Lulja e parë që lulëzoi në hapësirë

Astronauti i NASA -s ka shkruar në Twitter për lulen e parë që ka lulëzuar ndonjëherë në hapësirë, transmeton KultPlus.

Astronauti Scott Kelly, publikoi në Twitter, nga bordi i Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar, një seri imazhesh që tregojnë lulen e parë që lulëzoi në hapësirë! E mbjellë duke përdorur metoda të zhvilluara nga programi Veggie i NASA -s, një program që eksploron rritjen e bimëve në hapësirë, lulja e zinnisë portokalli e ndritshme doli nga bishtajat që përmbajnë pleh, fara, ujë dhe argjilë, nën një sistem ndriçues të dritave LED.

“Lulja e hapësirës në diell për herë të parë” shkroi Scott Kelly në faqen e tij më Twitter. /KultPlus.com