshmes Elif Shafak: ‘’Dyzet rregullat e dashurisë’’, ‘’Bastardja e Stambollit’’, ‘’Nderi’’, ‘’Çiraku i arkitektit’’, ‘’Tri bijat e Evës’’, ‘’10 Minuta 38 Sekonda në këtë botë të çuditshme’’. Një nga autorët më të talentuar bashkëkohorë dhe më i lexuari është i ndjeri Carlos Luis Zafons. Hija e erës është vëllimi i parë i sagës Varreza e librave të harruara, pjeset tjera janë: Loja e engjellit; I burgosuri i qiellit; Labirinti i shpirtërave. Carlos Luiz Zafons ka arritur me veprat e tij të bëjë një gërshetimi të shkëlqyer të dashurisë, fantazisë, komploteve shtetërore, rrezikut dhe frikës por që në fund të sagës triumfon e vërteta. Sipas  Zafon: “Librat janë pasqyra ku ne shohim se kush jemi në të vërtetë.” Gjithsesi, nga po i njejti autorë një vend të veçantë në listën time ka edhe romani Marina.Historiani izraelit Yuval Noah Harari është autori i rradhës më i lexuari jo vetëm në mesin tonë por edhe në përmasa botërore.  Librat e tij që qarkullojnë nëpër duart tona janë: Sapiensi- një histori e shkurtër e njerëzimit; Homodeus- një histori e shkurtër e së nesërmes dhe 21 leksione për shekullin e 21. Gjithashtu më lejoni që në listën e romaneve më të lexuar ti vendos edhe novelat e Julia Navarros: Më thuaj kush jam; Qëllo tashmë jam i vdekur dhe Vëllazëria e pëlhurës së shenjtë. Jojo Mayes gjithashtu është një shkrimtare me famë botërore dhe shumë e lexuar në vitin 2020. Nga librat e Jojo Mayes më të lexuara numërohen: Kali valltar; Pas teje; Vallja e nuseve; Gjiri i argjendtë; Unë më parë se ti; Vajza që le pas. Këto libra gjithësesi janë edhe pjesë e Klubit të librit që kemi me miqët dhe kolegët e mi. Ndër librat inspirativ që na mësojnë se si ta duam jetën dhe si ti vlerësojmë të gjitha që kemi, janë veprat e Robin Sharmës: Murrgu që shiti Ferrarin e vet; Kush do të qajë kur të vdesësh?; Klubi 5 e mëngjesit. Me anë të veprave të tij ai ju mëson rrugën drejtë suksesit, çelësin e zotërimit të vetvetes, kujdesin e vazhdueshëm për mendjen, trupin dhe shpirtin tonë. Ndër të tjera ai nënvizon “Secili prej nesh ka potencialin për arritje të jashtëzakonëshme, lumturi dhe përplotësim të qëndrueshëm. Gjithçka duhet janë hapa të vegjël në drejtim të ëndrrave tona. Ashtu si Taxh Mahali, një jetë e mbushur me mrekulli ndërtohet çdo ditë, gur pas guri. Fitoret e vogla sjellin fitore të mëdha. Ndryshime dhe përmirësime të vogla dhe në rritje si ato që të sugjerova, do krijojnë zakone pozitive. Zakonet pozitive do të krijojnë rezultate. Dhe rezultatet do të frymëzojnë drejt një ndryshimi personal më të madh. Fillo të jetosh çdo ditë si të ishte e fundit. Duke filluar nga sot, mëso më shumë, qesh më shumë dhe bëj atë që vërtet dëshiron të bësh. Mos e moho fatin tënd. Çfarë ndodhet pas dhe para teje kanë pak vlerë krahasuar me cfarë që ndodhet brenda teje”- Murrgu që shiti Ferrarin e vet.Nuk ka libra të mirë dhe të këqinjë, të gjithë librat janë një mrrekulli, ata përmbajnë një shpirt me të cilin mvaret nga ju si lexues se si do ta krijoni lidhshmërinë, e kur krijohet kjo lidhshmëri storiet e tyre ju ndjekin në të gjitha momentet jetësore. “Një dhomë pa libra është si një trup pa shpirt”- Ciceroni. Andaj nuk ka rëndësi çfarë lexoni, me rëndësi është që libri të ju ndjek në përditshmëri, kjo gjithësesi do të ju ndihmojë ta iluminoni shpirtin dhe mendjen tuaj.’’                                                                                                          ‘’Paraqitja e pandemisë ishte me të vërtetë një sfidë e madhe për njerëzimin. Ku si pasojë e kësaj, si masë mbrojtëse u paraqit izolimi/karantina, duke marrë parasysh se duhet të rijmë në shtëpi të izoluar, në mënyrë që të kalojmë kohën, njëra prej zgjidhjeve ishte leximi. Sipas mendimit tim, (duke u bazuar në atë cka kam vërejtur në media dhe në rrjetet sociale), interesimi për lexim u rit dukshëm, gati se të gjithë postonin librin e tyre të preferuar. Më së shumti që më kanë rënë në sy, kanë qenë librat e autorëve të njohur si Orhan Pamuk dhe Paolo Coelho dhe mos të harrojmë librin e famshëm “Dashuri në kohën e Kolerës” G.Markes.’’, thotë Ramadan Murtezani, student- aktivist.                                                     

‘’Fat në këtë fatkeqësi ishte fakti që lëvizjet tona ishin të kufizuara por koha jonë ishte e pakufizuar, prandaj si diçka përfituese e kishim kohën e lirë e të mjaftueshme, për ta shfrytëzuar edhe për lexim. Unë si shumë studentë të tjerë e kam shfrytëzuar këtë kohë duke shtuar leximin jashtë asaj profesionale apo universitare. Uroj që nga kjo pandemi të na mbetet të paktën ky ritëm i të lexuarit, që edhe pasi të lirohemi në lëvizje të gjejmë kohë për të lexuar sepse mirë kemi filluar dukshëm është rritur numri i lexuesve gjatë kohës së pandemisë. Gjatë izolimit më shumë se kurrë kemi nevojë të lexojmë libra socio-psikologjik, që të mbajmë në nivel disponimin dhe humorin sepse rreziku ishte i madh që njerëzit të kalojnë edhe në depresion. Pra ndër librat më të preferuara për mua ishin këta socio-psikologjik, ndërsa romanet me tematika satiristike e aventuristike. Kjo për të vetmen arsye për defokusim nga realiteti i trishtë nga kjo pandemi e brishtë.’’, thotë Abedin Ismaili, student në UEJL, Drejtimi Komunikim Ndërkombëtar. 

Gentina Abdiji , nxënëse në Gjimnazin ‘’Kiril Pejçinoviq‘’, Tetovë thotë:‘’Nga këndvështrimi im, libri gjithmonë do ngel shtresa më e veçantë e gjërave të shtrejta në jetë. Krahas miqve besnik që posedojmë, libri është uralidhëse e një shoqërie të shëndoshë. Një numër i madh i njerëzve me aq sa kam hasur, kanë zgjedhur për të përdorur metodën e të lexuarit, si një nga zgjidhjet më profitabile. Që rezulton në atë se numri i lexuesve është rritur më tepër se sa e kam menduar. Personalisht më pëlqen mënyra e të shkruarit, së Elif Shafakut dhe Paolo Koelho. Romanet që ngelen në preferencën time, të këtyre autorëve janë:  “Tri Bijat e Evës” – E.SH  ” Dyzet rregullat e dashurisë” – E.SH  ” Veronika vendos të vdes” – P.K  “Dorëshkrimi i gjetur në Akra” – P.K Dhe padyshim, librat të karakterit filozofik dhe psikologjik që do i’u sugjeroja gjithsecilit, për praktikim të mendimeve, ideve, njohurive dhe veprimeve në përditshmëri që kanë karakter filozofik dhe psikologjik, janë: ” Shkolla e rrugës ” – Tara West dhe ” Plani B” – Sheryl Sandberg & Adam Grant.’’                                                  

‘’Ajo që dua unë të ndaj me të tjerët, është jo libri që premtoj se do ndikojë në jetët e tyre, as ai që do shënojë gjurmë të vogla e të mëdha, e as ai që vë bast se: do të të ndryshojë jetën siç ma ndryshoi mua! – pooor, do jetë libër, do jenë libra që vijnë me sugjerim zemre, në dëshirë që edhe në të lartën por edhe kur të keni marrë tatëpjetën, të bëjnë shoqërinë, si miqtë më të mirë.Për adhuronjësit e librave policorë, që kyç kanë misterin dhe suspancën, sugjeroj gojë plot, autorin tim të preferuar = G.M  “Thirrja e Engjëllit” e “Vajza dhe nata” – pastaj mbretëreshën, personin me dhunti mbi të tjerët, A.CH / “Vrasje në Orient Ekspres” – A.J.F / “Gruaja në dritare” dhe L.J / “Vajza e humbur”.Për ata që preferojnë pak horror dhe thriller, nuk do anashkaloja kurrësesi, librin që e ka shuar plogështinë time = “Lartësitë e stuhishme”, “Vajza e humbur”, “Central Park” “Nuk duhet të fle” dhe “Binjakja e heshtur”.

Për njerëzit që lexojnë romancë të errët:”Xhejn Er”, “Lartësitë e stuhishme”, “Padurimi i zemrës”, Sagën (të preferuarën time) e Muzgut dhe nga mikja ime, Mirela Kanini, “Kilenti”.

Librat që bënë impaktin therës tek unë = “Sepse të dua”, “Njëmijë diej vezullues”, “Gjuetari i balonave”, “Ndihma”, “Zonja Bovari”, “Tri bijat e Evës”, “Dyzet rregullat e dashurisë”, “Binjakja e heshtur”, Saga e Muzgut, “Tabloja e mendjes” “Nga jeta në jetë, pse?!” dhe “Lartësitë e stuhishme”.Tek adhuronjësit e fantazisë = Sërish, “Saga e Muzgut”, “Ditari i vampirit”, “Friend Request” dhe “E kuqe Rubini”.E së fundmi, tek ajo më kryesorja (e një liste vërtet të gjatë e të dhimbshme, teksa përzgjedh se kë do paraqesësh) – sugjeroj t’i mbushni zemrat e juaja me fjalët e Kur’anit të lartëmadhëruar, siç jemi destinuar ta lexojmë, me shpresë që të gjeni rrugën e duhur e të doni veten’’, thotë Genta Abdiji nxënëse në Gjimnazin e Tetovës ‘’Kiril Pejçinoviq’’.                                                                                

‘’Sigurisht që mbyllja në shtëpi ndikoj që një numër i madh i qytetarëve t`i marrin dhe t`i shfletojnë librat nga sirtarët e tyre. Pandemia sipas të gjitha statistikave nga bibliotekat e qyteteve, librarit dhe hulumtimet tjera ka rritur numrin e lexueseve në vendin tonë por jo vetëm. Ndërkohë librat më të lexuar janë romanet aventureske më të preferuar, sepse vlerësohen se ata janë më të lehtë për tu lexuar dhe kuptuar. Kështu do të marrin kohë më pak por edhe do të ndikojnë që të largohet sado pak vëmendja nga situata e krijuar me virusin korona‘’, thotë gazetari  Zenel Miftari.                                                                                            

Zirafete Luta, punonjëse në Librarinë Albas- Tetovë thotë:”Puna me libra, përveç kënaqësisë që të fal, të jep mundësi të njihesh me persona të cilët e duan dhe e kanë pjesë të pandashme librin. Raportet shoqërore që kam krijuar me një pjesë të klientëve, kanë bërë që të njihem nga afër edhe me përvojat e tyre në lidhje me leximin. Duke qenë se punën si shitëse librash e kam ushtruar që para periudhës së Pandemisë, mund të them se kjo e fundit ka ndikuar dukshëm në rritjen e numrit të lexuesëve në vendin tonë. Sidomos periudha e karantinës, bëri që një pjesë e madhe e njerëzve, ditët e izolimit t’i kalonin nën shoqërin e librave, ku shumica prej tyre, blerjen e librave e kanë vazhduar si një lloj tradite në jetën e tyre, edhe pas përfundimit të karantinës. E bukura e gjithë kësaj është që (mbase duke marrë si shembull prindërit e tyre ose anëtarët e tjerë më të mëdhenjë në familje) tashmë kemi edhe lexuesit e vegjël të cilët e duan dhe janë të flaktë për librin. Këto të fundit i kemi thuajse çdo ditë në hapësirat e librarisë, duke përzgjedhur librat e rradhës nga seritë e tyre të preferuara. Ndër librat më të shitur janë këto: 1. Klubi 5 – Robin Sharma 2. Dyzet rregullat e dashurisë- Elif Shafak 3. Rruga në të cilën rrallë shkohet – Scott Peck 4. Një histori e Zotit – Karen Armstrong 5. Sekreti – Rhonda Byrne 6. Intelegjenca emocionale – Daniel Goleman 7. Selfie -Will Storr 8. Muzeu i pafajësisë – Orhan Pamuk 9. Tatuisti i Aushvicit – Heather Morris 10. Fabrikimi i bindjes – E. Herman & N. Chomsky 11. Babai i pasur, babai i varfër – Robert Kiyosaki 12. Pylli Norvegjez – Haruki Murakami 13. Kush do të qaj kur të vdesësh? – Robin Sharma 14. Lepur, vrapo – John Updike 15. Becoming – Michelle Obama 16. Murgu që shiti ferrarin – Robin Sharma 17. Bijtë e gënjeshtrës – Scott Peck 18. Gjuetari i balonave – Khaled Hosseini 19. Sapiens – Y. N. Harari 20. Dashuria në kohërat e kolerës – Marquez. Kurse lista për lexuesit e vegjël është kjo: 1. Seria “Klasikët për të vegjël” 2. Seria “Klasikët për fëmijë” 3. Seria “Koni dhe Maksi” 4. Seria “Një familje e paparë 5. Seria “Një histori në 5-15 min” 6. Seria “Fabulat e Ezopit”. Dua të theksoj se përzgjedhja e “librave më të shitur” është paksa e vështirë; duke marrë parasysh larmishmërinë e kërkesave nga klientët, përfshirë zhanret dhe kategoritë e ndryshme, është e pamundur të përfshihen të gjithë librat që kërkohen vazhdimisht nga masa e gjerë e klientëve, në një listë kaq të shkurtër.’’                                              

 “Shprehja “Sa shumë libra dhe pak kohë “ sa herë që thuhet nga dashamirësit  e librit ngjallë në vetet e tyre një ndjesi keqardhjeje të pamundësisë për të lexuar dhe më shumë. Përkudër cdo lloj pasigurie, kaosi që na e solli pandemia, ajo na e dha gjënë më të çmuar, KOHËN. Më shumë kohë  për të bërë gjërat që ne i duam dhe na përmbushin shpirtërisht. E libri është pjesë e tyre. Ajo që mendoj unë është se kishim rritje të leximit nga personat të lexojnë vazhdimisht. Ato libra të cilat  ka  kohë që  kemi mendur t’i lexojmë, u erdhi rradha. Personalisht, vendosa të zgjedhi novela, libra që janë më relaksues, me histori të bukura dhe mesazhe në vete. Fillova t’i lexoj novelat nga autorja turke Elif Shafak, si “Bastardja e Stambollit”, “Tri bijat e Evës”, Çiraku i Arkitektit dhe së fundmi “Dyzet rregullat e Dashurisë”. Novela, me histori të veçanta të modernes  dhe tradicionales , dashurisë dhe urrejtjes dhe Stambollin me historinë dhe arkitekturën e tij frymëzuese për disa nga librat e saj. Nga ana tjetër librat të cilat janë në listën atyre më të  shiturave  më ngjallnin kureshtje shumë  dhe i lexoj çdoherë. Por të cilat jo cdoherë i përmbushin pritshmërisë,si “Ikigai”, “Arti i Brishtë i not giving a f*ck”, “Everything is f*cked”, dhe disa libra të tjerë si “Sundimtari”,Fenomeni i Artit” etj.“, thotë Semra Sadiki, studente në Fakultetin Juridik-IBU.                                                                                                                                     

Albërie Xhemaili– Studente në Master, Drejtimi Diplomaci, UEJL thotë: ‘’Në  periudhën e pandemisë  aktiviteti i lexuesit shqiptar është fokusuar drejtë informacionit digjital, dhe në një mënyrë ose në një tjetër që detyrimisht ndërroi kahjen e prioriteteve në lexim.Sot informacioni i vërtetë dhe i pavërtetë haset gjithkund sidomos në rrjete sociale.Ndonëse prodhohet me shpejtësi të lartë dhe përmbatje të shkurtëra, humbet  afinitetin e qytetarëve për të lexuar libra, dhe përmbajtje të gjata  të cilat trajtojnëçështje të ndryshme në mënyra  të ndryshme. Mendoj që niveli i lexuesve në periudhën e pandemisë ështërritur, sepse pandemia ka ndikuar në mbylljen e shumëaktiviteteve sociale. Ndonëse pandemia COVID 19 ka rezultuar me numra të mëdha vdekjesh, kjo ka sjellur frikë dhe interesim tek qytetarët pet të lexuar dhe për tu informuar edhe më tepër.Në anën tjetër kemi lexuesit aktiv të cilët kanë ditur ta shfrytëzojnë kohën e tyre gjatë pandemisë per leximin e veprave voluminoze, revistave shkencore, romaneve me tema të lira.Gjatë periudhës së pandemisë unë kam qenë pjesë e fushatës zgjedhore mbi Ambasadorët e Rinj Evropian dhe më është dashur që të fokusohem në librat që ndihmojnë fushatën dhe ndërtojnë aktivitetin tim politik.Këto libra janë: “Becoming” nga Michele Obama,”Madam Secretary”, Madeleine Albright, etj.’’                                                                                                                 

Nga Biblioteka “Koço Racin” , Tetovë thonë se titujt më të kërkuar kanë qenë këto: duke filluar me libra me përmbajtje psikologjike: ‘Arti i brishtë i not giving a fuck ‘’ Mark Manson,’’ 100 mënyra për të motivuar veten’’Steve Chandler,’’Kura e Shopenhauerit’’Irvin David Yalom, ’’Sekreti’’Rhonda Byrne. Nga Bestsellerët janë këto titujt: ’’7 zakonet e familjeve të suksesshme’’Stephen R. Covey,‘’Trembëdhjetë Arsye Pse’’ Jay Asher, ’’Sekreti më i madh’’ David Icke, 13ta e pafat e shkrimtarëve Patterson dhe Paetro.                                          

Nga librat me përmbajtje filozofike janë: ‘’Çfarë jeni duke bërë me jetën tuaj?’’ Jiddu Krishnamurti, ‘’Arti i të jetuarit’’Artur Shopenhauer, Rrugatë cilën rrallë shkohetScott Peck. Kurse romanet më të kërkuara janë: ‘’Shtëpia e shtrembër” Agatha Christie, ‘’Letra e Milenës’’Franz Kafka, “Të vrasësh zogun përqeshës” Harper Lee,’’ Çiraku i arkitektit’’ Elif Shafak, ‘’Gruaja midis nesh’’, shkruar nga Greer Hendricks dhe Sarah Pekkanen,’’ Vajza dhe nata’’ Guillaume Musso,‘’Në çdo frymëmarrje’’Nicholas Sparks,‘’Derisa dashuria të na ndajë’’Anna Premoli,‘’Vajza në tren’’ Paula Hawkins,’’Treni i fundit për Stamboll’’Ayse Kulin,‘’Babai i pasur , Babai i varfër’’ Robert T. Kiyosaki. / KultPlus.com

Pse leximi i librave duhet të jetë prioritet në jetën tuaj?!

Më shumë se një e katërta – 26 për qind – e të rriturve në SHBA, e pranojnë se nuk kanë lexuar qoftë edhe një pjesë të një libri gjatë vitit të kaluar. Kjo sipas statistikave që dalin nga Qendra Kërkimore Pju. Nëse jeni pjesë e këtij grupimi, dijeni që shkenca mbështet idenë se leximi është shumë pozitiv për ju në disa aspekte.

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Torontos, pjesëmarrësit në studim që lexonin histori të shkurtra, përjetuan shumë më pak nevojë për “mbyllje konjitive” krahasuar me homologët që lexojnë shkrime jo letrare. Në thelb, ata rezultuan në teste si më mendje-hapur, krahasuar me lexuesit e shkrimeve jo letrare.

“Edhe pse leximi i materialeve që nuk janë letërsi, i jep mundësi studentët të mësojnë lëndën, ai nuk mund t’i ndihmojë gjithmonë ata të mendojnë për të. Një mjek mund të ketë një njohuri enciklopedike të subjektit të tij ose të saj, por kjo nuk mund të parandalojë atë të kapë një diagnozë, kur simptomat shtesë flasin për një sëmundje tjetër”- shkruajnë autorët.

Njerëzit që lexojnë libra, jetojnë më gjatë

Kjo sipas studiuesve të Universitetit të Jeilit, që studiuan 3.635 njerëz më të mëdhenj se 50-vjeç, ku zbuluan se ata që lexonin libra për 30 minuta në ditë jetonin mesatarisht 23 muaj më gjatë sesa lexuesit e revistave.

Me sa duket, praktika e leximit të librave,sjell një angazhim konjitiv që përmirëson shumë gjëra, përfshirë fjalorin, aftësitë e të menduarit dhe përqendrimin. Ajo gjithashtu mund të ndikojë në ndjeshmëri, perceptim shoqëror dhe inteligjencë emocionale, shuma e të cilave ndihmon njerëzit që të jetojnë në planet më gjatë.

Leximi i 50 librave në vit, është diçka që në fakt mund ta arrini

Ndërsa rreth një libër në javë mund të tingëllojë si një mision i vështirë, ajo është ndoshta e mundur edhe nga njerëzit më të ngarkuar me punë. Shkrimtarja Stefani Hjuston thotë se mendimi i saj se nuk kishte mjaftueshëm kohë për të lexuar, doli të ishte një justifikim i kotë.

Tani që ajo i ka vendosur vetes synimin për të lexuar 50 libra brenda një viti, thotë se ka humbur shumë kohë me telefonin e saj gjatë kohës që rrinte shtrirë në shtrat, në trena, gjatë pushimeve pas të ngrënit, apo duke pritur diku në radhë. Dy muaj pas sfidës së saj, ajo raporton të ketë më shumë paqe dhe kënaqësi dhe e ka përmirësuar ndjeshëm gjumin, ndërsa mëson më shumë nga sa mendonte se ishte mundur.

Njerëzit e suksesshëm, janë lexues të rregullt

Njerëzit e suksesshëm janë të etur për vetë-përmirësim. Qindra drejtues të suksesshëm,  kanë ndarë me mua librat që i kanë ndihmuar të arrijnë atje ku janë sot. A keni nevojë për ide se nga t’ia filloni? Titujt që shfaqen në mënyrë të përsëritur tek listat e tyre:“The Hard Thing About Hard Things” nga Ben Horovic; “Shoe dog” nga Fil Najt; “Good to Great” nga Xhim Collins; dhe “Losing My Virginity” nga Richard Branson. /inc.com/ KultPlus.com

Pesë arsye pse duhet të lexoni para gjumit

Nuk do duhej të ishe befasi për ju fakti se leximi është i mirë për shëndetin tuaj, por a e dini pse? Siç duket, ekzistojnë një grumbull i dobive nëse lexoni para se të shkoni në shtrat për të fjetur. Nëse tashmë jeni duke e bërë këtë, jeni me fat. Nëse jo, atëherë ju rekomandojmë të filloni ta bëni këtë.

1. Do të flini më mirë

Leximi ju ndihmon për ta sjellur gjumin duke ua vendosur mendjen diku tjetër dhe në këtë mënyrë duke ua larguar fakusin nga problemet e jetës së përditshme. Është njësoj sikurse leximi i përrallave për fëmijët që shtrihen për të fjetur, shumicën e të cilëve gjumi i pushton në pjesën e fundit të tregimit! Por kjo nuk do të ishte shumë e pëlqyeshme nëse jeni në pjesën më të mirë të librit, sepse do i’u duhej të luftoni kundër gjumit për shkak të dëshirës për ta përfunduar atë kapitull.

2. Ju ndihmon ta reduktoni stresin

Një grup i studiuesve në Universitetin e Surrey ka gjetur se leximi para gjumit mund ta reduktoj stresin deri në 68%. Kjo është një peshë mjaftë e rëndë që do të largohet nga supet tuaja përmes zhytjes nëpër faqet e një libri!

3. Ju do të bëheni më paqësor

Mbajtja e televizionit ndezur përgjatë kohës sa jeni duke tentuar të flini, mund të ju mbajë zgjuar për një kohë edhe më të gjatë. Leximi është një mënyrë e mrekullueshme për ta rehatuar veten qetësisht për një natë me gjumë të mirë. Është shumë më i mirë për shëndetin tuaj të përgjithshëm.

4. Do të koncentroheni më mirë

Përderisa gjurmoni nëpër rrjetet sociale përpara gjumit, ju jeni duke bluar në mëndje shumë gjëra në të njejtën kohë, duke e bërë të vështirë të fokusoheni në diçka më specifike. Duke mos pasur pamje vizuale, gjatë leximit të librit ju jeni të detyruar të fokusoheni vetëm në një ngjarje. Në këtë mënyrë ju e trajnonin trurin tuaj të koncentrohet.

5. Do të bëheni më kreativ

Për shkak se leximi për trurin është sikur stërvitjet fizike për trupin, sa më shumë që lexoni ju do të filloni ti shihni gjërat në një mënyrë tjetër nga ajo e mëparshmja. Kjo gjithashtu ju dërgon në gjetjen e shtigjeve të reja për zgjidhjen e problemeve tuaja./filozofia.al / KultPlus.com

Publikohet raporti: Fëmijët që lexojnë kanë mirëqenie psikologjike dhe inteligjencë emocionale më të lartë

“Fëmijët që lexojnë për shkak se e shijojnë të lexuarit kanë mirëqenie psikologjike më të lartë; si dhe ata që lexojnë më shumë libra në vit kanë mirëqenie psikologjike dhe inteligjencë më të lartë emocionale”. Këto kanë qenë të gjeturat kryesore të raportit hulumtues “Efekti i të lexuarit në mirëqenien psikologjike dhe inteligjencën emocionale të Kosovës”, publikuar sot në ambientet e Qendrës “Libart”.

Për gjashtë muaj me radhë organizata ETEA, Qendra për Hulumtime Psiko-sociale dhe Mjekësore (QHPSM), dhe Qendra për Afirmimin të të Rinjve (CSAY), kanë punuar në realizimin e këtij raporti hulumtues, të gjeturat e së cilit kontribuojnë në fushën e edukimit dhe psikologjisë.

Në fjalën e saj hyrëse, menaxherja e projektit Fatime Rrahmani, tregoi më gjerësisht për rrjedhën e projektit, arsyet dhe konceptet e tij si dhe punën e organizatave partnere. 

Rrahmani tha se pothuajse i tërë projekti është realizuar virtualisht për shkak të kushtëzimit nga pandemia COVID-19. Ndërsa tregoi se ky studim thekson rëndësinë që të lexuarit ka në zhvillimin mendor te fëmijët. Po ashtu, shtoi se studimi është valid dhe se, sipas saj, mund të përdoret për intervenime në fushën e psikologjisë dhe edukimit. Fatime Rrahmani ndër të tjera tha edhe se sipas të gjeturave motivi i brendshëm është faktori kyç për nxitjen e procesit të të lexuarit.

E për të treguar më shumë për metodologjinë, rezultatet, përfundimet e rekomandimet e raportit, foli Diar Hajrizi, hulumtues kryesor i projektit.

Hajrizi, the se pjesëmarrës në projekt kanë qenë rreth 980 nxënës të klasave 6-9 të moshave 10-15 vjeç, dhe hulumtimi është shtrirë në 68 shkolla të 20 komunave të Kosovës. 

Diar Hajrizi, po ashtu tregoi se ndër të tjera, më këtë hulumtim kanë synuar ta masin edhe se cilat lloje të leximit dhe zhanret të librit ndikojnë në mirëqenien psikologjike dhe inteligjencën emocionale. 

Për më tej, ai u shpreh se rezultatet tregojnë se fëmijët që lexojnë më shumë libra dhe janë të regjistruar në bibliotekë gëzojnë mirëqenie psikologjike dhe inteligjencë emocionale më të lartë. 

 Nga Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ), të cilët e kanë mbështetur financiarisht këtë projekt, Dajana Berisha u shpreh se përkrahja e studimeve të tilla është e nevojshme pasi e ngrisin nivelin e raportit të shkencës, dhe ka rëndësi të jashtëzakonshme në raport me tregun e punës. Berisha, gjithashtu shtoi se duhet të fokusohemi në të të mësuarit gjatë gjithë jetës. Sipas saj, faza e parë është të nxënit në mosha të reja, faza e dytë formësimi dhe krijimi i identitetit dhe faza e tretë kontributi që pastaj ia dhurojmë shoqërisë. 

Për t’i komentuar të gjeturat nga prizmi psikologjik, e pranishme në panel ishte edhe psikologja Saranda Rexha.

Ajo tha se leximi duhet të promovohet si diçka që nxit kënaqësi dhe kjo duhet të fillojë nga mosha e hershme, më saktësisht para se të fillojnë procesin mësimor.  

Ndërsa, sociologu Roland Peraj, tregoi për trajtimin e fenomenit të lexueshmërisë nga këndvështrimi sociologjik.

Ai tha se janë disa faktorë që sipas tij e pengojnë nxitjen e procesit të leximit. Peraj theksoi se ndër ta, fakti kryesor është mungesa e kulturës së leximit, ndërsa aspekti historik, kurrikulat dhe infrastkruktura shkollore ndikojnë në uljen e nivelit të motivit për lexim. Ndërsa, sugjeroi të krijohet një strategji nacionale për lexim dhe të bëhet digjitalizimi i librave.

Nga audienca, Besnik Peci, psikolog dhe sociolog u shpreh se me këtë hulumtim janë vënë bazat e evidencës për rëndësinë e lexueshmërisë. Peci, njëherish psikolog i SOS Fshatrave të Kosovës, tha se prindërit dhe mësimdhënësit duhet t`i shpërblejnë dhe inkurajojnë fëmijët që lexojnë, dhe po ashtu, të krijojnë alternativa që leximi për fëmijët të jetë i këndshëm dhe jo i imponueshëm. 

Panelistët, po ashtu bënë më dije se përveç produkti kryesor të projektit që është raporti hulumtues, ditëve në vijim do të përurohet edhe skulptura që ngërthen trurin dhe librin, në faqet e së cilës do të gravohen rezultatet kryesore të raportit. 

Fatime Rrahmani, prezantoi edhe rekomandimet e dala nga projekti, disa prej të cilave janë: aplikimi i Biblioterapisë (seanca grupore me lexim të librave) nëpër shkolla, të hartohen më shumë hulumtime nga organizatat e shoqërisë civile dhe prindërit të investojnë në krijimin e këndeve me libra sipas preferencave të fëmijëve të tyre. 

Ky hulumtim është pjesë e projektit “Ndikimi i leximit aktiv në shëndetin mendor të fëmijëve” dhe është  përkrahur nga Forumi për Iniciativa Qytetare dhe INDEP me burim financiar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, gjithashtu ky projekt përkrahet edhe nga Komuna e Prishtinës. / KultPlus.com

Leximi, mënyra e vetme për të kaluar gjendjen e vështirë në të cilën ndodhemi

Izolimi nëpër shtëpi din të kalojë në një monotoni të pashoq, kryesisht në mungesë të aktiviteteve të ndryshme.

Kjo gjendje më së miri mund të kalohet duke lexuar libra e duke parë filma të ndryshëm.

Në vijim, KultPlus ju sjell pesë libra në të cilët trajtohet kryesisht tema e epidemive të ndryshme.

1.Dekameroni nga Xhovani Bokaçio

2.Vrasjet në rrugën Morg nga nga Edgar Alan Poe

3.Shënimet e Gjon Nikollë Kazazait nga Jusuf Buxhovi

4.Murtaja nga Albert Kamy

5.Dashuria në kohërat e kolerës nga Gabriel Garsia Markes. / KultPlus.com

Pesë arsye pse duhet të lexoni para gjumit

Nuk do duhej të ishe befasi për ju fakti se leximi është i mirë për shëndetin tuaj, por a e dini pse? Siç duket, ekzistojnë një grumbull i dobive nëse lexoni para se të shkoni në shtrat për të fjetur. Nëse tashmë jeni duke e bërë këtë, jeni me fat. Nëse jo, atëherë ju rekomandojmë të filloni ta bëni këtë.

1. Do të flini më mirë

Leximi ju ndihmon për ta sjellur gjumin duke ua vendosur mendjen diku tjetër dhe në këtë mënyrë duke ua larguar fakusin nga problemet e jetës së përditshme. Është njësoj sikurse leximi i përrallave për fëmijët që shtrihen për të fjetur, shumicën e të cilëve gjumi i pushton në pjesën e fundit të tregimit! Por kjo nuk do të ishte shumë e pëlqyeshme nëse jeni në pjesën më të mirë të librit, sepse do i’u duhej të luftoni kundër gjumit për shkak të dëshirës për ta përfunduar atë kapitull.

2. Ju ndihmon ta reduktoni stresin

Një grup i studiuesve në Universitetin e Surrey ka gjetur se leximi para gjumit mund ta reduktoj stresin deri në 68%. Kjo është një peshë mjaftë e rëndë që do të largohet nga supet tuaja përmes zhytjes nëpër faqet e një libri!

3. Ju do të bëheni më paqësor

Mbajtja e televizionit ndezur përgjatë kohës sa jeni duke tentuar të flini, mund të ju mbajë zgjuar për një kohë edhe më të gjatë. Leximi është një mënyrë e mrekullueshme për ta rehatuar veten qetësisht për një natë me gjumë të mirë. Është shumë më i mirë për shëndetin tuaj të përgjithshëm.

4. Do të koncentroheni më mirë

Përderisa gjurmoni nëpër rrjetet sociale përpara gjumit, ju jeni duke bluar në mëndje shumë gjëra në të njejtën kohë, duke e bërë të vështirë të fokusoheni në diçka më specifike. Duke mos pasur pamje vizuale, gjatë leximit të librit ju jeni të detyruar të fokusoheni vetëm në një ngjarje. Në këtë mënyrë ju e trajnonin trurin tuaj të koncentrohet.

5. Do të bëheni më kreativ

Për shkak se leximi për trurin është sikur stërvitjet fizike për trupin, sa më shumë që lexoni ju do të filloni ti shihni gjërat në një mënyrë tjetër nga ajo e mëparshmja. Kjo gjithashtu ju dërgon në gjetjen e shtigjeve të reja për zgjidhjen e problemeve tuaja./filozofia.al / KultPlus.com

Leximi më i lehtë me platformën online “N’go e m’so”

N’go e M’so është një platformë online, e cila më vonë do të plotësohet edhe me një aplikacion për pajisjet e mençura, në të cilën njerëzit do të kenë qasje online në libra të lexuara me zë në gjuhën shqipe.

Duke e parë që zhvillimi i teknologjisë informative, që nga zbulimi i interneti deri të pajisjet e mençura, si telefonat, tabletat e kompjuterët dhe duke e parë që përdorimi i tyre tashmë është bërë përditshmëri, por edhe nevojë e domosdoshme për njerëzit në gjithë botën, duke mos përjashtuar as vendet ku jetojnë shqiptarët, menduam që krijimi i një librarie online, ku do të ofrojmë vepra të ndryshme nga autorët shqiptarë e të huaj për lexuesit, do të kishte një efekt shumë pozitive në edukim, rritje të lexueshmërisë, por edhe në ngritjen e vetëdijes shoqërore ndër shqiptarë.

E veçanta e kësaj biblioteke online është se ne, për adhuruesit e leximit do të sjellim libra në formatin audio, pra me zë, çka e bënë leximin (dëgjimin) e tyre shumë me të lehtë dhe me të thjeshtë.

Marrë parasysh dinamiken jetësore që kanë njerëzit sot, më shumë angazhime, duke filluar nga puna e përditshme, udhëtimet e ndryshme, familja, fëmijët e shumë çka tjetër, ndikon jo pak që leximit t’i mbetët pak e hiç kohë.

Një nismë e tillë përveç atyre që zgjedhin të dëgjojnë në kufjet e tyre apo gjatë vozitjes, do të ishte ndihmesë shumë e madhe edhe për ata që për çfarëdo arsye, e kanë të pamundur leximin.

Konsiderojmë që posedimi i librave në gjuhën shqipe në formatin audio, është një lehtësim edhe për diasporën që të qëndrojnë afër gjuhës amtare.

Po ashtu, pjesë e platformës mendohet të jenë edhe librat apo lekturat obligative shkollore për nxënësit e të gjitha cikleve.

Këtu mendohet të përfshihen edhe librat për nxënësit e minoriteteve, përfshi këtu serbisht, turqisht dhe anglisht.

Prandaj, ne mendojmë se posedimi i një platforme të tillë në telefonin tuaj do të ndihmonte që qasja në literaturë të jetë shumë më e lehtë dhe më e thjeshtë, pavarësisht se ku ndodhesh dhe çfarë jeni duke bërë.

Qëllimi ynë është që qytetarët shqiptarë ku do që ndodhën të lexojnë e mësojnë sa më shumë sepse vetëm me dituri gjërat edhe mund të na ecin për së mbari.

Ne ftojmë të gjithë të interesuarit, që të propozojnë libra që mendojnë që duhet të jenë në listën e “N’go e M’so”.
Për të gjithë juve që keni dëshirë të kontribuoni duke lexuar titujt tuaj të preferuar, mund të na shkruajnë përmes faqes ne Facebook N’go e M’so apo edhe email-it [email protected]. /KultPlus.com

Sipas një studimi, vajzat lexojnë më shumë se djemtë

Vajzat nuk dinë matematikë. Djemtë nuk lexojnë.

Këto stereotipe negative forcohen jo vetëm nga mësuesit dhe prindërit, por dhe nga vetë nxënësit, tregon studimi.

“Studimi ynë mund të jetë i pari që heton si besimet stereotipike të nxënësve rreth leximit te djemtë ndikojnë realisht tek ata,” tha bashkëautori Jan Retelsdorf, një psikolog në universitetin e Hamburg-ut, Gjermani.

“Ne e pamë rezultatin e stereotipeve në klasa dhe jo në laborator,” shton ai.

Studimi i publikuar në gazetën Child Development zbuloi se vajzat përfitonin nga besimi i nxënësve të tjerë se ato kishin më shumë prirje drejt librave. Kjo ama krijoi një vetëbesim shumë të ulët te djemtë.

Sipas studimit, është pikërisht ky stereotip i pabazë që nxit vajzat të lexojnë më shumë dhe djemtë të ndihen më larg librave. /KultPlus.com

Leximi mbron shëndetin e trurit

Leximi dhe shkrimi mbrojnë shëndetin e trurit pasi njerëzit që nuk mund ta bëjnë këtë kanë gati tre herë rrezik për t’u çmendur, sipas një studimi të Jennifer Manly, nga universiteti ”Columbia Vagelos College”, botuar në revistën “Neurology”.

Studimi përfshiu rreth 1 000 individë me një moshë mesatare 77 vjeç, përfshirë 237 analfabetë.

Në fillim të studimit, 35% e analfabetëve rezultuan se kishin shenja çmendurie ndaj 18% të atyre që dinin të lexonin dhe të shkruanin.

Pas rreth katër vitesh, numri i analfabetëve me çmenduri u rrit në 48% ndaj 27% të atyre që dinin të lexonin dhe shkruanin.

Ekspertët kanë vlerësuar se analfabetët kanë një rrezik pothuajse tre herë më shumë për t’u çmendur se të tjerët, me kushte të barabarta siç janë mosha, seksi, statusi socio-ekonomik dhe shëndeti kardiovaskular.

“Të jesh në gjendje të lexosh dhe të shkruash lejon njerëzit të ndërmarrin më shumë aktivitete që përfshijnë burime mendore, të tilla si leximi i gazetës ose ndihmesa ndaj nipërve dhe mbesave me detyrat e shtëpisë”, tha Manly.

“Puna jonë siguron prova të reja që leximi dhe shkrimi mund të jenë faktorë të rëndësishëm në mbajtjen e shëndetit të trurit”, përfundoi ajo./atsh / KultPlus.com

E përbashkëta e njerëzve të suksesshëm: Leximi!

Tashmë dihet se leximi mund ta përmirësojë shëndetin tuaj mental dhe intelektual. Kjo është evidente kur e kemi parasysh faktin se disa nga njerëzit më të pasur në botë, pjesën më të madhe të kohës e shpenzojnë duke lexuar.

Për të qenë i suksesshëm, ju duhet të keni njohje rreth synimeve tuaja dhe të keni vullnet për të ecur përpara drejt përmbushjes së këtyre objektivave.

Një studim i bërë tek 1.200 njerëz të suksesshëm ka zbuluar se ata e kanë një hobi të përbashkët: Leximin. Natyrisht, duhet edhe disa gjëra të tjera për ta arritu suksesin, duke përfshirë këtu edhe fatin, por leximi e mban peshën më të rëndë në mundësin tuaj për sukses.

Disa nga njerëzit më të pasur të botës asnjëherë nuk e kanë përfunduar edukimin e tyre formal sepse ata vendosën të mësojnë sipas mënyrës së tyre. Tom Corley e ka studiuar jetën e disa prej këtyre njerëzve, për librin e tij “Rich Habits: The Daily Success Habits of Wealthy Individuals” (Shprehit e pasura: Shprehit e suksesshme ditore të individëve të pasur).

Nga ky studim ai e kuptoi se përveç presionit të jashtëm, shprehit e juaja ditore do të ndikojnë në suksesin tuaj personal në jetë. Përderisa Corely asnjëherë nuk e ka përfunduar edukimin formal, ai ishte në gjendje të mësonte dhe ti zhvillonte shprehit e suksesshme përmes leximit. Siç mund ta dijn shumë prej nesh, shkollat nëpër gjithë botën shpeshherë vuajnë nga mungesa e resurseve.

Ky studim e vërteton rëndësin e bërjes së librit të qasshëm për secilin.

Disa nga njerëzit më të mëdhenjë, më me ndikim dhe më të pasur në botë, suksesin e tyre i’a kanë atribuar leximit. Bill Gates, e braktisi kolegjin, e krijoi Microsoftin e cila i solli pasuri marramendëse dhe ai ende edhe sot i lexon rreth 50 libra në vit.

Miliarderi i famshëm Warren Buffet ka theksuar se i lexon rreth 100 faqe çdo ditë, duke e shpenzuar pjesën më të madhe të kohës së tij i fshehur në dhomën e tij të leximit. Natyrisht, ata e kanë kohën dhe paranë për ti shpenzuar në lexim, dhe jo çdo kush mund ta bëjë një jetë të tillë, por e rëndësishme është ta kuptojmë se leximi është shumë i rëndësishëm për motivimin e këtyre njërzve të suksesshëm. Filozofia.al/KultPlus.com

Ne jemi çfarë lexojmë, një hipotezë apo një e vërtetë e debatueshme

Albert Vataj

Kur një rrëfim na merr me vete, përvetësojmë identitetin e personazhit dhe e stimulojmë përvojën e tij në jetën reale.

Shumë shpesh na ndodh që gjatë leximit të një libri, të apasionohemi aq shumë pas historisë, sa të fillojmë të identifikohemi me protagonistin e saj duke kërkuar pika të përbashkëta me të ose të kopjojmë sjelljen dhe mendimet e tij. Sipas një studimi të Universitetit shtetëror të Ohajos, ky është një proces shumë normal që studiuesit e kanë quajtur “përvetësimi i përvojës”, ose procesi spontan që çon në përvetësimin e identitetit të një personazhi në një rrëfim të shkruar në një libër dhe më pas stimulimi i përvojës së tij në jetën reale.

Pra, në një farë mënyrë, jeni duke humbur brenda historisë së shkruar (në mënyrë letrare) dhe e gjeni veten si pa kuptuar duke vepruar dhe menduar njësoj si protagonisti i romanit, për të arritur deri atje sa të modifikoni sjelljen tuaj në mënyrë që të jetë e njëjtë me atë të personazhit tuaj.

Hulumtuesit që morën përsipër të vërtetonin këtë teori, e ushtruan eksperimentin e tyre tek më shumë se 500 njerëz. Kështu, sipas rezultateve të studimit në fjalë, nëse p.sh dikush është duke lexuar një histori me fantazi e bazuar në një personazh i cili kalon çdo lloj pengese dhe bën çdo lloj sakrificë për të votuar, ky lexues identifikohet me personazhin dhe kjo e bën atë më të predispozuar që të shkojë të votojë në zgjedhje të vërteta në ditët në vijim. Të gjithë e kemi pasur këtë eksperiencë në një moment të caktuar të jetës sonë, shprehen studiuesit, por vetëm pak nga ne kanë rritur të vlerësojnë impaktin e kësaj lidhjeje mes ‘fiksionit’ ose letërsisë artistike dhe realitetit në jetën e përditshme.

Dhe nuk është vetëm ngjashmëria që në gjejmë me personazhin ajo që na bën ta imitojmë, por një rol të rëndësishëm luan edhe mënyra se si zbulohet gradualisht në kohë një karakteristikë e veçantë e personazhit. Për të kuptuar këtë u realizua një studimi. 70 meshkujve heteroseksualë iu dha për të lexuar një shkrim kushtuar një laureati gay. Pjesa e atyre lexuesve që mësuan për karakteristikat e seksuale të personazhit afër fundit të rrëfimit, treguan më tej një sjellje më mirëdashëse ndaj homoseksualëve sesa ata që e dinin qysh në fillim këtë gjë.

Por në radhë të parë, ka të bëjë shumë edhe ambienti ku jemi duke lexuar. Kështu, është vënë re se kur një person vihet të lexojë një libër në një dhomë të rrethuar me pasqyra nga të gjitha anët, bëhet më i vështirë identifikimi me personazhin kryesor.

Përvoja e ‘përvetësimit’ mund të jetë një mjet shumë i fuqishëm potencial për të ndryshuar sjelljen dhe mendimin e njerëzve në mënyrë shumë pozitive, pohojnë studiuesit, sepse i shtyn ata të afeksionohen me personazhet e një romani, duke u hapur mundësi të reja për të hyrë në lidhje me grupe shoqërore me të cilët në kushte të tjera nuk do të ishin afruar kurrë. /KultPlus.com

Lexues nuk lind, bëhesh

Nuk lind lexues, por bëhesh. E mbase bëhesh më thjesht nëse trashëgimia e lënë nga prindërit, përveç të mirave materiale dhe të dhënave gjenetike, përfshin edhe një bibliotekë të pasur.

Një fëmijë që rritet mes librave me përralla dhe aventura, do ketë më shumë mundësi të bëhet një lexues i mirë edhe pse, përjashtimet ekzistojnë.

Të dhënat e fundit tregojnë se të rriturit janë ata që po lexojnë gjithnjë e më pak dhe shpesh herë janë prindër, ndërsa përqindja më e lartë e lexuesve është tek moshat nga 11 në 14 vjeç.

Deri para pak vitesh, shkëputja nga leximi ishte si pasojë e ‘shpërqendrimit në masë’ nga televizioni dhe videolojërat. Sot janë shtuar smartfonët dhe rrjetet sociale, të cilat nga njëra anë japin mundësinë për t’u shprehur dhe nga ana tjetër, në mënyrë paradoksale, kanë tkurrur aftësitë tona të konceptimit dhe mirëkuptimit.

Gjuhëtari italian Tullio De Mauro, në kursin e të gjithë aktivitetit të tij intelektual, kishte nënvizuar rëndësinë e kontekstit familjar të edukimit në brezat e rinj.

De Mauro nënvizonte se, nga vitet ’80-’90, është vënë re një fakt intuitive:  pavarësisht sa mundohej shkolla dhe institucionet, niveli shkollor dhe stimuli intelektual i familjes janë drejtpërdrejtë proporcional në nivel suksesi dhe interesi për kulturën e fëmijëve.

Kësaj duhet t’i shtojmë edhe rolin e rëndësishëm që luan kultura në jetët tona.

Nëna ime dhe babai im nuk e kishin bërë universitetin, nuk ishin ‘lexues të rregullt’, por gjithnjë më tregonin se edukimi është i rëndësishëm dhe diçka e bukur.

Ndihem një përjashtim, madje një përjashtim i përjashtimit.

Kam lindur në vitin 1991. Në shtëpinë time nuk lexohej shumë, e megjithatë prindërit e mi, të lindur pas luftës, më kanë bërë gjithnjë ta perceptoj librin si një objekt të rrethuar nga një aureolë të shenjtë (në kuptimin më të mirë që mund të përmbajë shprehja).

Nëna shtëpiake me pasionin për filmat e dashurisë dhe babai artisan, mbi tavolinën e punës së të cilit mund të gjeje shumë materiale, por jo romane, u edukova me respektin për leximin.

U bëra lexuese-shkrimtare e pandreqshme dhe “doktoreshë në letërsi dhe gjuhë të huaja”, duke mbajtur në mendje kujtimin e librave që më dhuroheshin kur isha fëmijë.

“Lexoji të gjithë dhe mos i prish”, më thuhej teksa merrja pako me libra.

Kështu, mendoj se nuk mjafton të edukosh të rinjtë me leximin dhe kulturën. Duhen edukuar njerëzit me rëndësinë e leximit dhe kulturës”. Kjo duhet të jetë motoja e vërtetë për të cilën ka nevojë vendi.

Të drejtosh gishtin vetëm kundër brezave të rinj është e paarsyeshme. Do ishte si të çuditeshim teksa shohim që bie një shtëpi pa themele./Ora News.tv/

Librat që mund t’i merrni në plazh

Vera më në fund erdhi dhe bashkë me të edhe plazhi. Me siguri shumë nga ju sot i drejtohen bregdetit për të përballuar temperaturat e larta. Verë do të thotë çlodhje, muzikë, udhëtim dhe shoqëri e një ose më shumë librave.
Kafe e ftohtë, limonada apo kokteje, ditë të gjata në plazh ose pishina… pushimet janë perfekte për t’u zhytur në histori.

Disa shkrimtarë e kritikë letrarë janë kundër termit “lexim veror”, duke mos e pranuar tendencën për të lexuar në bazë të ndarjes stinore. Por lidhja e verës me letërsinë nuk është edhe aq rastësore. Asgjë nuk e plotëson stinën e verës sesa një libër i mirë.
Për të gjetur librin që i përshtatet shijeve të tua, fillimisht përcakto një zhanër: nga misteri te romanca, nga biografitë te guidat e udhëtimit.
Ne po ju ndihmojmë me disa tituj që mund t’i merrni me vete.

Hakmarrja – Jo Nesbo 


Për të gjithë të pasionuarit e zhanrit triller, Nesbo është autori perfekt. “Hakmarrja” është një libër kompleks psikologjiqë bashkon skajet e dy hetimeve të ndryshme – grabitjen në bankën e Oslos dhe vrasjen e një gruaje.

Kërkesë për miqësi nga Maria Ueston 


I konsideruar nga shumë si trilleri më i mirë i vitit, libri “Kërkesë për miqësi” i Laura Marshall do t’ju lërë pa frymë deri në faqen e fundit.

Kam shumë për të thënë – Christophe Van Gerrewey 


Monologu i dëshpëruar i një burri që ka humbur dashurinë, por kërkon ende të flasë me ish-të dashurën, ndaj zgjedh t’i shkruajë një letër, që e di qysh në fillim se do të përfundojë në një roman për ta lexuar të gjithë,.

Pesha e dashurisë – Sara Stridsberg


Me delikatesë të jashtëzakonshme, në këtë libër shkrimtarja Sara Stridsberg i jep jetë dimensionit mitik dhe të tmerrshëm njëkohësisht të spitalit psikiatrik, ku fiksimi për lirinë dhe ai për vdekjen përplasen në mënyrë të rrezikshme.

Të bëhesh – Michelle Obama


Libri më i shitur i muajve të fundit të Shtetet e Bashkuara të Amerikës, biografia e ish- zonjës së parë të vendit po thyen çdo rekord.

Brigje të pikëlluara – Ryan Gingeras


Historia e panjohur e shqiptarëve në Turqi në nga fundi i perandorisë Osmane 1912 – 1923.

KultPlus.com

A konsiderohen lexuesit e librave në plazh lexues serioz?

Sado argëtuese dhe e mezipritshme të tingëlloj rrezitja në plazh, kur veçse ndodhemi atje, fillojmë të mërzitemi dhe na nevojitet diçka që koha të kalojë më shpejtë, përderisa jemi duke pritur që lëkura të marrë ngjyrën e bronztë. Përveç telefonit, që është argëtimi jonë primar në plazh e kudo, gjëja tjetër që mund të bëjmë në plazh është leximi i librave.

Duket sikur me kohën është krijuar një zhanër i veçantë i librave, kryesisht novela me përmbajtje të lehtë dhe me histori intriguese që kanë fuqinë të na mbajnë vëmendjen e përqendruar në ngjarje pavarësisht temperaturave të nxehta, bisedave apo të çjerrave që vinë nga çadrat fqinje.

Librat e verës janë tema që nis që prej qershorit dhe promovohet në shumicën e mediumeve si shembull “10 librat që duhen lexuar patjetët këtë verë”, “Novela për plazh”, etj.Pavarësisht kësaj, shumë lexues të pasionuar, do të shikojnë me dyshim nëse i’u kërkon ndonjë libër duke e përmendur fjalën “libër për plazh”, e bile ndoshta edhe do e marrin si ofendim. Të ashtuquajturit, libra të plazhit duket sikur mbartin me vete diçka sipërfaqësore e të lehtë, ngjajshëm me magazinat e modës.

Shumë studiues e konsiderojnë madje brengosëse faktin që industria e librave përkushtohet me mish e shpirt për t’i shitur këto produkte me një marketing që ngjajshëm si me ushqimin e shpejtë, bie shumë në sy dhe të merr vëmendjen, por në të njejtën kohë, mbart rrezikun e përhapjes së vulgaritetit që zakonisht përbajnë këto histori.

Megjithatë, leximi i librave në plazh nuk do të thotë të jetë argëtues pa pjesën e edukimit apo hapjes së mendjes. Ndoshta më shumë duhet tentuar të ndryshojmë qasjen se si na ofrohen këto libra dhe me pak vullnet, edhe vera mund të jetë stina ideale, për libra me përmbajtje përtej argëtueses, me informata që do ta zgjerojnë horizontin tonë, duke arritur të na mbajnë të përqëndruar me pasionin që ngjallin./ Insajderi/ KultPlus.com

Librat me “receta suksesi”, më të kërkuarit në Kosovë

Diversiteti i interesimeve të lexuesve në Kosovë ende nuk është bërë pjesë e ndonjë shqyrtimi. Por të dhënat e përafërta flasin se lexuesit kosovarë gjithnjë e më tepër po priren drejt librave joletrarë.

Të parapëlqyer mbesin librat psikologjikë dhe recetat e suksesit në jetë. Librashitësit në Prishtinë vërejnë se kërkesa për librin vazhdon të mbetet konstante, pavarësisht të dhënave shqetësuese të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ku gjatë dhjetë vjetëve të fundit janë mbyllur 53 biblioteka, shkruan sot Koha Ditore. Megjithëse zyrtarisht thuhet se ka 120 mijë lexues më pak nga viti në vit, lexuesit që iu drejtohen librarive kanë kërkesa specifike për librin.

Leximi si argëtim

Edon Zeneli, drejtues i shtëpisë botuese “Pema”, ka thënë se lexuesi në Kosovë, për dallim nga ai në Shqipëri, pëlqen edhe librat jashtë letërsisë.

“Viteve të fundit vërehet një trend në rritje i interesimit dhe shitjes së librave joletrarë. Psikologjia, ekonomia, filozofia janë shpesh fusha që shiten më shumë se letërsia”, ka thënë ai. Kështu, në librarinë “Buzuku”, top-pesëshja e librave më të lexuar gjatë këtij viti ka qenë: “Ikigai” nga Francesc Miralles dhe Hector Garcia; “Inteligjenca emocionale” nga Daniel Goleman; “Fshehtësia e zbulimit të Hanës” nga Veton Surroi; “Becoming” nga Michelle Obama dhe “Forca e faktit” nga Hans Rosling.

Sipas Zenelit, prirja për libra joletrarë ka të bëjë me faktin se lexuesi “kërkon të mësojë më shumë sesa të lexojë si proces argëtues”.

“Me gjasë toplistat s’mund të na e japin pasqyrën reale të fushave që lexohen më shumë, meqë numri i titujve nga letërsia është shumëfish më i madh se nga fushat e tjera, dhe rrjedhimisht edhe shitja shpërndahet në gjithë ata tituj, por megjithatë jep një tregues”, ka thënë ai.

Edhe në librarinë tjetër të kryeqytetit “Artini” kërkesat e lexuesve kanë qenë të njëjta me këtë trend. Në top-listën e librave më të shitur gjatë këtij viti në këtë librari kanë qenë titujt: “Të bëhesh” nga Michelle Obama; “Gënjeshtarë të vegjël” nga Fatos Kongoli; “Muhaxhirët” nga Bejtullah Destani; “Mesjeta ime” nga Ag Apolloni dhe “Hipi” nga Paulo Coelho./Koha.net 

Pse truri pëlqen librat në letër?

Truri njerëzor është i aftë të perceptojë një tekst në plotëninë e tij, njësoj sikur të bëhej fjalë për ndonjë peizazh fizik. Dhe kur lexojmë, ne, jo vetëm rikrijojmë një botë me fjalët e historisë në fjalë, por ndërtojmë një riprezantim mendor të tekstit në vetvete.

Duke kaluar faqet e një libri prej letre, realizojmë një aktivitet të ngjashëm me lënien e një gjurme pas një tjetre në një udhë, ka një ritëm, një kadencë dhe një regjistër pamor në procesin e kalimit të faqeve të shtypura. Revista prestigjioze “Scientifican American” publikoi një artikul me anë të të cilit kërkonte që t’i jepte një shpjegim këtij paradoksi: në kohën e hiperkontaktimit, kur çdo ditë e më shumë kemi ekipe që na mundësojnë leximin me më shumë lehtësi dhe kemi mundësinë që të hyjmë në biblioteka të tëra në formatin elektronik, shumë njerëz pëlqejnë formatin e letrës.

Libri tradicional, revista, dhe ditari vazhdojnë të jenë të pëlqyerit e publikut në përgjithësi. Edhe pse na rezulton e vështirë që të besohet, duke qenë se formatet digjitale na hapin dyert e shumë lirive. Letra versus paisjet elektronike Rezultati i shumë punëve tregon se në paisjet teknologjike lexohet më lehtë, por megjithatë mbahet mend më pak. Ka “lehtësi” në të lexuar, thotë Maryanne Wolf e Universitetit të Tufts. Por njerëzit kanë nevojë të ndjejnë letrën kur lexojnë, truri e kërkon në mënyrë të pavetëdijshme. Ne nuk kemi lindur me qarqe trunore të përkushtuar leximit, sepse të shkruarit u zbulua relativisht vonë në evolucionin tonë: rreth 4 mijëvjeçarë para Krishtit. Ne fëmijëri, truri improvizon qarqe të reja për të lexuarit dhe për këtë përdor pjesë të tjera të përkushtuara për të folurit, aftësi e cila përmbledh kordinimin motorik dhe vizionin. Truri fillon të njohë shkronjat në bazë të linjave të kthyera dhe hapësirave dhe përdor procese të prekjes që kërkojnë aktivizimin e syve dhe të duarve. Qarqet e të lexuarit të fëmijëve të moshës 5 vjeçare tregojnë aktivitet kur fëmijët praktikojnë të shkruarit me dorë, por jo kur ata i shkruajnë fjalët në tastierë. Përtej trajtimit të shkronjave individuale si objekte fizike, truri njerëzor mund të perceptojë një tekst në plotninë e tij, si një lloj peizazhi të prekshëm. Kur lexojmë ne ndërtojmë një riprezantim mendor të tekstit. Natyra ekzakte e këtyre lloj riprezantimeve mbetet e qartë, por disa studiues besojnë se janë të ngjashme me një hartë mendore që krijojmë prej terrenesh të caktuara si, malet dhe qytetet dhe prej hapësirash të brendshme siç janë departamentet dhe zyrat.

Paralelisht, në shumicën e rasteve, librat në letër kanë një topografi më të dukshme sesa teksti në një mjet teknologjik. Një libër prej letre i hapur prezanton anë qartësisht të përcaktuara: faqet e majta dhe ato të djatha dhe një totalitet prej 8 këndesh në të cilat njeriu orientohet. Duke kaluar faqet e një libri prej letre realizohet një aktivitet i ngjashëm me lënien e një gjurme pas një tjetre në një udhë, ka një ritëm, një kadencë dhe një regjistër pamor në procesin e kalimit të faqeve të shtypura. Të gjitha këto karakteristika lejojnë formimin e një harte mendore, koherente të tekstit. Në kontrast me këtë, shumica e pajisjeve digjitale ndërhyjnë me lundrimin intiutiv të një teksti dhe megjithse e- readers (librat elektronikë) dhe tabletat përsërisin modelin e faqeve të letrës, këto janë efemere.

Sapo lexohen, këto faqe zbehen. “Ndjeshmëria implicite nga ku ju jeni në një libër fizik bëhet më e rëndësishme se sa besojmë” thotë artikulli i Scientifican American. Gjithashtu vë në pikëpyetje që prodhuesit e librave elektronikë kanë kaluar përvojën e duhur rreth asaj se si është e mundur të vizualizohet se ku ndodhet lexuesi i një libri. Një një punë për kuptimin e tekstit, duke krahasuar nxënësit që lexuan në letër me të tjerët që lexuan një tekst në versionin PDF në një pajisje elektronike, u arrit në përfundimin se të parët kishim më shumë rendiment. Hulumtues të tjerë janë në dakord me faktin se të lexuarit të bazuar në pajisje teknologjike mund të përkeqësojë të kuptuarit, meqë është mendërisht më kërkues dhe gjithashtu fizikisht më i lodhshëm se sa të lexuarit në letër.

Shkrimi elektronik reflekton në dritën e ambjentit njësoj si shkronja e një libri prej letre, por ekranet e kompjuterave, të telefonave të meçur dhe të tabletave bëjnë që drita të ndriçojë drejpërdrejt në fytyrat e njerëzve dhe leximi mund të shkaktojë lodhje të shikimit, dhimbje koke dhe vizion që fshihet. Në një eksperiment i realizuar nga Erik Wästlund, i Universitetit të Karlstad në Suedi, personat që bënë një provë të leximit dhe kuptimit në një ekip elektronik morën pikë më të ulta dhe kishin të dhëna të nivelit më të lartë të stresit dhe lodhjes se sa personat që këtë provë e bënë në letër. Hulumtimet më të fundit sugjerojnë se zëvëndësimi i letrës me ekrane në një moshë të hershme ka disavantazhe. Në 2012, një studim i realizuar në Joan Ganz Cooney Center, në qytetin e New Yorkut 32 çifte prindërish të fëmijëve të moshave 3 e 6 vjeç. Fëmijët kujtuan më shumë detaje prej historive që kishin lexuar në letër pavarësisht se ato digjitalet ishin të pajisura me animacione interaktive, video dhe lojëra, të cilat në të vërtetë e largonin vëmendjen nga rrëfimi.

Si rezultat ndjekja e këtij sondazhi,  një punë që përfshiu 1.226 prindër, u mor informacioni se për të lexuarit bashkë, shumica e prindërve dhe fëmijëve të tyre parapëlqenin librat e shtypur më shumë se sa librat elektronikë.  Kur u lexonin librat e letrës fëmijëve të tyre të moshës nga 3 deri në 5 vjeç, fëmijët mundnin t’ua tregonin historinë përsëri prindërve të tyre, por kur u lexonin një libër elektronik me efekte zanore, prindërve herë pas here u duhej që të ndërprisnin leximin për t’i kërkuar fëmijës që të mos luante me butonat dhe të kthente përqëndrimin tek rrëfimi. Këto lloj shpërqendrimesh më në fund pengonin në kuptimin e esencës së ngjarjeve.

Shumë persona thonë me siguri se kur realisht duan të gjejnë veten në një tekst, e lexojnë atë në letër. Për shembull, në një sondazh të realizuar në 2011 me studentë postuniversitarë, në Universitetin Kombëtar të Tajvanit, shumica thonin me bindje se lundronin disa paragrafë të një artikulli online para se të printonin të gjithë tekstin për një lexim më të thellë.

Dhe në një sondazh të realizuar në 2003, në Universitetin Kombëtar Autonom të Meksikës, rreth 80 % e 687 studentëve u përgjigj se pëlqente tekstin e shtypur.

Sondazhe dhe raporte rreth lexuesve sugjerojnë se aspektet ndijore të leximit në letër u interesojnë njerëzve më shumë se sa supozohej: ndjeshmëria e letrës dhe bojës, mundësia për ta shenuar apo përthyer një faqe me gishtërinj, tingulli i veçantë i ndërrimit të faqes, mundësia për të nënvizuar, për t’u ndaluar dhe për të mbajtur shënim, bëjnë që të zgjidhet më shumë letra.

Kompozimi i bojës elektronike është e ngjashme me kimikën tipike të bojës, dhe dizajni i thjeshtë i ekranit të Kindle (një firmë e librit elektronik)  i ngjan shumë një faqeje të një libri prej letre. Megjithatë, këto përpjekje – që u replikuan nga konkurruesja e saj Apple iBooks – deri tani kanë më shumë efekte estetike sesa praktike.

Zhvendosja vertikale mund të mos jetë forma ideale e lundrimit të një teksti të gjatë dhe të ngjeshur si në librat me shumë faqe, por në media si New York Times, Washington Post e ESPN bën të mundur krijimin e artikujve aktivë, me shumë shikime, që nuk mund të shfaqen në shtyp, sepse kombinojnë tekstin me filma dhe me arkiva zanorë.

Është e mundshme që organizmi i të rinjëve të lindur në epokën digjitale të krijojë rrjete të tjera të neuroneve që i lejojnë të pëlqejnë leximin elektronik karshi atij në letër, por ndërkohë, sot, pjesa tjetër e popullësisë vazhdon të pëlqejë kontaktin me “fletët historike.”

Marrë nga: “Klubi i librave të humbur”  i gjendshëm në: https://www.elclubdeloslibrosperdidos.org/2018/04/por-que-el-cerebro-prefiere-los-libros.html?fbclid=IwAR0b9Keix5A-LG20mk9gDdk_cJJkp-M62s1dHAJNRxZOfoUc0v7VqVLifLk

 Solli në shqip nga spanjishtja: Manjola Brahaj./KultPlus.com

India shpallet vendi ku lexohet më së shumti

India është radhitur si vendi i parë në botë ku lexohet më shumë libri. Çdo qytetar lexon mesatarisht më shumë se 10 orë në javë.

Në mesin e 10 vendeve të para në botë ku lexohet më shumë libri ndodhen 6 vende aziatike dhe 4 vende evropiane.

Ndërsa ka tërhequr vëmendjen se India është radhitur si vendi i parë në botë ku lexohet më shumë libri. Çdo qytetar lexon mesatarisht më shumë se 10 orë në javë.

Dita e 23 prillit, festohet si Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtave të Autorit me një vendim të marrë në Konferencën e 28-të të Përgjithshme në vitin 1995 nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO).

Në Turqi, Dita Botërore e Librit dhe të drejtave të autorit për shkak se përkon në një ditë me festën e Sovranitetit Kombëtar dhe Fëmijëve ajo është e përfshirë edhe në kuadrin e aktiviteteve për javën e bibliotekave.

– Vendet ku lexohet më së shumti libri

Sipas të dhënave që gazetari i AA-së ka përpiluar nga Indeksi i Rezultateve të Kulturës Botërore me qendër në Britani të Madhe, mësohet se vendi i parë ku lexohet më shumë libri është India e cila ndiqet nga Tajlanda dhe Kina.

Indeksi merr për bazë kohën mesatare në javë që qytetarët shpenzojnë për të lexuar. Përveç librave të shtypur, të gjitha llojet e materialeve të lexueshme, si gazetat, revistat dhe përmbajtje me shkrim në internet janë të përfshirë në vlerësim.

Në Indi, e cila është në krye të listës si vendi ku lexohen më shumë libra në botë, çdo qytetar lexon libër rreth 10 orë e 42 minuta në javë. Ndërsa në vendin e dytë është radhitur Tajlanda ku çdo qytetar lexon libër rreth 9 orë e 24 minuta dhe në vendin e tretë Kina ku çdo qytetar kalon 8 orë në javë duke lexuar libër.

Ndërkohë këto vende ndiqen nga Filipinet me (7 orë e 36 minuta), Egjipti me (7 orë e 30 minuta), Republika Çeke me (7 orë e 24 minuta), Suedia me (7 orë e 6 minuta), Franca me (6 orë e 54 minuta), Hungaria me (6 orë e 48 minuta) dhe Arabia Saudite me (6 orë e 48 minuta).

Po ashtu Turqia është radhitur në vendin e 18-të me kohën e leximit 5 orë e 54 minuta në javë.

– Kur’ani, libri që lexohet më shumë në botë

Kur’ani është libri që lexohet më shumë në botë, i cili ndiqet nga Ungjilli.

Ndërsa i treti në listën e librave më popullor është libri “Fjalë të zgjedhura nga kryetari Mao” i përgatitur nga deklaratat e Mao Ce Dunit (Mao Zedong) themeluesi dhe udhëheqësi i Republikës Popullore të Kinës.

Librat “Don Kishoti” i Miguel de Cervantes dhe seria “Harry Potter” e JK Rowling janë poashtu në mesin e veprave letrare më të lexuara në botë.

Librat e tjerë më të lexuar në botë janë “A Tale of Two Cities” të Charles Dickens, Trilogjia “The Lord of the Rings” e JRR Tolkien, “The Little Prince” i Antoine de Saint-Exupery”, “Alice in Wonderland” nga Lewis Carroll dhe Librat “Ten Little Niggers” nga Agatha Christie.