Skiatori Albin Tahiri kërkon nga Kina ta njohë Kosovën shtet (VIDEO)

Lojërat Olimpike Dimërore janë duke u zhvilluar në Pekin të Kinës këtë vit, derisa shteti i Kosovës është duke u përfaqësuar nga Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu, shkruan KultPlus.

Ndërkaq, sot në një intervistë të dhënë për televizionin e Kinës ‘CGTN’, televizon ky që po i transmeton Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022, skiatori Albin Tahiri kërkoi nga Kina që ta njeh Kosovën si shtet.

Më poshtë gjeni intervistën e skitarëve Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu.

Albini, duke folur për mikpritjen e mirë të Kinës (1:00′ – 1:43 min) për ekipin olimpik të Kosovës, kërkon nga Kina që ta njeh Kosovën si shtet. / KultPlus.com

Tahiri shkruan historinë në Lojërat Olimpike Dimërore

Albin Tahiri ka arritur rezultatin më të mirë në histori të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore, duke u renditur i 15-ti, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.

Albin Tahiri ka zënë vendin e 15-të nga 27 garues në disiplinën e kombinimit alpin, që përbëhet nga lëshimi dhe sllallomi. Në lëshim ishte i 22-ti.

Është kjo pozita më e mirë në karrierën e tij në Lojërat Olimpike Dimërore dhe po ashtu rezultati më i mirë për Kosovën.

Ai garoi edhe në disiplinën e lëshimit, ku përfundoi i 22-ti nga 27 garues.

Albini do të garojë edhe më 13 dhe 16 shkurt, në sllallom të madh dhe sllallom. /KultPlus.com

Kiana Kryeziu debuton në Lojërat Olimpike Dimërore, renditet e 49-ta

Kiana Kryeziu ka debutuar në Lojërat Olimpike Dimërore ‘Pekini 2022’. Skitarja kosovare ka përfunduar garën e parë në disiplinën e sllallomit të madh, përcjell KultPlus.

Në një konkurencë të fortë, ajo u rendit e 49-ta nga 82 pjesëmarrëse, me kohë 1 minutë, 18.78 sekonda.

Kiana po e shkruan historinë, si vajza e parë nga Kosova që garon në Lojërat Olimpike Dimërore.

17-vjeçarja do të vazhdojë në garën e dytë, që me kohën tonë lokale nis në ora 7:30./ KultPlus.com

Kiana Kryeziu gati për debutimin në Lojërat Olimpike Dimërore ‘Pekini 2022’

Kiana Kryeziu është gati për debutimin në Lojërat Olimpike Dimërore ‘Pekini 2022’, përcjell KultPlus.

Në një video të publikuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, nga fshati olimpik, skitarja kosovare thotë se është gati për debutim.

Kiana Kryeziu do të debutojë nesër, e hënë, nga ora 2:30, në garën e sllallomit të madh për femra.

Më poshtë KultPlus ua sjell postimin e plotë:

Albin Tahiri debuton nesër në Lojërat Olimpike Dimërore ‘Pekini 2022’

Albin Tahiri do të debutojë nesër në Lojërat Olimpike Dimërore ‘Pekini 2022’, përcjell KultPlus.

Skitari kosovar do të garojë nga ora 04:00 me numrin rendor 43.

“Bartja e flamurit në ceremoninë hapëse më ka bërë të ndihem krenar si gjithmonë. Ishte moment i veçantë për mua, isha shumë i emocionuar. Tani jam duke menduar për garën e nesërme në lëshim, për të cilën jam gati” – ka thënë ai pas parakalimit në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore./ KultPlus.com

Ndryshimet klimatike vënë në rrezik Lojërat Olimpike Dimërore

Pa reduktime drastike në emetimet e gazrave serrë, ndryshimi i klimës kërcënon Lojërat Olimpike Dimërore të ardhshme, sepse vendet e tyre do të ishin shumë të ngrohta për të pritur ngjarjet, ka zbuluar një studim i ri.

Për herë të parë, në Lojrat Olimpike Dimërore të Pekinit do të përdoret pothuajse 100 për qind borë artificiale. Por sipas një raporti të ri, përdorimi i saj rrezikon sigurinë e sportistëve.

Nëse emetimet e larta në botë vazhdojnë në trajektoren e tyre, deri në vitet 2080 të gjithë, përveç njërit prej 21 qyteteve që më parë pritën Lojërat Dimërore – Sapporo, Japoni – nuk do të mund ta bënin më këtë.

Gjashtë qytete do të konsideroheshin “margjinale”, ndërsa 14 do të konsideroheshin “të pabesueshme” – që do të thotë se nuk mund të përmbushen kushtet e duhura për borën dhe sigurinë e atletëve.

Por kjo nuk do të ndodhë domosdoshmërisht nëse bota ndërmerr veprime drastike dhe ndjek Marrëveshjen e Parisit për Klimën e vitit 2015, sipas Daniel Scott, studiuesi kryesor për raportin e Universitetit të Waterloo. Sipas kësaj marrëveshjeje, gati 200 vende ranë dakord të shkurtojnë në mënyrë drastike të ardhurat e tyre. /KultPlus.com

Pelosi bën thirrje për bojkotim të Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi, ka bërë thirrje për një bojkotim diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore të parapara të mbahen në Pekin vitin e ardhshëm, për shkak të shqetësimeve për abuzim të drejtave të njeriut, raporton BBC.

Ndërsa sportistët prapë do të merrnin pjesë, Pelosi ka bërë thirrje që krerët e shteteve të mos marrin pjesë.

Pelosi ka thënë se SHBA-ja nuk mund të vazhdojë sikur të mos ketë asgjë të gabuar që Lojërat Olimpike të mbahen në Kinë.

Ajo është politikanja e radhës në SHBA që ka bërë thirrje për bojkot për shkak të trajtimit të ujgurëve muslimanë.

Kina besohet se ka arrestuar më tepër se një milion ujgurë dhe muslimanë tjerë në Xinjiang. / KultPlus.com