Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit dhe e të drejtave autoriale. Me këtë datë të vitit 1616, lidhet vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore: Shekspirit në Angli dhe Miguel de Cervantes në Spanjë.
Kjo datë shënohet në botë që nga viti 2003, ndërsa është pazgjedhur në vitin 1995 me qëllim të kontribuojë në mbarë botë për të drejtat e autorit duke inkurajuar të gjithë, e në veçanti të rinjtë për të zbuluar kënaqësinë e leximit. Kjo datë është edhe një thirrje për të rritur respektin për kontributet e pazëvendësueshme të autorëve dhe librit në progresin social dhe kulturor të njerëzimit.
KultPlus ju sjell sot disa nga thëniet më të mira për librin:
“Duhet të bëni kujdes prej librave, çfarë është brenda tyre, fjalët, kanë fuqinë të na ndryshojnë” ― Cassandra Clare
“Mos lexoni siç bëjnë fëmijët, për t’u zbavitur apo siç bëjnë ambiciozët për të mësuar. Jo, lexoni që të jetoni.” ― Gustave Flaubert
“Nëse ka ndonjë libër që do ta lexosh, por nuk është shkruar akoma, atëherë duhet ta shkruash ti.” ― Toni Morrison
“Kur ke mbaruar së lexuari një libër, dëshiron ta kishe autorin që e ka shkruar mik, që të mund t’i telefonoje dhe t’i tregoje si ndihesh. Kjo nuk para ndodh.” ― J.D. Salinger
“E kam imagjinuar gjithnjë Parajsën si një lloj biblioteke.” ― Jorge Luis Borges
“Miq të mirë, libra të mirë dhe një ndërgjegje e qetë: kjo është jeta ideale.” ― Mark Twain
“Kaq shumë libra, kaq pak kohë.” ― Frank Zappa
“Nëse lexon vetëm librat që i lexojnë të gjithë, do të mendosh vetëm gjërat që i mendojnë të gjithë.” ― Haruki Murakami
“Librat janë miqtë më të qetë dhe më të përhershëm; ata janë këshilltarët më të gjindshëm dhe më të mençur dhe mësuesit më të durueshëm.” ― Charles William Eliot
“Kur kam pak para, blej libra; dhe kur më tepron ndonjë gjë prej tyre, blej ushqim dhe veshje.” ― Desiderius Erasmus
“Ku është natyra njerëzore më e brishtë se në një librari?” ― Henry Ward Beecher
“S’mund të jetoj pa libra.” ― Thomas Jefferson
“Ka dy arsye për të lexuar një libër: një, të shijon leximi; tjetra: mund të mburresh rreth tij.” ― Bertrand Russell
“Librat janë kaq të veçantë, të rrallë dhe të tuat, saqë të tregosh se çfarë ndien për to duket si tradhti.” ― John Green
“Ka krime më të këqija se djegia e librave. Një prej tyre është të mos i lexosh.” ― Joseph Brodsky
“Mendo përpara se të flasësh. Lexo përpara se të mendosh.” ― Frances Ann Lebowitz
“Ne jetojmë për librat.” ― Umberto Eco
“Nëse ke një kopsht dhe një bibliotekë, atëherë ke gjithçka që të duhet.” ― Cicero
“Lexova një libër një ditë dhe e gjithë jeta ime ndryshoi.” ― Orhan Pamuk
“Librat janë aeroplani, treni, rruga. Ata janë destinacioni dhe udhëtimi. Ata janë shtëpia.” ― Anna Quindlen.
“Leximi i të gjitha librave të mirë është sikur bashkëbisedimi me mendjet më të mira të shekujve të kaluar.” – Rene Descartes
“Gjërat që dua t’i di janë në libra; shoku im më i mire është njeriu i cili do më sjell një libër që nuk e kam lexuar.” – Abraham Lincoln / KultPlus.com
Dita Ndërkombëtare e Librit dhe të drejtave autoriale që është përzgjedhur të jetë 23 prilli, është një datë me kuptim simbolik për letërsinë botërore.
Me këtë datë të vitit 1616, lidhet vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore: Shekspirit në Angli dhe Miguel de Cervantes në Spanjë.
I pari konsiderohet si shkrimtari më i madh i të gjitha kohërave dhe vendeve, ndërsa i dyti është autori i veprës më të përkthyer në botë “Don Kishoti”. Kjo datë lidh edhe autorë tjerë në ditën e lindjes a vdekjes së tyre: Inca Garcilaso de la Vega, Maurice Druon, Halldór Kiljan Laxness, Vladimir Nabokov, Josep Pla dhe Manuel Mejia Vallejo.
Kjo datë shënohet në botë që nga viti 2003, ndërsa është pazgjedhur në vitin 1995 me qëllim të kontribuojë në mbarë botë për të drejtat e autorit duke inkurajuar të gjithë, e në veçanti të rinjtë për të zbuluar kënaqësinë e leximit. Kjo datë është edhe një thirrje për të rritur respektin për kontributet e pazëvendësueshme të autorëve dhe librit në progresin social dhe kulturor të njerëzimit. / KultPlus.com
Në këto ditë karantine, kur virusi Covid-19 është përhapur anembanë botës, qëndrimi brenda shtëpisë është mundësi e mirë për t’u rikthyer te leximi. Dhe kalimi i kohës duke lexuar libra është gjithmonë zgjedhje e mirë.
KultPlus-i vazhdon me rekomandimet për të gjithë juve që jeni të interesuar t’i rrekeni leximit dhe ta shfrytëzoni këtë kohë për t’i zgjeruar njohuritë tuaja.
Duke lexuar “Vuajtjet e djaloshit Verter” ne dukemi sikur nxitemi për ta parë të dashurën e Verterit, Sharlotën si një grua pasive dhe të pafajshme. Butësia dhe sinqeriteti i saj na duken të pakritikueshme dhe veprimet e shumta që ajo kryen, ndihmojnë që në mendjen e lexuesve të krijohet një përshtypje e mirë për të. Kjo ndodh pasi tashmë dyqind vjet që lexuesit e Verterit kanë krijuar këtë përfytyrim për Sharlotën, sipas të cilit ajo nuk është ashtu siç duket, mbasi si pafajësia, si mosveprimi i saj në fatin tragjik të Verterit janë gjëra që nuk mund të pranohen pa dyshime.
Kjo ndodh pasi ka tashmë dyqind vjet që lexuesit e Verterit kanë krijuar këtë përfytyrim për Sharlotën, sipas të cilit ajo nuk është ashtu siç duket, mbasi si pafajësia, si mosveprimi i saj në fatin tragjik të Verterit janë gjëra që nuk mund të pranohen pa dyshime. Duhet patur parasysh, ndërkaq, që Gëte e ka paraqitur atë në bazë dy prirjesh: nga njëra anë, kemi idealizimin që i bën Verteri pamjes së saj, nga ana tjetër, kemi prirjen thuajse krejt të ndryshme të botuesit: njëra pamje zbulon pjesmarrjen e saj të ndërgjegjshme kur tundon Verterin, pamja tjetër ka të bëjë me veprimet e saj lidhur me fatin e Verterit. Këto pikëvështrime duhet vlerësuar të lidhura ngushtë me brendinë e romanit.
Si Verteri ashtu edhe botuesi, besojnë se këtu kemi të bëjmë më shumë me karakterin e Sharlotës sesa me ndonjë gjë tjetër. Rëndësi të veçantë kanë dy mënyrat me të cilat Sharlota zbulon veten: njëra ka të bëjë me fjalët e përzgjedhura me të cilat ajo i drejtohet Verterit, tjetra ka të bëjë me cytjet joshëse që ajo i bën Verterit. Tërë kjo dëshmon qartë se përfytyrimi i vjetër për Sharlotën, si mishërimi i pafajësisë dhe i pasivitetit, duhet rishikuar.
Një studim i thellë i veprimeve që ajo kryen dhe i motivimeve të këtyre veprimeve, tregon se karakteri i saj është shumë më i ndërlikuar nga ç’dukej më parë dhe aspak i shkëlqyer. Duke folur në mënyrë të përgjithshme, duhet pohuar se roli i Sharlotës në vetëvrasjen e Verterit ka tërhequr vëmendjen e kritikëve. Është mbajtur ky qëndrim, mbasi disa tipare të vetë Verterit apo dhe të shoqërisë në të cilën ai jetonte, kanë përgjegjësi të plotë në vazhdimin e dashurisë së tij të dëshpëruar për Sharlotën.
Vetë Sharlota ka qenë trajtuar nga kritika në tre vështrime themelore. E para, roli i saj në roman është trajtuar gati si i parëndësishëm për veprimet e Verterit… E dyta, ajo është parë thjesht si një soditëse e pafajshme e fatit tragjik të Verterit, si një grua që nuk ka vetëdijen e vetvetes… Më së fundi, ajo është parë si një dashuri aktuale e Gëtes në jetën e tij private dhe, duhet thënë, marrëdhëniet e tij kanë qenë të diskutueshme. Është shkruar shumë nëse Sharlota përfaqësonte Sharlota Bufin, një grua me të cilën Gëte pati për njëfarë kohe një dashuri jo të lumtur dhe jo të qetë. Ka shumë gjëra të ngjashme që mund të citohen nga shkrimet e Gëtes për Sharlota Bufin duke i krahasuar me deklaratat e Verterit për Sharlotën…
Përfytyrimi që ka Verteri për Sharlotën zbulon shpresën e tij të madhe për ta kthyer atë në një qenie të pafajshme. Prandaj, kur ajo hyn në roman, Verteri, nëpërmjet fjalëve dhe perceptimeve që ka, e përshkruan atë si një shëmbëlltyrë të virtytit. Ai e portretizon ashtu siç ajo i dukej në pamjen e jashtme, si një grua të përsosur përsa i përket pastërtisë shpirtërore, urtia e së cilës, vendosmëria dhe qetësia e brendshme, ujdisen mirë me jetën e saj aktive. Ai thotë me vete kur përgatitet për të shkuar në ballo: “Do të dëshiroja të kisha si partnere një vajzë zemërmirë, të hijshme e të sinqertë…”
Warric merret gjatë me këtë vepër. Për kritikën e letërsisë është normale që një vepër të shtjellohet duke u marrë vetëm me personazhet e saj. “Do doja të sillja këtu dhe një pikëpamje të katërt, në të cilën pohohet se interpretimi kritik i mëparshëm i rolit të Sharlotës si një mikeshë e pafajshme dhe e paqortueshme e Verterit nuk qëndron në këmbë po të kemi parasysh mjaft pjesë të tekstit mbasi në të vërtetë, ajo është përgjegjëse me nxitjet që i bën Verterit për ta shtuar vazhdimisht dashurinë e tij për atë”, thotë ajo.
Por ndryshe nga studimet e tjera mbi këtë vepër, kjo kritike kërkon të ndalet te momentet erotike që ngjallen mes dy personazheve. “Në letrat e Verterit ne shohim shpesh Sharlotën duke i dhënë shenja intime joshëse. Ajo bisedon me atë kokë me kokë, vë dorën e saj mbi dorën e tij, në vallëzim, lëviz aq e shtrënguar pas Verterit beson në pafajësinë dhe në shpirtin e saj të kulluar dhe e ka të pamundur të kuptojë se si ajo po e torturon. Ajo sillet vazhdimisht me Verterin në një mënyrë që na tregon sa edhe në përzgjedhjen e veprave që lexon dhe në diskutimet filozofike në të cilat merr pjesë. Është e qartë pra, se ajo që ne shohim të zhvillohet që në faqet e para të romanit, nuk është roli i Sharlotës si grua e virtytshme dhe e panjollë, por më shumë është paraqitja e nevojës së brendshme që ndien Verteri për të mohuar jetën dhe realitetin duke trilluar edhe vetë tiparet e njerëzve për të cilët interesohet në mënyrë kaq intime”.
Megjithatë, romani duket se është i mbështjellë nga iluzioni. “Fjalët nuk janë të vetmet mjete me të cilat Sharlota i shfaq atij dëshirat e saj epshore. Edhe prekjet në trup i flasin madje me një forcë ndjeshmërisë”, thotë Warris.
“Tragjedia e dashurisë së Verterit është shpërthimi tragjik i të gjitha pasioneve, të cilat zakonisht paraqiten në jetë të veçuara, të izoluara, abstrakte; kurse këtu, ato janë shkrirë në zjarrin e pasionit të dashurisë në një masë të vetme të përflakur dhe plot dritë”, shprehet Gyorgy Lukacs. /KultPlus.com
Në këto ditë karantine, kur virusi Covid-19 është përhapur anembanë botës, qëndrimi brenda shtëpisë është mundësi e mirë për t’u rikthyer te leximi. Dhe kalimi i kohës duke lexuar libra është gjithmonë zgjedhje e mirë.
KultPlus-i vazhdon me rekomandimet për të gjithë juve që jeni të interesuar t’i rrekeni leximit dhe ta shfrytëzoni këtë kohë për t’i zgjeruar njohuritë tuaja.
Honoré de Balzac ishte një shkrimtar francez i shekullit të 19-të. Balzaku ishte frekuentues i rregullt i salloneve, dhe shumë i apasionuar si pas jetës mondane ashtu dhe pas grave fisnike të oborreve të ndryshme, të cilat i përshtateshin më se miri snobismit të tij. Megjithëse ishte vazhdimisht i persekutuar nga njerëz të cilëve u detyrohej para, Balzac për një farë kohë arriti të realizonte ëndrrën e tij për të qenë njëri i pasur. Balzac pati idenë që të shkrinte të gjitha krijimet e tij në një vepër të vetme monumentale, një afresk i vërtete mbi shoqërinë francezë të asaj kohë nga perandoria e parë deri në monarkinë e korrikut, kështu publikoi të famshmen Komedia njerëzore.
Fillimisht vepra e tij duhet të përmbante 150
romanca të ndara në tre vija kryesore: Studim zakonesh, studim filozofik e studime
analitike. Grupi i parë përbehej nga vepra të përfunduara prej kohësh dhe ishte
i ndare në 6 skena të cilat përfaqësonin jetën : private, provincës,
parisienë, politike, ushtarake dhe fshatit. Përfaqësuesi
më i madh i realizmit në Evropën perëndimore. Balzaku dominon gjithë shekullin
e XIX. Gazetar, industrialist i munguar, krijues i afërsisht njëqind romaneve
në 20 vjet, figurë brilante e një shoqërie së cilës ai përfundon duke iu
imponuar, Balzak përzihet me “fëmijën e shekullit” duke kontribuar në krijimin
e një miti : një burrë aventurash dhe dëshirash në të njëjtën kohë edhe
ëndërrimtar, i plagosur nga kontradiktat e jetës moderne. Në qoftë se Balzaku
shpallte dy të vërtetat e tij, fronin dhe altarin, Hygo dallonte tek ai një
shkrimtar revolucionar ; ndërsa bashkëkohësit e tij e merrnin për realist,
Bodler e përshëndet si një vizionar të mrekullueshëm. Vepra e tij përshkohet
nga tensione dinamike dhe kritike. Ajo jeton : Është ky kompleksitet i
pabesueshëm që e bën Komedinë hyjnore një vepër madhore me përmasa botërore.
“Xha Gorio” është një nga romanet e tij më të njohura dhe më të lexuara
në botë. Në këtë vepër
Balzaku trajton një temë me tematikë shoqërore që prek shtresat e ulëta të
popullsisë që si gjithmonë lidershipit shtetëror dhe aristokracisë nuk
interesohen fare për to . Ngjarja vendoset në “Pensionin familjar”
pronë e trashëguar e zonjës Voker e cila jetonte pa të shoqin e vdekur prej
disa vitesh tashmë. Një atmosferë mortore kishte mbuluar Parisin tashmë.
Atyre ditëve ndërroi jetë edhe Xha Gorio dhe Eugjeni nuk i realizoi ambiciet e
tij për të qenë i pasur mirëpo gjeti diçka më tepër se ç’kërkone. Ai gjeti
Delfinën, ndërsa për varrimin e Xha Gorioit morën pjesë shumë pak persona dhe
asnjëra nga vajzat e tij nuk ishte aty. Delfina kishte mbetur pa vetëdije ,
kurse Anastasia nuk do të shkonte për të mos iu prishur grimi dhe teni i
fytyrës, me arsyetimin se nuk e lejonte i shoqi.
Honoré de Balzak ka analizuar në mënyrën më të qartë
jetën sociale dhe ndryshimet klasore të Francës së shekullit 19, duke e parë
dhe paraqitur jetën parisiene me një vështrim prej guximtari pa asnjë zmbrapsje
për t’i përplasur fytyrës realitetit sjelljen dhe moralin e sistemit të Francës
të asaj kohe. Ai bëri analizën më realiste të vendit dhe kohës kur jetoi pa i
tërhequr grushtet kurrë duke ravijëzuar mbi të gjitha se “qerrja e civilizimit,
ashtu si qerrja e një kamioni të rëndë, ndërpritet thuajse lehtësisht nga një
zemër që shtypet nga të tjerët në rrugën e saj. Ajo shpejt thyen këtë pengesë
në timonin e saj dhe vazhdon kursin e rrugës triumfuese”.
Tragjedia e “Xha Gorioit”
Është ky një reflektim i zymtë me të cilin Honoré de Balzak fillon tragjedinë e tij të zemrës “Xha Gorio”. Në periudhën e post-Napoleonit në Paris, qyteti në të cilën Balzak jetoi, kishte shumë nga tiparet e ditëve aristokratike para revolucionit që përfshiu largimin e Luigjit XVI. Gjatë asaj kohe supozohej se tri shtresat nuk ekzistonin formalisht, por megjithatë nuk ishte një sistem i ngurtë kastash të shumta me fuqi në vend. Të gjithë kishin pozicionin e tyre. Dhe pozita sociale ishte ajo që kishte një rëndësi të madhe në këtë botë, mbi të gjitha sallonet luksoze dhe njerëzit që hynin në to dhe që gjykoheshin duke iu referuar rrethanave, pavarësisht revolucionit. Nëse dikush nuk ishte një anëtar i denjë i klasës së lartë, ai ishte krejt pa vlerë, duke bërë që jeta e njërit apo vdekja, lumturia ose mungesa e saj ishin pa pasoja. Një njeri si “Xha Gorioi ” që është edhe titulli i romanit, është si ajo qerrja e rëndë nga e cila Balzak flet i pamëshirshëm gjatë gjithë rrugës që do të lëvizë duke paralajmëruar në çdo centimetër që bën padrejtësinë e klasave. /KultPlus.com
Në
këto ditë karantine, kur virusi Covid-19 është përhapur anembanë botës,
qëndrimi brenda shtëpisë është mundësi e mirë për t’u rikthyer te leximi. Dhe
kalimi i kohës duke lexuar libra është gjithmonë zgjedhje e mirë.
KultPlus-i vazhdon me rekomandimet për të gjithë juve që
jeni të interesuar t’i rrekeni leximit dhe ta shfrytëzoni këtë kohë për t’i
zgjeruar njohuritë tuaja.
Në një kohë kur jeta duket sikur rend me ritme të pakapshme,
kur përditshmëria sillet rreth punës dhe ambienteve të ngarkuara me njerëz, nuk
janë të paktë ata që i druhen vetmisë. Ajo që shpesh shihet si veprim
antisocial është në fakt një ‘sfidë’ që duhet përballuar pa problem.
Sara Maitland është shkrimtare angleze, e cila njihet për
tregime të shkurtra me tendencë të realizmit magjik. Si autore e vlerësuar nga
kritika, ajo ka ardhur edhe në shqip falë shtëpisë botuese “Pegi”, për të na
udhëzuar drejt rrugëtimit tek vetja. “Si të përballemi me vetminë” vjen si një
studim i autores angleze, e cila ka sjellë në vëmendje qëndrimet e ndryshme të
shoqërisë ndër breza, ashtu sikurse propozon eksperimente për të mposhtur
frikën dhe ndjenjën e ankthit që shpesh përcjellë frika ndaj vetmisë. Përjetimi
i situatave të tilla do të ndihmojë në përballje me të qenit vetëm, çka do të
sjellë një jetë më të pasur e më të plotë.
A doni të përballeni me
vetminë? Një shoqëri si jona, e cila ecën me ritme të shpejta, nuk e pranon
vetminë. Të jetuarit vetëm shihet si veprim antisocial, madje për disa është
diçka kërcënuese. Përse ndodh kështu, kur autonomia, liria personale dhe individualizmi
vlerësohen më shumë se kurrë më parë?
Kësaj pyetjeje, autorja
Sara Maitland i përgjigjet nëpërmjet hulumtimit të qëndrimeve të ndryshme që ka
mbajtur shoqëria njerëzore gjatë historisë. Ajo propozon eksperimente dhe
strategji për të mposhtur frikën që kemi ndaj vetmisë, na ndihmon t’i
praktikojmë ato pa ndjenjën e ankthit dhe na nxit të shohim sa e dobishme është
vetmia për njeriun. Duke e përjetuar plotësisht përvojën e të qenit vetëm, mund
të frymëzohemi për të zbuluar fuqinë tonë të brendshme dhe të jetojmë një jetë
më të pasur e më të plotë. Seria “Shkolla e jetës “përmban këta
tituj: Si të përballemi me vetminë – Sara Maitland • Si të përballemi me
sprovat e jetës – Christopher Hamilton Si të përmirësojmë shëndetin emocional –
Oliver James • Si të përballemi me moshën – Anne Karpf .. Sara Maitland thekson
se çdo qenie njerëzore ka nevoja spirituale dhe mistike, të cilat veç izolimi
apo vetmia mund t’i përmbushë.
The Indipendent
Jetojmë në një shoqëri që e konsideron vetëvlerësimin si një provë të mirëqenies, megjithatë nuk duam të kemi një marrëdhënie të ngushtë me këta persona të admirueshëm, që bartin këtë cilësi. Ne i shohim konvencionet morale dhe sociale si pengesa të lirisë personale, por nga ana tjetër, frikësohemi kur dikush shkëputet nga turma dhe kultivon zakone “të çuditshme”. Besojmë që secili ka “zërin” e vet unik dhe, para së gjithash, është krijues, por e shohim plot dyshim dhe mosbesim (në rastin më të mirë) këdo që përdor një nga metodat më të qëndrueshme të zhvillimit të aftësisë krijuese: të qenit vetmitar. Mendojmë se jemi qenie unike, të veçanta dhe e meritojmë lumturinë, por tmerrohemi nga vetmia. Pohojmë se liria personale dhe autonomia janë të drejta dhe të mira, mirëpo e konsiderojmë “të trishtuar, të çmendur ose të keq” këdo që e ushtron këtë liri në mënyrë të pavarur. /KultPlus.com
-Ky qytet është ai që është sepse qytetarët tanë janë ata që janë.
-Kurajoja është të dish se çfarë mos të kesh frikë.
-Vlera e një burri është ajo që bën me pushtetin.
-Vëmendja ndaj shëndetit është pengesa më e madhe në jetë.
-Një prej dënimeve për refuzimin e pjesëmarrjes në politikë është se përfundon e qeverisesh nga inferiorët.
-Mund të zbulosh më shumë për atë person në një orë lojë se në një vit bisedash.
Bëhu vetja, të gjithë të tjerët janë zënë
– Të moshuarit besojnë se dinë, të moshës mesatare dyshojnë se dinë, të rinjtë mendojnë se i dinë të gjitha.
– Përvoja është emri që u japim gabimeve tona.
– Kur isha i ri mendoja që paraja ishte gjëja më e rëndësishme në jetë. Tani që jam rritur jam bindur se ashtu është vërtet.
– Askush nuk është aq i pasur, sa të mund të blejë të kaluarën e vet.
– Këshilla më e mirë që mund t’u japësh të rinjve për karrierën është: Zbuloni çfarë ju pëlqen të bëni më shumë dhe pastaj gjeni dikë t’ju paguajë për këtë.
– S’ka asgjë më të rrezikshme sesa të jesh tepër modern. Rrezikon të dalësh jashtë mode nga një moment në tjetrin.
– Pas gotës së parë, i shikon gjërat ashtu siç do të doje të ishin. Pas gotës së dytë, i shikon gjërat ashtu siç nuk janë. Në fund i shikon gjërat ashtu siç janë në realitet, dhe kjo është gjëja më e shëmtuar në botë
– Miqtë e vërtetë nuk ta ngulin thikën pas shpine, por përballë.
– Dallimi i vetëm ndërmjet shenjtorit dhe mëkatarit është që çdo shenjtor ka një të kaluar dhe çdo mëkatar një të ardhme.
– Ai që s’di të mësojë, jep mend.
– Është e vështirë që të ndodhë diçka pa një arsye apo pa një parim.
– Fillimisht ki një objektiv të qartë. Së dyti, gjej mjetet për ta arritur. Së treti përshtat mjetet.
– Njerëzit i krijojnë zotat sipas vetes, jo vetëm për nga pamja, por edhe për nga mënyra e jetesës.
– Edukimi i mendjes pa edukimin e zemrës nuk është aspak edukim.
-Miku i të gjithëve nuk është miku i askujt.
– Ka vetëm një mënyrë për të shmangur kriticizmin: mos bëj asgjë, mos thuaj asgjë dhe ji thjesht asgjë.
– Gabimi vjen në shumë mënyra, ndërsa për të bërë gjërat siç duhet ka vetëm një rrugë. /KultPlus.com
Në këto ditë karantine, kur virusi Covid-19 është përhapur anembanë botës, qëndrimi brenda shtëpisë është mundësi e mirë për t’u rikthyer te leximi. Dhe kalimi i kohës duke lexuar libra është gjithmonë zgjedhje e mirë.
KultPlus-i
vazhdon me rekomandimet për të gjithë juve që jeni të interesuar t’i rrekeni
leximit dhe ta shfrytëzoni këtë kohë për t’i zgjeruar njohuritë tuaja.
Mihail
Bulgakov, nga këndvështrimi i sotëm, është gjithsesi emri më i rëndësishëm i
letërsisë ruse të kohës së tranzicionit nga shekulli XIX. I mrekullueshëm
nëpërmjet hapësirës së ndjeshmërisë së re dhe avangardës, drejt sensibilitetit
të lartë modernist e madje edhe postmodernist.
Edhe
pse i shkolluar për mjek, Bulgakovi tërë jetën e tij është marrë me teatër,
madje si shkrimtar, kritik, por edhe aktor dhe krijues i shfaqjeve. Drama e
tij, “Ditët e Turbinëve”, e bërë në bazë të romanit “Garda e
Bardhë”, ishte ndër më të suksesshmet, por edhe më përmbysëset të asaj
kohe (ajo u kritikua nga Stalini personalisht).
Me
konstruksion të brishte psikologjik, duke e ndjerë presionin e fuqishëm të
realitetit të tillë, Bulgakovi kishte për qëllim të largohej nga Rusia, por
Stalini nuk ia lejoi. Në vitet e fundit të jetës, në një vrull plot afsh,
shkroi faqet brilante të kryeveprës së tij, romanit “Mjeshtri dhe
Margarita”, por në prag të Luftës së Dytë Botërore, ai vdiq i dëshpëruar
me pozicionin e vet.
“Mjeshtri
dhe Margarita” në Bashkimin Sovjetik të periudhës staliniste mundi të
shpërndahet në dorëshkrim në mënyrë klandestine në rrethin e ngushtë të miqve
të Bulgakovit. Në format libër u botua vetëm njëzet e gjashtë vjet mbas vdekjes
së tij.
Kjo
kryevepër konsiderohet si një roman kompleks, e ndërlikuar dhe tronditëse.
Përshkrimi alegorik deri në detaje i dramës njerëzore e zhvendos lexuesin mes
dy botëve paralele. Pasi ka përjetuar emocione tronditëse ai e ka të vështirë
që të bëjë dallimin mes asaj që është e gënjeshtërt dhe së vërtetës.
Ky
trazim i ndjesive gjatë leximit nuk lë hapësirë për një zgjedhje vetjake, por e
dikton lexuesin për t’i shkuar këtij “teatri” deri në faqen e fundit i
shoqëruar me dilema të shumta dhe vështirësi që të bëjë zgjedhjen e duhur mes
botës materiale dhe asaj ideale, mes jetës tokësore dhe shpresës për të
ardhshmen, gëzimit të rilindjes apo hidhërimit mbas një jete të vështirë e pa
shpresë.
Intrigë
demoniake, perde të shumta tymi.., satirë therëse, kjo është gjuha e Bulgakovit
i cili na bën të reflektojmë për njerëzit, rrezikun që paraqet ndikueshmëria e
manipulatorëve dhe sharlatanëve në një grupim shoqëror të caktuar.
Ky
libër e çon individin në një marrëdhënie trishtuese e pa perspektivë, e ku i
duhet të luftojë për të ringjallur vetveten, përballë një bote të ndërtuar mbi
pabesinë dhe dashurinë e humbur.
Një
nga romanet më të mëdha të shekullit të XX – të. Nuk është botuar gjatë jetës
së autorit. Mihail Bulgakov ka vdekur më 1940, i thyer nga realiteti i rëndë
sovjetik, ndërsa ky roman monumental së pari u botua në dy numra të revistës
moskovite “Bota e Re” më 1966 – 1967.
Rrëfimi
për një dashuri, i përfshirë me skena jashtëzakonisht sugjestive të orëve të
fundit të Jezuit nga Nazareti para prokuratorit romak të Judesë, Pons Pilatit,
por edhe me paraqitjen ekzoterike të zotëri Volandit në Moskën e asaj kohe,
shndërrohet në njërën nga historitë më ngacmuese për fatin njerëzor dhe rrugëve
të shpëtimit.
Fragment
nga libri
Kur
mbaruan rrebeshet dhe erdhi vera e nxehtë, në vazo u shfaqën trëndafilat e
shumëpritur që aq fort i pëlqenin ata të dy. I vetëquajturi mjeshtër shkruante
me pasion romanin e vet, roman ky që përpiu madje edhe të panjohurën.
-Ç’është
e drejta, kur e kur bëhesha edhe xheloz ndaj saj se më tepër i kushtonte
vëmendje romanit sesa mua, – i tha Ivanit mysafiri i natës, i cili ia behu aty
nga ballkoni i larë me dritën e hënës.
Duke
gafruar flokët me gishtërinjtë thonjmprehtë, ajo lexonte e rilexonte faqet e
shkruara, mandej qëndiste atë kapelen që ai tani e mbante në kokë. Hera –
herës, me ndonjë leckë ajo fshihte pluhurin nga kopertinat e librave.
Ajo
i premtonte famën, e nxiste në punë dhe e quante mjeshtër. Ajo priste
padurimthi rreshtat e fundit të romanit që, siç i pat thënë ai, bënin fjalë për
prokuratorin e pestë të Judesë dhe përsëriste, sikur këndonte, ato frazat që i
kishin pëlqyer më tepër dhe ngulmonte se në atë roman ajo shihte jetën e saj.
Romani mbaroi së shkruari në muajin gusht, ia dhanë një daktilografeje të panjohur, e cila e shtypi në pesë kopje. Dhe, më në fund, erdhi koha të linim strehën e fshehtë dhe të dilnin në jetë. /KultPlus.com
Në këto ditë karantine, kur
virusi Covid-19 është përhapur anembanë botës, qëndrimi brenda shtëpisë është
mundësi e mirë për t’u rikthyer te leximi. Dhe kalimi i kohës duke lexuar libra
është gjithmonë zgjedhje e mirë.
KultPlus-i vazhdon me rekomandimet për të gjithë juve që
jeni të interesuar t’i rrekeni leximit dhe ta shfrytëzoni këtë kohë për t’i
zgjeruar njohuritë tuaja.
Gustav Flober ka qenë shkrimtar i
njohur francez. Lindi më 1821 dhe arriti të bëhet njëri nga romancierët më të
njohur të shekullit XIX.
Ai është njëri nga shkrimtarët modern
francez që u bë i njohur me romanin “Zonja Bovari”. E gjithë krijimtaria e tij,
ani pse jo aq voluminoze si, fjala vjen
e Balzakut apo Hygoit – përbën kulmin e letërsisë franceze që ndriçojë gjithë
botën letrare.
Flober padyshim mbetet një nga shkrimtarët pararendës i romanit modern.
“Zonja Bovari” është romani i parë
i Floberit, të cilin ai e botoi në vitin 1857. Nga shumë kritikë kjo vepër
konsiderohet si më e mira e tij.
Kur doli, libri bëri bujë të madhe.
Ai arriti të thejë shumë tabu të asaj kohe. “Zonja Bovari” është vepër
natyraliste për nga stili, sepse përshkruan detaje nga mjediset e ndryshme,
personazhet e veprimet që i trajton.
Ema Bovari, protagonistja e librit,
është vajzë provinciale me pasion të madh për të lexuar libra romantik. Ajo
vajti në manastir ku dhe mori një formim konservator, por më vonë Ema gabon në
jetën e saj, sepse gradualisht shndërrohet në viktimë të pasioneve të saj – të cilat
e çojnë në aventura të pafundme. Asaj i pëlqen të vizatojë, t’i bie pianos, e…
të lexoi sa më shumë libra.
Personazhi i Emës është tejet
interesant. Asaj i krijohet pasioni për të lexuar libra teksa ishte në
manastir, por megjithatë duket naive sepse ajo gjatë gjithë kohës ëndërron për
një jetë luksoze… për një burrë të veshur mirë, dhe për dashurinë e pastër.
“Zonja Bovari” është roman që del
kundër romantizmit. Floberi si shkrimtar i shquar dhe me stil të veçantë
bazohet te moraliteti i njeriut dhe pasojat që sjellin mëkatet në fund. E tillë
është Ema. Një grua materialiste me plot ëndrra, që në fund del të jetë heroinë
e dështuar.
Ajo nuk mund të përshtatet që në fillim me realitetin përreth saj, sepse trurin ia mbulojnë modelet që ajo ka përftuar nga veprat që ka lexuar. Kështu, vërehen prirjet e saj për të ëndërruar, por që janë të destinuara të rrënohen nga realiteti.
Me “Zonjën Bovari” Floberi ka
arritur të krijojë një roman me karakter të thellë psikologjik, te i cili nuk kanë aq rëndësi veprimet sesa
gjendjet e tyre. Nga ëndërrimi i vazhdueshëm i Emës, merr edhe emrin dukuria e ëndërrimit
dhe zhgënjimit në jetë – e njohur si bovarizëm.
Floberi ka për qëllim të demaskojë
vlerat false të asaj shoqërie, si dhe moralin e rremë të saj. Prandaj romani është
realist dhe në të shquhen vëzhgimet e jetës dhe psikologjisë së shoqërisë.
Ndaj, jua rekomandojmë këtë kryevepër floberiane! /KultPlus.com
Në këto ditë karantine, kur virusi Covid-19 është përhapur anembanë botës, qëndrimi brenda shtëpisë është mundësi e mirë për t’u rikthyer te leximi. Dhe kalimi i kohës duke lexuar libra është gjithmonë zgjedhje e mirë.
KultPlus-i vazhdon me rekomandimet
për të gjithë juve që jeni të interesuar t’i rrekeni leximit dhe ta shfrytëzoni
këtë kohë për t’i zgjeruar njohuritë tuaja.
Në këtë mbrëmje, po rekomandojmë
romanin në dy vëllime “Një tragjedi amerikane”, me autor shkrimtarin amerikan
Teodor Drajzer. Ky është romani më i njohur i tij.
Teodor Drajzer ka qenë shkrimtar
dhe gazetar amerikan, i cili i përkiste shkollës natyraliste, shkollë kjo që i
dha letërsisë amerikane fytyrë moderniste.
Drajzeri është renditur në mesin e
100 shkrimtarëve më të shquar të shekullit XX, i cili pati ndikim të madh me
letërsinë e tij. Romani i tij “Një tragjedi amerikane” u përkthye kohë më parë,
ndërsa duke parë interesimin e lexuesve, përkthyesit vendosën që ta përkthejnë
në shqip një pjesë të mirë të krijimtarisë së tij. I pari që e përktheu në
shqip ishte Bujar Doko, në vitin 1957.
Por, ç’e bën të veçantë pendën e këtij
shkrimtari?
Drajzeri arrin ta skanoi jetën dhe
mentalitetin amerikan me përmasat e saj sociale dhe morale. Në vitin 1925, ai
botoi vëllimin e parë të romanit “Një tragjedi amerikane”, që është i bazuar në
një histori vrasjeje. Me këtë libër, ai arriti të ketë sukses të madh brenda
dhe jashtë tokës amerikane.
“Një tragjedi amerikane” kritikon
sistemin ligjor amerikan që ishte kthyer në model për reformat sociale në SHBA.
Kur ndodhi Depresioni i Madh në SHBA, Drajzeri përfundoi edhe vëllimin e dytë, te i cili shquhet forcimi i angazhimit të tij social për modelin që po prodhonte kapitalizmi në Amerikë.
Romani “Një tragjedi amerikane” rrëfen
historinë e korrupsionit dhe të shkatërrimit të njeriut, krye personazhit Clyde
Griffiths, i cili humb shpirtin dhe gjithçka tjetër derisa është në kërkim dëshpërues
të suksesit. Ai dëshiron medoemos të jetë njeri i rëndësishëm dhe i suksesshëm.
Për ta arritur këtë i hynë një rruge qorre që në fund e sjellë kapitullimin e
tij.
Në nivel tjetër, më të thellë,
romani paraqet portretin e vlerave të shoqërisë amerikane. Ambiciet e mëdha të
Clyde-it janë ato që në fund e nënshkruajnë fatin e tij kur dënohet me vdekje në
karrigen elektrike, pasi që kishte kryer vrasjen e Robertës, vajzës të cilën ky
e kishte lënë shtatzënë por që tani e braktiste meqë donte të futej në shoqërinë
e lartë, aty ku e priste bukuroshja e
pasur Sondra, të cilën e dashuronte. Por në vend të kësaj, ai zhytet thellë në
një jetë plot frikë e ankth, pas krimit të kryer derisa në fund kapitullon i tëri.
Ky roman është i jashtëzakonshëm në
zbulim dhe fuqi, i gjallë në kuptimin e zhbërjes së vlerave njerëzore, i
pandalshëm në dhembshuri. Padyshim, “Një tragjedi amerikane” është arritja më e
lartë e krijimtarisë së Drajzerit, i cili konsiderohet pionier i letërsisë moderne
amerikane.
Romanet e tij kanë sukses në
akumulimin e detajeve realiste dhe fuqinë e integritetit me të cilin
përcaktojnë aspektet tragjike të jetës.
Ndaj, ju rekomandojmë që t’i futeni sa më parë leximit të kësaj kryevepra drajzeriane. /KultPlus.com
Nuk do duhej të ishe befasi për ju fakti se leximi është i mirë për shëndetin tuaj, por a e dini pse? Siç duket, ekzistojnë një grumbull i dobive nëse lexoni para se të shkoni në shtrat për të fjetur. Nëse tashmë jeni duke e bërë këtë, jeni me fat. Nëse jo, atëherë ju rekomandojmë të filloni ta bëni këtë.
1. Do të flini më mirë
Leximi ju ndihmon për ta sjellur gjumin
duke ua vendosur mendjen diku tjetër dhe në këtë mënyrë duke ua larguar fakusin
nga problemet e jetës së përditshme. Është njësoj sikurse leximi i përrallave
për fëmijët që shtrihen për të fjetur, shumicën e të cilëve gjumi i pushton në
pjesën e fundit të tregimit! Por kjo nuk do të ishte shumë e pëlqyeshme nëse
jeni në pjesën më të mirë të librit, sepse do i’u duhej të luftoni kundër
gjumit për shkak të dëshirës për ta përfunduar atë kapitull.
2. Ju ndihmon ta reduktoni stresin
Një grup i studiuesve në Universitetin e
Surrey ka gjetur se leximi para gjumit mund ta reduktoj stresin deri në 68%.
Kjo është një peshë mjaftë e rëndë që do të largohet nga supet tuaja përmes
zhytjes nëpër faqet e një libri!
3. Ju do të bëheni më paqësor
Mbajtja e televizionit ndezur përgjatë
kohës sa jeni duke tentuar të flini, mund të ju mbajë zgjuar për një kohë edhe
më të gjatë. Leximi është një mënyrë e mrekullueshme për ta rehatuar veten
qetësisht për një natë me gjumë të mirë. Është shumë më i mirë për shëndetin
tuaj të përgjithshëm.
4. Do të koncentroheni më mirë
Përderisa gjurmoni nëpër rrjetet sociale
përpara gjumit, ju jeni duke bluar në mëndje shumë gjëra në të njejtën kohë,
duke e bërë të vështirë të fokusoheni në diçka më specifike. Duke mos pasur
pamje vizuale, gjatë leximit të librit ju jeni të detyruar të fokusoheni vetëm
në një ngjarje. Në këtë mënyrë ju e trajnonin trurin tuaj të koncentrohet.
5. Do të bëheni më kreativ
Për shkak se leximi për trurin është sikur stërvitjet fizike për trupin, sa më shumë që lexoni ju do të filloni ti shihni gjërat në një mënyrë tjetër nga ajo e mëparshmja. Kjo gjithashtu ju dërgon në gjetjen e shtigjeve të reja për zgjidhjen e problemeve tuaja./filozofia.al / KultPlus.com
Në vende të ndryshme po mundohen që librin sa më shumë ta kenë më afër lexuesit, por edhe forma të tjera që asocojnë në librin, shkruan KultPlus.
Në Burgas të Bullgarisë, pikërisht buzë detit janë vendosë stola në formë të librit, që duken mjaftë interesantë për këtë pjesë bregdetare./KultPlus.com
Kontaktet e shqiptarëve me letërsinë perse janë të hershme dhe datojnë nga shekulli XV, kur shqiptarët u futën nën administrim të Perandorisë Osmane.
Dihet se edhe letërsia klasike turke gjatë periudhës së Perandorisë Osmane ishte zhvilluar nën ndikimin e drejtpërdrejtë të letërsisë perse, ku klasikët e njohur persianë, si Hajami, Hafizi, Attari, Rumiu e të tjerë, merreshin për model e imitoheshin, transmeton Koha Ditore.
Në këtë mënyrë, edhe intelektualët shqiptarë të kohës që merreshin me krijimtari letrare ishin njohës të letërsisë klasike perse. Ndër ta ishte dhe Naim Frashëri, i cili intelektualisht qe formuar edhe në frymën e kulturës dhe letërsisë perse, që nga ambienti në vendlindje në Frashër, në Janinë e në Stamboll. Madje edhe shpërthimin e parë të talentit të tij poetik e bën në gjuhën perse me veprën “Tehajylet” (Ëndërrime).
Kundërpërgjigje de
Edhe pse Naimi është njëra nga figurat më të studiuara të letrave shqipe, libri “Naim Frashëri dhe letërsia perse” provon se deri më tani nuk i kemi njohur sa duhet të gjitha dimensionet letrare e kulturore të veprës së poetit tonë kombëtar.
Dhe pikërisht këtu qëndron vlera e këtij studimi të Abdulla Rexhepit, i cili veprën e Naimit e lexon dhe e interpreton nga një këndvështrim më ndryshe, që për shumë studiues dhe lexues ka qenë i panjohur dhe mbase dhe i heshtur.
Autori analizon poezinë, filozofinë, mitologjinë e teologjinë e Naimit në përqasje me letërsinë perse, duke vënë në pah raportet letrare e kulturore të Naimit me letërsinë dhe kulturën perse.
Se kishte nevojë për një qasje të tillë do të bindemi sapo të lexojmë kapitullin e librit, ku shkurtimisht përvijohet rreth disa trajtesave të studiuesve shqiptarë për veprën e Naimit.
Këtu shohim se studiuesit e para Luftës së Dytë Botërore kundrejt veprës së Naimit qenë shumë më objektiv në krahasim me ata të pas Luftës së Dytë Botërore, të periudhës së realizmit socialist.
Të parët në vlerësimet e tyre të veprës së Naimit iu përmbajtën kritereve të njohura formë, stil e përmbajtje, duke u munduar të nxjerrin në pah të gjitha dimensionet e tij intelektuale, qofshin ato me prejardhje lindore apo me prejardhje perëndimore. /Koha.net /KultPlus.com
Në çastet e trysnive të mëdha shpirtërore, njeriu gjithmonë rritet në mënyrë më të dukshme. Ai ndjen një hov të fuqishëm forcash e aftësish. Ne ende dridhemi, ende kemi frikë të ndërmarrim hapin e parë, e megjithatë, rritemi.
Na udhëheqin shkëndijat e frymëzimit. Natyra nuk hedh poshtë asnjë. Edhe nëse mjedisi apo shoqëria na kthen shpinën, ne përsëri mbetemi në shoqërinë e gjithçkaje të gjallë. Ji veç i mirë e i ndjeshëm – dhe do ta arrish të vërtetën e madhe; mbase ajo do të vijë tek ty, jo me anë formulash të ndërlikuara, por nëpërmjet ndjeshmërisë së gëzimit dhe të qetësisë, të cilat, në fund të fundit, përbëjnë vetë thelbin e njohjes. Në qetësinë shpirtërore, njeriu gjen mënçurinë.
Citime nga romani “Një Tragjedi Amerikane”
Njerezit fillojne te te bejne ndere kur shohin se ti qendron pak me lart se ta.
Kuptova me dhimbje qe me theri ne zemer se cdo te thote te lakmosh ate qe nuk e arrin dot.
C’brenge te ngjall ne shpirt kur sheh se te gjithe flasin e qeshin, ndersa ti rron fill i vetem.
Kjo histori e jona qe nje vegim i mrekullueshem qe doli befas nga hici, nje pjelle e fantazise se ndezur qe ka marre trajten e nje te vertete te gjalle.
Ata i ndante nje mur i pakapercyeshem, qe ai e kish ngritur me duart e veta…
Ishte e para here ne jete qe realiteti i ashper e i pameshirshem po i jepte endrrave te asaj nje grusht kaq te eger.
Qofshi i kulluar si engjell apo i zi si djalli vete, gjeja me e keqe qe mund te besh eshte te qash ne sy te ndokujt.
Mos gjykoni qe te mos ju gjykojne dhe me masen qe te matni me ate do t’ju matin.
Sa ngadale vinte mbremja, sa ngadale gdhihej mengjesi! Sa e gjate ishte nata! C’psheretima dhe renkime! C’torture nate e dite pa ty…
Ai i qe nenshtruar fatit me gjithe mend e me gjithe zemer. I’u zhduk edhe shpresa e fundit e endrres se tij. Mbaroi gjithcka! Keshtu ndodh kur nata e shuan vezullimin e fundit te muzgut ne horizont.
Njerezit me ndjeshmeri te semure dhe me imagjinate te acaruar, ne rast se mendja e tyre has ne ndonje problem te koklavitur, kane nga caste te tilla: tronditen dhe ndergjegjia e tyre dehat aq sa te pakten perkohesisht marrezija ose lajthitja merr frerin ne dore. Ne te tilla raste vullneti e guximi ikin me nxitim per te ja lene vendin panikut dhe cmendurise se perkohshme. /KultPlus.com
Raporti i letërsisë me përkthimin është i domosdoshëm, aq më tepër në gjuhët e vendeve të vogla. Letërsia shqipe rrugen e saj e nis me perkthimin. Specialistët e letërisë dhe shqipërues, përkthimin e shohin si krijim të dytë të një vepre. Lili Sula, shefe e Departamentit te Letërisë sjell si shembull dëmtimin që i është bërë veprës “Kukulla” të Ismail Kadares në italisht.
Përkthimi është një instrument shumë i rëndësishëm i pasurimit të letërsisë. Letërsia shqipe e ka të pashmangshme përkthimin, që në gjenezë. Edhe libri i parë njohur deri më sot “Meshari” i Buzukut është një përkthim i teksteve fetare.
Përkthimi është një instrument shumë i rëndësishëm i pasurimit të letërsisë, aq më tepër kur kemi parasysh letërsi dhe popuj të vegjël, po aq është edhe një instrument i rëndësishëm i formimit të shijeve të leximit.
Shefja e Departamentit të Letërsisë në Fakultetin e Histori-Filologjisë, Lili Sula, përmes shembullit konkret të librit “Kukulla” të Ismail Kadaresë rrëfen se si një përkthim jo i mirë, nga gjuha burimore e largon lexuesin nga shkrimtari edhe nga vepra e tij.
Përkthyesi është një krijues i dytë. Vitet e fundit, statusi i përkthyesit dhe cilësia e veprave të përkthyera ka përmirësime të dukshme krahasuar me fillim vitet 90 , ku dominonte kaosi thekson Tupe.
Për përkthysen Diana Kastrati, asnjë kulturë nuk mund të jetojë e vecuar e bazur tek nje gjuhë ndaj përkthimi është domosdoshmëri kulturore.
Përkthimi si krijim, në këndvështrimin e Edmond Tupes gjatësia e valës së krijuesit dhe përkthyesit duhet të përputhen në mënyrë që lexuesi ta shijojë veprën.
Konferenca shkencore ndërkombëtare “Botët e përkthyera të letërsisë, nga përkthimi tek krijimi” vuri në qendër të diskuatimit raportin e letërsisë shqipe me përkthimin, që nga fillesat e saj e deri në ditët tona. /abcnews.al /KultPlus.com
Çdo vit dëgjoj njerëz tek bëjnë listat për të lexuar më shumë libra. Për ta bërë këtë, një numër i zakonshëm vihet si synim se sa libra duhet lexuar para mbarimit të vitit. Qoftë një libër në javë apo madje edhe një libër për krejt vitin, mua nuk më duket me vend leximi i një numri të caktuar librash në një kuadër të dhënë kohor.
Ja shihni studimet e mia për letërsinë angleze: në disa javë më duhej të lexoja katër romane të gjata. Më shumë sesa t’i shijoja siç duhej e të kridhesha tamam në atë çfarë po lexoja, unë e gjeja veten duke kaluar shkel e shko shumicën e librave në një rropatje të dëshpëruar për t’i kryer me kohë. Njohuritë mbi numrin e librave që më duhej t’i lexoja ende po atë javë dhe sasia e faqeve të mbetura deri në mbarim të librit të tanishëm janë figura që më janë qepur vazhdimisht teksa po përpiqem të përqendrohem në fjalitë e faqes, shkruan sot Koha Ditore.
Nuk dyshoj që vendosja e një numri të caktuar librash për t’u lexuar si rezolutë duhet të përftojë një përvojë të ngjashme. Leximi bëhet sikur një punë e detyruar. Ka të bëjë më pak me lexim për ëndje dhe më shumë me lexim për shkak se është një gjë që mendon se duhet ta bësh. Me një listë që kërkon një vistër librash për t’u lexuar, mendoj se njerëzit me gjasë do të lexojnë gjëra që veçse janë të familjarizuar me to apo edhe libra të lehtë që mund të lexohen në një kohë më të shkurtër, më shumë sesa të harxhojnë kohë për të gjetur diçka të re.
Mbase listat e leximit duhet të vënë theksin më shumë te cilësia e asaj çfarë po lexojmë në vend të sasisë. Nuk dua të them që “cilësia” nënkupton një listë snobe të leximit, që përbëhet vetëm prej klasikëve apo veprave popullore, për të cilat secili ka dëgjuar. Përkundrazi, ne duhet të lexojmë libra që na i hapin sytë nëpërmjet perspektivave dhe mendimeve të ndryshme, duke çpleksur kultura e botë të freskëta e të paprekura e të largohemi ca nga ajo që zakonisht e gjejmë vetëm duke lexuar. /Koha /KultPlus.com
Shkrimtari dhe publicisti i njohur Gani Mehmetaj promovoi sot librin e tij më të ri me titull “Qytetet e Ilirisë”, shkruan KultPlus.
Në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” u mblodhën profesorë, studiues, gazetarë e adhurues të fjalës së shkruar për ta promovuar librin më të ri të Mehmetajt.
Ish-redaktori Shaban Arifaj, njëherit redaktor i librit, hapi ngjarjen duke e cilësuar librin e Mehmetajt si të rëndësishëm për publicistikën shqiptare. “Përmbajtja dhe shtjellimi i veprës si dhe përshkrimet, Ganiu i bën me një kapërcim të fuqishëm historik duke u thelluar në përshkrimin e qyteteve dhe ngjarjeve që lidhen me periudhën e lavdishme të Ilirisë, poashtu duke i përshkruar në mënyrën më të fuqishme të mundshme”, tha redaktori Arifaj.
“Mehmetaj shquhet me stilin e tij të veçantë, ai trajton tema dhe probleme që janë të nxehta për opinionin. Mehmetaj shquhet për një qasje ndryshe, i tillë është ky libër që është i veçantë në publicistikën shqiptare”, potencoi Arifaj. Ai e vëri theksin tek pjesa e librit ku flitet për perandorin Justinian nga koha antike, i cili ndërtoi qytete të reja dhe meremetoi edhe shumë të tjera. Studiuesi dhe pastori Femi Cakolli që ishte në panel, prezantoi para të pranishmëve një analizë të thukët për librin “Qytetet e Ilirisë”. “Libri më i ri i Mehmetajt i takon zhanrit udhëpërshkrues, aty përshkruhen 23 qytete shqiptare, duke nisur nga Gjakova, Nishi, Pazari i Ri, Artana, Ulpiana, Prizreni, Shkupi e Shkodra, Plava e Gucia, Kruja, Lezha, Korça e Gjirokastra”, nisi ai.
“Autori këtë herë e lë fiksionin dhe bëhet një vizitator, një arkeolog ose ciceron për gjetjet më të fundit nëpër këto qytete ilire si pjesë e ekspeditave që i ka bërë”. “Mund të konstatoj se nga aspekti tematik, kjo vepër nuk ka ndonjë risi strukturore, veçantia e këtij teksti është arkeologjia e këtyre qyteteve dhe ideja për të përçuar një mesazh dhe kundërshtesë për këtë civilizim tonin”. “Autori zgjedh të kaluarën e largët, antikitetin ilir, të kaluarën e mesme, Mesjetën, të kaluarën e afërt, Rilindjen kombëtare, dhe të sotmen. Skema është thjeshtë, dje dhe sot. Në qendër të këtyre qyteteve gjendet perandori Justinian, i cili ndërton qytete, kala, foritifikata, etj. Perandori Justinian është ndërtuar si ide letrare në këtë vepër”, thotë ai.
Tutje, Cakolli shton se në të kaluarën kemi pasur skulptura e skulptor, piktura e piktorë, tempuj e kisha, vepra e shkrimtarë, për të cilat shkruan Mehmetaj dhe dëshiron që t’i përçojë tek lexuesi. “Autori porosit se ka një vazhdimësi dardane nëpër këto qytete, andaj ne duhet të shfaqim më shumë dashuri për historinë e vendit”, potencoi Cakolli.
Autori Mehmetaj tha se është i lumtur teksa sheh interesimin e lexuesve, ai premtoi se në të ardhmen do të sjellë edhe krijime të reja, qoftë nga letërsia apo publicistika. Në fund Mehmetaj diskutoi me të pranishmit rreth librit dhe interesimeve që ata shfaqën për veprën e tij.
“Qytetet e Ilirisë” është libër i tipit udhëpërshkrues, pasiqë autori ka shtegtuar nëpër këto qytete dhe krahina ka bërë edhe ilustrime të cilat janë brenda librit, poashtu ka rrëfime të vendasve e kronika të ndryshme.
Nga tani libri gjendet nëpër libraritë e kryeqytetit, në “Dukagjini”, “Artini”, “Buzuku” si dhe në kioskat e Sheshit “Nënë Tereza”. /KultPlus.com
Shkruan: Begzad Baliu, profesor në Fakultetin e Edukimit, UP
Gjuha shqipe është gjuhë historike, ndërsa populli shqiptar është popull historik dhe e drejta e tij për hapësirë gjeografike europiane, identitet kombëtar dhe të barabartë me vendet fqinje e me popuj të mëdhenj të Europës, i detyrohet para se gjithash gjuhës shqipe si dhe mundësisë së saj që të funksionojë si një standard i vetëm. Prandaj, gjuha shqipe duhet të mbrohet edhe me ligj!
Gjuha shqipe dhe korpusi i fjalësit të saj, ashtu si edhe atdheu ynë, kufijtë e tij, qytetarët dhe institucionet, janë vlerat më domethënëse që historikisht ka trashëguar populli shqiptar. Prandaj përdorimi i saj, sa më pak i cenueshëm nga gjuhët dhe fjalët e huaja, është detyrë jona dhe obligim për ta bartur atë te trashëgimtarët tanë.
Ajo, si dhe atdheu, kufijtë e tij, duhet mbrojtur me ligj! Me gjuhën standarde shqipe, populli shqiptar kudo dhe kurdo sot përshkruan të drejtat dhe obligimet e tij qytetare, kushtetuese dhe ligjore ndaj pasurisë materiale që e rrethon dhe ndaj pasurisë shpirtërore me të cilën mbahet përballë të tjerëve. Prandaj, përdorimi i standardit në institucionet shtetërore dhe kombëtare duhet mbrojtur me ligj!
Gjuha shqipe është përbërësi më i rëndësishëm i trashëgimisë sonë kombëtare, e trashëgimia jonë është e mbrojtur me ligj. Prandaj edhe gjuha duhet të mbrohet me ligj! /KultPlus.com
Kemi dëgjuar shumë shpesh se libri është miku më i mirë, sepse kur të gjithë ikin dhe ndodhesh vetëm brenda katër mureve, shoqëria e një libri të mirë, të bën të harrosh vetminë, shkruan KultPlus.
Charles Eliot njëherë ka thënë se librat janë miqtë më të qetë dhe miqtë e përhershëm, këshilltarët më të mençur dhe mësuesit më të durueshëm. E ne nuk kemi si të mos pajtohemi me të, pasiqë një libër i mirë na mëson shumë, na edukon si intelekt dhe na formon si karakter.
Mirëpo, ajo cka është më shqetësuese gjatë dy dekadave të fundit, është teknologjia që ka zëvendësuar për të mos thënë e ka lënë në fund librin.
Më parë njerëzit në tren apo autobusë, shiheshin tek mbanin në dorë gazeta, revista e romane të ndryshme. Ndërsa sot ato janë zëvendësuar me pajisje elektronike.
Ka shumë faktorë që kanë ndikuar në këtë dukuri, duke filluar prej jetesës e cila është bërë më dinamike, sistemet e ndryshme të lidhura vetëm me teknologji, lehtësia e madhe me të cilën vepron teknologjia etj.
“Kaq shumë libra, kaq pak kohë”, është thënë vazhdimisht nga shumë njerëz të mëdhenj.
Koha është ajo që mbizotëron mbi të gjitha. Faktori kohë si një stuhi e madhe dëbore, merr pas vetes shumë gjëra.
E rëndësishme është që librin në thelb të tij, nuk do e zëvendësoj asnjë teknologji dhe ata, dashamirësitë e librit, do jenë gjithmonë në kërkim të librit fizik dhe jo atij që shfletohet në ekranin e pajisjeve elektronike. / KultPlus.com
Libri konsiderohet si një nga mjetet kryesore të transformimit të njohurive dhe ruajtjes së tyre. KultPlus ju sjell disa thënie me vlerë për librin nga disa autorë të njohur.
“Jetojmë në kohën ku ekzistojnë shumë dijetarë, por ata që flasin janë të paktë. E do të vijë koha kur do të ekzistojnë pak dijetarë, e ata që do të flasin do të jenë të shumtë”! – Abdullah ibën Mesudi
“Të larguarit nga leximi i librit dhe marrja e informatave drejtpërdrejtë nga interneti, që është medium i pa kontrolluar me informata të pa verifikuara as shkencërisht e as fetarisht, është shndërruar në një epidemi sociale në shoqërinë tonë, që ka kaluar në metastazë te të gjitha kategoritë e njerëzve në shoqërinë tonë, si te të paarsimuarit, të arsimuarit, mësuesit, profesorët, studentët, gazetarët hoxhallarët etj”. – Jusuf Zimeri
“Shumë libra nuk kërkojnë mendime nga ata që i lexojnë ato, dhe për një arsye të thjeshtë; ato nuk bënë një kërkesë të tillë nga ata që i shkruan”. Charles Caleb Colton
“Gjithçka që kam mësuar, e kam mësuar nga librat”. – Abraham Lincoln
“Të lexuarit, pas një moshe të caktuar, largon mendjen shumë nga kreativiteti. Secili njeri i cili lexon shumë dhe shfrytëzon trurin e tij shumë pak bie nën zakonin përtac të të menduarit”. – Albert Einstein
“Mos iu bashko djegësve të librave. Mos mendo se do të zhdukësh fajet duke zhdukur dëshmitë që ndonjëherë kanë ekzistuar. Mos ke frikë të shkosh në bibliotekën tënde dhe të lexosh çdo libër”. – Dëight D- Eisenhower
“Lexo, çdo ditë, diç që askush nuk është duke lexuar. Mendo, çdo ditë, diç që askush nuk është duke menduar. Bëj, çdo ditë, diç që askush nuk do të ishte tamam budalla për ta bërë. Është keq për mendje të jetë gjithnjë në njëzëshmëri”. – Christopher Morley
“Është mirë të dish si të lexosh, por është e rrezikshme të dish si të lexosh dhe të mos dish si të interpretosh atë që lexon”. – Mike Tyson
“Të mësosh të lexosh është të ndezësh zjarr; çdo rrokje që është shqiptuar është shkëndijë”. – Victor Hugo
“Çdo libër që e merr ka mësimin ose mësimet e veta, dhe shumë shpesh librat e këqij kanë më shumë për të të mësuar se sa të mirët”. – Stephen King. /KultPlus.com
Në Firencë të Italisë gjendet një bibliotekë 35 metra katrorë, e ideuar në formën e romanit “Farmacia e Vogël Letrare”, shkruan Konica.al
Ideja vjen nga Elena Molini, 37-vjeçares e cila, kaloi një sfidë të guximshme, për të hapur një bibliotekë të vogël të pavarur, në një vend me lexues të paktë.
“Këtu gjenden libra terapeutikë, për të kuruar gjendjen shpirtërore. Çdo libër ka një fletëpalosje, domethënë, broshura që gjenden në kutitë e ilaçeve që drejtojnë lexuesit në zgjedhjen e romanit, esesë ose koleksionit të poezive”, – shpjegon autorja, Molini.
Broshurat i shkruajnë Molini dhe tre miqtë e saj, të përfshirë në projekt: një psikolog dhe dy psikoterapistë.
“Më saktë, në to specifikohen informacione mbi emocionet dhe ekzistencializmin, të përfshira në libër. Katalogu ynë, përmbledh libra që pasqyrojnë rreth 95 gjendje emocionale të njeriut”, – thekson ajo, në një intervistë për “La Repubblica”.
Çelësi i suksesit i kësaj librarie është fakti se, edhe pse shitet i njëjti produkt sikurse në çdo vend tjetër, risia është pikërisht sugjerimi që shoqëron shitjen e librit për çdo lexues të interesuar, në varësi të humorit dhe gjendjes emocionale.
Në lidhje me romanin, Molini, ka thënë se ishte shumë spontan.
“Historia erdhi vetvetiu, protagonisti është “Blu”, një librari që shpërndan mjetet juridike: ajo nuk duket si unë. Ajo është e shkujdesur, unë jam e saktë dhe e shqetësuar.
Libraria është e suksesshme, por ajo mendon sesi të gjejë një djalë që të kujton “Getsbin e Madh”, që një ditë, ai të hyjë në dyqan.
“Blu” futet në brezin e 30-vjeçarëve që shohin të rritet pasiguria, duke u plakur mes ushqimeve dhe verës, për më pak se 2 euro nga supermarketi dhe duke shikuar horoskopin, për të zbuluar se çfarë do të ndodhë nesër.
Çfarë lexoni në kopertinën e librit tuaj?
“Për ëndrrat që bëhen realitet …”, – është shprehur, Molini. /KultPlus.com
Letërsia botërore ka shumë autorë të cilët me veprat e tyre ndryshuan historinë dhe jo vetëm, letërsia ka vepra që ndryshuan historinë e mendimit kritik, vetë letërsinë e artin në përgjithësi, shkruan KultPlus.
Martin Puchner, autor i librit “Fjala e shkruar: Si i dha letërsia formën historisë së botës”, përzgjedh dhjetë librat, që ai beson se kanë patur një ndikim të fortë në kursin e historisë botërore.
Epi i Gilgameshit
“Epi i Gilgameshit” është teksti i parë i rëndësishëm në letërsinë botërore, dhe një shembull i përsosur i fuqisë së tregimeve të shkruara, për të formësuar historinë. Duke forcuar kohezionin kulturor në të gjithë rajonin, Epi ndihmoi në ruajtjen e perandorisë më të hershme territoriale.
Shkruar në kuneiform, ai u zhduk pa lënë gjurmë, sepse nuk u përkthye kurrë në ndonjë sistem tjetër të shkrimit, derisa u rizbulua aksidentalisht dy mijë vjet më vonë. Saddam Husseini, një student i etur i historisë, shkroi një përshtatje në formë romani të Epit. Për habinë e tij të madhe, Epi nuk arriti të siguronte mbijetesën e regjimit të tij.
Bibla e Ezrës
Tekstet e shkruara u bënë gjithnjë e më të rëndësishme për jetën e hebrejve, gjatë mërgimit në Babiloni, vendi më i shkolluar mbi tokë në atë kohë. Kur shkruesi i quajtur Ezra i udhëhoqi pasuesit e tij përsëri në Jeruzalem, ai i mbante lart fletushkat e Torahut dhe u kërkonte mërgimtarëve të kthyer që të përkuleshin para tyre, ashtu siç do të bënin para një perëndie. Ishte fillimi i shkrimit të shenjtë, që i dha jetë Judaizmit, Krishtërimit dhe Islamit. Që nga ajo kohë, ne kemi jetuar në një botë të formësuar prej teksteve të shenjta.
Diamond Sutra
Diamond Sutra përkujton jetën e Budës duke portretizuar ndërveprimet e tij me nxënësit dhe zakonet e tij të përditshme, me hollësi të pazakonta. Kur sutra u hodh në libër shumë kohë pas vdekjes së këtij mësuesi të madh, u bë aq e rëndësishme, sa që murgjit e devotshëm e bartën atë deri në Kinë. Ishte pikërisht këtu, vendi ku Diamond Sutra gjeti letrën dhe u shkrua. Me ndihmën e këtyre teknologjive, ajo u përhap në Kore, Japoni dhe më gjerë, duke e bërë budizmin një fe botërore.
Përralla e Genjit
Kjo përrallë shumë-breznore, e shkruar nga një vahzë që pritej të bëhej grua, në oborrin e Japonisë, është romani i parë i madh në letërsinë botërore, dhe ai zgjeroi tej mase aftësinë e letërsisë për të kapur emocione komplekse dhe ndërveprime delikate. Duke i dhënë lexuesve të saj qasje të paparë në jetën e veçuar të grave në oborrin Heian, romani formoi kulturën japoneze për qindra vjet, ndonëse lexuesit perëndimorë nuk kishin qasje në përkthimet e tij, deri në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë.
“Një mijë e një net”
Koleksione tregimesh dhe përrallash ka patur nëpër botë që nga India në Greqi, por asnjë koleksion nuk u bë kaq popullor sa Një mijë e një netët, me Sheherezaden e famshme, motrën e saj dhe mbretin vrasës. I ndihmuar edhe nga ardhja e prodhimit të letrës nga Kina, ky koleksion mbërtheu imagjinatën e botës arabe dhe, shekuj më vonë, Evropës. Duke shtuar vazhdimisht histori të reja, ai në fund u bë magazina më e madhe botërore e tregimeve, duke u përshtatur shumë herë prej asaj kohe.
“Popol Vuh”
Popol Vuh është kulmi i letërsisë Maya, tradita e vetme letrare që u zhvillua pa kontakt me kontinentin e Euroazisë. Kur pushtuesit spanjollë ndeshën libra Maya, ata u përpoqën t’i digjnin të gjithë. Por shkrimtarët e Mayave përkthyen fshehurazi epikën më të çmuar në alfabetin latin dhe e fshehën atë, duke shpresuar ta ruajnë atë për të ardhmen. Epika u rishfaq në shekullin e njëzetë dhe shërbeu si një frymëzim për Nënkomandantin Marcos dhe revoltën Zapatista në jug të Meksikës.
Deklarata e Pavarësisë
Shkruar nga Thomas Jefferson dhe përmirësuar nga komiteti, Deklarata e Pavarësisë kombinon idetë e Iluminizmit me një histori ankesash dhe dobësish. Benjamin Franklin, i cili kontribuoi me termin “të vetëkuptueshme” në fjalinë e famshme, siguroi që teksti të mbërrinte me shpejtësi tek lexuesit me ndihmën e perandorisë së tij të medias, ku përfshiheshin shtypshkronja, gazeta dhe një rrjet rrugësh postare. Deklarata e Pavarësisë u bë modeli për shumë deklarata të ngjashme në të gjithë botën, nga Haiti në Vietnam.
Manifesti komunist
Kur Marksi dhe Engelsi shkruajtën “Manifestin Komunist” me porosi të një grupi të vogël revolucionarësh mërgimtarë me banim në Londër, ata e dinin se donin të ndryshonin botën. Ata thjesht nuk dinin nëse do të kishin sukses. Duke kombinuar një histori madhështore të njerëzimit me një thirrje nxitëse për veprim, Manifesti Komunist u injorua për dekada të tëra, derisa i gjeti të gatshëm lexuesit, për të vënë në zbatim programin e tij revolucionar, në fillim të shekullit të njëzetë. Përkundër kësaj vonese fillestare, asnjë tekst tjetër në letërsinë botërore nuk ka pasur aq shumë ndikim, në një kohë kaq të shkurtër.
Epi i Sunjatës
Legjendari Sunjata themeloi Perandorinë Mali gjatë Mesjetës së vonë, por epika që përkujtonte veprat e tij u transmetua gojarisht për qindra vjet, përpara se të shkruhej në shekullin e njëzetë. Si një histori e përcjellë me gojë, Epi i Sunjatës lidhte jetën e dëgjuesve me një të kaluar të lavdishme, dhe si një tekst i shkruar, nxiti luftën kundër kolonializmit francez, që përfundimisht çoi në pavarësi.
‘Rekuiemi’ i Akhmatovës
Akhmatova e dinte që nuk do të lejohej të shkruante për jetën nën Stalinin, dhe se do të arrestohej, nëse një tekst i tillë do të gjendej në apartamentin e saj. Por këto rrethana nuk e penguan që të shkruante Rekuiemin, poemën e gjatë për gulagët. Ajo e mësoi përmendësh dhe dogji letrën ku e kishte shkruar. Më pas ia mësoi mikeve të saj femra, me qëllim që të mbijetonte edhe pas vdekjes së saj. Poema u qarkullua në kopje të fshehta dhe ndihmoi jo pak për të sjellë rënien e Bashkimit Sovjetik. /bota.al/ KultPlus.com
Shkrimi është arti i të shprehurit përmes fjalës së shkruar të zezë mbi të bardhë dhe ata që i japin magji asaj, janë artistë në kuptimin e plotë të fjalës. Ne lexojmë libra e jo pak herë futemi në botën e personazhit duke jetuar bashkë me të, e autori me mjeshtëri na i sjell ngjarjet ashtu siç ai do, po pa tronditur mendimin e lexuesit. Një nga ata që bëjnë diferencën është edhe Jakov Xoxa, një nga shkrimtarët më të dalluar të letërsisë shqipe, shkruan Konica.al.
Xoxa ka lindur në qytetin e Fierit më 15 prill 1923. Vitet e para të shkollimit i ndoqi në qytetin e lindjes, për t’i vazhduar më pas në Vlorë, Kavajë, Korçë, pra qytete ku shkonte për të punuar i ati i tij, Thanasi. Shkollimin e mesëm e vazhdoi në qytetin e Elbasanit, por e ndërpreu gjatë pushtimit italo-gjerman dhe e përfundoi në Tiranë, pas çlirimit.
Që në moshë të re mori pjesë në Luftën Antifashiste, fillimisht si guerrilas në qytetin e lindjes dhe më pas në mal, si partizan. Pas Çlirimit të vendit vazhdoi studimet e larta për filologji dhe njëkohësisht bëri hapat e para në poezi dhe në prozë. Më 1949 botoi veprën e parë në prozë Novela. Krijimtarinë letrare në këtë zhanër e vazhdoi dhe gjatë viteve ’50, kështu në vitin 1958 botoi veprën e dytë, po me atë titull Novela. Ndërkohë botoi dhe dy drama Buçet Osumi dhe Zemra.
Që nga viti 1957 punoi profesor në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë në Universitetin e Tiranës, ku për shumë vite ligjëroi lëndën Teoria e letërsisë. Për nevojat e studentëve, në formën e dispencës, hartoi vepra teorike të domosdoshme për kohën si Hyrje në letërsi, Teoria e letërsisë dhe Metrika. Ndërkohë punoi edhe për një vepër të plotë teoriko-letrare, Bazat e teorisë së letërsisë, që ishte nga veprat më serioze të kohës (si degë e shkencës mbi letërsinë).
Kjo vepër u botua po ashtu në formë dispence më 1972. Ndonëse në të autori ofronte dije dhe përvojë teorike letrare të gjerë, që dilte jashtë kornizave të teorive zyrtare të kohës, kjo vepër e rëndësishme për shkencën letrare shqiptare pati kritika të skajshme dhe autori, pa bujë dhe zhurmë, ashtu siç ishte gjatë tërë jetës, i qetë dhe i mbyllur në vete, u tërhoq në vetmi.
Gjithsesi, vepra në fjalë pati edhe përkrahës të shumtë, sidomos në rradhët e studiuesve, pedagogëve dhe studentëve të letërsisë, dhe, po brenda atij viti, një pjesë e konsiderueshme e saj u ribotua, e ripunuar dhe e zgjeruar, bashkë me dy autorë të tjerë (N.Lezha, P Kraja), në katër vëllime, me të njëjtin titull: Bazat e teorisë së letërsisë.
Pjesën më të madhe të jetës krijuese Jakov Xoxa e kaloi në Pojan, një fshat myzeqar afër Fierit, ku, krijoi romanet Lumi i vdekur (1965) dhe Juga e bardhë (1971), ndërsa romanin Lulja e kripës (1978) e shkroi gjatë viteve të qëndrimit në Ballsh, ku po ndiqte nga afër ndërtimin e Uzinës së Pasurimit të Naftës, e cila do të ishte në epiqendër të romanit të ardhshëm Ari i Zi. Tre romanet e përfunduara dhe të botuara bëjnë pjesë në rrethin e romaneve artistikisht më cilësorë të letërsisë shqiptare.
Asnjë roman para tij nuk e pasqyron në mënyrë aq komplekse botën shqiptare në prag të Luftës së Dytë Botërore, si Lumi i vdekur, periudhën gjatë luftës, si romani Lulja e kripës, apo edhe periudhën e kolektivizimit të bujqësisë (vitet 60) si Juga e Bardhë. Në këto vepra gjejmë një shtrirje të pakufishme të rrëfimit që mbulon plotësisht hapësirën e jetës dhe të ekzistencës së mjedisit shqiptar.
Jakov Xoxa është nga romancierët më në zë të gjysmës së shekullit 20. Në krijimtarinë e tij letrare ai individualizohet me parimin krijues-realist : fati individual do të jetë ai që do të hedhë dritë mbi kontestin tërësor të mjedisit dhe të kohës së fokusuar në rrëfime. Shëmbëllyëeshëm me romanet e shquara realiste, Jakov Xoxa do ta vendosë dramën jetësore të personazheve dhe të familjeve në sfond të një kolektiviteti, të një gjendjeje apo të një rrjedhe historike.
Parashenja më karakteristike e prozës së Jakov Xoxës është stili. Gjuha e tij vërehet dhe veçohet si e një individualiteti të fuqishëm dhe të papërsëritshëm në letërsinë shqiptare : nga njëra anë është e pranishme fryma e urtisë popullore me tërë thellësinë e shpirtit kolektiv; nga ana tjetër, kemi një rrëfim të rrjedhës së qetë, të shtrirë në gjerësi, por edhe në thellësi.
Veprat: Novela (1949), Buçet Osumi (1957). Zemra (1958), Novela 2 (1958), Lumi i vdekur 1,2 dhe 3 – roman (1965), Juga e bardhë 1 dhe 2 – roman (1971), Lulja e kripës 1 dhe 2 – (botuar pas vdekjes ne dy vëllime, 1980/81)./KultPlus.com
Me të marrë një libër të përkthyer nga Mimoza Hysa nuk mund ta lëshosh nga duart gjer në faqet e fundit. Gjuha e pastër shqipe që përdorë dhe leksiku i pasur, e bëjnë atë padyshim njërën nga përkthyeset më të mira shqiptare, e cila është fituese e disa çmimeve të rëndësishme në fushën e përkthimeve letrare.
Ajo
përveçse përkthyese, është studiuese dhe shkrimtare e afirmuar. Mimoza ka lindur
në Tiranë ku dhe ka mbaruar studimet për gjuhë dhe letërsi italiane me tezën
mbi poezinë e Montales.
Po
bëhen 28 vjet gjatë së cilave ajo ka sjellë në shqip shumë vepra të njohura nga
autorë të shquar evropianë e botërorë.
Në këtë intervistë për KultPlus, Mimoza shpalos shumë gjëra me interes për lexuesit, që nga përpjekjet e para për të përkthyer, sukseset, kontakti me Tabucch-in, modelet që ka ndjekur, autorët e preferuar, e deri tek planet e ardhme të saj…
KultPlus: Si filloi karriera juaj në
fushën e përkthimeve letrare?
Përkthimi ka nisur paralelisht me mësimin e gjuhës
së huaj, pra jo në rendin e duhur, pas përvetësimit të mirë të gjuhës së huaj.
Jetonim në një kohë kur kishte pak përkthime nga gjuhët e huaja dhe jo shkrimtarët
që do të dëshironim të lexonim, kështu që kishim ngut për të kapur kohën dhe
përkthimi ishte mënyra për t’u bërë të ditur miqve dhe shokëve autorë dhe libra
që vështirë të kapërcenin filtrin e censurës. Natyrisht nuk ishin përkthime për
botim dhe kjo e lehtësonte nevojën për përsosmëri, ishte etja për të lexuar
çfarë na ishte ndaluar.
KultPlus: E
mbani mend se cili ka qenë teksti i parë që e keni përkthyer?
Mbaj mend tekstin që kam marrë më seriozisht për të
përkthyer, dhe që nis me vargun: “Silvia, a të kujtohet…”. Ka qenë poezia “Silvias”
e Leopardit, një poet filozof i trishtimit që më shkonte për shtat (“për
mendje” do të thosha më mirë) në kohën e adoleshencës sime. Poezinë e përktheva
në vitin e dytë të shkollës së mesme të Gjuhëve të Huaja dhe shkova t’ia tregoja
historianit dhe përkthyesit Injac Zamputti, biri i së cilit ishte mësuesi im i
gjuhës italiane. Profesori i nderuar më përgëzoi për dëshirën dhe vullnetin dhe
diskutoi me mua për rreth një orë për variantet e përkthimit. Ishte leksioni i
parë i mirëfilltë për përkthimin që më bëri të kuptoj sa rrugë të gjatë kisha
për të bërë.
KultPlus: Është më i vështirë përkthimi
i një vëllimi poetik apo i një romani?
Çdo përkthim për të qenë një përkthim i mirë është i vështirë, por përkthimi i poezisë shkon në skajin e pamundësisë. Debati sesa humbet poezia në përkthim ka qenë dhe mbetet i hapur. Është i njohur një eksperiment i Eugenio Montale-s, i cili edhe pse kishte qenë vetë përkthyes i soneteve të Shekspirit, të poezisë së Blake-t, Yeats-it, Eliot-it e me radhë, dyshonte në mundësinë e përkthimit të arrirë të poezisë së tij. Për këtë arsye, pak vite para se të vdiste, më 1978, i kërkoi studiueses Maria Korti të realizonte një eksperiment interesant: përkthimin zinxhir të poezisë “Stanca të reja” nga vëllimi “Rastet” në dhjetë gjuhë, sipas parimit të lojës “Telefoni i prishur”. Vetëm përkthyesi i parë i gjuhës arabe ishte në dijeni të autorit, ndërsa përkthyesit e tjerë punuan në mungesë të çdo reference dhe konteksti ndihmues. Rezultatet e eksperimentit u botuan vetëm më 1999, në mungesë të autorit. Ajo që vërtet kishte humbur në përkthimin “symbyllazi” ishte pikërisht thelbi i poezisë së tij. Duke ia njohur poezisë së tij grackat tinëzare, sfumaturat stilistike të holla, përkimet e largëta përhumbëse, Montale i kishte parashikuar keqkuptimet që mund të sillte përkthimi “lakuriq”, pa njohjen paraprake të poezisë dhe autorit, dhe pa një proces përgatitor në kulturën pritëse. Po edhe kur të gjitha këto kushte paraprake plotësohen përsëri është e vështirë të përkthehet muzikaliteti i poezisë dhe figuracioni letrar. Shkalla e vështirësisë ndryshon edhe nga stili i poetit. Meqë përmenda dy nga poetët e mi të parapëlqyer: Leopardi e Montale nga letërsia italiane, do të thosha se humbet më shumë poezia e Montales në përkthim sesa ajo e Leopardit. Po humbje ka, gjithsesi.
KultPlus: Çfarë e bën një përkthyes që të cilësohet i mirë?
Përkthyesit
nuk janë në garë për titullin e më të mirit, se nuk mund të ketë një ndarje të
tillë. Po natyrisht mund të dallohet një përkthim i mirë nga një përkthim jo i
mirë. Një përkthyes të mirë e bën kultura e përgjithshme që ka, kureshtja për
të mësuar sa më shumë, leximet e shumëllojshme, vullneti dhe ngulmimi për të
bërë më të mirën, e padyshim talenti.
KultPlus: Mendoni se gjuhës shqipe
ende i mungon përkthimi i shumë prej veprave të mëdha botërore?
Do të thosha se është bërë një punë e madhe në këto
tridhjetë vite në Shqipëri për të fituar kohën e humbur në përkthimin e
kryeveprave të shekullit të kaluar e sidomos në përkthimin e letërsisë
bashkëkohore. Tashmë një pjesë e mirë e kryeveprave botërore janë përkthyer. Megjithatë
është e pamundur të jemi në një hap me gjuhët “e mëdha”, në kuptimin e numrit të banorëve që e flasin
atë gjuhë. Ka ende shumë vepra të autorëve nobelistë, apo të emrave të njohur
të letërsisë botërore të pa përkthyera. Po kështu kemi mangësi në përkthime nga
gjuhë që njihen pak si gjuhët e vendeve aziatike, të Evropës veriore apo të
Afrikës. Është e natyrshme për një vend të vogël, me një gjuhë të rrallë, e për
më tepër që ka kaluar një periudhë të gjatë veçimi me përkthime me pikatore.
KultPlus: Keni
pasur ndonjë përkthyes që e keni ndjekur si model?
Kam adhuruar profesorin tim të lëndës së përkthimit,
Shpëtim Çuçkën, për gjuhën e pasur, sintaksën e përkryer dhe zgjidhjet “pa
firo” në përkthimet e tij. Me kalimin e kohës kupton se modelet as nuk kopjohen
e as nuk tejkalohen: thjesht ti ke një rrugë tënden për të ndjekur që nuk
ngjason me rrugën e askujt tjetër.
KultPlus: Mund ta përmendni ndonjë
vepër nga ato që i keni sjellë në shqip, që e konsideroni si më të veçantë?
Kam pasur fatin t’i përzgjedh vetë veprat që kam përkthyer gjë që do të thotë se më kanë pëlqyer dhe i kam vlerësuar të rëndësishme për lexuesin shqiptar. Po do të veçoja tregimet e magjishme të Buzzati-t për fantazinë dhe gjetjet befasuese, romanet e Tabucchi-t për stilin dhe mesazhet e thella, rrëfimet e mahnitshme e të pazakonta të Baricco-s apo poezitë e ngërthyera me ide dhe vizione të Montales. Kam adhuruar mënyrën sesi Mazzantini krijon strukturën e rrëfimit dhe sesi ruan befasinë për lexuesin, apo sesi Mazzucco ndërton figurat e personazheve femra, krejt të pazakonta e të pangjashme me personazhet femra të krijuara nga shkrimtarët meshkuj. Jam argëtuar pa masë duke përkthyer romanet e Domenico Strarnone-s dhe më ka mbetur në mendje mënyra sesi përdorë regjistrin bisedimor në rrëfim për të shprehur ide të mëdha me gjuhë të thjeshtë e të shkathët. Kam udhëtuar duke zbuluar vende e njerëz, duke kuptuar më mirë veten dhe tjetrin përmes përkthimit të Claudio Magris-it. Çdo përkthim ka qenë një shkollë e kënaqësi më vete.
KultPlus: Keni në plan ndonjë
krijim tuajin?
Sapo
kam botuar romanin “Bijat e gjeneralit”, një histori e unit të dyzuar, mes së
mirës dhe së keqes, mes liberales dhe konservatores, mes rrugës së shtruar nga
të tjerët dhe asaj të shtyrë prej zemrës, mes zilisë dhe urrejtjes, mes
kërkimit të ethshëm për dashuri dhe atij për lavdi. Është historia e
gjithsecilit pavarësisht kohës dhe vendit, e luftës për të pranuar veten me të
gjitha veset dhe virtytet. Janë dy faqe të së njëjtës medalje, dy identitete të
ndryshme që shkrihen në një njeri. Ndërkohë kam në dorë dhe një vëllim me
tregime. Tregimi është gjinia ime e parapëlqyer se i përngjan rrufesë në qiell
të pastër: një krismë tensioni që në pak faqe mund të pikturojë një botë të tërë,
të japë ide të mëdha apo dhe thjesht një kënaqësi estetike të rrallë që të
godet e të mbetet në mendje. Punoj paralelisht me përkthime dhe shkrime.
KultPlus: Cilët janë autorët
(shqiptarë dhe të huaj) tuaj të preferuar?
Janë shumë klasikë që më kanë formuar, janë shumë emra që kanë lënë gjurmë në periudha të ndryshme të rritjes sime. Parapëlqimet ndryshojnë me moshën, kohën dhe formimin, por disa prej tyre i lexoj gjithnjë e i mbaj me vete si romanet e shkrimtarëve kaq të ndryshëm me njëri-tjetrin si: Kafka, Coetzee, Jelinek, Houellebecq, Cortazar,Magris, apo poezitë e Pavese-s, Amichai-t, Ricos. Kohët e fundit po lexoj me shumë kureshtje tregimet e një autoreje të re argjentinase: Samanta Schweblin, si dhe veprat e nobelistes së fundit polake Olga Tokarczuk. Ka kaq shumë letërsi të mirë sa të duhet vetëm kohë në dispozicion për ta shijuar.
KultPlus: Si shikohet nga prizmi
juaj letërsia e sotme shqipe?
Vështirë të jepet një përgjigje e
shkurtër për një temë kaq të gjerë që kërkon trajtesë të thellë, por, me pak
fjalë, mund të them se ka prurje për t’u vlerësuar në letërsinë e sotme shqipe,
ka autorë që meritojnë vëmendje. Gjuha është pengesë për përhapjen e letërsisë
shqipe jashtë vendit, jo thjesht për t’u njohur nga lexuesi i huaj, por për të
pasur më shumë lexues, meqenëse jemi vend i vogël dhe, për rrjedhojë, numri i
lexuesve është i pakët. Në mendimin tim, arritja kryesore e letërsisë së sotme
shqipe është fakti që, si rrallë herë gjatë historisë së saj, letërsia shqipe
ndodhet në të njëjtën fazë zhvillimi me letërsinë botërore dhe komunikon
denjësisht me të. Është me rëndësi të theksohet se letërsia shqipe tashmë nuk
lëvrohet vetëm brenda kufijve, por ka emra të rëndësishëm edhe në vende të
ndryshme të botës, gjë që i kanë falur më shumë frymëmarrje dhe diapazon.
KultPlus: Po një
përkthyes i ri ç’duhet të ketë parasysh kur t’i hyjë kësaj pune?
Së pari të jetë i durueshëm dhe më vullnet se një
përkthyes i mirë bëhet pas një pune të gjatë dhe ngulmuese. Shumë lexime çfarëdo,
por edhe udhëtime fizike apo virtuale për të njohur botën. Përpos njohjes së
thellë të gjuhës së huaj, duhet të ketë aftësinë e lëvrimit të përsosur të
gjuhës shqipe. Pasion për punën dhe dashuri për librat në përgjithësi dhe
letërsinë në veçanti. Përkthyes të mirë të bën kultura e gjerë e sidomos
kureshtja dhe dëshirë për të mësuar gjithë jetën.
KultPlus: Si
lindi ideja që t’i sillni për publikun shqiptar veprat e Antonio Tabucchi-t?
Si përkthyese nga gjuha italiane kam qenë gjithnjë e vëmendshme për të zbuluar dhe sjellë në shqip autorë italianë të pa përkthyer më parë. Tabucchi-n për çudi e zbulova në një mënyrë të tërthortë: po lexoja një vepër të Pessoa-s të përkthyer nga Tabucchi në gjuhën italiane. Më pas lexova për përkujdesjen e një shkrimtari si Tabucchi për të bërë të njohur veprën e Pessoa-s në Itali. Kështu u njoha dhe me Tabucchi-n si autor. “Dëshmon Pereira” është vepra e parë që i kam lexuar dhe vendosa të bindja botuesit për t’i blerë të drejtat dhe për ta sjellë në shqip. Gjatë procesit të përkthimit u vura në kontakt me autorin: e kam bërë me të gjithë autorët e gjallë që kam përkthyer. Intervista që i mora Tabucchi-t ka qenë e vetmja e këtij autori në gjuhën shqipe, ku ai vlerësonte punën e përkthyesit. Për Tabucchi-n “Të përkthesh do të thotë të kuptosh thellësisht një autor dhe të jesh bashkëpunëtor me të. Por mbi të gjitha, përkthimi, u shpreh ai, është një transportues i mrekullueshëm: pa përkthimin shkrimtari do të mbetej i burgosur në vendin e tij, qoftë ky i madh apo i vogël. Edhe një vend i madh kur të mban të burgosur është vend i vogël, sepse burgjet janë të vogla edhe kur janë të mëdha.”
KultPlus: E
shihni si arritje të madhe tuajën përkthimin e romanit “Dëshmon Pereira”?
Është
padyshim një nga romanet më të mira që kam përkthyer dhe për më tepër një nga
romanet më të dobishëm për lexuesin shqiptar. Romani ngre një pyetje të
rëndësishme: cili është roli i intelektualëve në një shoqëri totalitare? A duhet
intelektualët të angazhohen në politikëbërje, në problemet madhore të një
vendi? Apo duhet të japin kontributin duke bërë atë që dinë të bëjnë më mirë në
fushën e tyre? Pyetja është mëdyshje e madhe që shoqëron çdo mendimtar të
suksesshëm në vendin e tij, sidomos në periudha të errëta kur cenohet liria e
individit. Më ndjek shpesh pyetja që Pereira, gazetar dhe njeri i letrave në
roman, i bën vetes kur njihet me Monteiro Rosin dhe të dashurën e tij, dy të
rinj të angazhuar në luftë kundër regjimit totalitar të Salazar-it në Portugali:
Po sikur këta të rinj të kenë të drejtë dhe unë ta kem gabim? Do të thotë që
kam çuar dëm një jetë.
KultPlus: Sa ju
merr kohë procesi i përkthimit dhe a e shihni atë, përkthimin, si rikrijim?
Koha varet nga vështirësia e librit që do të përkthej.
Për përkthimin e vëllimit poetik “Rastet” të Montale-s me 182 faqe m’u deshën
plot tri vjet, ndërkohë që kisha mbi dhjetë vjet që mundohesha ta njihja dhe
kuptoja poezinë e tij. Kur mësova se përkthyesit në anglisht të po së njëjtës
vepër i ishin dashur tetë vjet u ndjeva e lehtësuar, ndërkohë që për përkthimin
e romanit “Lidhëse” të Domenico Starnone-s me po të njëjtin numër faqesh më
janë dashur më pak se dy muaj.
Ndërsa për mënyrën sesi e shikoj përkthimin do të
përmendja shprehjen që përdori Claudio Magris kur erdhi në Tiranë për të
promovuar përkthimin e veprës “Udhëtim pa mbarim”: “Viaggio infinito” është
shkruar prej meje, ndërsa “Udhëtim pa mbarim” është shkruar nga unë dhe Mimoza
Hysa. Përkthyesi është jo thjesht lexuesi, kritiku më i mirë i një vepre që
përkthen, por edhe shkruesi i asaj vepre në gjuhën e tij. Sado i mirë dhe i
talentuar të jetë autori i veprës, është meritë e përkthyesit nëse ajo vepër
lexohet po me të njëjtën endje në gjuhën tjetër.
KultPlus: Cilat
janë planet tuaja, a do të ketë lexuesi shqiptar së shpejti në duar ndonjë vepër
të përkthyer nga ju?
Për planet dihet
shprehja që nëse Zoti do të na dëgjonte, do të qeshte me ne. Po ndërkohë mund
të them se unë kam gjithnjë disa punë paralelisht: po përkthej një roman të
Melania Mazzucco-s dhe kam një tjetër roman të Claudio Magris-it në radhën e
punës. Pastaj sapo më jepet paksa rasti të arratisem larg njerëzve e të vjedh
pak kohë për vete, shkruaj…uroj shumë që ky vit të jetë i begatë në “kohë për
vete”: të më japë mundësinë të përfundoj një vëllim me tregime të nisur prej
kohësh. /KultPlus.com
Është i pakuptimtë fakti që njeriu si objekt të krijimtarisë dhe veprimtarisë së tij sendërtuese shumë rrallë e merr vetveten, unin e tij, shkruan Virtual Sophists.
Në të shumtën e rasteve krijimtari çmohet shprehja e vetvetes në botën e jashtme ( e konkretizuar përmes ndonjë gjësendi apo thjesht veprimi ) kurse bërja e vetvetes harrohet apo, më keq, nuk është fare e vetëdijesuar. Njeriu vetveten e çmon si akt të kryer, si diçka krejt në përputhje me qëllimin, kurse si problem kryesor (shpeshherë edhe të vetëm) gjen dallimet dhe mospuqjen e vetes së tij me botën e jashtme ( me Natyrën dhe me njerëzit tjerë ).
Duke patur këtë qasje, moslumturia dhe pësimet e tij shumë shpesh do të vijnë si pasojë e kësaj mendësie gjysmake dhe verbane. Përveç kësaj, tek ai qenëson edhe një tjetër moskuptim vetëdëmtues. Edhe po qe se pranon të vërtetën se duhet pjesërisht të vetëndryshohet, ai këtë vijimësi (proces) e sheh si diçka që duhet të vijë nga jashtë ( bota e jashtme ) e jo nga brenda tij (vullneti vetanak). Kështu, ai e kthen (rikthen) vetveten në një send, i cili duhet vetëm të pasqyrojë rrezatimet nga jashtë. Me joveprimtarësinë e tij ai, në të vërtetë, nuk arrin të ndryshojë shumëçka, së paku jo në një mënyrë thelbësore.
Mirëpo, në të vërtetë, njeriu si vepër krijuese duhet ta shoh edhe vetë vetveten e tij, ku ai do ta shkrinte në Një edhe ndjeshmërinë edhe fuqinë e bërjes të së resë. Dhe në këtë shteg, mundësisht, duhet të ecë sa më i vetmuar. Dhe detyrimisht, të dalë ballëhapur në krye të udhës, fuqishëm dhe me plot afsh bërjeje! Jo të ngjajë në një qaraman që shtrin prore dorën për ndihmë! KultPlus.com