Vuçiq: Kosovës do t’i hiqen vizat më 23 qershor

Presidenti i  Serbisë, Aleksandar Vuçiq,  paralajmëroi sot se Kosovës do t’i hiqen vizat më 23 qershor.

Në shënjimin e përvjetorit të Betejës së Kosharës, Vuçiqi u pyet se çfarë pret nga takimi i liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor më 23 qershor në Bruksel, dhe përgjigja e tij ishte kjo: “Për herë të parë askush nuk e di se çfarë do të ndodhë, vetëm mund të hamendësoj. Tani po pres që Prishtina të shpërblehet me liberalizimin e vizave dhe të shpjegoj se si do t’i shpërblej ata dhe jo të tjerët”.

Vuçiq ndër të tjera komentoi edhe deklaratën e kancelarit gjerman Olaf Scholz për njohjen e Kosovës, duke thënë se ‘është e jona të negociojmë’, transmeton Klankosova.tv./ KultPlus.com