Ministri Çeku: Jemi krenarë që Grevist Bytyqi po përfaqëson Kosovën në Lojërat Paraolimpike, është frymëzim për sportistët tjerë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, është shprehur se është shumë i lumtur, pasi Grevist Bytyqi po e përfaqëson Kosovën në Lojërat Paraolimpike në Paris, ku shteti ynë po merr pjesë për herë të parë.

“Kosova për herë të parë pjesë e Lojërave Paralimpike. Në Paris vendin tonë po e përfaqëson paraatleti Grevist Bytyqi, i cili do të garojë në atletikë”, ka shkruar Çeku.

Ai u shpreh se Grevisti po merr pjesë në një prej ngjarjeve më të mëdha të sportit global për persona me aftësi të kufizuara dhe se po bëhet inspitim për sportistët tjerë të vendit./KultPlus.com

Presidentja Osmani ia dorëzon flamurin para-atletit Grevist Bytyçi, Kosova për herë të parë në Lojërat Paraolimpike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se Kosova për herë të parë në histori, do të marrë pjesë në Lojërat Paraolimpike.

Osmani ka ndarë një video, duke i dorëzuar flamurin e Republikës së Kosovës para-atletit Grevist Bytyçi.

“Nder i veçantë që sot ia dorëzova flamurin e Republikës së Kosovës para-atletit Grevist Bytyçi, i cili do t’i bartë ngjyrat e Kosovës në mesin e 183 shteteve nga mbarë bota në Paris 2024”, ka shkruar Osmani./KultPlus