Në 10 qershor 1878 u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit që përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar, duke i paraprirë pavarësimit të trojeve shqiptare nga Perandoria Osmane.
Ajo njihet gjerësisht si përpjekja e parë shtetformuese e organizuar në mënyrë administrative, politike dhe ushtarake, që prej kohës së Besëlidhjes së Lezhës (1444).
Të detyruar nga rrethanat e kohës, pas firmosjes së Marrëveshjes së Shën Stefanit (3 mars 1878) mes Perandorisë Ruse dhe Perandorisë Osmane, ku shqiptarëve nuk iu njoh asnjë e drejtë territoriale, atdhetarë nga katër vilajetet u mblodhën në Prizren më 10 qershor 1878, për t’i dhënë zgjidhje çështjes së njohjes së pretendimeve shqiptare nga Porta e Lartë dhe Fuqitë e Mëdha.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit mori përsipër të adresonte tri çështje themelore për kohën: njohjen e kombit shqiptar në arenën ndërkombëtare; shmangien e copëtimit të trojeve shqiptare në favor të monarkive ballkanike; dhe bashkimin e trojeve etnike shqiptare në një formacion shtetëror autonom në kuadrin e Perandorisë Osmane, si hap i parë për krijimin e shtetit të parë shqiptar, të pavarur e demokratik.
Këtë ngjarje historike, Banka e Shqipërisë e nderoi në vitin 2013 përmes dy monedhave numizmatike përkujtimore, me tematikë “135-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”.
Monedhat janë prodhuar nga kompania “Sunshine Minting Inc.”, SHBA dhe vizatimet e tyre janë realizuar nga piktori Petraq Papa. Këto monedha gjenden në shitje në dyqanin e Muzeut të Bankës së Shqipërisë./ora/KultPlus.com
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se ka nisur rikonceptimi i ekspozitave të përhershme brenda Muzeut të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, shkruan KultPlus.
Ministri Çeku po ashtu ka thënë se Muzeu Lidhja e Prizrenit do të ketë ekspozitë të kuruar dhe prezantuar në mënyrë profesionale dhe me metoda moderne./ KultPlus.com
Sot shënohen 145 vjet nga nisja e punimeve për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, përcjell KultPlus.
Në një fjalim në Prizren për shënimin e 10 qershorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh se kjo lidhje e bashkon popullin shqiptar sot dhe do ta bashkojë çdo mot.
Në vijim KultPlus ua sjell fjalimin e plotë të tij:
145-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Lidhja na bashkon sot dhe do të na bashkojë çdo mot.
Fjala ime e plotë në manifestimin qendror për shënimin e 10 Qershorit:
Shkëlqesia juaj, Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës,
Shkëlqesia juaj, Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë, dhe zonja e parë, Armanda Begaj,
I nderuari, z. Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës,
I nderuari z. Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit,
E nderuara ministre e Ekonomisë, znj. Artane Rizvanolli,
I nderuari ministër i Brendshëm, z. Xhelal Sveçla,
E nderuara zëvendëskryeministre e Qeverisë së Republikës së Kosovës, znj. Emilija Rexhepi,
Të nderuar përfaqësues të kabinetit qeveritar,
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës,
Të nderuar të pranishëm,
Zonja dhe zotërinj,
Data e 10 qershorit është një ditë që na kthen çdo vit këtu në Prizren, për të kujtuar Lidhjen Shqiptare, e cila u themelua në Prizren pikërisht më 10 qershor 1878, plot 145 vite më parë. Nga ajo ditë deri më sot, duke ecur nëpër etapa të ndryshme të historisë politike të tyre, në vazhdimësi shqiptarët janë kthyer dhe rikthyer me trup dhe me mendje kah Prizreni dhe kah Lidhja, për t’i përtërirë lidhjet e tyre politike mes vete dhe me të tjerët.
Por çfarë ishte kjo lidhje atëherë kur nisi dhe çfarë është ajo sot që po e kujtojmë? Një shekull e gjysmë më parë, Evropa u përballë me një fazë të re të asaj që ishte quajtur Kriza Lindore, e cila përfshinte përgjithësisht luftëra dhe rivalitete mes Perandorisë Osmane dhe Fuqive të Mëdha të Evropës. Mes tyre, ngjashëm sikur dhe sot, veçanërisht problematike ishte Perandoria Ruse, e cila pasi arriti ta mposhte ushtarakisht Perandorinë Osmane, më 1878 i imponoi asaj Traktatin e Shën Stefanit, me anë të të cilit parashiheshin shtete të mëdha pansllave dhe proruse në Ballkan. Të alarmuar nga kjo shtrirje e madhe ndikimi të drejtpërdrejtë rus në gadishull, Britania, Gjermania, Austro-Hungaria, Franca dhe Italia, organizuan një kongres diplomatik në Berlin, ku bashkë me rusët dhe osmanët do ta rishihnin traktatin e tyre.
Më 10 qershor 1878, tre ditë para se të fillonin punimet e këtij kongresi ndërkombëtar në Berlin, duke dashur t’i paraprijnë atij, rreth 300 përfaqësues nga tërë hapësira shqiptare, u mblodhën në Prizren, te xhamia Baraklije fare pranë nga këtu afër, për ta artikuluar vullnetin e tyre politik në sferën ndërkombëtare të kohës, pa dallim krahine e feje. Nga ajo ditë e tutje, ata u organizuan gradualisht në kuadër të një organizate politike të njohur si Lidhja Shqiptare, e cila ngriti edhe komisionet e saj për punë të brendshme dhe të jashtme, si dhe për financa, para se të bënte edhe trupat e saj të armatosura dhe deri te një trup ekzekutive.
Gjatë katër viteve pasuese, Lidhja Shqiptare ishte tejet aktive në njërën anë në mbrojtjen e trevave shqiptare nga dhënia dhe pushtimi i tyre prej shteteve të Ballkanit, si dhe në anën tjetër për angazhimin për avancimin e të drejtave dhe pozitave politike të shqiptarëve në Perandorinë Osmane, me kërkesa dhe synime deri mëvetësi. Betejat e lidhjes me Fuqitë e Mëdha, me shtetet ballkanike dhe me Perandorinë Osmane, vazhduan të ishin po të njëjtat beteja të shqiptarëve edhe në tre dekadat e ardhshme deri më 1912, kur u shpall shteti shqiptar. Andaj, 10 qershori, është në po atë regjistër datash të rëndësishme si 28 nëntori dhe 17 shkurti.
Prandaj, 10 qershori i vitit 1878, konsiderohet si fillimi i një udhëtimi të strukturuar politik të shqiptarëve, e i cili vazhdon dhe sot. Prandaj, çdo 10 qershor, ne vijmë në Prizren për ta kujtuar Lidhjen tonë nga vendi ku ajo u ngjiz dhe mori jetë pastaj, për t’u shtrirë në krejt hapësirën shqiptare dhe tutje përpara në kohë deri te ne sot.
Prandaj sot i kemi këtu edhe Presidentët e të dyja shteteve tona republikane, të Shqipërisë dhe të Kosovës, për ta mirëmbajtur linjën drejtuese institucionale të kultivimit të idealeve dhe interesave politike të kombit shqiptar. Prandaj jam dhe vetë këtu, si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, të përkujtojë rrënjët politike të qeverimit të shqiptarëve dhe të përforcojë lidhjet e qeverisë tonë me filozofinë politike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Sepse ne ende kemi çfarë të mësojmë nga teoritë politike të Sami Frashërit dhe nga praktika diplomatike e Abdyl Frashërit; nga kuvendimet e Ilaz Pashë Dibrës dhe të Ymer Prizrenit si dhe nga organizimi ushtarak i Sulejman Vokshit e Ali Pashë Gucisë. Sepse rruga jonë e sotme, është rruga e tyre e dikurshme. Në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, shqiptarët synonin bashkim forcash dhe avancim politik atëherë, siç duam dhe ne shqiptarët sot. Ne duam menaxhim racional të burimeve ekonomike si dhe ngritje të kapaciteteve sot, siç donin shqiptarët e kohës së Lidhjes atëherë. Me fqinjët ballkanikë përreth, Perandorinë Osmane mbi krye dhe Fuqitë e Mëdha në mes, krerët politikë dhe vetë populli shqiptar i kohës së Lidhjes, mbrojtën territoret dhe interesat e tyre politike atëherë, siç duhet ta bëjmë edhe ne sot.
Me rëndësinë e saj historike dhe politike, Lidhja e Prizrenit na ka bashkuar këtu ne edhe si krerë institucionesh sot, siç i kishte bashkuar Lidhja shqiptarët dhe parinë e tyre atëherë, po këtu. Duke qëndruar të lidhur mes nesh dhe duke ruajtur lidhjet tona me idealet politike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ne ruajmë traditën e shëndoshë politike të angazhimit tonë të përditshëm, për të çuar përpara interesat tona politike gjithnjë si një komb evropian. Vetëm të lidhur bashkë dhe besnikërisht rreth Lidhjes, si mendësi dhe vetëdije politike, mund të avancojmë në rrugën tonë për përforcimin politik të shteteve tona, bashkë me aleatët dhe partnerët tanë strategjikë evropianë e amerikanë.
Për këtë, Lidhja na bashkon sot dhe do të na bashkojë çdo mot!
Mid’hat Frashëri e ka trajtuar më se një herë Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, në disa këndvështrime: herë nën këqyrjen e filozofisë së historisë, herë nën prizmin e kritikës historike e herë si një parashtesë dokumentare, shkruante Dr. Uran Butka.
1. Nën këqyrjen e filozofisë historike
Filozofi Mid’hat Frashëri ngrihet në përgjithësime historike e filozofike, mbi ngjarjet dhe faktet historike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Së pari, ai zbulon shkaqet historike të lindjes së Lidhjes Shqiptare:
“Për ta cilësuar këtë lëvizje si ndjenjë kombëtare dhe për ta konkretizuar atë në një koncept të qartë historik,shkruan Mid’hat Frashëri,-u desh tronditja e madhe e luftës ruso – turke e vitit 1877 – 1878 dhe traktatet e Shën Stefanit, që e pasuan atë. Në këto traktate, rajone të tjera të banuara nga shqiptarët ishin caktuar që të zgjeronin Serbinë dhe Malin e Zi ose të krijonin shtetin e ri bullgar. Më vonë ishte i njëjti problem, për t’ia lëshuar Greqisë, së bashku me Thesalinë edhe pjesën jugore të vilajetit të Janinës.
Për Shqipërinë ky ishte fillimi i copëtimit, pranim dhe pasojë e zhbërjes së Perandorisë Osmane, mbasi vetë Shqipëria nuk llogaritej si entitet etnik. Kjo mjaftonte për të reaguar; rreziku ishte tepër i madh dhe tepër i dukshëm: edhe një luftë tjetër fatkeqe për Turqinë dhe Shqipëria do të zhdukej bashkë me perandorinë e krijuar nga pasardhësit e osmanlinjve. Pra, duhej shpëtuar ngarkesa e saj e vogël dhe të mos lihej të tërhiqej nga anija, e cila po fundosej. Goditja u ndje dhe ndodhi reagimi”. (L.Skëndo, Rilindja Shqiptare, Lozanë, 1919) Për pasojë, “përballë rrezikut, që u kanosej, shqiptarët u zgjuan dhe vepruan energjikisht.
Sigurisht, erdhi koha për këtë. Kongresi i Berlinit dhe rreziku i copëtimit. Dhe u organizuan disa mbledhje për të rënë dakord lidhur me masat që duheshin marrë. U mbajtën mbledhje si në veri, edhe në jug dhe qendrat kryesore ishin Preveza, Janina, Shkodra, Prizreni e qendra të tjera të dorës së dytë dhe pak nga pak në të gjithë qytetet. Mbledhjet në veri kishin si synim të drejtpërdrejtë të parandalonin ndarjen nga Shqipëria e Guxisë, Plavës, Nishit, Vranjës dhe Kurshumlijes.
Mbledhjet e jugut duhet të shmangnin rrezikun nga ana e Greqisë”, – argumentonte Mid’hati dhe konkludonte: “Konfliktet që shqiptarët kanë pasur me fqinjët, të cilët kërcënonin bazën e ekzistencës së Shqipërisë, nuk kanë qenë aspak konflikte fetare, as edhe një konflikt i rëndomtë kaçakësh, por rrjedhojë e natyrshme e një lufte midis një populli që dëshiron të jetë i lirë në shtëpinë e vet dhe pushtuesve të panginjur ballkanikë. Shqiptari, para se të jetë katolik, mysliman apo ortodoks, është shqiptar”, thekson ai. (Shqiptarë dhe sllavë, Lozanë, 1919) Midhati zbulon thelbin dhe shfaqjen e përpjekjes së Lidhjes së Prizrenit: “Qëllimi i vërtetë i ndjekur nga Komiteti i Lidhjes ishte ta shpëtonte vendin nga copëtimi, të bënte që të njihej e të pranohej ekzistenca e një Shqipërie dhe e një kombi shqiptar”. Si rrjedhojë, kjo përpjekje nuk ishte lokale apo lëvizje e një prijësi të caktuar, por u kthye në një lëvizje të përgjithshme, në një aspiratë kombëtare dhe këtu qëndron edhe rëndësia e saj kryesore, për në atë kohë dhe për të ardhmen.
“Kushtrimi dhe poterja e zakoneve të vjetra po transformohej në një aksion diplomatik; brenga e thjeshtë dhe instinktive e katundit po merrte formën e një aspirate kombetare dhe patriotike, me një qok më të lartë dhe natyrisht më të largët…
Për shumë njerëz, Lidhja e Prizrenit mund të paraqitet si një prej atyre kryengritjeve që populli ynë e ka pasur kurdoherë në vetijën e tij, sidomos në shekullin e nëntëmbëdhjetë, me Ali Tepelenën dhe Bushatlliun, si edhe më pas tyre. Por ndryshimi qëndron në pikën që në këto lëvizje ishte për shtytkë iniciale aktiviteti i një njeriu të vetëm, duke u mbështetur mbi tendenca lokale të nevojshme prej rrethanave të ditës; këtë radhë iniciativa merrej prej popullit dhe qëllimi ndehej mbi tërë Shqipërinë etnografike, mbi ditën e veprimit, si edhe mbi kohën e ardhme”. (Lidhja e Prizrenit, rev. “Diturija”, 1928) Si filozof i historisë, Mid’hati arsyeton: “Një veprim, një përpjekje, është kurdoherë pjellore, është lindja dhe nisja e një ekzistence së re, edhe në qoftë se nuk rrëfehet sish një rezultat imediat. Në këtë botë, sforcimi për t’arritur një qëllim ka mbase një rëndësi dhe një vleftë më të madhe se nga qëllimi vetë.
Një luftim i sotëm është kapitali i magazinuar për kohën e ardhme, një fuqi e mbetur e gjallë, që ushtrohet në çdo minutë dhe shfaqet me forcë në ditë nevoje. Kështu, Lidhja e Prizrenit, tërë duke pasur si pemë shpëtimin e Shqipërisë, pati edhe fitimin më të madh akoma të përgatiste jetën tonë kombiare, t’u jepte një kuptim të ri aspiratave të popullit. Që nga ajo ditë, vërtet fillon shpresa e një shpëtimi, e një jete më të kuptimtë, në formë të caktuar; që atëherë merr një trajtë të kthjelltë ideja e përfytyruar për fjalën Shqipëri; mbryhen dhe gatuhen aspiratat për një qok të shënuar.
Lokalizma dhe kantonizma i lënë vend patriotizmës; tendencat ndarëse dhe mërgonjëse fillojnë të peshojnë drejt një pike të vetme; krahinat dhe elementet që e kishin kujtuar veten e tyre të ndarë dhe të huaj nga njëri-tjetri, nisën të njësohen e të ndihen solidarë. Me një fjalë, fisi bëhet komb. Shqipëria e kuptoi se më nuk e shpëtonte dot veten e saj pa kërkuar dhe ajo të drejtat në emër të kombësisë, në emër të një mëmëdheu, të një kombi”. (Po aty). Ai çmon si kushtimin e Veriut, ashtu edhe koshiencën e Jugut e mbi të gjitha veprimin e tyre të përbashkët, karakterin e përgjithshëm panshqiptar të Lëvizjes:
“Këtu shfaqet për ne influenca e degës jugore. Në Prizren, populli kompakt dhe me armë në dorë, me ndërgjegje për fuqinë luftarake të tij, i bazonte shpresat mbi forcën e numrit dhe mbi të drejtën e pronës. Jugu, më pak i fortë, po më koshient për të drejtat si racë dhe si komb, vinte në peshë parimet e rinj, që kishin përmbysur sisteme të vjetra. Këtu fillon për ne rëndësia dhe vlera e Lidhjes së Prizrenit dhe këtu nis shërbimi i vërtetë i Abdyl Frashërit. Kjo influencë e delegatit të Jugut u manifestua në një mënyrë më definitive, duke i dhënë lëvizjes një karakter të përbashkët, të përgjithshëm, panshqiptar, duke e nxjerrë nga forma e rivendikimeve lokale për vatanin e vogël, për vilajetin dhe kazanë; tani mendimet dhe kërkesat ishin për Shqipërinë e tërë, për mëmëdhenë, për Jugun, si dhe për Veriun, për myslimanët dhe të krishterët, për çdo çip të truallit dhe për çdo individ, që fliste gjuhën shqipe. Ishte mbase hera e parë që lulja e kuptimit të kombësisë po zinte rrënjë në shkrepat e Arbërisë dhe kuptohet vetiu se bima e re do të zhvillohej me gjithë ngjyrat e saj: nga e sotmja në të ardhmen ishte një i vetëm çap për t’u bërë. Dhe dita e nesërme zuri të preokuponte Lidhjen dhe degët e saj më tepër se gjendja e keqe e ditës: duhej siguruar jeta e kombit dhe e mëmëdheut, duke e bërë këtë komb dhe këtë mëmëdhe t’u njiheshin të drejtat e tyre, të respektoheshin në një mënyrë baras me të drejtat e atyre popujve, në favor të të cilëve kërkohej të shqyhej trualli shqiptar”.
M.Frashëri mendon se çdo përparim i një populli dhe i një vendi vjen nga idetë e përparuara dhe vullneti për t’i vënë në jetë ato. Nuk është e rastit që Lidhja Shqiptare e Prizrenit lindi e kulmoi thuajse në të njëjtën kohë me Rilindjen tonë Kombëtare, me idetë e saj dhe me veprimtarinë e rilindësve, veçanërisht të Abdyl Frashërit, i cili në fund të vitit 1877 u zgjodh kryetar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare (Komiteti i Stambollit), që dha një kontribut të rëndësishëm në përpunimin e platformës politike, që adoptoi edhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit, ku Abdyli u shqua si udhëheqës dhe diplomat i shquar i saj.
Midhat Frashëri konkludon se Lëvizja për autonomi e mandej për shkëputje nga Turqia, “kjo mbryjtje e shpirtit dhe e dëshirave të shqiptarëve, krijimi i këtij karakteri të ri, nuk bëhej dot pa një platformë kombëtare siç ishte Rilindja, pa një edukatë këmbëngulëse dhe të gjatë, bazuar mbi stërvitjen morale dhe intelektuale. Edhe një pemë jo më pak e çmueshme e Lidhjes së Prizrenit qe për ne krijimi i “Shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip”. E harruar, e përbuzur, si një patois, e shikuar jo si një vegël qytetërimi, po mbase si një ndalesë përparimi, shqipja, me themelimin e Shoqërisë së Stambollit, nis të bëhet e gjallë dhe shpirtdhënëse, të jetë një organ për të dhënë ide dhe aspirata, të zgjojë ndjenja dhe të frymëzojë mendime. Ç’shohim sot, ç’presim nga e ardhmja, ç’ kemi të drejtë të kërkojmë nga pritmi, buron nga Shoqëria e të Shtypurit shkronja shqip, lindur nga Lëvizja e Lidhjes së Prizrenit”.
Dhe Mid’hat Frashëri sintetizon: “Pikërisht për këtë arsye, viti 1878 duhet konsideruar si fillimi i rilindjes intelektuale të shqiptarëve, ashtu sikurse ishte fillimi i rilindjes politike Lidhja e Prizrenit”.
2. Në prizmin e kritikës, por edhe të meditimit të tij origjinal
Mid’hati bën një analizë kritike mbi vepra të autorëve shqiptarë e të huaj për Lidhjen e Prizrenit, por jep edhe mendimet, argumentet dhe vlerësimet e tij ndryshe e krejt origjinale.
“Gjer më sot rëndësia e Ligës ka mbetur e panjohur nga shkaku se askush s’e ka studiuar në tërësi të saj; çdo autor e ka parë vetëm mënjanë. Kështu, për shembull, publicisti Spiridion Gopçeviq, në librin e tij “Oberalbanien und seine Liga” (Leipzig, 1880) e shikon Lidhjen vetëm në përpjekjen për nga ana e detit dhe pothuaj nuk di çfarë ngjau matanë kufirit të malësive. Kjo injorancë e autorit dhe armiqësia e tij për kombin shqiptar (Gopçeviqi është i njohur si një sllav shoven dhe me urrejtjen e tij kundër shqiptarëve) e bëjnë autorin që të mos thotë gjithë sa duhej mbi Lidhjen Patriotike”.( Liga e Prizrenit).
Mid’hati merr në shqyrtim edhe librin “Histori e Shqipërisë” prej K.A. Çekrezit, që ngërthen edhe kapitullin “Formimi i Ligës së Prizrendit”. “Për fat të keq,-shkruan M.Frashëri,-nuk gjejmë dot një lëndë kënaqëse, sado që autori e quan ‘këtë lidhje të besës shqiptare, nisje e lëvizjes së kthjellët kombëtare’, por, pa na thënë ç’janë veprat, ç’kanë qenë aspiratat, ç’rezultate arriti dhe ç’dëshirë e shtynte për të pritmin”. Ai bën një analizë kritike edhe mbi librin e Kristo Dakos mbi Lidhjen e Prizrenit, po ashtu edhe të disa autorëve të tjerë, duke polemizuar me argumente politike, historike dhe filozofike. Ndryshe nga ata studiues që kritikojnë kërkesën për autonomi të Lidhjes apo të atyre që thonë se Lidhja ishte një lëvizje për pavarësi, Mid’hat Frashëri e shikon këtë Lëvizje në kushtet dhe mundësitë e asaj kohe kur ndodhi.
Ai shprehet se së pari Lidhja kishte si qëllim kundërqëndrimin ndaj pretendimeve të fqinjëve, kundërshtimin e vendimeve të Kongresit të Berlinit për copëtimin e tokës shqiptare dhe qenies shqiptare, si rrjedhim i zgjimit të ndjenjës kombëtare.
“Mbi këtë pikë,-thotë Mid’hati,-nis shërbimi i dytë i Lidhjes. Veprimtaria politike e Lidhjes se Prizrenit ndoqi një program për autonominë, që duhej të fillonte me bashkimin administrativ të katër vilajeteve të Turqisë europiane të vjetër (Janina, Manastiri, Shkupi, Shkodra), në një vilajet të vetëm me kryeqendër Manastirin dhe shqipen si gjuhë zyrtare. Bëhet fjalë për krijimin e një atdheu brenda kufijve të vetë etnikë”. Bëjmë të ditur,-thotë Frashëri,-se shqiptarët nuk kanë formuluar kurrë pretendime mbi krahinat e banuara nga grekë dhe sllavë të këtyre vilajeteve. Rivendikimet shqiptare kanë synuar vetëm rrethet e banuara tërësisht prej shqiptarësh). (L.Skendo, Rivendukimet shqiptare, Lozanë 1919).
Me këtë reformë do të bashkohej kombi shqiptar nën një administratë dhe do t’i vihej një kufi Shqipërisë, një kufi i njohur zyrtarisht, i cili në një copëtim tjetër të Turqisë, të mund të shpëtonte të drejtat e kombit të vogël dhe të mëvehtësohej. “Një përpjekje për kombësi, larg zënkave dhe ambicieve personale, një luftë thjesht patriotike për Shqipërinë, për Shqipërinë e bashkuar dhe jo për regjionalizëm, ishte një gjë e pashembullt në historinë e popullit shqiptar”,-thekson M.Frashëri.
Sipas tij: “Autonomia, pa dyshim, me kohë do të përfundonte me independencë”, nënvizon ai. Pra, autonomia si hap të parë i Pavarësisë. Kjo kërkesë dhe kjo frymë e shtoi edhe njëherë akoma mosbesimin dhe shqetësimin e Turqisë, mandej edhe armiqësimin e saj ndaj Lidhjes.
“Sulltan Hamiti dhe njerëzit e tij,-shkruan Mid’hati,-e kishin toleruar e mbrojtur Ligën aq sa të kufizohej në mbrojtjen e kufijve të Turqisë, por kur ky bashkim u zgjat nga Kosova në Prevezë dhe nga Shkodra në Manastir, kur shqiptarët e fuqizuar kërkonin edhe autonominë, atëherë kundërshtimi i Portës së Lartë u zgjua. Mbase dhe këshillat e Rusisë, përpjekjet e Patrikanës Ortodokse s’qenë të huaja në masat që do të merrte Turqia. Sulltan Hamiti donte shkatërrimin e Ligës së Prizrenit. Mentaliteti turk në atë kohë nuk pranonte një ide nacionaliste, një aspiratë të përbashkët dhe një bashkim të shqiptarëve; politika e sulltanit qe bazuar mbi ndarje dhe përçarje.
Shpresa e sundimit ishte ngrehur mbi antagonizmin ndërmjet toskëve dhe gegëve, të krishterëve dhe myslimanëve. Pranonte që malësorët tanë të luftonin për shtëpitë dhe kullotat e tyre, po jo për një entitet moral, që i thonë mëmëdhe” .
Kështu që, “një njeri i zoti, dinak, energjik dhe fare pa skrupull, Dervish Pasha, biri i një prifti bullgar prej Lofshe dhe i blerë, thonë, prej sllavëve, do të shërbente dëshirën e të zotit. Duhej dobësuar më parë Liga së brendshmi dhe kjo nuk do të qe gjë e rëndë”, mandej edhe me forcën e armëve.
“Lidhja pushoi së ekzistuari, veprimtaria e Lidhjes nuk ishte e vetëmjaftueshme, nxjerr mësimet M.Frashëri, – por ajo kishte funksionuar për dy vjet, duke dhënë fizionominë e një administrate autonome, duke krijuar një milici të vogël dhe një buxhet – gjë që është edhe më e rëndësishme – duke krijuar shkakun për të forcuar ndjenjën dhe ndërgjegjen për një nacionalizëm të kristalizuar, duke e kthyer një gjë të vogël e të pandërgjegjshme, në diçka të qartë e të ndërgjegjshme”.
3. Trajtimi i Lidhjes mbi bazën e dokumenteve M. Frashëri kërkon në arkivat e shteteve të huaja, mbledh dokumente dhe hulumton për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Ai u rekomandon edhe studiuesve të tjerë se ku gjenden dhe ku mund të gjenden dokumentet, si te studimi “Lidhja e Prizrenit-Mbledhja e dokumenteve” , “Burime te historisë shqiptare”, 25 vjet më parë” etj. … Për mungesë kohe, nuk po i përmend këto arkiva, por po citoj vetëm dy burime arkivore, që i ka hulumtuar ai vetë: “Autori i këtyre radhëve mundi vetëm të shoshitë koleksionin e gazetës turqisht Terxhuman-i-Shark, që e ka botuar Sami bej Frashëri, vëllai më i vogël i Abdylit në Stamboll, që nga data 10 (22 qershor) 1878 gjer më 24 tetor (5 nëntor 1878); censura turke e ndaloi 20 ditë ditaren. Kjo gazetë, pa dyshim, ka një rëndësi të madhe.
Fakti tjetër që vetë Mid’hati zbuloi në Arkivin e Vjenës Memorandumin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të vitit 1879, drejtuar Fuqive të Mëdha nga Abdyl Frashëri dhe Mehmet Ali Vrioni. Madje, e përktheu atë nga frëngjishtja dhe e botoi te “Kalendari Kombiar” i vitit 1903, nën titullin “25 vjet më parë”, ku edhe nxjerr përfundimet: “Pemët e këtyre lëvizjeve, q’u bënë njëzet e pesë vjet më parë në Shqipëri, janë disa llojesh:
1. E para dhe më e dobishmja ishte që u dëgjua në tërë Shqipërinë që po bëhej një lëvizje kombëtare për shpëtimin e mëmëdheut; veç kësaj, meqenëqë mbledhjet bëheshin në tërë Shqipërinë, një afrim u bë ndërmjet toskëve, gegëve, myslimanëve e të krishterëve; me një fjalë u hapën pak mendjet dhe veprimet e përbashkëta.
2. Do nga telegrafët q’u hoqën, do nga vajtja e të dy të dërguarve n’Evropë, do nga Liga e Prizrenit, u ndalua dhënia e Janinës te Greqia; u ndalua dhe dhënia e Gucisë dhe e Plavës te Mali i Zi, po në vend të këtyre dy krahinave, u dha Ulqini. 3. U dëgjua pak edhe në botën e qytetëruar që paska një Shqipëri, e cila kërkonte të rronte. Këtu hapim një kllapë: kur u poqën të dërguarit e Shqipërisë në Paris me Vadingtonin, ky i pyeti pse nuk duan që të bashkohet Janina me Greqinë, apo u pëlqen të rrojë nën turkun.
“Jo,- u përgjigjën Abdyli me Mehmet Aliun, – nuk na pëlqen turku, po kemi shpresë që dhe ne një ditë të bëhemi më vete dhe të rrojmë si njerëz”. Për këtë, ministri i Francës u shtrëngoi dorën të dy shqiptarëve, duke thënë: “paskëtaj do jem dhe unë më tepër shqiptar se ju!”. Me këtë s’duam të themi se Vadingtoni vdiq shqiptar, po që fjala me mend dhe e drejtë mbetet”.( Lumo Skendo, “Kalendari Kombiar”, 1903)./ KultPlus.com
Lidhja e Prizrenit ishte lëvizja e parë e shqiptare e madhe e organizuar në mënyrë administrative, politike dhe ushtarake që prej kohës së Skënderbeut. Të detyruar nga rrethanat specifike të vitit 1878, shqiptarët thirrën një Kuvend Mbarëkombëtar, i cili synonte bashkimin e Shqipërisë.
Pas firmosjes së Marrëveshjes të Shën Stefanit mes Rusisë dhe Turqisë, ku Shqipërisë nuk iu njoh asnjë e drejtë territoriale, dhe në pritje të kongresit të Berlinit, i cili me shumë mundësi do t’i hiqte hartës shqiptare krahina të shumta, atdhetarët shqiptarë ideuan këtë mbledhje, ku do të shpallnin ndarjen përfundimtare nga sundimi osman.
Më 10 qershor 1878 në Prizren të Kosovës, Kuvendi hapi dyert për të pritur delegatët, të cilët do të vinin nga të katërt Vilajetet e Shqipërisë: Shkodrës, Manastirit, Janinës dhe Kosovës.
Edhe pse fraksione të ndryshme penguan organizimin e kësaj mbledhjeje dhe një pjesë e mirë e të ftuarve arritën me vonesë Kuvendi i nisi punimet. Dy ishin rrymat kryesore që u debatuan: atdhetarët të cilët mbrojtën idenë e një bashkimi kombëtar dhe territorial, dhe fraksionet osmane të cilët ushtronin presionin që edhe nëse Shqipëria do të funksiononte veç administrativisht, sërish të varej nga Porta e Lartë. Kuvendi, i cili themeloi lidhjen e parë mbarëshqiptare zgjati 5 ditë dhe numri i delegatëve shkoi në 110.
Një nga fjalimet që u mbajt mend aty ishte ai i Abdyl Frashërit: “Qëllimi i Kuvendit është që t’ua presim hovin armiqve të pashpirt, duke lidhur besën shqiptare dhe duke u betuar që t’i mbrojmë me gjak trojet që na kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë”. Dy aktet e para që mori Lidhja e Prizrenit ishin një peticion nisur Kongresit të Berlinit dhe një tjetër perandorisë osmane. Aty i bënin të qartë se Shqipëria nuk mund të jepte asnjë pëllëmbë tokë nga viset e saj,të shoqëruara më dhjetëra firma nga atdhetarët pjesëmarrës./ KultPlus.com
Sot shënohen plotë 24 vite që kur kriminelët serbë u futën në ambientet e Kompleksit Memorial të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, dhe me këtë rast e dogjën Shtëpinë muze të lidhjes me rreth 11 mijë eksponate historike, përcjellë KultPlus.
Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, si tërësi urbanistike dhe arkitektonike në aspektin hapësinor shtrihet në bërthamën e vjetër të qytetit të Prizrenit dhe ka vlerë të veçantë kulturore, historike, arsimore, shoqërore dhe ambientale. Ky kompleks ndodhet në mes të lumit Lumbardhi i Prizrenit, Kompleksit të Marashit (Mësonjëtorja – Dersëhanja), Rrapit të Marashit, dhe shpateve të Kalasë së Prizrenit. Në kuadër të Kompleksit ndodhen Ndërtesa e Lidhjes së Prizrenit, Muzeu, Biblioteka dhe Leximorja, Galeria e Arteve, Medreseja, Xhamia e Mehmet Pashës, Tyrbja si dhe objektet e banimit. Këto objekte të arkitekturës folklorike janë të shprehura si objekte të veçanta dhe në varg. Në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, gjatë restaurimeve dhe rindërtimeve në objektet e banimit shihet qartë ndikimi i Barokut Evropian me një përzierje të neoklasicizmit, gjë që formon pamjen specifike të këtyre objekteve
Në vitin 1946 Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit u emërtua “Sheshi i Lidhjes së Prizrenit” dhe u regjistrua si vlerë e posaçme në Raportin Teknik të UNESCO-s. Pas viteve 50 të shekullit XX fillojnë rrënimet masive të objekteve të vjetra duke zgjeruar rrugët, duke ndryshuar rrjedhën e lumit Lumbardh në emër të “modernizimit” të qytetit. Tani nga ky Kompleks kanë mbetur pak objekte banimi të ruajtura sikurse që janë shkatërruar edhe disa pjesë të medresesë. Në vitin 1968 për arsye të ndërtimit të rrugës bëhet rrënimi i objekteve buzë lumit derisa vetëm ndërtesa e Rezidencës Qeveritare të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dislokohet për disa metra në perëndim. Edhe në vitet 1976/78 bëhen ndërhyrje të rëndësishme duke rrënuar disa objekte të Kompleksit të Gazi Mehmed Pashës për të formuar Muzeun e Lidhjes së Prizrenit për nder të 100 vjetorit të saj.
Ndërsa, gjatë luftës së fundit në Kosovë, në vitin 1999 digjet tërësisht ndërtesa e Rezidencës Qeveritare të Lidhjes së Prizrenit e cila rindërtohet në qershor të vitit 2000. / KultPlus.com
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në 144 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, ka thënë Lidhja Shqiptare e Prizrenit është një nga ngjarjet më të rëndësishme në historisë tonë mbarëkombëtare.
“Lidhja Shqiptare e Prizrenit është një nga ngjarjet më të rëndësishme në historisë tonë mbarëkombëtare. Ky kuvend historik për kombin, nëpërmjet organizmit gjithëkombëtar politik dhe luftarak, paraqet organizim kulmor për çlirimin e trojeve shqiptare dhe mbrojtjen e tyre nga çdo kërcënim dhe pretendim i vendeve fqinje.
Kjo Lidhje parqet bashkimin më të madh të shqiptarëve pas Kuvendit të Lezhës, ndaj sot në 144 vjetorin e saj, kujtojmë me respekt ideologët e saj si: Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri, Sylejman Vokshi e të tjerë, të cilët arritën unitetin e faktorit shqiptar, i cili është i nevojshëm edhe sot e kësaj dite.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit është frymëzim i përhershëm për emancipimin tonë kombëtar, konfirmimin e orientimit tonë evropian, si dhe referencë e fuqishme në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë.
Ngjarjet e tilla historike sikur kjo na bëjnë të reflektojmë ndaj të kaluarës sonë, duke ecur përpara dhe duke gjetur forcën njësoj sikur dikur që në funksion të mbrojtjes së kombit e atdheut, të gjithë të jemi një”, ka shkruar presidentja Osmani. /KultPlus.com
Sot mbushen 144 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet më të organizuara politike gjithëkombëtare pas Lidhjes dhe themelimit të Kuvendit të Lezhës të marsit të vitit 1444, nën organizimin e Gjergj Kastriotit Skënderbeu dhe udhëheqësve të principatave, përkatësisht të princave shqiptarë në shekullin e 15.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit në historinë e popullit shqiptar të kohës së re, historikisht është tubimi më i rëndësishëm kombëtarë shqiptar.
Komiteti i Stambollit i themeluar nga ajka kombëtare e kohës, më 1877, me qëllim të çlirimit dhe të ruajtjes së territoreve shqiptare nga hegjemonizmi sllave dhe ai grek, pasi që Perandoria turke pas Tanzimatit (1848) dhe luftërave ruso-turke më 1875/76, me shpejtësi po goditej dhe tronditej nga e ashtuquajtura “Kriza Lindore”, shqiptarët të cilët vepronin dhe punonin në kuadër të Perandorisë në fjalë, me kohë kishin nuhat rrezikun e copëtimit të trojeve të tyre, andaj, ata me shpejtësi themeluan “Komitetin e Shpëtimit” të trojeve etnike.
Komitetin e Stambollit e përbënin një plejadë intelektualësh më të shquar të kombit në kohën aktuale të krizës lindore. Pashko Vasa, Jani vreto, Ymer Prizreni, Zia Prishtina, Sami Frashëri, Ahmet Korenica, Mihal Harito, Iljaz Dibra, Mehmet Ali Vrioni, Seid Toptani, Mustafa Nuri Vlora, Mon Tahiri etj. Këtyre intelektualëve do t`u bashkohet ideologu dhe patrioti i shquar i familjes së njohur Frashëri, Abdyl bej Frashëri.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit, pati karakter gjithëkombëtar, kurse Prizreni nuk u zgjodh rastësisht kryeqytet dhe seli, në të cilin u mbajt Kuvendi mbarëkombëtar shqiptar më 10 qershor 1878.
Delegatët që morën pjesë në Kuvendin e Përgjithshëm kishin për çështjen kryesore të ditës një unitet të plotë mendimi; të gjithë qenë të vendosur për të kundërshtuar me çdo kusht copëtimin e trojeve shqiptare, për të mbrojtur tërësinë tokësore të Shqipërisë.
Mendim të njëjtë shprehën delegatët që u takonin qarqeve atdhetare edhe për karakterin dhe programin politik të organizatës, që do të themelonte Kuvendi. Ata kërkuan me këmbëngulje që Kuvendi, ashtu siç ishte parashikuar prej tyre, të formonte një Lidhje Shqiptare me karakter kombëtar.
Në ditën e parë të punimeve në Kuvend folën delegatë të të gjitha grupimeve politike. Nga fjalimet që u mbajtën në këtë ditë ruhet vetëm një fragment i fjalës së Abdyl Frashërit, kryetar i Komitetit të Stambollit dhe delegat i Toskërisë, i vilajetit të Janinës.
Duke mbrojtur platformën atdhetare të lëvizjes kombëtare, ai i ftoi të gjitha krahinat shqiptare që të bashkoheshin si një trup i vetëm për të mbrojtur mbarë atdheun nga rreziku i asgjësimit. Abdyli ndër të tjera tha: “Qëllimi i Kuvendit është që t’ua presim hovin armiqve të pashpirt, duke lidhur besën shqiptare dhe duke u betuar që t’i mbrojmë me gjak trojet që na kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë”.
Delegatëve të grupimit atdhetar, iu desh të përballeshin në Kuvend si me qëndrimet e dëmshme të qarqeve pro Turqisë ashtu autoriteteve qeveritare osmane, të përfaqësuara nga mytesarifi turk i Prizrenit, Qamil Beu, që ishte i pranishëm në këtë tubim. Ata u përpoqën të pengonin bashkimin e shqiptarëve në një lidhje kombëtare.
Megjithatë, Kuvendi i Prizrenit e përmbushi misionin e tij historik kombëtar. Akti më i rëndësishëm i tij ishte vendimi për themelimin e një organizate me karakter politik e ushtarak, të një Lidhjeje. me një qendër të vetme drejtuese dhe me degë të saj në të gjitha krahinat e vendit, e cila do të merrte përsipër detyrën që të mbronte me çdo mjet interesat e vendit.
Po atë ditë Kuvendi Kombëtar miratoi tekstin e një proteste, drejtuar Kongresit të Berlinit, me anën e së cilës ngrihej zëri kundër shkëputjes së krahinave shqiptare në favor të shteteve fqinje. Sipas traditës, së bashku me formimin e Lidhjes, u shpall edhe një besë e përgjithshme, në bazë të së cilës duhej të pushonin menjëherë të gjitha veprimet e gjakmarrjes ndërmjet banorëve të krahinave që ishin përfaqësuar në Kuvendin e Prizrenit.
Vendimi i Kuvendit të Prizrenit për themelimin e Lidhjes ishte një fitore e madhe e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, pasi me anën e tij iu dha goditja e parë dhe e fuqishme përpjekjeve të Stambollit për ta veshur Lidhjen me karakter islamik dhe u hodhën themelet e një organizate kombëtare shqiptare, e cila, qysh në ditën e parë të saj, pati një karakter atdhetar.
Menjëherë pas themelimit të Lidhjes u formuan organet e saj të larta. Në krye të Lidhjes qëndronte Këshilli i Përgjithshëm me funksione legjislative dhe me seli në Prizren, nga i cili do të vareshin degët krahinore, ndërsa kryetar u zgjodh Iljaz pashë Dibra. / KultPlus.com
Sot mbushen 143 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Për nder të 143 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, monumentin e Lidhjes në Prizren, do të organizohet një ceremoni për shënimin e këtij përvjetori, përcjell KultPlus.
Ceremonia do të organizohet nesër duke filluar prej orës 11:00 ku do të mbahet një ekspozitë dhe fjalime për shënimin e përvjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Në ceremoni do të marrin pjesë Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe personalitete tjera të institucioneve qëndore të jetës politike e kulturore të vendit.
Përgjatë kësaj ceremonie do të bëhen homazhe tek shtatorja e prijësve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, recital nga aktori, Armend Baloku, si dhe prezentim të veshjeve të Rugovës, Hasit, Lumes, Dibrës, Gurit të Bardhë, Matit, Hotit e Grudës.
Më poshtë gjeni agjendën e plotë e ceremonisë:
10:50 Homazhe te shtatorja e prijësve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 11:00 Intonimi i Himnit
Fjalë hyrëse, Departamenti i Trashëgimisë Kulturore Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Mytaher Haskuka, Kryetar i Komunës së Prizrenit Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës se Kosovës
11:25 Recital, Armend Baloku, aktor 11:40 Vizite ne ndërtesën e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit Prezantim i veshjeve të Rugovës, Hasit, Lumes, Dibrës, Gurit të Bardhë, Matit, Hotit e Grudës./ KultPlus.com
Sot mbushen 142 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet më të organizuara politike gjithëkombëtare pas Lidhjes dhe themelimit të Kuvendit të Lezhës të marsit të vitit 1444, nën organizimin e Gjergj Kastriotit Skënderbeu dhe udhëheqësve të principatave, përkatësisht të princave shqiptarë në shekullin e 15.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit në historinë e popullit shqiptar të kohës së re, historikisht është tubimi më i rëndësishëm kombëtarë shqiptar.
Komiteti i Stambollit i themeluar nga ajka kombëtare e kohës, më 1877, me qëllim të çlirimit dhe të ruajtjes së territoreve shqiptare nga hegjemonizmi sllave dhe ai grek, pasi që Perandoria turke pas Tanzimatit (1848) dhe luftërave ruso-turke më 1875/76, me shpejtësi po goditej dhe tronditej nga e ashtuquajtura “Kriza Lindore”, shqiptarët të cilët vepronin dhe punonin në kuadër të Perandorisë në fjalë, me kohë kishin nuhat rrezikun e copëtimit të trojeve të tyre, andaj, ata me shpejtësi themeluan “Komitetin e Shpëtimit” të trojeve etnike.
Komitetin e Stambollit e përbënin një plejadë intelektualësh më të shquar të kombit në kohën aktuale të krizës lindore. Pashko Vasa, Jani vreto, Ymer Prizreni, Zia Prishtina, Sami Frashëri, Ahmet Korenica, Mihal Harito, Iljaz Dibra, Mehmet Ali Vrioni, Seid Toptani, Mustafa Nuri Vlora, Mon Tahiri etj. Këtyre intelektualëve do t`u bashkohet ideologu dhe patrioti i shquar i familjes së njohur Frashëri, Abdyl bej Frashëri.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit, pati karakter gjithëkombëtar, kurse Prizreni nuk u zgjodh rastësisht kryeqytet dhe seli, në të cilin u mbajt Kuvendi mbarëkombëtar shqiptar më 10 qershor 1878.
Delegatët që morën pjesë në Kuvendin e Përgjithshëm kishin për çështjen kryesore të ditës një unitet të plotë mendimi; të gjithë qenë të vendosur për të kundërshtuar me çdo kusht copëtimin e trojeve shqiptare, për të mbrojtur tërësinë tokësore të Shqipërisë.
Mendim të njëjtë shprehën delegatët që u takonin qarqeve atdhetare edhe për karakterin dhe programin politik të organizatës, që do të themelonte Kuvendi. Ata kërkuan me këmbëngulje që Kuvendi, ashtu siç ishte parashikuar prej tyre, të formonte një Lidhje Shqiptare me karakter kombëtar.
Në ditën e parë të punimeve në Kuvend folën delegatë të të gjitha grupimeve politike. Nga fjalimet që u mbajtën në këtë ditë ruhet vetëm një fragment i fjalës së Abdyl Frashërit, kryetar i Komitetit të Stambollit dhe delegat i Toskërisë, i vilajetit të Janinës.
Duke mbrojtur platformën atdhetare të lëvizjes kombëtare, ai i ftoi të gjitha krahinat shqiptare që të bashkoheshin si një trup i vetëm për të mbrojtur mbarë atdheun nga rreziku i asgjësimit. Abdyli ndër të tjera tha: “Qëllimi i Kuvendit është që t’ua presim hovin armiqve të pashpirt, duke lidhur besën shqiptare dhe duke u betuar që t’i mbrojmë me gjak trojet që na kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë”.
Delegatëve të grupimit atdhetar, iu desh të përballeshin në Kuvend si me qëndrimet e dëmshme të qarqeve pro Turqisë ashtu autoriteteve qeveritare osmane, të përfaqësuara nga mytesarifi turk i Prizrenit, Qamil Beu, që ishte i pranishëm në këtë tubim. Ata u përpoqën të pengonin bashkimin e shqiptarëve në një lidhje kombëtare.
Megjithatë, Kuvendi i Prizrenit e përmbushi misionin e tij historik kombëtar. Akti më i rëndësishëm i tij ishte vendimi për themelimin e një organizate me karakter politik e ushtarak, të një Lidhjeje. me një qendër të vetme drejtuese dhe me degë të saj në të gjitha krahinat e vendit, e cila do të merrte përsipër detyrën që të mbronte me çdo mjet interesat e vendit.
Po atë ditë Kuvendi Kombëtar miratoi tekstin e një proteste, drejtuar Kongresit të Berlinit, me anën e së cilës ngrihej zëri kundër shkëputjes së krahinave shqiptare në favor të shteteve fqinje. Sipas traditës, së bashku me formimin e Lidhjes, u shpall edhe një besë e përgjithshme, në bazë të së cilës duhej të pushonin menjëherë të gjitha veprimet e gjakmarrjes ndërmjet banorëve të krahinave që ishin përfaqësuar në Kuvendin e Prizrenit.
Vendimi i Kuvendit të Prizrenit për themelimin e Lidhjes ishte një fitore e madhe e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, pasi me anën e tij iu dha goditja e parë dhe e fuqishme përpjekjeve të Stambollit për ta veshur Lidhjen me karakter islamik dhe u hodhën themelet e një organizate kombëtare shqiptare, e cila, qysh në ditën e parë të saj, pati një karakter atdhetar.
Menjëherë pas themelimit të Lidhjes u formuan organet e saj të larta. Në krye të Lidhjes qëndronte Këshilli i Përgjithshëm me funksione legjislative dhe me seli në Prizren, nga i cili do të vareshin degët krahinore, ndërsa kryetar u zgjodh Iljaz pashë Dibra. / KultPlus.com
“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të shtunën e 29 majit 1880, në ballinë, telegramin e përfaqësuesve shqiptarë të Lidhjes së Prizrenit dërguar asokohe kryeministrit britanik William Ewart Gladstone, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Raguzë, 28 maj.
Drejtuesit e Lidhjes shqiptare vendosën, më 26 maj, të urdhëronin komandantët e mbledhur në Tuz që të sulmonin malazezët. Por partia myslimane ishte kundër kësaj rezolute.
Përfaqësuesit e Lidhjes Shqiptare i dërguan telegramin e mëposhtëm Z. Gladstone :
“Shqiptarët, të përfaqësuar aktualisht nga komiteti i nënshkruar, ju përgëzojnë për emërimin tuaj si kryeministër të Anglisë.
Në të njëjtën kohë, ata i bëjnë thirrje mbrojtjes së lartë të kombit anglez për të ruajtur kështu integritetin e territorit dhe të drejtat e tyre; shqiptarët do t’u kushtojnë të gjitha përpjekjet dhe jetën e tyre.”
Mbrojtja e Ulqinit ishte veprimi i tretë dhe i fundit që u bë nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit kundër cenimit të tërësisë territoriale të Shqipërisë në dobi të Malit të Zi, dhe me pëlqimin e Portës së Lartë.
U përgatit dhe u organizua nga degët e Lidhjes Shqiptare të
Ulqinit dhe Shkodrës. Morën pjesë vullnetarë shqiptarë nga sanxhaqe të
Shqipërisë. Siç shkruan Dita, kundër forcave shqiptare që mbronin Ulqinin, të
përbëra prej rreth 3000 vetash, u hodhën forcat e Malit të Zi dhe të
Perandorisë Osmane, prej mbi 30.000 ushtarë e oficerë.
Luftime të rëndësishme u zhvilluan më 22 tetor para Klesnjës
dhe Shkallës së Mushkut në lindje të Ulqinit.
Pas disa orë luftimesh, për shkak të epërsisë së armikut,
vullnetarët shqiptarë u thyen dhe u detyruan të tërhiqen. Si rrjedhojë, më 23
tetor Ulqini ra në duart e forcave malazeze.
Në Kalanë e Tiranës për vizitorët e shumtë dhe qytetarët është hapur ekspozita “Lidhja e Prizrenit 1878-2019 mes dokumenteve të Arkivit Qendror Shtetëror”.
Kjo ekspozitë vjen në kuadër të 141 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. Në ekspozitë prezantohen dokumente të rralla, si thirrja drejtuar gjithë shqiptarëve ku ftohen të kundërshtojnë coptimin e trojeve të shqiptarëve apo dhe Memorandumin e dërguar tek kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, përmes të cilit kundërshtojnë vendimet e Kongresit të Berlinit dhe copëtimet e trojeve shqiptare.
Kjo ekspozitë vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim me Kalanë e Tiranës. /atsh / KultPlus.com
Sot janë bërë 75 vjet që nga mbledhja e Kuvendit në Prizren, i cili zgjati deri më 20 shtator dhe ku ishte vendosur për formimin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, organizatë politike kombëtare, e cila do të angazhohej për bashkimin dhe mbrojtjen e trojeve etnike.
Në të morën pjesë 45 delegatë të zgjedhur nga Kosova dhe trevat e tjera shqiptare. Kongresin e udhëhoqi Komiteti Ekzekutiv, me në krye Musa Shehu, i shoqëruar prej Asllan Boletini, Shefqet Shkupi, Qazim Bllaca, Tahir Zajmi, Pjetër Vuçaj, Sheh Hasnai, Qemajl Balila, Hivzi Meraku, Luk Simoni, Haxhi Fahrija, dhe Sokol Dobroshi.
Kryetari i Këshillit Ekzekutiv, Musa Shehu, paraqiti rendin e ditës për t’u zgjedhë Paria e Kongresit që përbërë prej Kryetarit, dy nënkryetarëve dhe një sekretari. Me votim të fshehtë Musa Shehu zgjedhet kryetar i kongresit, Aqif Blyta nënkryetar, Raxhep Krasniqi nënkryetar. Ndërsa sekretar i Kongresit u emërua Bedri Gjinaj. Kuvendi vendosi formimin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, organizatë politike kombëtare, e cila do të angazhohej për bashkimin dhe mbrojtjen e trojeve etnike.
Kuvendi zgjodhi Komitetin Qendror të Lidhjes, të përbërë nga 7 veta. Kryetar i Lidhjes u zgjodh Rexhep Mitrovica, veprimtar i njohur i çështjes kombëtare. Në Kuvendin e Dytë, që u mbajt më 17-21 janar 1944, u bënë ndryshime në kreun e Lidhjes. Kryetar i Komitetit Qendror u zgjodh Bedri Pejanin, pas Rexhep Mitrovica ishte emëruar kryeministër i qeverisë që gjermanët ngritën në Tiranë. Kuvendi miratoi edhe statutin e Lidhjes, i cili u dekretua nga Këshilli i Naltë më 14 mars 1944. Lidhja do të kishte dhe organin e vet “Lidhja e Prizrenit”, në faqet e të cilit propagandohej ideja e krijimit të Shqipërisë etnike dhe denoncoheshin krimet e kryera nga serbët ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Lidhja e Dytë e Prizrenit ishte një organizim i krerëve nacionalistë kosovarë, me në krye Bedri Pejanin i inkurajuar në periudhën kur Rexhep Mitrovica qe kryeministër. Ndryshe nga Lëvizja Nacionalçlirimtare dhe disa grupime nga radhët e nacionalistëve, që qenë angazhuar në luftë kundër pushtuesve nazifashistë, forcat kryesore nacionaliste hezitonin që të bënin të njëjtën gjë, t’u bashkoheshin atyre, pasi mendonin se një luftë që udhëhiqej nga komunistët do të përfundonte me rivendosjen e pushtetit jugosllav në krahinë. Përfaqësuesit më në zë të rretheve nacionaliste i konsideronin pushtuesin italian e më pas atë gjerman si të keqen më të vogël në krahasim me sundimin serb e jugosllav, që pritej të rivendosej pas tërheqjes së tyre. Pikërisht për këtë arsye, pas kapitullimit të Italisë, ata përpunuan idenë e thirrjes së një kuvendi kombëtar, i cili duhej të hidhte bazat e krijimit të një organizate politike, që do të mbronte trojet etnike nga rreziku i ripushtimit të Kosovës nga forcat jugosllave, pas largimit të trupave gjermane./ KultPlus.com
Gjatë fjalimit të saj të paplanifikuar për nder të 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i doli telashe me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.
Pasi tha disa fjalë në foltore, kryeministri u nis drejt saj dhe e kapi me forcë për dore duke i kërkuar që të largohet prej aty.
“Urdhno” – i tha zonja teksa kryeministri u nis drejt saj.
“Me gjithë respektin për ju, por vazhdon ceremonia” – i tha kryeministri asaj, teksa e kapi me forcë për dorës dhe u mundua ta largonte. Zonja i reagoi kryeministrit duke i thënë se nuk mund të sillet ashtu me të.
“Mos me kap kështu…, ti nuk mundesh…” – vazhdoi reagimin ajo.
Kryeministri vazhdonte insistimin e tij për ta larguar, përderisa zonja mbahej për foltores dhe duke refuzuar. Kryeministri kërkoi ndihmën e sigurimit, të cilët me forcë e larguan zonjën nga aty.
“Shiqoni, vazhdon ceremonia në bazë të programit…” – tha tutje kryeministri, përcjell Insajderi.
Zonja dëgjohej edhe më tutje tek refuzonte veprimin e kryeministrit dhe të pjesëtarëve të sigurimit.
“Turp i madh…” – tha ajo.
Ceremonia për shënimin e 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit vazhdoi edhe më tutje me fjalimet e tjera që ishin të parapara në protokoll./ KultPlus.com
Mic Sokoli kishte lindur në vitin 1839 në Fang të Bujanit, Tropojë dhe ra në vitin 1881. Ishte luftëtar i shquar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Hero i Popullit.
Mic Sokoli rrjedh nga një familje patriotësh. Udhëhoqi njësi të mëdha luftarake të Lidhjes në shumë beteja dhe u shqua për strategji, gatishmëri dhe trimëri.
Mori pjesë aktive në luftimet e Shkupit, Prizrenit, Ferizajt, Gjilan, në Gjakovë kundër Mehmet Ali Pashës, u dallua në betejën e Nokshiqit kundër agresorëve malazezë, luftoi në Plavë e Guci, në Hot, Grudë, Tuz.
Pastaj në rrafshin e Kosovës në betejën e madhe të Shtimes, të Carralevës dhe së fundmi në atë të Slivovës, ku dhe ra heroikisht.
Në betejën e Slivovës në afërsi të Shtimes, në (prill 1881) kundër forcave osmane të Dervish Pashës kreu një akt trimërie të rrallë, duke i vënë gjoksin topit të armikut dhe ra heroikisht në fushën e betejës duke frymëzuar të gjithë luftëtarët e tjerë të vazhdojnë luftën me trimëri e krenari.
Mici ra heroikisht në moshën 42 vjeçare, duke lënë pas gruan dhe 2 fëmijë, një djalë dhe një vajzë.
Më shumë se një shekull më pas, po një nip i tij e vazhdoi aty ku e la Mici, aty ku e ndërpreu Lidhja Shqiptare.
Ai kishte trashëguar nga gjenet e Micit trimërinë dhe shkathtësinë ushtarake.
Nipi i Mic Sokolit, ra dëshmor duke luftuar për bashkim kombëtar dhe quhet Tahir Sinani.
Shumë ngjarje dhe luftëtarë të Epokës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u përjetësuan përmes epikës historike, mirëpo vendin e parë e zë Mic Sokoli, prijësi i Krasniqes, biri i Sokol Ramës nga Malësia e Madhe.
Heroizmi i pashoq i Micit u kthye në legjendë dhe këngët për të jehuan nëpër vite duke mbërritur deri tek ne./21Media/ KultPlus.com
Janë të rrallë njerëzit që me urtësinë e tyre arrijnë të tejkalojnë çdo pengesë, drejtë qëllimeve madhore të cilat nuk ju takojnë më personalisht atyre, por bëhen frymëzim për brezat që duan dritën dhe njerëzinë.
Urtësia dhe guximi kur ndërveprojnë bëjnë mrekulli që shpesh shumica e njerëzve nuk arrijnë t’i perceptojnë. Kështu kohërat e vështira nxjerrin njerëz me shpirt gjigant të cilët nuk kanë vetëm një jetë, por mbi krahët e tyre bartin fatin e një kombi të tërë.
I tillë ishte Ymer Prizreni. Ymer Prizreni ishte me prejardhje nga fshati Zgatar i Opojës, gjyshi i tij Ismaili u vendos në qytetin e Prizrenit për shkak të kushteve më të mira të jetesës. I ati i Ymerit quhej Sylejman dhe në atë kohë ishte myderriz e imam i Xhamisë së Mëhallës së Re në Prizren. Sylejmani kishte reputacion të mirë dhe njerëzit e admironin, më pas bëhet predikues medreseje dhe imam i xhamisë Gazi Mehmet Pashës në Prizren. Në vitin 1821 lind Ymeri, qysh në fëmijëri shquhet për aftësitë e tij, gjë që më pas historia do e njeh si personalitet dhe njeri me tipare të rralla.
Ymeri në atë kohë ndjekë mësimet në medresenë e qytetit në Prizren, për të vazhduar më pas në Stamboll në teologji, filozofi dhe shkenca juridike. Rikthehet në Prizren ku shërbeu si myfti. U nderua me titullin Efendi, ndërsa me të mbaruar haxhillëkun mori titullin Haxhi. I përkiste rreshtimit mistik nakshibendi kështu që në opinion njihej edhe si sheh. Përveç shqipes, fliste dhe gjuhë të tjera përfshirë këtu frëngjishten, persishten, arabishten, turqishten, serbishten dhe kuptonte gjermanishten.
Me 1877 mori mbiemrin “Prizreni” dhe u zgjodh përfaqësues i Sanxhakut të Prizrenit në Parlamentin Osman. Kishte një influence të jashtëzakonshme mbi popullin, njihet si njeri me karakter të qetë dhe guxim të madh. Me qëllim të bashkimit kombëtar Ymer Prizreni ishte prezent pothuajse në të gjitha viset shqiptare në Ballkan, për të mbajtur gjallë frymën kombëtare ai nuk ndaloi asnjëherë. Veç kapacitetit intelektual Ymer Prizreni ishte shpirt bujar dhe humanist. Me të ardhurat e tij ndihmoi shumë nxënës dhe student shqiptarë, për të dalë në dritë nga pushtimi i atëhershëm, shtëpia e tij ishte ODA ku u mbajtën takimet në mes të shqiptarëve për më shumë se një dekadë. Veprimtaria e tij politike, diplomacia dhe Lufta e Lidhjes së Prizrenit në ruajtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë dhe autonomisë politike e shtetërore të saj, shënon një kthesë historike në kohërat kur ambiciet e fqinjëve ballkanas ndaj tokave tona ishin më të hidhurat. Ky vit shënon 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit nismë nga i urti dhe guximtari Ymer Prizreni, i cili me veprën, atdhedashurinë dhe sakrificën përjetësoi emrin e tij duke mos vdekur kurrë. U bë frymëzim për më shumë se një shekull dhe Lidhja e Prizrenit triumfon tani me dy shtete shqiptare dhe faktorizimin e shqiptarëve në Ballkan si asnjëherë shekujt e fundit.