Libri i rekordeve “Guinness” ka njoftuar se një zonjë nga Turqia është zyrtarisht gruaja më e gjatë në botë.
Rumeysa Gelgi nga provinca Karabuk në Turqi tha se gjatësia e saj prej 215.16 centimetrash do t’i ndihmojë njerëzit tjerë që ta pranojnë veten ashtu si janë. Gjatësia e saj është shkaktuar nga sindromi Weaver, që karakterizohet me rritje të përshpejtuar të trupit.
“Secila mangësi mund të shndërrohet në përparësi për veten tënde, prandaj pranojeni veten ashtu si jeni, jini të vetëdijshëm për potencialin tuaj dhe bëjeni më të mirën”, tha zonja Gelgi, shkruan Independent, transmeton KultPlus.
24-vjeçarja e kishte arritur këtë rekord edhe në vitin 2014, kur ishte emëruar adoleshentja më e gjatë në botë dhe prej asaj kohe është munduar që t’i mbrojë të tjerët që vuajnë nga dukuri të rralla shëndetësore.
Craig Glenday, kryeredaktor i Librit Guinness për Rekorde Botërore, tha se është nder që e mirëpritën përsëri turken në librin e rekordeve.
Edhe burri më i gjatë në botë, Sultan Kosen, është nga Turqia. Në vitin 2018, ai ishte i gjatë 251 centimetra.
Gruaja më e gjatë në botë që është regjistruar ndonjëherë është kinezja Zeng Jinlian, e cila para vdekjes së saj më 1982 ishte 246.3 centimetra. / KultPlus.com
Një pilot 18-vjeç ka thyer rekordin e librit Guiness, duke u bërë piloti më i ri i cili udhëtoi me aeroplan rreth botës.
Travis Ludlove nga Buckingemshire, ka ateruar në Holandë të martën. Ai udhëtoi 44 ditë dhe gjatë asaj kohe ka përshkuar 40.072 kilometra.
I riu është 13 ditë më i ri sesa rekordmeni i mëparshëm.
Adoleshenti ka thënë se e tëra çfarë e ka brengosur ishte zgjimi në orët e hershme të mëngjesit, shkuarja në shtrat në orët e vona dhe kushtet klimatike siç janë stuhitë.
“Është një ndjenjë e çuditshme, kam mbërritur dhe e di se tani më nuk kam për çfarë të brengosem”, ka thënë Travis.
Me pilotim filloi të merret kur ishte 12-vjeçar, e pasi mbushi 14 u bë piloti më i ri në Britani.
Me aeroplanin Cesna 172R prodhim i vitit 2001, fluturoi mbi Evropës, duke kaluar nëpër Rusi e Amerikë, për të përfunduar në Kanada e më pas në Groenlandë e Islandë.
Rekorderi i mëparshëm ishte Maison Andrews nga Louisiana që kreu fluturimin e tij gjatë vitit 2018. / Express / KultPlus.com
“I want to show and motivate young people.”
Travis Ludlow has just set the world record for the youngest person ever to travel around the world in a plane.
Këtu bëhet fjalë për një grua nga India, e cila njihet si ‘njeriu kompjuter’ në tërë botën.
Gruaja quhet Shakuntala Devi. Por, pse ajo njihet si ‘njeriu kompjuter’?
Ajo ka lindur në vitin 1929, në Bengaluru, Indi. Babai i saj ka punuar në cirk, ai ishte aq i varfër sa nuk kishte mundësi të paguante shkollimin e të bijës. Pavarësisht të gjitha barrierave, ajo arriti gjëra të cilët disa mund vetëm t’i ëndërrojnë.
Në moshën tre vjeçare, Shakuntala mund të mësonte përmendsh sekuencat e kartave në një lojë me letra dhe të llogariste lëvizjen e radhës. Babai i saj u impresionua nga memoria e saj dhe aftësitë e saj llogaritëse. Ai e dërgonte atë në lagje që të tregonte aftësitë e saj, i jepte probleme të vështira matematikore të cilat ajo i zgjidhte brenda disa sekondash.
Më e çuditshmja ishte se ajo nuk kishte mësuar asnjë formulë për zgjidhjen e detyrave atëherë. Në moshën gjashtë vjeçare, babai i saj e dërgoi atë në disa universitete të afërta që të tregonte aftësitë e saj. Ajo përfundoi studimet në Universitetin Mysore, transmeton KultPlus.
Në vitin 1944, u shpërngul në Londër me të atin. Babi i tregoi për aftësitë e saj institucioneve të ndryshme në Angli dhe mediat e vendit e bënë atë të famshme! Në vitin 1950, prezantuesi i BCC Leslie Mitchell i dha asaj një problem të ndërlikuar matematikor, Shakuntala e zgjidhi atë brenda disa sekondash.Në vitin 1944, u shpërngul në Londër me të atin. Babi i tregoi për aftësitë e saj institucioneve të ndryshme në Angli dhe mediat e vendit e bënë atë të famshme! Në vitin 1950, prezantuesi i BCC Leslie Mitchell i dha asaj një problem të ndërlikuar matematikor, Shakuntala e zgjidhi atë brenda disa sekondash.
Por, përgjigjet nuk përputheshin. Kur autoritetet rishikuan detyrën, doli se ajo kishte të drejt dhe zgjidhja origjinale ishte e gabuar. Lajmi u shpërnda në të gjithë botën. Që atëherë njerëzit filluan ta quanin atë ‘njeriu kompjuter’.
Në 1977, Universiteti Metodist i Jugut në Dallas prezantoi Shakuntala me një numër 201-shifror, asaj iu kërkua të llogariste rrënjën e 23-të të numrit dhe Shakuntala e zgjidhi atë brenda 50 sekondash! Byroja e Standardeve e SH.B.A.-së organizoi një program të veçantë për të llogaritur përgjigjen, përgjigja e saj ishte e saktë.
Në vitin 1980, asaj iu kërkua të shumëzonte numrin 7,686,369,744,870 me 2,465,099,745,799. Brenda 28 sekondash, ajo dha përgjigjen e saktë. Përgjigja e saktë ishte 18,947,668,177,995,426,462,773,730.
Ky moment së bashku me emrin e saj është i vendosur në librin e rekordeve Guinness. Shakuntala ishte shkrimtare gjithashtu, ajo kishte shkruar disa libra mbi astrologjinë, shkencën, numrat dhe enigmat.
Në vitin 2013, Shkauntala vdiq në një spital në Bengaluru. “Numrat kanë jetë, nuk janë thjesht simbole në letër”. – Shakuntala Devi. / KultPlus.com