Violinistja 14 vjeçare, por shumë e talentuar, Loena Mehmeti mbajti sot koncert recital, ne sallën e Swiss Daimond, në Prishtinë.
Loena ndonse mjaft e re në moshë, tingujt kristal të violinës së saj përçuan emocion, virtuozitet e pjekuri artisike. Kjo mbrëmje solli për artdashësit laramani veprash të kompozitorëve të famshëm botëror, të cilat Loena i solli në jetë me shumë elegancë. Ndër veprat që ajo ekzekutoi ishin: Meditation-Jules Massnet; In the style Porposa- Kreisfer; La Fofia me variacione- A. Corelli, koncerti ne G,Dur, Op.24: O. Reinding, Allegro moderato, Andante sostenuto, Allegro, etj.
Në koncertin recial Loena pati të ftuar klarinetistin e talentuar, Diellor Gajtani, i cili ekzekutoi dy vepra. Ndersa, i gjithë koncerti u përcoll nga korepetitori Melos Buza. Mësimdhënësja e violinës, Shqipe Bajraktari u shpreh mjaft e lumtur me prezantimin dhe arritjet e nxënëses së saj. Ajo tha se puna 7 vjeçare e Loenës në mësimet për violinë “nuk ka se si tē paraqitej ndryshe, pos kështu me kaq shumë profesionalizëm e emocion si sot”./ KultPlus.com