Lizzo me rol në serialin “The Mandalorian”

Lizzo iu bashkua zyrtarisht galaktikës së Star Wars. Kjo këngëtare befasoi fansat me paraqitje në episodin e fundit të The Mandalorian. Ajo u paraqit me rolin e një fisnikeje e cila shpejtë bëhet shoqe me personazhin Grogu.

Ajo paraqitet pranë aktorit Jack Black, i cili luan rolin e bashkëshortit të saj.

Më saktësisht, Lizzo paraqitet me rolin e Dukeshës së planetit Outer Rim, Plazir-15, dhe nga ajo që fansat kanë parë, ajo kalon kohën duke luajtur lojën italiane Bocce.

Bllek dhe kapiteni Bombardier qëndrojnë pranë saj gjatë tërë kohës.

Lizzo është fanse e personazhit Grogu. Ajo në vitin 2021 ngjyrosi vetën me ngjyrë të gjelbër, veshi kostumin bezh dhe vuri vesh të gjatë. Ajo kështu u maskua për Halloween, që do të thotë se u duk si Grogu.

Këmgëtarja Lizzo veç në The Mandalorian është paraqitur edhe me disa role në filma të tjerë. Në vitin 2019 huazoi zërin për një personazh në filmin e animuar Ugly Dolls. Po këtë vit u paraqit me rol në filmin Hustlers, ku luajnë edhe disa personalitete të njohura si Xhenifer Lopez, Kardi Bi, Kiki Pallmer e të tjera.

Në vitin 2022 u realizua dokumentari Love, Lizzo, ku rrëfehet jeta dhe karriera e saj./21Media/KultPlus.com

https://youtu.be/nYAc8Fiz35Q

Lizzo shpallet Argëtuesja e vitit sipas “Time”

Lizzo është shpallur si Argëtuesja e vitit e revistës “Time” për vitin 2019.

Krijuesja e hitit “Truth Hurts” e ka pranuar mirënjohjen nga redaktorët e revistës si argëtuesja më ikonike e vitit. Dhe në një artikull të publikuar të mërkurën, ajo u vlerësua për qëndrimin pozitiv për trupin dhe mesazhin e “vetë-fuqizimit”.

Duke folur me “Time” në një intervistë pas mirënjohjes, një nga disa çmimet e dhëna në vit, duke përfshirë çmimin Personi i Vitit, Lizzo, emri i vërtetë i së cilës është Melissa Viviane Jefferson, tha se fama e popit kishte ardhur pas viteve të të qenit e pavërejtur.

“Kam bërë muzikë pozitive për një kohë shumë të gjatë”, shpjegoi ajo. “Pastaj kultura ndryshoi, shkruan KOHA Ditore. Kishte shumë gjëra që nuk ishin të popullarizuara, por që ekzistonin, si pozitiviteti i trupit, i cili në fillim ishte një formë proteste për trupat e trashë dhe femrat e zeza dhe tani është bërë një trend i komercializuar i modës”.

“Truth Hurts” fillimisht u publikua në vitin 2017, por u rrit në popullaritet këtë vit përpara daljes në treg të albumit të saj “Cuz I Love You”, i cili e ka ndihmuar yllin 31-vjeçar t’i merrte tetë nominime për “Grammy”, më së shumti se cilido artist.

Duke shprehur befasi për ngritjen e saj të papritur, Lizzo shtoi: “Tani e shoh që ka arritur nivelin mainstream. Papritur unë jam mainstream! Si mund të kishim supozuar se diçka e këtillë do të ndodhte kur nuk kemi parë kurrë diçka të tillë më parë?”

Çmimi Personi i Vitit i shkoi pranueses më të re ndonjëherë, aktivistes 16-vjeçare për klimën, Greta Thunberg, e cila ashtu si Lizzo u bë e njohur sivjet. Greta u shfaq në titujt kryesorë në të gjithë botën me ‘grevën e saj shkollore’, duke protestuar ndaj ndryshimit klimatik dhe e mori mbështetjen e yjeve duke përfshirë Leonardo DiCaprio dhe Kim Kardashian. / KultPlus.com