Shtohet frika për gaz toksik i cili është mjaft i rrezikshëm për qytetarët.
Llava e vullkanit në Spanjë është derdhur në oqean një fenomen i cili mund të jetë i rrezikshëm sipas ekspertëve.
Shpërthimet dhe lëshimet e gazit toksik priten kur llava përfundimisht të arrijë në oqean . Kjo mund të shkaktojë një reaksion kimik që përfshin klorin, i cili mund të irritojë lëkurën dhe sytë dhe të ndikojë në frymëmarrje, raporton BBC.
Autoritetet në Ishujt Kanarie të Spanjës u thanë banorëve në bregun perëndimor të La Palmas që të mbyllin dyert dhe dritaret për shkak të frikës nga emetimet e gazrave toksikë.
Ky vullkan ka gëlltitur pothuajse 600 shtëpi që kur ai hyri në një fazë shpërthyese më 19 Shtator .
Mijëra njerëz janë evakuuar dhe tre fshatra bregdetarë janë mbyllur në pritje të zbritjes së llavës në oqean.
Shpërthimi i vullkanit nuk ka shkaktuar viktima pasi autoritet spanjolle arritën të jepnin në kohë paralajmërimet për evakuim.
Spanja e klasifikoi La Palma si një zonë katastrofash dhe ka premtuar një paketë ndihmash prej 10.5 milionë Euro e cila do të shkojë për banorët e prekur./KultPlus.com