Kreacioni i Lia Stubllës në ballinën e revistës prestigjioze të modës

Lia Stublla vazhdon të ketë suksese edhe në arenën ndërkombëtare, shkruan KultPlus.

Së fundmi kreacioni i saj ka zënë ballinën e revistës prestigjioze të modës ‘Bazzar’.

I veshur nga artistja Iggy Azala, fustani ngjyrë kuqe i dizajneres kosovare, është bërë e shënimit të 10 vjetorit të kësaj reviste.

Lajmin e ka dhënë vet Stublla në një postim në Facebook ku ka shkruar se pas 10 vitesh punë të palodhshme ka arritur që jetë në kopër inën e kësaj magazine.

“Pas 10 vitesh punë të palodhshme arrita të jem në kopertinën e 10 vjetorit të revistës më prestigjioze të modës në botë me të mrekullueshmen Iggy Azalea. Faleminderit @harpeersbazaar ishte kënaqësi”, ka shkruar ajo./ KultPlus.com

Dy shqiptarë bashkojnë forcat, kreacionet e Lia Stubllës në syrin e fotografit Fadil Berisha (FOTO)

Kreacionet e Lia Stubllës së fundi janë parë të prezantohen nga njëra nga vajzat e Miss New York Teen USA në New York, shkruan KultPlus.

Dhe kjo veshje është përcjell edhe nga fotografi i njohur shqiptar Fadil Berisha, i cili ka ndarë më ndjekësit e tij këto fotografi.

Modelja ka të veshur një fustan të kuq nga kreacionet e Lia Stubllës, por ajo që bie në sy është edhe grimi i modeles, ku sytë e saj shihen të jenë me ngjyrat kuq e zi./ KultPlus.com  

Belen Rodriguez vishet nga kreatorja kosovare

Modelja me famë botërore, Belen Rodriguez ka përzgjedhur Lia Stubllën që të përkujdeset për fustanin e saj në një ngjarje të madhe artistike.

Bukuroshja argjentinase ka etiketuar dizajneren kosovare në profilin e saj zyrtar duke konfirmuar se është ndarë e kënaqur me fustanin mahnitës të krijuar nga Lia Stublla.

Krenare për këtë është ndarë edhe vetë Lia e cila ka shpërndarë postimin e modeles së famshme.

36 vjeçarja është njëra nga modelet më me zë në botë në dy dekadat e fundit. Ky nuk është suksesi i vetëm ndërkombëtar për Lia Sutbllën e cila ka kohë që po arrinë suksese të ngjashme me emra të njohur të shoëbizit ndërkombëtarë./KultPlus.com

Aktorja e njohur egjiptiane vishet nga dizajnerja kosovare në një Festival prestixhioz

Lia Stublla vazhdon të ketë suksese edhe në arenën ndërkombëtare.

Dizajnerja kosovare kësaj radhe është përkujdesur për veshjen e aktores së njohur egjiptiane, Hoda Eletreby.

Ka qenë vet aktorja ajo që ka shprehur kënaqesinë me përzgjedhjen që i ka bërë në “Gouna Film Festival”.

Kjo nuk është hera e parë që Lia arrin sukese ndërkombëtare duke veshur disa herë emra të njohur të muzikës, filmit dhe modës./Indeksonline/

Georgina, e dashura e Cristiano Ronaldos me fustan të disenjatores shqiptare

Georgina Rodriguez, e dashura e futbollistit Cristiano Ronaldo, ka zgjedhur si disenjuese të fustaneve të saj shqiptaren Lia Stublla, përcjell Shqiptarja.

Rodrigez është modele me origjinë spanjolle, por famën më të madhe e arriti për arsye të Ronaldos.

Së fundmi ajo është shfaqur në një event me fustanin ngjyrë gri me nunaca dhe duket vërtet bukur.

Edhe disa ditë më parë, Georgina është shfaqur përsëri me një fustan ngjyrë bojëqielli duke i besuar pamjen e saj shqiptares.

Image