“Love”, premierë më 10 qershor, Peçi: “Shkëmbim unazash” mes klasicizmit dhe strukturalizmit

Më 10 qershor vjen premierë botërore në Tiranë koncerti për violinë i kompozitorit të njohur Aleksandër Peçi.

Premiera e veprës për violin “Love” vjen nën interpretimin e virtuozit 25-vjeçar,  i famshëm në botë, Elvin Hoxha Ganiyev, shoqërua nga orchestra e RTSH-së me dirigjentin e famshëm turk, Murat Cem Orhan, ndërsa Drejtor Artistik është Aristidh Prosi.

Vetë kompozitori i emocionuar në pritje të premierës shpjegoi se vepra përmban një teknikë kompozicionale që për herë të parë përdoret në muzikë, me një superpozicion apo mbivendosje të temës mbi strukturën.

Peçi tregon se tema dhe motivi janë material bazë e klasicizmit, ndërsa struktura është materia bazë e strukturalizmit në muzikën bashkëkohore.

“Një teknikë e re, një gjetje e re e origjinale e cila vjen për herë të parë, që askund se kam parë me kaq sa e njoh unë muzikën bashkëkohore për të sjellë një filozofi dhe estetikë ndryshe”, u shpreh Peçi, duke shtuar ai është pikërisht kjo që ai kërkon, të “shkëmbejë unazat” midis klasicizmit dhe strukturalizmit.

Pas 4 veprave të shfaqura premierë në Vjenë mars-prillin e këtij viti, në 10 qershor pritet të shfaqet premiera botërore e dy veprave të kompozitorit të njohur, Aleksandër Peçi: koncerti për violin “Love” dhe vepra për orkestër “Diellore”.

Kompozitori është autori më i ekzekutuar jashtë Shqipërisë në këto 30 vite, me çmime te shumta. Si themelues i “Pianodrom” me 106 produksione për 9 vjet dhe një nga themeluesit e shoqatës “New Music”, është promotor i zhvillimeve moderne në kompozicionin shqiptar./atsh/ KultPlus.com

Filmi shqiptar vlerësohet me 6-të çmime në SHBA

“Love”, filmi shqiptar me regji të Dionis Papadhimitrit është vlerësuar me 6-të çmime në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përcjell KultPlus.

Lajmi u bë i ditur nga Gentian Zenelaj, i cili njëherit është edhe protagonist në film. Ai ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në rrjete sociale.

Ka fituar çmimin “Filmi më i mirë me metrazh të gjatë”, “Regjisori më i mirë, Dionis Papadhimitri”, “Skenari më i mirë”, “Aktori më i mirë dytësor, Gentian Zenelaj”, “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”. Aktori shprehet i lumtur në rrjete sociale, ku ka shkruar: “Sensacionale. Gjashtë Çmime për LOVE, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Virxhinia Veriore, SHBA.”

Filmi flet për një burrë pas të dyzetave që kthehet për të kërkuar qetësinë në Tiranë. I lodhur nga bashkëjetesa, personazhi Geri kërkon të takojë miqtë dhe mbase të gjejë dhe dashurinë. Filmi sjell me nota komike realitetin shqiptar të viteve të fundit. / KultPlus.com

“Love” fiton çmim special në Festivalin prestigjioz të filmit në Amerikë

Filmi i regjisorit Dionis Papadhimitri, “Love” ka fituar çmimin special të jurisë në Festivalin e Filmit Bayou në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan KultPlus.

Ky çmim për filmin shqiptar vie në edicionin e 16-të të Festivalit, i cili u mbajt përgjatë intervalit kohor 20-27 janar.

“Love” portretizon krizën jetësore të një një burri 40 vjeçar të ndarë së fundmi nga gruaja e tij, teksa ai kthehet në vendin e tij, në kërkim të vetes.

Skenari i shkruar nga Irvin Mucaj dhe Dionis Papadhimitri, jetësohet në film përmes paraqitjes artistike të aktorëve Genti Kame, Luli Bitri, Rozina Kostani. / KultPlus.com

“Love”, kënga e thirrjes së amerikanëve për votime

Para 12 vjetësh ishte videoja që shfaqte yje e Will.I.Am-it – “Yes We Can” – ajo që u bë jehona përcjellëse e garës historike të Barack Obamas për presidencë.

Tani, më pak se një javë para zgjedhjeve, artist, që ka fituar gjashtë çmime “Grammy”, është duke i përdorur edhe një herë aftësitë e tij, kësaj radhe për ta fuqizuar kandidatin demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Grupi i Will.I.Am-it, “Black Eyed Peas”, i ka bashkuar forcat me fituesen e çmimit “Oscar”, Jennifer Hudson, për ta realizuar “The LOVE”, një ripërpunim ky i hitit global të grupit nga viti 2003, “Where is the Love”.

“The LOVE” përmban jehona stilistike të njohura të videos së 2008-s “Yes We Can Video”, dhe përdor pjesë të fjalimit në Konventën Kombëtare Demokratike të Joe Bidenit në strofat hyrëse dhe përmbyllëse të këngës, transmeton KOHA.

“Amerika është vërtet e zhytur në krizë për shkak të keqmenaxhimit apo të them mosmenaxhimit me pandeminë Covid. Për një vend që ka sistemin më të mirë shëndetësor në botë jemi më së keqi, kur llogariten rastet e infektuara dhe vdekjet. Vështirësitë ekonomike dhe familjare janë gjithashtu enorme. Do të duhen vite të tëra që të rregullohet kjo katrahurë”, ka thënë Will. I. Am.

Projekti paraqet edhe një sërë aktivistësh, përfshirë edhe anëtarët e familjes së George Floydit dhe Jacob Blakeit. Videoja nis me vetë Bidenin duke cituar fjalët e ikonës së të drejtave të njeriut, Ella Baker, “Jepuni dritë dhe njerëzit do ta gjejnë rrugën”.

Në një vit racizmi në SHBA, videoja tashmë ka gjeneruar gati 30 milionë shikime ani pse është publikuar javën e kaluar. Si Biden ashtu edhe ish-zonja e parë e SHBA-së, Michelle Obama, e kanë shpërndarë me ndjekësit e tyre në Twitter, me qëllim që t’i mobilizojnë votuesit para 3 nëntorit. / KultPlus.com