Në selinë e Bashkimit Evropian (BE), po mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor ku 27 krerë shtetesh dhe qeverish evropiane po diskutojnë me kolegët e tyre nga rajoni mbi sfidat, me të cilat përballen së bashku, shkruan KultPlus.
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka mbajtur sot një fjalim të fuqishëm para liderëve ku me theks të veçantë foli për liberalizimin e vizave duke ju drejtuar shefave të BE-së: Unë jam e vetmja në tryezë që duhet të marr vizë.
Vizat shpesh kanë qenë pengesë kryesore edhe për artistët e sportistët.
Duke qenë se e ka provuar në lëkurën e tij, trajneri Driton Kuka ka reaguar sot përmes një statusi në facebook ku shprehet optimist dhe kujton se Kosova ishte e para në Lojërat Olimpike në Sportin e Xhudos prej krejt shteteve evropiane, andaj mos liberalizimin e vizave e sheh diskriminim nga ana e Evropës.
Për një ditë të mirë miq …
Po e ripostoj pamjen pas Lojërave Olimpike në Sportin e xhudos!
Shteti me ma pak se 2 Milionë banorë që gjendet në zemër të Evropes shteti ynë ishte nr 1 prej krejt shteteve Evropiane!
Tregon se këndej ka vlera sa të dush por …
Evropa po diskriminon Kosovën me mos liberalizim të vizave, shteti i vetëm në Evropë!
Po shpresoj që sot të kemi ndoj lajm pozitiv edhe pse personalisht spo besoj.
Krejt arsyetimet që po mundohen mi jep shtete hezituese si Franca,Holanda e ndonjë tjetër aspak sqëndrojnë!
E turpshme e irrituese që ne si popull të jemi të robëruar në mes të Evropës!
Stop diskriminimit të Kosovës, u ba shumë!
Leni fëmijët tanë të lëvizin lirshëm si krejt fëmijët e çdo shteti tjetër Evropian!”, shkruan Kuka. / KultPlus.com