Akuzohet se nuk këndoi ‘live’ në Botëror, Era kundërpërgjigjet (FOTO)

Këngëtarja Era Istrefi i ka bërë krenarë shqiptarët anë e mbanë globit me performancën e djeshme në Luzhniki Stadium.

Së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam, ata performuan këngën “Live it up”, në ceremoninë hapëse të finales së Botërorit.

Së fundmi, ajo publikoi disa imazhe nga performanca e saj në Instagram, të cilat i shoqëroi me mbishkrimin: ” Gjurmët e performancës së kaluar, një nga ditët më të bukura të jetës sime”.

Përkundër komenteve të mira dhe të shumta në rrjetet sociale, nuk kanë munguar edhe kritikat.

Një nga komentuesit në rrjetet sociale i ka shkruar këngëtares: “Sinkronizimi i buzëve ishte mbresëlënës”, duke aluduar kështu që Era nuk ka kënduar “live”.

Por, i menjëhershëm kaq qenë reagimi i saj, pasi këngëtarja i është kundërpërgjigjur komentuesit, duke thënë se ka kënduar live, por në videon e publikuar në YouTube, nuk është prezantuar versioni live që ajo këndoi.

“Mund t’i shikosh videot dhe të më dëgjosh duke kënduar “live. Shpresoj se do ta rregullojnë zërin kur t’i postojnë performancën zyrtare të videos”, ka qenë përgjigja e Erës.

Për performancën e saj mahnitëse, Era mori komplimente të shutma edhe nga artistet tjera shqiptare me famë ndërkombëtare si Dua Lipa dhe Rita Ora. /Telegrafi/

Era Istrefi, kampionia e Kosovës

Derisa po vazhdon ndeshja e finales mes Kroacisë e Francës, me një epërsi nga Franca, shqiptarët sot i kishin sytë tek performance e himnit të Kampionatit Botëror.

Era Istrefi ka ngjallur emocione të shumta tek shqiptarët, me performancën e saj në Rusi sonte. Kënga e saj në bashkëpunim me Will Smith dhe Nicky Jam, është stërdëgjuar në mbarë botës ndërsa sonte erdhi edhe më e fuqishme duke i paraprirë ndeshjes kulminante të këtij kampionati, shkruan KultPlus.

Shumë nga reagimet sontme në Facebook, e kanë nxjerrë atë si “Kampione të Kosovës”, duke shpërfaqur ndjenjat e krenarisë për të. / KultPlus.com

Will Smith publikon pamje para performancës së madhe: 3 miliardë njerëz do na ndjekin (VIDEO)

Kanë mbetur edhe pak minuta deri në performancën e madhe të Kampionatit Botëror, ku këngëtarja nga Kosova, Era Istrefi së bashku me Will Smith e Nicky Jam do të interpretojnë himnin e këtij kampionati në stadiumin Luzhinki në Moskë, shkruan KultPlus.

Artisti i njohur, Will Smith ka publikuar disa pamje duke treguar aktivitetin e emocionet e tyre pak para performancës.

“3 miliardë njerëz do të ndjekin performancën tonë sonte, kjo është pak para saj”, ka shkruar Smith në një video të postuar minuta më parë. / KultPlus.com

Një cover interesant i Himnit të Botërorit (VIDEO)

Tashmë kënga “Live it Up”, është duke u dëgjuar në gjithë botë, këngë kjo e cila është kënga zyrtare e Kampionatit Botërorë “Rusia 2018”, shkruan KultPlus.

Kësisoj, kanë nisë edhe videot e ndryshme që ngjajnë me cover-a për këtë këngë por ajo çka po bie më shumë në sy tash e tri ditë në YouTube, është artisti QPark, i cili ka realizuar në videoklip duke kënduar këtë këngë nëpër qytet, aty ku ka më shumë njerëz.

Shikoni reagimin e tyre se si ja bëjnë QPark-ut, teksa interpreton këngën e Will Smith, Era Istrefit dhe Nicky Jam./ KultPlus.com