Sot 92 vjet më parë u hapë Liceu Francez i Gjirokastrës, arsimimi i ciklit të lartë në gjuhën shqipe

92 vjet më parë, më 23 nëntor 1923, pas një kërkese këmbëngulëse dhe të vazhdueshme të komunitetit gjirokastrit, u çel Liceu Francez i Gjirokastrës. Drejtori i parë ishte Viktor Kutan, ndërsa nëndrejtor Hysni Babameto.

Në stafin e parë pedagogjik ishin edhe Salim, Muntaz e Vesim Kokalari.

Hapja e Liceut ishte një ngjarje e rëndësishme dhe e shumëpritur, veçanërisht nga atdhetarët dhe intelektualët arsimdashës gjirokastritë, sepse mundësohej arsimimi i ciklit të lartë të rinjve në gjuhën shqipe dhe me kulturë europiane, pasi deri në këtë kohë, të rinjtë gjirokastritë i vazhdonin studimet në shkolla të huaja, kryesisht në gjimnazin Zosimea të Janinës.

Pas shumë hapje-mbylljesh dhe ndryshimesh nëpër vite, pas përfundimit të LIIB, në ndërtesën e Liceut të dikurshëm filloi funksionimi i ciklit të plotë të studimeve nga fillorja në të mesme, jo vetëm për gjirokastritët por edhe për nxënësit e rajonit jugor, duke u bërë sot një nga shkollat më të vjetra në Shqipëri që vazhdon të funksionojë si e tillë.

Fotoja që po e ndajmë i përket vitit 1949. Aty kanë dalë një pjesë e mësuesve dhe semimaturantët e vitit shkollor 1948-1949. Shumë prej tyre janë emra të njohur për arritjet profesionale. Duke filluar nga e majta e fotos: Rreshti i parë: Emin Cafuli, Sheraf Mosho, Vangjel Foti, Agron Fico. Rreshti i dytë: Alqi Jani, Sotir Vardhami, Avni Tushe, Besim Elezi, Evjen Peri, Dëshira Karagjozi, Shpresa Hoxha, Iliber Kallajxhi, Bekim Harxhi, … Jasemin Bejleri, Mërkur Carçani. Rreshti i tretë: Mexhit Kokalari, Muharrem Gega, Koço Mosko, Naqo Kutra, Muzafer Bejleri, Loro Kiri, … Kekezi, … Luigj Bojani, Bahir Kokalari. Rreshti i katërt: Hajrie Cano, … Arseni, … , Trandafile Hajro, Sanie Dobi, Lavdie Celo, Bardhyl Xhama, Pranvera Karagjozi, Zyrha Ceribashi, Leman Sinojmeri, Andrea Dhima, Zia Dojaka, Pandeli Arseni, Nebi Memushi, Kiço Leka, Taxhudin Sako. Rreshti i pestë: Dervish Bejleri, Zia Dojaka, Jorgo Konomi, Esad Sinaj, Petro Gogo, Mite Guga, Daver Cipi, Asllan Mici, Avdul Cika, Muzafer Ahmati, Muzafer Pazaj, Kristo Miha, A. Androkliu, Hektor Dalipi, Mehmet Cobani, Orest Qirko, Nuri Kokalari, Hysen Skënduli, Esad Sinaj. Rreshti i fundit: Baki Sino, Ibrahim Aliko, Fatmir Sinojmeri. / KultPlus.com