Hija e shpirtit tim

Poezi nga Federico Garcia Lorca

Hija e shpirtit tim
Fluturon në një perëndim alfabeti,
Mes librash
Dhe fjalësh.

Hija e shpirtit tim!

Kam arritur në vijën ku bie
Malli,
Dhe pika e vajit shndrrohet,
Në albastër shpirti.

(Hija e shpirtit tim!)

Kupa e dhimbjes
u mbarua,
por kjo është arsyeja dhe përmbajtja
e buzëmbledhjeve të vjetra të mesditës
e vështrimeve të vjetra të mesditës.

Një labirinth i mjegullt
Yjesh të tymtë
Grackon iluzionet e mia
Aq të venitura.

Hija e shpirtit tim!

Dhe një aluçinacion
Mëkon vështrimet.
E shoh fjalën dashuri
Të zhveshur.

Bilbili im!
Bilbil!
A po këndon?./KultPlus.com

Ëndërr

Poezi nga Federico García Lorca

Zemra ime çlodhet ndanë burimit të cemtë
(Mbuloje me fijet e tua,
Merimangë e harresës.)

Uji i pëshpëriste ulët një kantilenë të ëmbël
(Mbuloje me fijet e tua
Merimangë e harresës.)

Zemra ime që u zgjua, pikëllimet e saj ia rrëfeu
(Fshihe mirëbesimin e saj,
Merimangë e heshtjes.)

Ja, zemra ime po rrëshqet në burimin e cemtë
(O duar të bardha, të largëta
Mbajeni ujin e lehtë.)

Dhe, duke kënduar me gaz, uji e tërheq
(O duar të bardha, të largëta,
Uji mbeti i shkretë!)/KultPlus.com

Sot është përvjetori i lindjes së poetit spanjoll Federiko Garsia Lorka

Federiko Garsia Lorka lindi më 5 qershor 1898 në Granda dhe vdiq më 19 gusht 1936. Ishte poet, shkrimtar, dramaturg, drejtor teatri, shkruan KultPlus.

Federiko Garsia Lorka është i njohur ndërkombëtarisht për pjesëmarrjen e tij në luftën civile spanjolle ku udhëhoqi forcat anti-fashiste për të penguar forcat fashiste të udhëhequra nga Gjenerali Francisco Franco. Mendohet se Grasia Lorka është vrarë nga forcat ushtarke anti-komuniste në fshatin Alfacar në Granada, edhe sot e kësaj dite shumë gjëra janë të paqarta mbi vdekjen e Grasia Lorkës.

Federiko Garcia Lorca u lind më 5 qershor 1898 në fshatin Fuente Vaqueros të provicës së Granadas babai i tij ishte Federico García Rodríguez ishte pronar toke dhe fermer. Garsia Lorka mësimet e para i mori tek nëna e tij e cila ishte mësuese dhe pianiste e talentuar. Në vitin 1909 kur Garsia Lorka ishte 11 vjeç familja e tij u zhvendos në qytetin Granada në jug-perëndim të Spanjës pastaj Garsia Lorka ndoqi dhe u diplmua në shkollën e mesme dhe ndoqi studimet në Universitetin Sacred Heart ku studioi artin dhe letërsinë ku dhe nxorri veprat e para potike. /KultPlus.com