Kur Ardit Gjebrea dhe Luiz Ejlli emocionuan me vargjet e ‘Jeto dhe jetën time po e deshe’ (VIDEO)

Luiz Ejlli ka përfaqësuar në vitin 2006 Shqipërinë në Eurovision me këngën “Zjarr e ftohtë”, kompozuar nga Klodian Qafoku, orkestruar nga Klodian Qafoku dhe Edi Balili e me tekst të Dr. Florit.

Në edicionin e parë të talentshow “Ethet e së premtes mbrëma” u spikat talenti i tij si këngëtar i cili arriti në pesë më të mirët. Në edicionin e dytë të këtij spektakli ai fitoi çmimin e parë.

Pastaj, Luizi mori pjesë në festivalet e këngës në RTSH dhe në vitin 2005 fitoi çmimin e parë me këngën “Zjarr dhe ftohtë”, ku në vitin 2006 mori pjesë në Eurovizion me këtë këngë.

KultPlus ua sjell më poshtë një tjetër këngë të jashtëzakonshme, kënduar nga Luiz Ejlli dhe Ardit Gjebrea. Teksti nga Zhuliana Jorganxhi është një perlë më vete, por e kënduar nga këta dy zëra, teksti shkon në një nivel tjetër, duke zgjuar kështu emocione të mëdha e ndjenja të pakrahasueshme.

Nga Zhuliana Jorganxhi

Jeto dhe jetën time po e deshe,
Eja dhe merre, veç jeto.

Ata që s’duan dashurinë,
Nuk dinë seç është mirësia.
Folenë e ngrenë në errësirë,
Edhe mbi ty lëshojnë stuhira.
Se jane mësuar të zvarriten,
Të të helmojnë, pastaj të vdesin.
Pa prekur trupin tënd të ngrohur,
Nga afshi i puthjesh, ledhatimit.
Dhe pena ime nis e shkruan,
Kaq e lodhur nga mundimi.
Kërkon nga ty dhe merr dy fjalë,
Dhe ndalet lumi i zemërimit.

Të dua, të dua, të dua,
Oh, këngë hyjnore e kësaj bote.
Që pëshpëritet nga buzët e dashuruara,
Që frymë ty të dhanë.

Shumë të kërkova gjersa të gjeta.
Dhe nëse vdes mos u trishto,
Por, ti jeto!

Nëpër rrugët e dashurisë,
Enden këngët dhe legjendat.
Nëpër vargjet e poetit,
Zemrën ta njoh.
Dhe në vija pentagramesh,
Derdhet shpirti i një artisti.
Por diçka pa thënë ka mbetur,
Le të tjeret ta tregojnë.

Dhe jetën time po e deshe,
Eja dhe merre,
Por, ti jeto… / KultPlus.com

Eurovisioni publikon listën me këngët më të klikuara të janarit 2023: Kënga e Luiz Ejllit rezulton e dyta

Festivali i madh evropian i muzikës, Eurovision, publikon çdo muaj në kanalin YouTube listën me 20 këngët më të dëgjuara të këtij festivali ndër vite.

E në listën e këngëve më të dëgjuara të janarit të vitit 2023, fansat e Eurovisionit kanë hasur në një çudi, pasi një këngë e vitit 2006 ka arritur të renditet e dyta në këtë listë.

Bëhet fjalë për këngën “Zjarr e ftohtë” të këngëtarit shqiptar Luiz Ejlli, i cili kishte përfaqësuar Shqipërinë në ‘Eurovision 2006’ me këtë këngë.

Që pas hyrjes së tij në spektaklin Big Brother VIP Albania 2, ai është kthyer në një senzacion në rrjetet sociale, me ç’rast fansat kanë nisur të shprehin interesimin për edhe karrierën e tij të dikurshme.

Kënga “Zjarr e ftohtë” ka ngjallur një interes të madh te publiku pas hyrjes së tij në BBVA, ku përbrenda një muaji ajo ka arritur më shumë se një milion klikime.

Kënga kishte vetëm afro 220 mijë klikime para se ai të futej në shtëpi, ndërsa tani kur ka kaluar vetëm një muaj, “Zjarr e ftohtë” numëron mbi 1.5 milion klikime në YouTube.

Ndërkohë, në listën e 20 këngëve më të dëgjuara të Eurovisionit në muajin janar 2023 është edhe kënga e sivjetme përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision, “Duje” nga Albina dhe Familja Kelmendi. / KultPlus.com

Kur Luiz Ejlli përfaqësoi Shqipërinë në Eurosong 2006 (VIDEO)

Luiz Ejlli ka përfaqësuar në vitin 2006 Shqipërinë në Eurovision me këngën “Zjarr e ftohtë”, kompozuar nga Klodian Qafoku, orkestruar nga Klodian Qafoku dhe Edi Balili e me tekst të Dr. Florit.

Luiz Ejlli lindi në Shkodër me 12 Korrik 1985 dhe kreu Shkollën e mesme Artistike “Prenk Jakova” në Shkodër, dega muzikë në instrumentin e Fagotit.

Në edicionin e parë të talentshow “Ethet e së premtes mbrëma” u spikat talenti i tij si këngëtar i cili arriti në pesë më të mirët.

Ne edicionin e dytë të këtij spektakli ai fitoi çmimin e parë.

Pastaj, Luizi mori pjesë në festivalet e këngës në RTSH dhe në vitin 2005 fitoi çmimin e parë me këngën “Zjarr dhe ftohtë”, ku ne vitin 2006 mori pjesë në Eurovizion me këtë këngë. / KultPlus.com