Aktorja Lily Collins rikthehet si protagoniste e serialit “Emily in Paris”. Paltforma Netflix tashmë e ka publikuar trailerin e plotë të sezonit të tretë të komedisë.
Kryepersonazhi, Emily Cooper, vazhdon të punojë në punën e saj të ëndrrave në kompaninë franceze të marketingut. Por, tani ajo e gjen veten në një udhëkryq, duke zgjedhur mes partnerëve romantik dhe mundësive profesionale.
Krahas aktores Lily Collins, në sezonin e tretë të serialit hit rikthehen edhe aktorët tjerë, Philippine Leroy-Beaulieu, Lucas Bravo, Ashley Park, Camille Razat, Samuel Arnold, Bruno Gouery, William Abadie dhe Lucien Laviscount.
Me gjithsej dhjetë episode, “Emily in Paris” fillon transmetimin në Netflix më 21 dhjetor. / KultPlus.com