Art me mbetjet e shpërthimit që ndodhi në Liban

Hayat Nazer, është artistja libaneze e cila ka mësuar ta kanalizojë hidhërimin dhe dhimbjen e saj përmes veprave të artit. Ajo ishte në rrugën e saj për në Bejrut më 4 gusht kur një rezervë masive e nitritit të amonit shpërtheu në port, duke vrarë 190 vetë, plagosur më shumë se 6,000 vetë dhe duke lënë më shumë se 300,000 të tjerë të pastrehë nga ky shpërthim ku e gjithë bota ishte dëshmitare.

Shpërthimi më theu zemrën shprehet artistja dhe sikurse shumë banorë të tjerë, ajo kontribuoj në përpjekjet për të pastruar mbeturinat dhe për ta rikthyer qytetin në lavdinë e tij të dikurshme.

Ky ishte edhe momenti kur asaj i lindi ideja për të përdorur disa nga ato objekte që gjeti për të krijuar një statujë që mund të frymëzonte njerëzit për t’u bashkuar dhe rindërtuar vendin.

“Kur ndjehem në atë mënyrë, thjesht përpiqem të ndihmoj dhe të rregulloj dhe shëroj përmes artit, kështu që kjo është mënyra ime e pranimit të realitetit”, shprehet ajo.

Artistja libaneze bëri një statujë të një gruaje duke përdorur xham dhe rrënoja nga shpërthimi i portit të Bejrutit. Skulptura e përberë nga mbeturinat e shpërthimit përshkruan një grua me flokë të gjatë e cila mban në dorë flamurin e Libanit.

Për javë të tëra, Nazer eci rrugëve të Bejrutit, duke mbledhur metale, xhama të thyer dhe sende të hedhura të njerëzve për ti përdorur në skulpturë.

“Unë udhëtova në shtëpitë e njerëzve pasi ato u shkatërruan nga shpërthimi dhe u thashë atyre, unë thjesht dua që të më jepni gjithçka që mund ta përfshij dhe për t’ju bërë pjesë të skulpturës sime”, tha Nazer.

“Njerëzit më dhanë gjëra kaq të vlefshme, gjëra nga fëmijëria e tyre por edhe sende të gjyshërve e tyre që vdiqën në luftën civile”, u shpreh ajo.

Artistja vlerëson krijimin e saj si një objekt shumë të rëndësishëm pasi ajo mbart kujtime, emocione dhe pjesëza të jetës se qytetarëve të Bejrutit të cilët patën pasoja shumë të rënda në atë shpërthim.

Nazer krijoj një grua duke ngritur flamurin e Libanit. Skulptura, akoma edhe sot nuk ka një emër, madje pjesë e saj është edhe një orë e dëmtuar, e cila ka ngelur e fiksuar në 6:08 minuta, që është edhe momenti i shpërthimit të madh në Liban.

Nuk është hera e parë që artistja ka krijuar vepra arti të frymëzuar nga problemet shoqërore dhe politike të Libanit. /atsh/ KultPlus.com

Australia jep dy milionë dollarë donacion për Libanin

Autoritetet australiane kanë njoftuar se do t’ia dhurojnë Libanit dy milionë dollarë australianë si ndihmë pas shpërthimit shkatërrues që ndodhi të martën në Bejrut, ku humbën jetën më shumë se 100 persona.

Lajmin për dhurimin e këtij donacioni e bëri të ditur ministrja australiane për Punë të Jashtme, Marise Payne, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Një milion dollarë australianë do të ndahen për Programin Botëror të Ushqimit, ndërsa një milion për Kryqin e Kuq.

Ministrja gjithashtu njoftoi se në këtë tragjedi ka humbur jetën edhe një australian, duke shprehur ngushëllime për familjarët dhe miqtë.

“Zemrat tona janë me njerëzit e Libanit dhe me ata që janë të brengosur për miqtë dhe familjen”, thuhet mes tjerash në deklaratë. / KultPlus.com

Personalitete të larta shqiptare në Liban në krye me Vasko Pashë Shkodranin (FOTO)

Pashko Vasa njohur gjithashtu si Vaso Pasha e Vaso Pashë Shkodrani, qe nëpunës i konsullatës britanike në Shkodër, oficer kalorësie në Bolonjë, revolucionar i Risorgimento-s, nëpunës i Perandorisë Osmane dhe veprimtar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, shkruan KultPlus.

Së bashku me figura të tjera kombëtare në Stamboll, si Hoxhë Hasan Tahsini, Jani Vreto dhe Sami Frashëri, ai luajti rol në krijimin e një alfabeti të shqipes dhe, lidhur me këtë, botoi një broshurë 16 faqesh me titull «L’alphabet latin appliqué à la langue albanaise». Ishte anëtar i Shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip.

Pasi kreu mësimet e para në vendlindje, shërbeu si sekretar i konsullatës britanike nga 1842 deri më 1847, ku pati mundësinë të përmirësojë dijet e tij në gjuhët e huaja: Italishte, Frëngjishte, Turqishte dhe Greqishte. Gjithashtu kishte njohuri në Anglishte e Serbishte dhe më vonë mësoi edhe Arabishten.
KultPlus ju sjellë një fotografi ku shihet Pashko Vasaj, kjo figurë e shquar shqiptare, e rrethuar me personalitete të tjera të larta shqiptare. Fotografia është shkrepur në Liban./ KultPlus.com

‘Home’ merr çmimin ‘Skenari më i mirë’ në Liban

Filmi ‘Home’ i regjisores More Raça, së fundmi është shpërblyer në festivalin Baalbeck’s International Short Films Festival në Liban.

‘Home’ i cili poashtu vjen me skenar nga More Raça, ka marrë çmimin ‘Skenari më i mirë’, në këtë festival, shkruan KultPlus.

Ky festival është mbajtur në Baalback, ku morën pjesë filma nga shumë shtete të botës.

“Ky çmim është i rëndësishëm duke e pas parasysh që filmi është nga Kosova, dhe ka marrë pjesë edhe në atë pjesë të botës ku arti kinematografik është shumë i zhvilluar dhe kineastët janë të shpërblyer me çmime prestigjioze botërore”, ka thënë More Raça, për KultPlus.

‘Home’ deri më tani është shpërblyer edhe me shumë çmime të tjera ndërkombëtare. Ndërsa në kastën e aktorëve janë: Xhejlane Tërbunja, Sunaj Raça, Kumrije Hoxha, Bekim Mulaj, Florentina Ademi, Veton Osmani, Albulena Bardhi, Mirsad Ferati, Don Raça, Gani Morina./ KultPlus.com