Fluks vizitorësh në kalanë e Lezhës, 74,2% më shumë se në 2023-shin

 Me mbylljen e sezonit turistik maj-tetor 2024 nuk është ndalur fluksi i vizitorëve në sitet e trashëgimisë kulturore.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër, njoftoi se kalaja e Lezhës, në 10-mujorin 2024, prej 1 janarit-31 tetor 2024, është vizituar nga 7371 persona.

“Kjo shifër shënon një rritje prej 74,2% nga viti i kaluar, duke qëndruar në krye të listës së siteve dhe monumenteve të vendit tonë”, shkroi DRTK Shkodër në rrjetet sociale.

Megjithëse zyrtarisht sezoni turistik është mbyllur, kushtet e motit kanë favorizuar deri më tani vizitat turistike nëpër objekte të ndyshme si kala, parqe arkeologjike apo muze, të vizitorëve që dëshirojnë të njihen me bukuritë dhe lashtësinë.

Sa i përket kalasë së Lezhës, pranohet nga të gjithë, se fillimi i ndërtimit i përket shekullit të 8-të. Kalaja ka njohur shumë faza ndërtimi, për të ardhur në atë të fundit të vitit 1520, nga sulltan Selimi I. Në literaturën historike dhe arkeologjike kalaja e Lezhës njihet për një kohë të gjatë me emrin Kështjella e Elisonit.

Ajo ka tre porta të cilat ishin mjaft të mbrojtura nga kulla e kthina të maskuara, të cilat të favorizuara nga pozicioni gjeografik e bënin atë të pamposhtur. Në vitin 2002 pas restaurimit të themeleve të kalasë mesjetare u vu re se trashësia e mureve arrinte deri në 4.30 m, nga 3.50 m trashësi që mendohej të ishte më parë. Deri më sot janë zbuluar 12 porta dhe 48 kulla mbrojtëse.

 Me mbylljen e sezonit turistik maj-tetor 2024 nuk është ndalur fluksi i vizitorëve në sitet e trashëgimisë kulturore.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër, njoftoi se kalaja e Lezhës, në 10-mujorin 2024, prej 1 janarit-31 tetor 2024, është vizituar nga 7371 persona.

“Kjo shifër shënon një rritje prej 74,2% nga viti i kaluar, duke qëndruar në krye të listës së siteve dhe monumenteve të vendit tonë”, shkroi DRTK Shkodër në rrjetet sociale.

Megjithëse zyrtarisht sezoni turistik është mbyllur, kushtet e motit kanë favorizuar deri më tani vizitat turistike nëpër objekte të ndyshme si kala, parqe arkeologjike apo muze, të vizitorëve që dëshirojnë të njihen me bukuritë dhe lashtësinë.

Sa i përket kalasë së Lezhës, pranohet nga të gjithë, se fillimi i ndërtimit i përket shekullit të 8-të. Kalaja ka njohur shumë faza ndërtimi, për të ardhur në atë të fundit të vitit 1520, nga sulltan Selimi I. Në literaturën historike dhe arkeologjike kalaja e Lezhës njihet për një kohë të gjatë me emrin Kështjella e Elisonit.

Ajo ka tre porta të cilat ishin mjaft të mbrojtura nga kulla e kthina të maskuara, të cilat të favorizuara nga pozicioni gjeografik e bënin atë të pamposhtur. Në vitin 2002 pas restaurimit të themeleve të kalasë mesjetare u vu re se trashësia e mureve arrinte deri në 4.30 m, nga 3.50 m trashësi që mendohej të ishte më parë. Deri më sot janë zbuluar 12 porta dhe 48 kulla mbrojtëse./atsh/ KultPlus.com

Shuhet muzikanti ikonik i Lezhës, Agim Velaj

Është ndarë nga jeta në moshën 90 vjeçare ikona e artit dhe kulturës lezhjane Agim Velaj, kompozitor studiues, krijues si dhe themelues i ansamblit ‘’Çiftelia’’. Gazetari Gjergj Marku ka ndarë lajmin duke theksuar se gjatë katër dekadave deri sa doli në pension, Agim Velaj iu përkushtua me shpirt dhe shumë punë, dashuri dhe pasion afirmimit të Lezhës si një trevë përle kulture ku arti do të arrinte majat më të larta.

Agim Velaj ishte nga ata njerëz që tejkalojnë vitet e jetës për të mbetur kujtesë e kohës dhe pasuri e kulturës së një populli, shkruante para një viti Suela Bala kur z.Velaj do të nderohej me titullin “Qytetar Nderi” i Lezhës, qytetit që e do dhe e nderon si babain e muzikës së kultivuar lezhjane”.

Bashkë me Aleksandër Banushin dhe Loro Gjeçin, ai është pionier në krijimin e të parit ansambël folklorik kombëtar- Ansamblit Çiftelia në vitin 1966. Falë formimit të gjithëanshëm kulturor e muzikor, përvojës si udhëheqës artistik ndër vite i këtij ansambli, ka sjellë në Lezhe disa here çmime të para nga festivalet kombëtare të Gjirokastrës. Nxënësit e tij vazhdojnë sot të mbajnë gjallë dhe t’i japin vende nderi Lezhës“, shkruan Marku.

Ai sjell në vëmendje se si kompozitor Agim Velaj është autor i operetës “Bardha” Fituese e çmimit të dytë Vlorë 1969, si dhe i operetës “Kudo i pari”. Ka kompozuar; valle, suite-vallesh, këngë për fëmije, pjese per instrumenta popullore, balet me nje akt, si dhe i kenges se kultivuar.

Agim Velaj është transkiptues i mbi 500 këngëve dhe mbledhës i 10.000 vargjeve. Është meritë e padiskutueshme e tij qemtimi i të gjithë materialit folklorik ku përfshihen; këngë të vjetra folklorike te 5 trevave te Lezhes te transkiptuara me nota duke ruajtur origjinalitetin si ne melodi edhe ne tekst si dhe valle te kenduara dhe shume melodi orkestrale. Me shume durim e perkushtim ai ka lene deshmi te arkivuara te mbi 500 artisteve te zhanreve te ndryshme qe kane performuar per 50 vjet art dhe kulture në rrethin e Lezhes.

Edhe në vitet e moshës së kaluar vazhdonte të punonte pa pushim, duke bere gati per botim nje tjeter enciklopedi muzikore me perla te trevave te ndryshme muzikore shqiptare, ndersa ka botuar ‘’Kange popullore Shkodrane’’ dhe “Nje karajfil bjen mbi kitare’’, si deshmi e dokumentuar me tekste, dhe partitura e visarit muzikor shqiptar.

Ai është dekoruar me urdhrin Naim Frasheri, ne mes dashurise dhe vleresimit qe publiku ushqeu per dekada te tera per muzikologun e permasave kombetare Agim Velaj. Personalisht si drejtues i kultures ne Mirdite pata fatin te bashkepunonim per Festfolkun e Gjirokastres 2009, ne perberje te grupit te Qarkut Lezhe, duke pare nga afer cilesite profesionale dhe njerezore te nje personaliteti te rrallë)“, shkruan Gjergj Marku./balkanweb/ KultPlus.com

Certifikohen tetë udhërrëfyes të rinj turistikë në Lezhë

Bashkia Lezhë ka përmbyllur me sukses programin certifikimin e 8-të udhërrëfyesve të rinj turistikë të akredituar nga Ministria Turizmit dhe Mjedisit.

Kreu i Bashkisë Lezhë shprehet se Sipas Ndreut, kjo është një nismë për nxitjen e të rinjve dhe komunitetit për integrimin në punët e turizmit.

Ndreu e vlerësoi këtë certifikim si një hap cilësor përpara, në rritjen e cilësisë së turizmit në Lezhë.

Ashtu si qytete të tjera të Shqipërisë, edhe Lezha nuk bën përjashtim nga një rritje e numrit të turistëve, duke qenë se ka shumë arsye përse të vizitohet qyteti e rrethinat e tij.

Në qytetin ku prehet Heroi Kombëtar, Skënderbeu, gjendet kalaja, gjetje arkeologjike,  male, laguna, det, lum, përrenj, liqene artificialë, kodrina, fusha dhe gjithçka që natyra mund të krijojë. Laguna e parë e mbrojtur në Shqipëri është ajo e Lezhës që sot njihet si kompleksi natyror Kune- Vain – Tale.

Shëtitjet gjatë saj janë atraksion turistik ndër më tërheqësit në vendin tonë./atsh/KultPlus.com

“Shtojzovallet në Lezhë”, organizohet për herë të parë festivali i vallëzimit – morën pjesë edhe nga Kosova

Vjen për here të parë në Lezhë festivali i vallëzimit.

“Shtojzovallet Lezhë 2024” u mbajt për here të parë në Lezhq ku në skenën e pallatit të kulturës “Ded Ndue Lazri”, ku prej dy ditësh u ngjiten në skenë kërcime të zhanreve të ndryshme nga Shqipëria dhe ato të ardhur nga Kosova.

Për Drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Gjergj Lacaj” në Lezhë, ky ishte vetëm starti i një aktiviteti me synimin për ta kthyer në traditë, ndërsa për koreografen Rudina Demaliaj, përformancat koreografike prezantuan pjesë nga përditshmëria, realiteti dhe dëshirat e fëmijëve.

“Është koha më e mirë e shfrytëzuar duke ndjekur këta fëmijë”, tha për këtë aktivitet kryetari i Bashkisë në Lezhë, Pjerin Ndreu.

Shtojzavallet Lezhë 2024, u mbajt në kuadër të ditës botërore të vallëzimit, duke vendosur në kalendarin e aktiviteteve të përvitshme kulturore të Lezhës një tjetër event kulturor.tch//KultPlus.com

Preç Zogaj, Bashkim Shehu e Shaban Murati vlerësohen me çmimin ‘At Zef Pllumi’ në edicionin e tetë të konkursit letrar në Lezhë

Preç Zogaj e Bashkim Shehu në prozë dhe Shaban Murati në publicistike janë tre fituesit e çmimit kombëtar “At Zef Pllumi” për vitin 2024. I kthyer në traditë, edicioni i 8 i këtij konkursi u organizua nga Bashkia Lezhë, ndërsa të pranishëm ishin autoritete lokale si dhe personalite të shquara të artit dhe letersisë shqipe, të cilët dhanë vlerësimet e tyre për veprat e autorëve fitues.

Fituesit e çmimit kombëtar “At Zef Pllumi” e konsideruan nderim të madh këtë vlerësim.

Në këtë konkurs, juria e përbërë nga Behar Gjoka, Marash Mirashi dhe Agim Xhafka vlersoi me “Çmimin e karrierës” Frano Kullin, Thanas Medin dhe Pashk Përvathin. Gjithashtu u akorduan dhe dy çmime nderi për shrimtaret Namik Dokle dhe Ahmet Premçi./BalkanWeb/KultPlus.com