“Politikanët kurrë nuk e lënë hajninë për ditën e nesërme”

Poezi nga Xhevdet Bajraj

LIRIA… IX

Politikanët kurrë nuk e lënë hajninë
për ditën e nesërme
por vjedhin sot
ditën e nesërme ia kanë lënë popullit
E kanë kuptuar shejtanët
bastardët e atdheut
se fjalorit drejtshkrimor i mungon ajo pjesa
ku shpjegohet se e nesërmja
kurrë nuk vjen / KultPlus.com