Sezoni i fundit i serialit ‘Lucifer’, shumë më ndryshe nga të tjerët

Producenti i serive “Lucifer” ka thënë se sezoni final i tij do të jetë “shumë ndryshe” nga sezoni i kaluar.

Joe Henderson në intervistë me “wordballoon” ka thënë se e do sezonin 5B dhe atë të gjashtit “në mënyra të ndryshme”, duke sqaruar se: “Sezoni 5B është epik; sezoni 6 është i ëmbël dhe personal. Unë nuk di as se si t’i krahasoj ato”.

Ai ka shtuar se janë shumë të ndryshëm mes vete, porse njëkohësisht janë përmbledhje e të gjitha serive, shkruan NME, transmeton KultPlus.

“Lucifer” do ta mbyllë kapitullin e episodeve me sezonin final për të cilin ende nuk ka datë të saktë se kur mund të lëshohet për audiencën e gjerë. / KultPlus.com

“Lucifer”, seriali më i shikuar në SHBA

“Lucifer” është seriali më i shikuar në të gjitha platformat e transmetimit në SHBA, tregojnë të dhënat.

Seriali në Netflix, me yllin Tom Ellis i cili luan rolin kryesor, së fundmi është kthyer me gjysmën e parë të sezonit të pestë, raporton NME.

Sipas të dhënave, ai është më i shikuari se çdo tjetër në SHBA, si në Netflix, Amazon Prime, Disney+ dhe Hulu, në periudhën prej 17 deri më 23 gusht.

“Lucifer” është transmetuar për 1,591 minuta gjatë asaj jave, ndërsa në vendin e dytë ka qeën seriali i animuar “The Legend Of Korra” dhe në të tretin “The Umbrella Academy”.

Gjysma tjetër e sezonit të pestë pritet të arrijë vitin e ardhshëm dhe do të ketë një episod të veçantë muzikor. Seriali do të përfundojë me një sezonë të gjashtë me gjithsej 10 episoda./ KultPlus.com