Luljeta Aliu zgjidhet anëtare e KPM-së

Më 48 vota të marra në Kuvendin e Kosovës, Luljeta Aliu tashmë do ta ketë një ulëse si anëtare e Komisionit të Pavarur për Media.

48 deputetë votuan për zgjedhjen e Aliut në pozitën e anëtares së KPM-së. Kundër-kandidatja e saj, e rekomanduar po ashtu për këtë pozitë, Violeta Hyseni-Kelmendi, mori 28 vota.

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca konkludoi se votimi për zgjedhjen e anëtares së KPM-së nga radhët e grave, përfundoi me sukses në raundin e parë të votimit.

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) është një organ mjaft i rëndësishëm që ka kompetencat për rregullimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e spektrit të frekuencave të transmetimit në Republikën e Kosovës./ KultPlus.com

Luljeta Aliu kërcënohet publikisht: Cili prokuror del e arreston këtë tip, që publikisht më kërcënon me jetë

Luljeta Aliu, aktivisitja për fuqizimin e grupeve të margjinalizuara (gratë, të rinjtë, pleqtë dhe minoritetet) është kërcënuar publikisht në një postim në facebook, shkruan KultPlus.

Aliu ka ndarë në rrjetin e saj social kërcënimin me jetë që i është bërë nga një person i gjinisë mashkullore, duke e quajtur njeri primitiv.

Sipas Aliut, personat si këta janë arsyeja persë gruaja nuk guxon me braktisë burrin edhe pse ai është i dhunshëm, mashtrues, rrenc e tradhtar. Ajo gjithashtu kritikon policët e prokurorët të cilët nuk ndërmarrin asgjë në këtë drejtim sepse sipas saj shumica e burrave mendojnë si kërcënuesi në fjalë.

Ky është postimi i plotë i Aliut:

Qe neandertalat si duken. Per keta, gruja nuk guxon me braktise burrin, edhe pse ai eshte i dhunshem, mashtrues, rrenc, tradhëtar. Për këta, ajo duhet me nejte e me duru e mos me kallxu qe ai si tinzak që është, sillet si njeri shumë i mirë e modern, e brenda 4 mureve të torturon emocionalisht e psiqikisht e fizikisht. E i korrupton polici e prokurori e gjyqësor, sepse lehtë korruptohen, janë kështu shumica si këta, primitivë. Po kush, cili prokuror del e arreston këtë tip, që publikisht më kërcënon me jetë e që ju bën thirrje neandertalëve tjerë? Asnjë. Sepse kështu mendojnë shumica e burrave, si ky. E ky tjetri, që as shqip nuk din me shkru, ta shan demokracinë, sepse ua lejoi grave me ju ba ballë njerëzve primitivë si këta. / KultPlus.com

Luljeta Aliu për deklaratën që reagoi Shoqata e të verbërve: Nuk ka qenë fjalë ofenduese

Pas reagimit të Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, Lulejta Aliu ka shprehur qëndrimin e saj lidhur me deklaratat të cilat shoqata e përmendur i cilëson si fyese, shkruan KultPlus.

Aliu nëpërmjet një statusi në facebook ka thënë se fjala “qorrazi” gjindet në fjalorin e gjuhës së sotme shqipe dhe nuk ka fare të bëj me ofendim.

“Nëse dikush e ka ndjerë veten të ofenduar, më vie keq! Por nuk ka qenë as qëllimi as fjala që unë e kam përdorë ofenduese”, ka shkruar Aliu.

Tutje, ajo ka thënë se ka respekt dhe ndjeshmëri ndaj personave që diskriminohen dhe paragjykohen nga të tjerët.

“Si duket unë qorrazi ja paskam qëlluar numrave”, është shprehur Luljeta Aliu përgjatë emisionit.

Në anën tjetër edhe ish-zëvendës ministri i arsimit, Jusuf Thaçi ka thënë: “Edhe qorri mundet me ja qëllu ndonjëherë por kjo nuk do më thën qe ai ka marrë në shenje mirë apo është i saktë”.

Edhe Jusuf Thaçi ka shprehur kërkimfaljen e tij publike. / KultPlus.com

Reagon Shoqata e të Verbërve për gjuhën e përdorur nga Thaçi dhe Aliu, pret kërkimfalje

Shoqata e të Verbërve të Kosovës ka reaguar ndaj gjuhës së përdorur të Jusuf Thaçit dhe Luljeta Aliut, shkruan KultPlus.

Të pranishëm në emissionin Pressing, sipas Shoqatës këta dy panelistë kanë përdorur gjuhë fyese ndaj kësaj kategorie të shoqërisë.

“Si duket unë qorrazi ja paskam qëlluar numrave”, është shprehur Luljeta Aliu përgjatë emisionit.

Në anën tjetër edhe ish-zëvendës ministri i arsimit, Jusuf Thaçi ka thënë: “Edhe qorri mundet me ja qëllu ndonjëherë por kjo nuk do më thën qe ai ka marrë në shenje mirë apo është i saktë”.

Për këto dy deklatara, Shoqata e të Verbërve ka reaguar duke thënë se zhgënjimi më i madh i tyre është se, sipas tyre, këta dy panelistë përfaqësojnë shoqërinë civile.

“Mbrëmë në emisionin Pressing në T7 panelistët në debat kanë përdorur një gjuhë të papërshtatshme dhe ofenduese qe ka prekur komunitetin e të vërbërve , të cilë përbëjnë një kategori të respektuar në Kosovë”, thuhet në reagimin e Shoqatës.

Tutje, në deklaratën publike thuhet se kërkohet kërkimfalja e këtyre dy panelistëve.

“Prandaj kërkojmë nga ta qe të kërkojnë falje publike për gjuhën e përdorur”, përfundon Shoqata e të verbërve të Kosovës. / KultPlus.com

Luljeta Aliu: Policia vetë është patriarkale dhe nuk e dënon kryesin e veprave si duhet

Luljeta Aliu

Dhunën ndaj grave nuk e parandalojnë postimet në FB. Dhunën ndaj grave e parandalojnë institucionet si gjykatat, ligji, policia. Fatkeqësisht, në Kosovë, shkelësi më i madh i të drejtave të njeriut janë vetë gjykatat, sipas raportit të Avokatit të Popullit. Madje, sipas hulumtimeve të INJECT, diskriminimi institucional gjinor që ndodhë në policinë e Kosovës, nga mekanizmat mbikëqyrës si Inspektorati, Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe Zyra për Ankesa, mundohet të fshehet, duke sajuar dhe shpikur dokumentet inekzistente, vetëm e vetëm pêr të shpallur të pafajshëm zyrtarët policorë që nuk i trajtojnë rastet e lajmëruara të dhunës.

INJECT ka kohë që e ka ngritë zërin për nevojën që të diskutohet për diskriminimin dhe dhunën institucionale. Madje ka bërë edhe kallëzime dhe padi për diskriminim ndaj Policisë së Kosovës. Poashtu, unë personalisht kam denoncuar policët, të cilët publikisht më kanë ofenduar në FB me komente gjatë një emisioni rreth shkeljeve të policisë. Lajmi i mirë është që një prej tyre është shpalllur fajtor, shkelje e rëndë disiplinore. Por vetëm një. Për të tjerët nuk kam marrë asnjë lajm, as keq as mirë. Ndërsa këtij fajtorit për shkelje të rëndë, dënimin ia kane dhënë 21% të rrogës për dy muaj. Si ka mundësi dënimin më të vogël të mundshëm për shkelje të rëndë? Policia vetë është patriarkale dhe nuk e dënon kryesin e veprave si duhet. Çfarë të presim ne pastaj mga qytetarët?

Dhuna dhe diskriminimi nga institucionet duhet të trajtohet urgjentisht, nëse dëshironi përmirësim të rendit dhe ligjit. Ndëshkime maksimale duhet, e jo përkdhelje!/ KultPlus.com