“The Last Bookstore”, një labirint librash që nuk duhet humbur (FOTO)

Quhet The Last Bookstore dhe nuk është vetëm libraria më e madhe në Kaliforni, por është një parajsë e vërtetë historish, kulture dhe njohurish.

Libraritë janë ato vende që kanë aromë letre dhe boje, janë të mëdha, të vogla, shumë të famshme ose më pak të njohura, por jo më pak të jashtëzakonshme. Kalifornia është një vend magjik dhe i jashtëzakonshëm, ku ndodhen disa nga atraksionet më të famshme në botë.

Pikërisht në qytetin jugor të Kalifornisë, në 453 S. Spring St., ekziston një nga libraritë më të mëdha në botë. Por, nuk është vetëm madhësia e saj, që e bën atë të veçantë, as arkitektura dhe dekorimi, por është ai labirint tekstesh, i vendosur në katin e dytë, që është një ftesë për të humbur dhe për t’u zhytur në njohuritë e njerëzimit.

Në pritje të turistëve, qytetarëve dhe lexuesve, janë mijëra libra të vendosur në një sipërfaqe prej mbi 20 mijë metrash katrorë, të krijuar në ambientet e një banke të vjetër të viteve 1970. Këto shifra e bëjnë The Last Bookstore, librarinë më të madhe me libra të rinj dhe të përdorur në të gjithë Kaliforninë.

Ka shumë detaje, që e bëjnë këtë vend të veçantë dhe unik. Tavanet shumë të larta dhe shtyllat e mermerit, janë mjedisi i përsosur për një parajsë historish dhe kulturash, ndërsa librat, ata që duhen lexuar dhe shfletohen, janë bërë pjesë e vetë mobiljeve. Tekstet, në fakt, janë përdorur për të krijuar skulptura të jashtëzakonshme në të gjitha qoshet e ndërtesës. Biblioteka shtrihet në dy kate: pjesa e poshtme, shumë e ndriçuar, ka libra që mund të blihen, të cilët gjithashtu mund të shfletohen dhe lexohen në një nga kolltukët prej lëkure, të vendosur në mes të një hapësire sugjestive.

Megjithatë, duke u ngjitur lart, mund të keni një përvojë vërtet të pabesueshme. Do të shihni një labirint të vërtetë, me tunele dhe rafte të bërë tërësisht me libra. Qëndroni sa të dëshironi për të njohur, lexuar dhe adhuruar historitë, kulturën dhe njohuritë e mbarë njerëzimit. / KultPlus.com

‘Acqua Alta’, një nga libraritë më të bukura në botë (FOTO)

Libraria Acqua Alta gjendet në Venedik, mirëpo ajo çfarë e bënë më të veçantë këtë librari është fakti se për të hyrë aty janë dy qasje, njëra nga toka dhe tjetra nga një ndër kanalet e shumta që gjendet në Venedik, shkruan KultPlus.

Librat që gjendet aty janë të ngritura të gjitha pesëmbëdhjetë centimetra nga dyshemeja në mënyrë që të mbrohen nga uji dhe shumë prej tyre janë vendosur në vaska, barka ose në gondola karakteristike. / KultPlus.com