Lidhja e Dytë e Prizrenit po shënon 80 vjetorin dhe në përkujtim të kësaj ngjarje, Komuna e Prizrenit ka organizuar një mori aktivitetesh që do të nisin më date 16 shtator në ora 10:00 në Shtëpinë e Bardhë në Prizren.
Lidhja e Dytë e Prizrenit – me nismën e Xhafer Devës, Musa Shehut, Sheh Hasanit, Lukë Simon Mjedës, Qazim Bllacës dhe Pjetër Vuçajt, më 11 shtator në Bujan te Malesise se Gjakoves / Tropoje u organizua një mbledhje për të shqyrtuar situatën e krijuar pas kapitullimit të Italisë dhe nevojën e ngutshme të ngritjes së një ndërlidhjeje e marrëveshjeje midis krahinave të ndryshme të ish Jugosllavisë, ku jetonte popullsia shqiptare dhe myslimane. Këtë qëllim kishte thirrja e një mbledhjeje të përgjithshme me përfaqësues të viseve të Kosovës, Dibrës, Strugës, Tuzit, Ulqinit dhe anëve tjera.
Mbledhje u organizua në shkallë kuvendi ( në frymën e Lidhjes së Parë të Prizrenit) dhe zhvilloi punimet në Prizren më 16 – 20 shtator 1943 në praninë e 42 delegatëve që përfaqësonin Prizrenin, Dragashin, Suharekën, Rahovecin, Gjakovën, Pejën, Plavën, Vuthajn, Rozhajën, Novi Pazarin, Senicën, Prishtinën, Gjilanin, Mitrovicën, Shkupin, Tetovën, Gostivarin, Dibrën, Ohrin dhe Ulqinin.
Kuvendi u mbledh në Prizren, nga data 16 deri më 20 shtator 1943. Në të morën pjesë 45 delegatë të zgjedhur nga Kosova dhe trevat e tjera shqiptare. Kongresin e udhëhoqi Komiteti Ekyekutiv, me në krye Musa Shehu, i shoqëruar prej: Z.Z, Asllan Boletini, Shefqet Shkupi, Qazim Bllaca, Tahir Zajmi, Pjetër Vuçaj, Sheh Hasnai, Qemajl Balila, Hivzi Meraku, Luk Simoni, Haxhi Fahrija, dhe Sokol Dobroshi. / KultPlus.com