‘Nomadland’ fiton ‘Luanin e Arta’ në Festivalin e Filmit në Venecia


Filmi amerikan “Nomadland” u shpall fitues i ‘Luanit të Artë’ në Festivalin e Filmit në Venecia të Italisë.

Ky festival është ndër të parët që po mbahet që nga fillimi i pandemisë.
Filmi “Normadland” është realizuar nga regjisorja me origjinë kineze Chloe Zhao, dhe shfaq historinë e një gruaje të ve e cila jetonte si një nomade pas krizës së vitit 2008.

Çmimin e dytë e fituan dy regjisorë, ai meksikanë Michel Franco me filmin “New Order”, dhe ai japonez Kyoshi Kurosawa me filmin ” Wife of a spy”.
Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve u zhvillua me një numër të vogël të spektatorëve, ku ishin dhe disa të ftuar kryesor e ku të pranishmit mbanin maska.

Kryetarja e Jurisë e edicionit të 77 të festivalit, aktorja Cate Blanchett, tha se fituesi u zgjodh pas diskutimeve të gjata që u bënë mes anëtarëve të jurisë.
Në tjera kategori të shpërblimeve u ndanë edhe Çmimi Special i Jurisë për filmin “Dera Comardes” i regjisorit rusë, Andrei Konochlovsky, shkruan BBC.

Çmimi për aktoren më të mirë i shkoi aktores britanike, Vanessa Kirby, kurse aktori më i mirë u shpall italiani Pierfrancesco Favino. / KultPlus.com