Sir Noel Malcolm, Lucia Nadin dhe David Hosaflook, albanologët më të mirë

Pas mbylljes së Kuvendit Ndërkombëtar të Studimeve Albanologjike në sallën “Aleks Buda” tek Akademia e Shkencave e Shqipërisë u bë shpallja e fituesve të çmimit “Trinia e Albanologjisë: Meyer-Pedersen-Jokli” për albanologët e huaj.

Sir Noel Malcolm ka fituar çmimin e parë “Trinia e Albanologjisë: Meyer-Pedersen-Jokli”

Lucia Nadin ka fituar çmimin e dytë “Trinia e Albanologjisë: Meyer-Pedersen-Jokli”

David Hosaflook ka fituar çmimin e tretë “Trinia e Albanologjisë: Meyer-Pedersen-Jokli”

Ceremonia u mbajt me paraqitjen e të nominuarve:

  1. Noel Malcolm për veprën “Agents of Empire: Knights, Corsairs, Jesuits, and Spies in the Sixteenth-Century Mediterranean World”
  2. Lucia Nadin për veprën “Figura e Skënderbeut në jetën kulturore dhe artistike të Venedikut (nga historia te miti: shekujt XV-XVIII)”
  3. Roderick Bailey për veprën “Lufta e fshehtë në Shqipëri: Një histori e misioneve britanike 1940-1945”
  4. Jean-Paul Champseix për veprën “Ismail Kadare, une dissidence litéraire”
  5. Dhori Q. Qirjazi për veprën “Thimi Mitko, Fjalëtore Shqip-Gërqisht / Gërqisht-Shqip & ndihmesa të tjera leksikografike (Përgatitja e dorëshkrimeve për botim dhe studimi hyrës nga Dhori Q. Qirjazi).”
  6. David Hosaflook për veprën “Lëvizja protestante te shqiptarët, 1816-1908”

Ceremonia u mbyll me një koncert instrumental nga formacioni Academia Albanica. / KultPlus.com

Aurel Plasari dhe Lucia Nadin, fituesit e çmimit për Gjergj Kastriotin Skënderbeun

“Skënderbeu – një histori politike”, e autorit Aurel Plasari dhe “Shqipëria e rigjetur” me autore Lucia Nadin, ishin veprat fituese të çmimit shkencor për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun dhe epokën e tij, nga autorë shqiptarë dhe te huaj, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

Në ceremoninë e zhvilluar në Akademinë e Shkencave ku u dhanë dhe çmimet ishte i pranishëm dhe Kryeministri Edi Rama dhe shumë studiues të huaj dhe shqiptar si Floresha Dado, Luan Malltezi, Pëllumb Xhufi të cilët mbajtën kumtesat e tyre me profile shkencore nga autorë të huaj.

Gjithashtu gjatë cermonisë së ndarje së çmimeve mbajti një ligjëratë përuruese dhe José Manuel Floristán Imízcoz nga Spanja për veprën “Marrëdhëniet mes Mbretërisë së Napolit me Shqipërinë”, seri studimesh botuar në revistën shkencore “Erytheia”, me mbi 25 artikuj shkencorë në 1990-2017./ata