Lista e plotë e çmimeve të ‘Mittrixfest’, ‘Fluturimi mbi teatrin shqiptar‘ vlerësohet si ‘Shfaqja më e mirë’

Për shtatë netë radhazi, u mbajt edicioni i 13 i Festivalit Tradicional të Komedisë “Mittrixfest” në qytetin e Mitrovicës, në të cilin pati aktivitete të shumëta si dhe shfaqje komike që sollën atmosferë të ngrohtë para publikut, shkruan KultPlus.

6 komedi të cilat publiku mitrovcas i mirëpriti me ovacione, i sollën qytetet si Kumanova, Presheva, Tirana, Mitrovica, Gjilani e Suhareka me shfaqje të jashtëzakonshme e me situata komike sollën atmosferë të ngrohtë e të qeshura pafund.

Përpos shfaqjeve që ishin pjesë e programit garues, edicionin e trembëdhjetë të Festivalit Tradicional të Komedisë “Mittrixfest” e karakterizuan edhe shumë puntori me ekspertë të fushës së teatrit për të cilat pati shumë interesim për pjesëmarrje.

Vizita turistike në objekte të trashëgimisë kulturore në Mitrovicë duke promovar trashëgiminë tonë kulturore e historike që Mitrovica në këtë aspekt është një thesar i çmuar.

Veçantia e këtij edicioni ishte edhe ekspozita e pikturave të punuara me shumë dashuri dhe përkushtim nga fëmijët me autizëm.

Çdo natë në Muzeun e Qytetit të Mitrovicës, juria profesionale e përbërë nga Agnes Nokshiqi, Enke Fezollari dhe Albana Muja patën mundësi të shohin komedi teatrale e të vlerësojnë për çmimet të cilat u ndanë në këtë mënyrë:

Çmimin për shfaqjen më të mirë e mori shfaqja –  “Fluturimi mbi teatrin shqiptar ” nga teatri i Kumanovës

Për të vazhduar me çmimet tjera si

Aktori më i Mirë Protagonist –  Shkëlqim Islami nga Teatri i Kumanovës,

Aktroja më e Mirë Protagoniste – Egzona Salihu nga Teatri i Kumanovës,

Aktori më i Mirë Jo-Protagonist – Butrint Lumi nga teatri i qytetit të Suharekës,

Aktroja më e Mirë Jo-Protagoniste – Tringa Hasani Teatri i qytetit të Gjilanit

Regia më e Mirë – Agon Myftari – Teatri i qytetit të Gjilanit,

Skenografia më e Mirë – Ardian Kadriu – Teatri i Kumanovës,

Dhe çmimi i publikut i cili u nda nga organizatorët e Festivalit Tradicional të Komedisë “Mittrixfest” Marigona Bekteshi – Ferati, Nik Istrefi dhe Mirsad Ferati.

Cmimi i Publikut – Tush & Shit/KultPlus.com

UNESCO nis zgjerimin e Listës së Trashëgimisë Botërore

UNESCO ka filluar të shpallë vendet e reja që do të shtohen në Listën e Trashëgimisë Botërore.

Lista e iniciativës së OKB-së është një përmbledhje e monumenteve me rëndësi të veçantë për racën njerëzore.

Qoftë nëpërmjet një kontributi të jashtëzakonshëm njerëzor apo mrekullisë së pastër të bukurisë natyrore, vendet e Trashëgimisë Botërore mbrohen për t’u siguruar që ato të ruhen për brezat e ardhshëm.

Këtë muaj, Komiteti i Trashëgimisë Botërore do të mblidhet në Riad, Arabinë Saudite, për të futur një grup të ri vendesh në listë. Përpara se të mblidhej komiteti, kishte 1157 vende të trashëgimisë botërore.

Lista tashmë është rritur dhe ka shpallur faqet e reja që nga 16 shtatori.

Këto janë disa nga vendet e reja më të dukshme të shpallura në të gjithë Evropën deri më tani.

Gordion – Turqi

I vendosur rreth 70 km në jugperëndim të Ankarasë, ky vend arkeologjik është ajo që ka mbetur nga Gordioni, kryeqyteti i Frigjisë. Qytetërimi i lashtë ishte bashkëkohës i grekëve të lashtë me mitet e mbretërve të tyre Gordias, Midas dhe të përshkruara në ‘Iliadën’ e Homerit.

Trashëgimia hebraike-mesjetare e Erfurt-it- Gjermani

I vendsour në mes të Gjermanisë, qyteti i Erfurtit ka një grup mbresëlënës të vendeve kulturore të ruajtura të Mesjetës. Daton nga shekulli 11-14, Sinagoga e Vjetër, Mikveh dhe Shtëpia e Gurit japin një pamje magjepsëse të jetës hebreje në Gjermani.

Kaunas moderniste: Arkitektura e Optimizmit, 1919-1939 – Lituani

Mes Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, kryeqyteti i Letonisë ishte Kaunas. Qyteti u rigjenerua tërësisht nga filozofia e arkitekturës së lëvizjes Moderne. Ende të pranishme sot, rrugët urbane të Kaunas janë një kujtesë e asaj epoke magjepsëse.

Qyteti i vjetër i Kuldīga – Letoni

Një shembull tjetër i një qyteti të shëtitshëm, rrugët e të cilit janë të mbushura me trashëgimi kulturore. Kuldīga u rrit nga një fshat i vogël mesjetar në shekullin e 16-të në një qytet të rëndësishëm artizanal dhe tregtar mbi 200 vjet. Ndryshimet në arkitekturë shihen edhe sot.

Vendet prehistorike të Menorca Talayotic – Spanjë

Që nga viti 1600 p.e.s, komunitetet kanë jetuar në ishullin Menorca të Spanjës. Strukturat, mjetet dhe vendet e varrimit sjellin njohuri për mënyrën se si njerëzit jetonin në Menorca, si dhe ritualet dhe zakonet e tyre mbi një mijëvjeçarë përpara se krishterimi të vinte në brigjet evropiane.

Kështjella e Unazës së Epokës Vikinge – Danimarkë

Në pesë vende të ndryshme, ka unaza monumentale në Danimarkë që shënojnë vendin ku dikur qëndronin kështjellat e Vikingëve. Të ndërtuara mes viteve 970 dhe 980 të erës sonë, Aggersborg, Fyrkat, Nonnebakken, Trelleborg dhe Borgring ishin të gjitha vendndodhje kyçe në Dinastinë Jelling të Perandorisë Vikinge.

Zhatec dhe peizazhi i Saaz Hops – Çeki

Shkoni në Žatec dhe ju garantohet një kohë e mirë nëse jeni adhurues i birrës. Fushat pjellore të  bimës së hopit pranë lumit Ohře i ofrojnë zonës bazën për industrinë e saj të shkëlqyer të birrës, e cila ka sjellë revolucion industrial në qytetin mesjetar./klankosova/KultPlus.com

UNESCO zgjedh 5 kështjella unazore daneze në listën e trashëgimisë botërore

Pesë kështjella daneze në formë unazore nga epoka e vikingëve janë shtuar në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Qytetet u ndërtuan midis viteve 958 dhe 987 gjatë kohës së mbretit viking Harald Blåtand,si regjent, njoftojnë mediet skandinave, transmeton RTKlive.

Kështjellat unazore janë disa nga mbetjet arkeologjike më të shquara nga epoka e vikingëve në Danimarkë.

Pesë kështjellat janë të përhapura në të gjithë Danimarkën:  Aggersborg dhe Fyrkat në veri të Jylland-it, Nonnebakken në Ishullin Fyn, Borgring në Själland dhe Trelleborg afër Slagelse në Västsjälland.

“Është hera e parë që Danimarka me forca të veta po përpiqet ta zërë  një vend në listën e trashëgimisë botërore. Kështjellat vikinge janë kandidatë për gjeometrinë unike dhe për dëshminë e ndërtimit në Danimarkë që njohim nga historia. Unë angazhohem për ngritjen e interesimit dhe zgjerimin e njohjes së historisë së Danimarkës në botë”, deklaroi ministri i Kulturës së Danimarkës, Joy Mogensen./rtk/KultPlus.com

‘One Thing at a Time’ i Morgan Wallen kryeson listën e albumeve në ShBA për të tetën javë me radhë

“One Thing at a Time” i Morgan Wallen është albumi numër një në Shtetet e Bashkuara për të tetën javë radhazi.

Në vendin e dytë në tabelën Billboard 200 të së shtunës është “D-Day” e Agust D, e ndjekur nga “Folklore: The Long Pond Studio Sessions” i Taylor Swift, në pozitën e katërt është “Midnights” po ashtu i Swift dhe “Never Broke Again’s Don’t Try This at Home” i YoungBoy  në pozitën e pestë.

Në të gjashtën është SZA me “SOS”, Wallen me “Dangerous: The Double Album” në të shtatën,  “Gettin’ Old” i Luke Combs në pozitën e tetë, “Heroes & Villains” i Metro Boomin në të nëntën dhe “Lover” e Taylor Swift në pozitën e dhjetë./klankosova/KultPlus.com

Festivali UNUM shpall emrat e rinj në ‘lineupin’ e tyre mbresëlënës

Festivali underground më i ri dhe më kulturor në Evropë pas fazëz së parë sot lansoi dhe fazë e dytë të lineup me një listë të parezistueshme me disa nga emrat më të medhenjë në botë.

Seth Troxler, Ricardo Villalobos, Paco Osuna, Mathew Jonson, Shimza, Butch, tINI, Dyed Soundorom, Raresh, Rhadoo, Ilario Alicante,Priku,Praslea si dhe mbi 80 artistë të tjerë.

Ata janë ndër 90 artistët që performojnë në festivalin e zgjatur nga e mërkura 1 qershor deri të hënën 6 qershor në një cep të mrekullueshëm natyror dhe jokomercial të Evropës në Rivierën Shqiptare.

UNUM është një komunitet i lidhur ngushtë me muzikën e kuruar me shije, mes pyjeve me pisha, me erë të këndshme, plazheve gjithëpërfshirëse me diell dhe i vendosur në një sfond dramatik malor. Muzikë do të ketë në tri skena shumë të ndryshme, të gjitha me pamjen dhe tingullin e tyre unik, dhe më emblema ku njëra prej tyre është Pines Stage, ku DJ performojnë 24 orë në ditë.

Kjo do të thotë që të pranishmit trajtohen me sesione të perëndimit të diellit me ndjesi karakteristike kur dielli zbehet midis pemëve dhe më pas lindjet epike ndërsa pishat ndriçohen nga një sferë e lavdishme zjarri për të nisur një ditë të re. Kjo e bën atë një nga vendet më të veçanta dhe më atmosferike për të testuar në të gjithë Evropën për ata që pëlqejnë muzikën house me klas dhe tekno.

Dhe ka shumë të tilla edhe një herë në këtë vit të tretë me organizues duke përfshirë After Caposile, Deset, Half Baked, Outcast, Secret Society, Trommel, Watermelon, You & Me dhe Zone, të cilët të gjithë do të sjellin njohuritë e tyre dhe tingujt joshës.

Faza e dytë e emrave që do të performojnë përfshijnë shtyllat e muzikës tekno Tobi Neumann dhe Paco Osuna, përsa i përket muzikës house elektro-novatorin Gene on Earth plus titanë të muzikë nga e gjithë Evropa duke përfshirë East End Dubs, Boris Werner, Butch, Joey Daniel. Josh Baker, Andy Baxter, Ilario Alicante, Jamie Roy dhe shumë të tjerë.

Gjithashtu sipas një postimi në rrjetet e tyre sociale Unum lajmëroi se disa emra të mëdhenj do të bëhen publik shumë shpejtë.

Skena është gati tani për atë që do të jetë edhe një herë mbledhja më e bukur e muzikës house dhe tekno në një vend vërtet të lumtur.

Drejtohuni tek www.unumfestival.com për detaje të plota dhe informacione tjera për bileta. /KultPlus.com

Lista e plotë e fituesve në ‘Oscars 2020’

Janë shpallur të gjithë fituesit në edicionin e 92-të të Academy Awards, ndërsa “Parasite” e ka shkruar historinë.

Filmi jugkorean ka hyrë në histori duke u bërë filmi i parë joanglishtfolës që e fiton çmimin Oscar në kategorinë e filmit më të mirë.

Më poshtë jua sjellim të gjithë fituesit e çmimeve Oscar për vitin 2020:

Aktorja më e mirë
Cynthia Erivo, Harriet

Renee Zellweger, Judy

Scarlett Johansson, Marriage Story

Charlize Theron, Bombshell

Saoirse Ronan, Little Women

Aktori më i mirë
Joaquin Phoenix, Joker

Leonardo DiCaprio, Once Upon a Time…in Hollywood

Antonio Banderas, Pain and Glory

Adam Driver, Marriage Story

Jonathan Pryce, The Two Popes

Regjisori më i mirë
Bong Joon-ho, Parasite

Sam Mendes, 1917

Todd Phillips, Joker

Martin Scorsese, The Irishman

Quentin Tarantino, Once Upon a Time…in Hollywood

Kënga më e mirë
“I’m Standing With You” nga Breakthrough

“Into The Unknown” nga Frozen II

“Stand Up” from Harriet

“(I’m Gonna) Love Me Again” nga Rocketman

“I Can’t Let You Throw Yourself Away” nga Toy Story 4

“Glasgow” nga Wild Rose

Kolona zanore
Joker

Little Women

Marriage Story

1917

Star Wars: The Rise of Skywalker

Filmi më i mirë ndërkombëtar
Franca, Les Miserables

Maqedonia e Veriut, Honeyland

Polonia, Corpus Christi

Koreja e Jugut, Parasite

Spanja, Pain and Glory

Makijazhi dhe stili
Bombshell

Joker

Judy

Maleficent: Mistress of Evil

1917

Efektet vizuale
Avengers: Endgame

The Irishman

The Lion King

1917

Star Wars: The Rise of Skywalker

Editimi
The Irishman

Jojo Rabbit

Joker

Ford v Ferrari

Parasite

Kinematografia
Roger Deakins, 1917

Rodrigo Prieto, The Irishman

Lawrence Sher, Joker

Jarin Blaschke, The Lighthouse

Robert Richardson, Once Upon a Time…in Hollywood

Miksimi i zërit
Ad Astra

Joker

1917

Ford v Ferrari

Once Upon a Time…in Hollywood

Editim i zërit
1917

Ford v Ferrari

Joker

Once Upon a Time…in Hollywood

Star Wars: The Rise of Skywalker

Aktorja më e mirë në rol dytësor
Laura Dern, Marriage Story

Florence Pugh, Little Women

Margot Robbie, Bombshell

Kathy Bates, Richard Jewell

Scarlett Johansson, Jojo Rabbit

Dokumentari i shkurtë
In the Absence

Life Overtakes Me

St. Louis Superman

Walk Run Cha-Cha

Dokumentari
American Factory

The Cave

The Edge of Democracy

For Sama

Honeyland

Kostumografia
Sandy Powell & Christopher Peterson, The Irishman

Mark Bridges, Joker

Arianne Phillips, Once Upon a Time…in Hollywood

Jacqueline Durran, Little Women

Mayes C. Rubeo, Jojo Rabbit

Dizajn produksioni
Once Upon a Time…in Hollywood

The Irishman

1917

Jojo Rabbit

Parasite

Filmi i shkurtë aksion
Brotherhood

Nefta Football Club

The Neighbors’ Window

Saria

A Sister

Skenari më i mirë i adaptuar
Steven Zaillian, The Irishman

Greta Gerwig, Little Women

Taika Waititi, Jojo Rabbit

Anthony McCarten, The Two Popes

Todd Phillips & Scott Silver, Joker

Skenari më i mirë origjinal
Rian Johnson, Knives Out

Noah Baumbach, Marriage Story

Sam Mendes & Krysty Wilson-Cairns, 1917

Quentin Tarantino, Once Upon a Time…in Hollywood

Bong Joon-ho, Parasite

Filmi i shkurtë i animuar
Dcera (Daughter)

Hair Love

Kitbull

Memorable

Sister

Filmi i animuar
How to Train Your Dragon: The Hidden World

I Lost My Body

Klaus

Missing Link

Toy Story 4

Aktori më i mirë në rol dytësor
Brad Pitt, Once Upon a Time…in Hollywood

Al Pacino, The Irishman

Joe Pesci, The Irishman

Anthony Hopkins, The Two Popes

Tom Hanks, A Beautiful Day in the Neighborhood

Filmi më i mirë
1917

The Irishman

Jojo Rabbit

Joker

Little Women

Marriage Story

Once Upon a Time…in Hollywood

Parasite

Ford v Ferrari. / KultPlus.com

Lista e plotë e fituesve në “Golden Globe 2018”

Ky ishte viti i 75-të i ndarjes së çmimeve Golden Globe, një ndër mbrëmjet më të mëdha ku u vlerësua puna e yjeve në filma e seriale.

“Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”, ishte filmi që mori çmimin kryesor, e pas tij, seriali i HBO “Big Little Lies”, transmeton Koha.net.

Aktorja Nicole Kidman, mori çmimin e parë për rolin e saj në “Big Little Lies”.

CNN shkruan se gratë këtë vit morën qendrën e vëmendjes duke fituar më shumë çmime se çdo vit tjetër.

Lista e plotë e fituesve
Aktorja më e mirë në seri të kufizuara ose film televiziv
Nicole Kidman, Big Little Lies
Reese Witherspoon, Big Little Lies
Jessica Lange, Feud: Bette and Joan
Susan Sarandon, Feud: Bette and Joan
Jessica Biel, The Sinner

Aktori më i mirë në rol dytësor në film (dramë)
Willem Dafoe, The Florida Project
Armie Hammer, Call Me by Your Name
Richard Jenkins, The Shape of Water
Sam Rockwell, Three Billboards Outside Ebbing, Missouri
Christopher Plummer, All the Money in the World

Aktorja më e mirë në seri televizive (mjuzikël/komedi)
Pamela Adlon, Better Things
Alison Brie, GLOW
Rachel Brosnahan, The Marvelous Mrs. Maisel
Issa Rae, Insecure
Frankie Shaw, SMILF

Aktorja më e mirë në seri televizive (dramë)
Elisabeth Moss, The Handmaid’s Tale
Claire Foy, The Crown
Katherine Langford, 13 Reasons Why
Maggie Gyllenhaal, The Deuce
Caitriona Balfe, Outlander

Aktori më i mirë në seri televizive (dramë)
Freddie Highmore, The Good Doctor
Sterling K. Brown, This Is Us
Bob Odenkirk, Better Call Saul
Jason Bateman, Ozark
Liev Schreiber, Ray Donovan

Seriali më i mirë televiziv (dramë)
The Handmaid’s Tale
This Is Us
The Crown
Game of Thrones
Stranger Things

Aktori më i mirë në rol dytësor në serial, seri të kufizuara ose film televiziv
Christian Slater, Mr. Robot
David Harbour, Stranger Things
Alfred Molina, Feud: Bette and Joan
Alexander Skarsgard, Big Little Lies
David Thewlis, Fargo

Muzika më e mirë origjinale
Carter Burwell, Three Billboards Outside Ebbing, Missouri
Alexandre Desplat, The Shape of Water
Jonny Greenwood, Phantom Thread
John Williams, The Post
Hans Zimmer, Dunkirk

Kënga më e mirë origjinale
Home, Ferdinand
Mighty River, Mudboumd
Remember Me, Coco
The Star, The Star
This Is Me, The Greatest Showman

Aktori më i mirë (komedi/mjuzikël)
Steve Carell, Battle of the Sexes
Ansel Elgort, Baby Driver
James Franco, The Disaster Artist
Hugh Jackman, The Greatest Showman
Daniel Kaluuya, Get Out

Aktorja më e mirë në rol dytësor në serial, seri të kufizuara dhe film televiziv
Laura Dern, Big Little Lies
Ann Dowd, The Handmaid’s Tale
Chrissy Metz, This Is Us
Michelle Pfeiffer, The Wizard of Lies
Shailene Woodley, Big Little Lies

Filmi më i mirë i animuar
The Boss Baby
The Breadwinner
Coco
Ferdinand
Loving Vincent

Aktorja më e mirë në film (dramë)
Mary J. Blige, Mudbound
Hong Chau, Downsizing
Allison Janney, I, Tonya
Laurie Metcalf, Lady Bird
Octavia Spencer, The Shape of Water

Skenari më i mirë
The Shape of Water
Lady Bird
Three Billboards Outside Ebbing, Missouri
The Post
Molly’s Game

Filmi i huaj më i mirë
A Fantastic Woman
First They Killed My Father
In the Fade
Loveless
The Square

Aktori më i mirë në mini-seri ose film televiziv
Robert De Niro, The Wizard of Lies
Kyle MacLachlan, Twin Peaks
Jude Law, The Young Pope
Ewan McGregor, Fargo
Geoffrey Rush, Genius

Seriali më i mirë televiziv (komedi)
Black-ish
The Marvelous Mrs. Maisel
Master of None
SMILF
Will & Grace

Aktori më i mirë në një serial televiziv (mjuzikël/komedi)
Anthony Anderson, Black-ish
Aziz Ansari, Master of None
Kevin Bacon, I Love Dick
William H. Macy, Shameless
Eric McCormack, Will & Grace

Regjisori më i mirë filmik
Guillermo del Toro, The Shape of Water
Martin McDonagh, Three Billboards Outside Ebbing, Missouri
Christopher Nolan, Dunkirk
Ridley Scott, All the Money in the World
Steven Spielberg, The Post

Mini-seriali ose filmi televiziv më i mirë
Big Little Lies
Feud: Bette and Joan
Fargo
Top of the Lake: China Girl
The Sinner

Aktorja më e mirë në një film (komedi/mjuzikël)
Judi Dench, Victoria & Abdul
Margot Robbie, I, Tonya
Saoirse Ronan, Lady Bird
Emma Stone, Battle of the Sexes
Helen Mirren, The Leisure Seeker

Filmi më i mirë (komedi/mjuzikël)
The Disaster Artist
Get Out
The Greatest Showman
I, Tonya
Lady Bird

Aktori më i mirë (dramë)
Timothee Chalamet, Call Me by Your Name
Denzel Washington, Roman J. Israel, Esq.
Tom Hanks, The Post
Daniel Day-Lewis, Phantom Thread
Gary Oldman, Darkest Hour

Aktorja më e mirë dramë
Jessica Chastain, Molly’s Game
Sally Hawkins, The Shape of Water
Frances McDormand, Three Billboards Outside Ebbing, Missouri
Meryl Streep, The Post
Michelle Williams, All the Money in the World

Filmi më i mirë (dramë)
Dunkirk
The Post
The Shape of Water
Call Me by Your Name
Three Billboards Outside Ebbing, Missouri
Kujtojmë se Golden Globes këtë vit trajtoi edhe ngacmimet seksuale dhe pabarazinë gjinore.

Publikohet lista e prezantuesve më të paguar në botë

Revista e njohur “Forbes” ka zbuluar se Dr Phil është prezantuesi më i paguar në botë, duke mposhtur Simon Cowellin dhe Ellen DeGeneresin.

Kjo është lista e prezantuesve të televizionit më të paguar në botë, sipas Forbesit, përcjell Koha.net:

1. Dr Phil McGraw: 79 milionë dollarë
2. Ellen DeGeneres: 77 milionë dollarë
3. Ryan Seacrest: 58 milionë dollarë
4. Judy Sheindlin (Judge Judy): 47 milionë dollarë
5. Simon Cowell: 43.5 milionë dollarë
6. Steve Harvey: milionë dollarë
7. Bill O’Reilly: 37 milionë dollarë
8. Sean Hannity: 36 milionë dollarë
9. Michael Strahan: 21.5 milionë dollarë
10. Heidi Klum: 21 milionë dollarë

KultPlus siguron listën e plotë të aseteve të Trashëgimisë Kulturore

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka marrë vendim për aprovimin e Listës së Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme, shkruan KultPlus.

Lista e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje te Përkohshme për vitin 2017-2018 përfshin gjithsej 1567 asete, prej tyre 46 të reja sipas këtyre kategorive : 14 asete te reja në trashëgiminë arkeologjike, 23 asete në atë arkitekturore, dy asete në trashëgiminë e luajtshme dhe shtatë asete të reja në trashëgiminë shpirtërore, ndërsa për pejsazhet kulturore nuk ka pasur propozime te reja

Këtë vit, Lista është plotësuar edhe me asete te reja nga fusha e trashëgimisë shpirtërore, kategori kjo që nuk ka qene e dokumentuar, hulumtuar, studiuar dhe promovuar sa meriton.

KultPlus ka siguruar listën e plotë të këtyre 46 aseteve të reja që i janë shtuar Listës së Trashëgimisë për Mbrojtje të Përkohshme.

Kalaja e Bresalcit
Vendbanimi i Nasalës
Vendbanimi Gllama
Vendbanimi Starasellë
Vendbanimi Roanke
Vendbanimi Budrikë
Vendbanimi Kërshi I Madh / Livadhet
Lokaliteti Bara e Bixhës
Gërmadhat e Kishës
Vendbanimi Katune
Vendbanimi Brege
Arat e Kooperativës
Kulina, Kalaja e Strezocit
Vendbanimi Suishtë
Ndërtesa e Kuvendi tKomunal ne Podujevë
Shtëpibanimi – Muharrem Veseli
Mulliri i Sinan Gashit
Qyteti i vjetër i Janjevës
Ëmbëltorja Elida
Shtëpia e Armatës – nr. unik 004442
Xhamia e Miftar Beçukit – nr.unik 004443
Kompleks banimi i familjes Drini
Kompleks banimi i familjes Xhejshylmedine
Kompleks banimi i familjes Hadro
Kulla e Zaptive
Shtëpia Muze Ukshin Hoti
Kulle
Mulliri dhe koshi i familjes Jonuzaj
Mulliri i vjetër
Ndërtesa e SHKA Agimi
Kulla e Bajram Qerim Istrefaj
Kulla e Reshat Istrefaj
Koshi i Drithit – Ragip Hazir Bytyqit
Koshi i Drithit – Enver Likaj
Kulla e Hasan Mehmetit
Kulla e Ali Bekës
Shtabi i Zones Operative te Dugagjinit
Verat e Llukes
Deklarata e Pavarësisë së Kosovës
Mozaiku i Nënës Terezë
Vallet e Karadakut
Jeta dhe veprimtaria gojore e Xhemajl Abrisë
Këcimet e Drenicës
Sofra pejane
Ushqime tradicionale
Lojerat tradicionale