Shtëpia e El Chapos fitohet në lotari

Qeveria meksikane hodhi në lotarinë kombëtare shtëpinë e përdorur nga ish-mbreti i drogës Joaquin “El Chapo” Guzman.

Në hedhjen e lotarisë të mbajtur në Mexico City, u shitën gjithsej 22 prona, shumë prej të cilave i përkisnin krimit të organizuar.

Numri i biletës 1 438 619 fitoi shtëpinë e sigurt të Guzman në Culiacan, rreth 1 200 kilometra në verilindje të Mexico City.

Shtëpia, e cila kishte një tunel shpëtimi të fshehur nën një vaskë, luajti një rol kyç në një operacion të dështuar për të arrestuar udhëheqësin e kartelit ”Sinaloa” më 17 shkurt 2014.

Guzman përfundimisht u kap pesë ditë më vonë.

Lotaria u organizua nga qeveria e presidentit Andres Manuel Lopez Obrador, i cili ishte përpjekur disa herë të nxirrte në ankand pronën prej 261 metra katrore.

El Chapo, i cili aktualisht është 64 vjeç dhe po vuan një dënim të përjetshëm në SHBA ishte i famshëm për arratisjet e tij. Ai u arratis nga burgjet e sigurisë së lartë dy herë. / KultPlus.com

Gruaja fitoi 26 milionë dollarë në lotari, por e humbi biletën në lavanderi

Një grua që pretendon të ketë blerë biletën fituese në një short të Lotarisë në Kaliforni prej 26 milion dollarë thotë se e la atë në xhepin e pantallonave dhe e shkatërroi atë në lavanderi, raportojnë mediat amerikane.

Bileta fituese SuperLotto Plus u shit në një dyqan në periferi të Los Angeles të Norwalk në nëntor.

Gruaja, thuhet se u kap nga kamerat duke blerë një biletë në dyqan në atë kohë.

Por afati i caktuar për të kërkuar çmimin kaloi të enjten.

Një anëtar i stafit në dyqanin në Norwalk, Esperanza Hernandez, tha se një grua e kishte vizituar të Mërkurën duke pretenduar se ajo ishte fituesja, por se e kishte humbur biletën./ KultPlus.com

Pas përjashtimit nga puna, mësimdhënësi i fitoi 250.000 dollarë në lotari

Joe Camp, një ish-mësues në një çerdhe në Charlotte të Karolinës së Veriut ka fituar 250.000 dollarë në lotari.

Ai kishte punuar si mësimdhënës për dy dekada derisa më pas ishte pushuar nga puna në mes të pandemisë.

“Më shkaktoi vështirë, por unë kam shumë miq dhe familje që thjeshtë më thanë të mos dorëzohesha”, ka deklaruar ai.

Mirëpo, në kohën kur ai mendonte që gjithçka ka marrë fund, befasia erdhi, raporton cnn.

“Të enjten në mëngjes shkova në dyqan dhe bleva një biletë gërvishtëse siç bëj zakonisht. Dhe bleva dy bileta. Nuk fitova në të parën, kështu që provova të dytën dhe e gërvishta edhe atë”, ka deklaruar Camp.

Burri thotë se 250.000 dollarët e fituara synon t’i shfrytëzojë për familjen e tij derisa do t’i kursejë për arsimimin e vajzës dhe të blejë një shtëpi që t’ua lë familjarëve të tij.

“Unë planifikoj që më të hollat t’ia siguroj të ardhmen vajzës tim. Dua të kem diçka pasi ne s’kemi pasur kurrë diçka”, ka shtuar ai./ KultPlus.com