‘Tatoo’ nga Loreen, kënga fituese e Eurovision 2023 e përkthyer në shqip

Tatu (Loreen: Tatoo) – Kënga fituese e ‘Eurovision 2023

Përktheu: Ridvan Bunjaku

Nuk dua të shkoj
Por, zemër, të dytë e dimë
Se kjo s’është koha jonë
Është koha të themi lamtumirë
Deri në takimin tjetër
Se ky nuk është fundi
Do të vijë një ditë
Kur do ta gjejmë rrugën tonë

[Para-refreni]
Violinat po luajnë dhe engjëjt po qajnë
Kur të rreshtohen yjet, aty më ke

[Refreni]
Jo, s’më interesojnë të gjitha
Se dëshiroj veç të më duan
Dhe më intereson veç ti
Më ngece si tatu

Jo, s’e kam dert dhembjen
Do të eci nëpër zjarr e nëpër shi
Veç për të t’u afruar
Më ngece si tatu

[Strofa 2]
Po rri lirshëm
Po e ruaj qetësinë
Ma ke zemrën në dorë
Mos ma humb, miku im
Veç atë e kam

[Para-refreni]
Dhe tash violinat po luajnë e engjëjt po qajnë
Kur të rreshtohen yjet, aty më ke

[Refreni]
Jo, s’më interesojnë të gjitha
Se dëshiroj veç të më duan
Dhe më intereson veç ti
Më ngece si tatu

Jo, s’e kam dert dhembjen
Do të eci nëpër zjarr e nëpër shi
Veç për të t’u afruar
Më ngece si tatu

[Outro]
Më intereson veç dashuria
Oh oh oh
Më intereson veç dashuria
Më ngece si tatu./KultPlus.com

Loreen of Sweden performs during the Grand Final of the Eurovision Song Contest in Liverpool, England, Saturday, May 13, 2023. (AP Photo/Martin Meissner)

Loreen nga Suedia shkruan historinë si gruaja e parë që fitoi dy herë Eurovisionin

Loreen e Suedisë ka fituar Eurovision Song Contest në Liverpool, ndërsa Mae Muller e Britanisë së Madhe përfundoi e dyta nga fundi.

Këngëtarja, e cila triumfoi më parë në vitin 2012, hyri në histori si gruaja e parë dhe personi i dytë, që fitoi dy herë konkursin.

Ajo mblodhi gjithsej 583 pikë pasi u bashkuan votat e publikut dhe jurisë, duke mposhtur ngushtë Finlandën, e cila mblodhi plot 526.

Fitorja lidh gjithashtu Suedinë e saj të lindjes me Irlandën si kombi me më shumë fitore, me shtatë secila.

Pasi u shpall fituese në “M&S Bank Arena”, Loreen u rikthye në skenë dhe iu dorëzua trofeu nga fituesit e vitit të kaluar, grupi Kalush Orchestra nga Ukraina.

“Jam shumë e lumtur dhe u jam mirënjohëse”, tha ajo pasi pranoi çmimin.

Teksa iu drejtua turmës, ajo shtoi: “Faleminderit për këtë, kjo është për ju”.

Fitorja e saj do të thotë se barazohet me rekordin e mbajtur nga këngëtari irlandez, Johnny Logan, i cili triumfoi në konkurs në 1980 dhe 1987./KultPlus.com

Eurovision shpall fituesin, Suedia triumfon (VIDEO)  

Eurovision ka nxjer tashmë fituesin e këtij ediconi që u mbajt në Liverpoll, dhe fitues i sivjetmë është këngëtarja nga Suedia, Loreen, shkruan KultPlus.

Kurse pas vendit të parë janë radhitë këngët nga shtetet: Finlanda, Izraeli dhe Italia.

Shqipërinë e ka përfaqësuar këngëtarja kosovare Abina Kelmendi e cila u radhit në vendin e 22 e cila në këtë garë u prezantua me këngën “Duje” dhe poashtu është përfaqësuar me krejt familjen në këtë performancë.

Eurovision vazhdon të mbetet gara më e madhe e muzikës evropiane dhe në vitin tjetër do të mbahet në Suedi./ KultPlus.com