EBC Cosmetics është kompani lidere në industrinë e kozmetikës në vend e cila njihet për origjinalitetin e saj dhe për sjelljen e brendeve ekskluzive ndërkombëtare.
Ky biznes i suksesshëm, udhëhiqet nga pronarja e vetme, Luljete Belegu duke dëshmuar kështu që gratë në vendin tonë fuqishëm po tregojnë sukses në secilën fushë.
EBC Cosmetics operon në tregun tonë që nga viti 1993 si e vetmja kompani në Kosovë e autorizuar për shitjen në 8 pika:
1. Bregu i Diellit , Rr. Eqrem Çabej
2. Rr. Nëna Terezë
3. Rr. Garibaldi, përballë hotel Grand
4. ETC Fushë Kosovë
5. Royall Mall, Rruga B
6. Galeria Mall, Prizren
7. Albi Mall, Veterrnik kati 0
8. Albi Mall, Veterrnik kati 1
Në muajin Mars të vitit te kaluar, EBC ka lansuar për herë të parë platformën për të blerë online www.ebc.shop për t’i ofruar klientëve të tyre produktet e brendeve më të njohura ndërkombëtare të kozmetikës. Ajo është kompania e vetme e autorizuar për shitje të këtyre brendeve online në vendin tonë.
Platforma online EBC SHOP: www.ebc.shop
Pronarja Luljete Belegu e cila në vazhdimësi punon që tregut tonë ti shtohen linjat më të njohura botërore të kozmetikës, shprehet e lumtur për suksesin e vazhdueshëm që EBC e ka dhe për rritjen e këtij biznesi çdo ditë e më shumë.
Në Gusht të vitit të kaluar, EBC ka hapur dyqanin më të madh në rajon me lokacion në qendrën tregtare Albi Mall, Veterrnik.
Luljete Belegu, tutje ka njoftuar se përveç brendeve të njohura si Dior, Tom Ford, Yves Saint Laurent, Giorgio Armani, Lancome, Shiseido, Guerlan, EBC Cosmetics do të sjell për herë të parë edhe brendet si La Mer, Valentino dhe shumë të tjera.
Përveç zhvillimit te biznesit, pronarja Luljeea Belegu gjatë këtyre viteve ka treguar edhe pjesën e saj humane, ku ka punësuar mbi 45 vajza/gra dhe është angazhuar personalisht që t’i dërgoj në trajnime të ndryshme për t’i avancuar sa më shumë.
Sipas pronares Luljeta Belegu, suksesi në biznes vjen vetëm si rezultat i punës së madhe, përkushtimit dhe dashurisë për të sjell më të mirën për klientët.
Krejt për fund, Luljeta Belegu premton që EBC Cosmetics është duke punuar vazhdimisht për të ju ofruar klientëve produktet më të mira dhe mundësinë që këto produkte të vijnë afër tyre sa më lehtë e shpejtë. / KultPlus.com