Meghan Markle dhe Princi Harry shpërndanë foton e parë të vajzës së tyre, Lilibet “Lili” Diana, si pjesë e kartës së Krishtlindjes 2021, të publikuar gjashtë muaj pas lindjes së fëmijës së tyre të dytë, transmeton KultPlus.
Në foto, Meghan, shihet duke mbajtur Lilin në ajër ndërsa Harry, është i ulur pranë tyre me fëmijën e parë në prehër.
Harry, Meghan dhe Archie kanë veshur të gjithë xhinse në portretin familjar, i cili është realizuar gjatë verës nga fotografi Alexi Lubomirski, ndërsa Lili ka veshur një fustan të bardhë.
“Këtë vit, 2021, ne mirëpritëm vajzën tonë, Lilibet, në botë”, është mbishkrimi i kartës. “Archie na bëri një “mama” dhe një “babë”, dhe Lili na bëri një familje”.
Çifti njoftoi gjithashtu se Fondacioni i tyre Archewell do të bëjë donacione këtë sezon festash për organizata të ndryshme që “nderojnë dhe mbrojnë familjet”, duke përfshirë Team Rubicon dhe Paid Leave for All. /KultPlus.com