Epopeja e Kodrës së Kuqe dhe rënia e Vojo Kushit

Më 07 Tetor 1942 Vojo Kushi, Sadik Stavileci dhe Xhorxhi Martini u gjendën të rrethuar nga fashistët në një bazë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (shtëpia e atdhetares Ije Farka), në lagjen Kodra e Kuqe të Tiranës.

Në operacion merrnin pjesë shumë forca fashiste të shoqëruar me tanke e autoblinda. Pas disa orë luftimesh ranë Sadik Stavaleci dhe Xhorxhi Martini. Kundër Vojo Kushit armiku hodhi në sulm tanket, të cilët rrëzuan murin e shtëpisë ku ai luftonte. Vojo Kushi u hodh mbi njërin prej tyre, me qëllim që të hapte kapakun e çeliktë dhe të asgjësonte tankistin, por u godit për vdekje nga tanku tjetër.

Emrin e Vojo Kushit e mbajnë sot rrugë, lagje, shkolla, institucione sportive etj. Në një shesh të Tiranës gjendet busti i tij. / KultPlus.com

77 vjetori i betejës së Margëllicit dhe rënies heroike të Mustafa Matohitit, Lefter Talos e Meleq Gostinishtit

Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare njeh shumë beteja të rëndësishme. Njëra prej tyre është beteja e Margëlliçit, e cila u finalizua më 29 mars 1944.

Beteja e Margëlliçit erdhi si rezultat i operacioneve luftarake partizane në etapën e dytë të Operacionit të Dimrit në 1943-1944. Në fund të shkurtit dhe në fillim të marsit 1944, formacionet partizane të Grupit të Tretë Mallakastër të inkuadruar në tre batalione nisën mësymjen kundër forcave gjermane, të cilat kishin masakruar popullin dhe i kishin vënë zjarrin krahinës së Mallakastrës.

Kjo betejë, e cila zgjati 3 ditë, 27-29 mars 1944, përfundoi me eliminimin dhe zmbrapsjen e forcave gjermane në panik të plotë dhe humbje të rënda.

Gjatë betejës së Margëlliçit mbetën të vrarë shumë partizanë ndërmjet të cilëve ishin: Mustafa Matohiti, Meleq Gosnishti, Dino Kalenja, Lefter Talo, Damin Kora, Lutfi Tolari, Jarulla Papa, Ndreko Zhaka, Abedin Shkëmbi, Sabri Myslymi, Ibrahim Zeneli etj. / KultPlus.com