Pas 196 vjetësh, dalin në pah zbulime të reja rreth vdekjes së gjeniut Beethoven

Ludwig van Beethoven ka gjasa të ketë vdekur nga problemet në mëlçi. Është ky përfundimi i studimit të fundit të sekuencave të ADN-së, që synonte të zbulonte se si vdiq muzikanti.

Analiza gjenetike nuk mund të sqarojë 100% shkaqet e vdekjes së artistit, apo atë të humbjes së dëgjimit, por ka zbuluar se ai kishte çrregullime gastrointestinale, se ishte infektuar me hepatit B dhe se kishte një sëmundje gjenetike në mëlçi.

Këta faktorë, bashkë me konsumimin e rregullt të alkoolit, shkaktuan vdekjen e tij në moshën 56-vjeçare.

“Ai kishte një sëmundje në mëlçi që duket se ishte zhvilluar në 6 ose 7 vitet e fundit të jetës së tij. Ajo u evidentua për herë të parë në 1821-shin, shoqëruar me një zverdhje dhe u rishfaq në dimër të 1824-s dhe në 1825-n me rrjedhje gjaku nga hundët. Në pranverë të 1825-s, ai tha se kishte vjellë gjak dhe kjo është një tregues i cirrozës, që çon në një përkeqësimin e sëmundjes së tij në mëlçi”, tha studiuesi, I Universitetit tw Kembrixhit, Tristan Begg.

Veç kësaj, ADN-ja e Beethoven përmbante një tjetër surprizë: Kromozomi i tij Y nuk përputhet me atë të 5 pasardhësve që bartin mbiemrin e tij dhe kanë të njëjtin paraardhës atësor.

Me fjalë të tjera, kjo tregon për një lidhje jashtëmartesore diku përgjatë brezave në anën atërore të Beethoven.

Ndërsa humbi dëgjimin nga fundi i të njëzetave, kompozitori shkroi se dëshironte që shkencëtarët të zbulonin shkakun, një kërkesë që nuk ka rënë në vesh të shurdhët./ KultPlus.com