Sot, më 2 prill, në ditën ndërkombëtare të autizmit, Vjosa Fondacion me seli në Finlandë organizon Gala Mbrëmjen Humanitare për Autizëm, mbrëmje kjo që do të mbahet në Vali Ranch, shkruan KultPlus.
Lulzim Behxheti, themelues i këtij fondacioni ka njoftuar për KultPlus se në këtë mbrëmje do të prezantohet ankandi i 1200 portreteve që janë realizuar nga vet Behxheti, ankand që edhe do të shënojë nismën e këtij fondacioni që ka për qëllim edhe ndërtimin e kampusit për adoleshentët me autizëm.
“Në këtë mbrëmje do të marrin pjesë shumë figura që u kam realizuar portretet e tyre gjatë periudhës së karantinës, duke përfshirë figurat më të mëdha të kombit shqiptar e deri te shumë kontribuues në kulturën e historinë shqiptare”, ka thënë Behxheti.
Ai ka njoftuar se në këtë mbrëmje, përpos paraqitjeve të udhëheqësve të institucioneve të Kosovës, do të paraqiten me performancë edhe sopranoja e famshme Inva Mula, ambasadorja e Vjosa Fondacion, Erza Muqolli, pianistja Lule Elezi, aktorja Vlora Merovci, Anna Krasniqi me një performancë muzikore dhe grupi i baletit Dancing House.
Kjo Gala Mbrëmje do të transmetohet live edhe nëpërmjet Radio Televizionit të Kosovës, kurse të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të jenë pjesë e kësaj mbrëmje, do të kenë mundësi që të kontribuojnë me blerjen e portreteve, mjete që do të shkojnë direkt në konton e Vjosa Fondacion.
Gala Mbrëmja do të mbahet më 2 prill, dhe fillon prej orës 19:00 deri në ora 23:00. / KultPlus.com
Nisma e Vjosa Foundation për ndërtimin e 30 kampuseve në Prishtinë për personat autikë ka filluar sot grumbullimin e mjeteve financiare nëpërmjet platformës Go Found Me, shkruan KultPlus.
Në ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të veçanta, Lulzim Behxheti si themelues i fondacionit ka filluar dalë ngadalë ta jetësoj planin e tij të kahmotshëm, e që do të nis fillimisht me ndërtimin e 30 shtëpive në periferi të Prishtinës.
“Misioni ynë përbëhet nga fushata të shumta, e para prej të cilave ka një qëllim prej 10 000 €. Paratë përdoren për të realizuar projektin për Kampusin tonë të parë – ne do të sigurojmë funksionalitetin dhe cilësinë e ndërtimit të Kampusit tonë duke punuar me arkitektët, dizajnerët, inxhinierët dhe peizazhinjtë më të aftë”, thuhet në njoftimin e iniciativës.
Si themelues i Fondacionit Vjosa dhe Campusit Vjosa, covid 19 e kishte rikthyer arkitektin gjilanas në portrete, të cilat i kishte parë si mundësi për t’i kthyer në ndihmë për personat autikë. Kështu ai kishte realizuar portrete të shumta, gjithmonë duke e pasur qëllimin te jetësimi i Vjosa Campus në Kosovë e Shqipëri. Pikërisht nga sot ai ka filluar të grumbulloj edhe ndihmë materiale nga publiku në mënyrë virtuale.
Për KultPlus, Behxheti ka treguar më parë se emri i vajzës së tij që është autike është Vjosa dhe përvoja e tij me të dhe trajtimin e duhur të saj në shtetin finlandez, ka bërë që Lulzimi të themelojë këtë fondacion, në mënyrë se sikurse ka pas fat vajza e tij për këtë tretman të lartë të shoqërisë finlandeze, të njëjtin ta kenë edhe personat autik në Kosovë.
“Adoleshenca është fazë jo e lehtë edhe për fëmijët autik, andaj kemi menduar ta themelojmë këtë Fondacion, ku do të punojmë në ngritjen e një kampusi prej 30 shtëpive në periferi të Prishtinës, e që do të kenë sistemin finlandez, sistem që do ti ndihmojë përgjatë trajnimit se si të pavarësohen këta fëmijë. Vjosa e jonë i ka gëzuar këto trajnime në Finlandë, dhe pse mos ti gëzojnë edhe fëmijët autik në Kosovë”, ka thënë Behxheti, i cili këto shtëpi do ti ndërtojë nën brendin e kompanisë së tij “BVG Housing”, pasi që, sipas tij, me sistemin dhe përpunimin e drurit që e praktikojnë në kompaninë e tij, për të cilat kanë shkruar shumë medie prestigjioze, janë shtëpi që ofrojnë standard të lartë jetese, sepse janë të shëndetshme, antibakteriale, me cilësi të ajrit dhe shumë benefite të tjera shëndetësore.
Lulzim Behxehti shpreson që për këtë projekt me sistem finlandez ta mbështesë Komuna e Prishtinës, pasi që, sipas tij këto kampuse nuk duhet të ekzistojnë prej ndihmave, por të kenë mbështetje institucionale.
Mirëpo, qëllimi i Behxhetit nuk mbetet i kufizuar vetëm në kryeqytetin kosovar. Ai dëshiron të zgjeroj këto kampuse në mbarë botën, teksa tanimë gëzon mbështetje edhe nga BE dhe OBSH.
Në anën tjetër, përveç institucioneve Vjosa Foundation ka përkrahje edhe nga inidvidë të rëndësishëm. Ambasadorët e kësaj nisme janë aktorja Alea Mehaj, këngëtarja Erza Muqoli, pianisti Genc Tukiqi dhe këngëtarja Adelina Ismajli.
Ishte nisur nga Finlanda për në Krakovi të Polonisë dhe nuk e kishte menduar se ai udhëtim do të jetë një udhëtim që do ta ndante për një kohë nga familja e tij, pasi që në mars të këtij viti u mbyllën kufijtë si pasojë e Covid 19.
Arkitekti gjilanas Lulzim Behxheti tregon për KultPlus, për këtë udhëtim që e kishte bërë bashkë me djalin e tij Gencin, por Genci ishte kthyer për në Finlandë, e Lulzimi kishte vazhduar për të përfunduar edhe disa punë të tij, punë që e bllokoi për disa muaj në këtë qytet të Polonisë.
Lulzim Behxheti që tashmë është shndërruar në një figurë të njohur për themelimin e Vjosa Foundation dhe Vjosa Campus, kujton mbylljen e tij në Poloni, dhe mënyrën se si mundohej ta kalonte monotoninë e karantinës dhe pandemisë.
“E realizova një portret të një mikes sime, dhe e njëjta e postoi portretin e saj në Facebook, dhe ky ishte momenti kur filloi gjithçka, komentet rreth atij portreti më motivuan që të realizoj portrete edhe për miq të tjerë, qoftë miq që i njoh prej viteve por edhe atyre virtual, dhe kështu krijova shumë portrete pa ndalë”, tregon Behxheti, i cili tashmë numëron qindra portrete të shumta, duke filluar prej pastruesve të rrugës e deri të figurat më të njohura të kombit shqiptarë, por edhe të huaj, portrete këto që ishin motivacion për themelimin e Vjosa Foundation dhe Vjosa Campus, iniciativë kjo për të ndihmuar personat autik në Kosovë, e që sipas Behxhetit, kushte të tilla mungojnë në Kosovë.
“Nisa me një portret e arrita ku jam tashti, nuk e kam besuar se do të ketë këtë masivitet që ka tashti”, kujton Behxheti, i cili krejt këtë rrugëtim e quan edhe nostalgji në raport me portretet, pasi që, sipas tij, një portret të tillë i kishte realizuar bashkëshortes së tij, 30 vite më parë, në kohën kur e kishte simpatizuar, dhe kjo kampanjë Lulzimin e ktheu sërish te portretet, pasi që brenda kësaj distance kohore, energjinë ia kishte marr arkitektura, dhe pak hapësirë kishte për portrete.
Dhe tashti, kur Lulzim Behxheti realizon edhe më tej portrete, dhe thotë për KultPlus se këto portrete do të vazhdojnë deri sa të vazhdojë Fondacioni Vjosa, ai tashmë ka kaluar në nivelin tjetër, për jetësimin e Vjosa Campus në Kosovë e Shqipëri, e për të cilën është duke punuar shumë, që ta realizojë sa më shpejt.
Emri Vjosa është emri i vajzës së Lulzim Behxhetit, e që është autike, dhe përvoja e tij me vajzën e tij dhe me trajtimin dhe tretmanin e duhur që ka marr në shtetin finlandez, ka bërë që Lulzimi të themelojë këtë fondacion, në mënyrë se sikurse ka pas fat vajza e tij për këtë tretman të lartë të shoqërisë finlandeze, të njëjtin ta kenë edhe personat autik në Kosovë.
“Adoleshenca është fazë jo e lehtë edhe për fëmijët autik, andaj kemi menduar ta themelojmë këtë Fondacion, ku do të punojmë në ngritjen e një kampusi prej 30 shtëpive në periferi të Prishtinës, e që do të kenë sistemin finlandez, sistem që do ti ndihmojë përgjatë trajnimit se si të pavarësohen këta fëmijë. Vjosa e jonë i ka gëzuar këto trajnime në Finlandë, dhe pse mos ti gëzojnë edhe fëmijët autik në Kosovë”, ka thënë Behxheti, i cili këto shtëpi do ti ndërtojë nën brendin e kompanisë së tij “BVG Housing”, pasi që, sipas tij, me sistemin dhe përpunimin e drurit që e praktikojnë në kompaninë e tij, për të cilat kanë shkruar shumë medie prestigjioze, janë shtëpi që ofrojnë standard të lartë jetese, sepse janë të shëndetshme, antibakteriale, me cilësi të ajrit dhe shumë benefite të tjera shëndetësore.
Lulzim Behxehti shpreson që për këtë projekt me sistem finlandez ta mbështesë Komuna e Prishtinës, pasi që, sipas tij këto kampuse nuk duhet të ekzistojnë prej ndihmave, por të kenë mbështetje institucionale. Ai njofton se për realizimin e këtij projekti do të jetë trekëndëshi Vjosa Kampus, familjarët e fëmijëve autik dhe Komunës së Prishtinës, në mënyrë që të jetë funksionalë ky projekt.
Ndryshe, Fondacioni Vjosa tashmë është mbështetë nga shumë organizata botërore, sikurse që ka edhe ambasadorët e kësaj kauze, duke përfshirë Erza Muqollin dhe shumë artistë të tjerë.
Sot, Ambasada e Finlandës në Kosovë ka falënderuar nëpërmjet faqes zyrtare Lulzim Behxhetin për angazhimin dhe iniciativën e tij, duke potencuar se së shpejti do të hapet një ekspozitë me portretet e Behxhetit në Burksel, për të vazhduar më pas në Kosovë./ KultPlus.com
Gjatë periudhës së karantinës, shumë artistë kanë shpalosur kreativitetin e tyre. Ndër ta është edhe Lulzim Behxheti i cili ndonëse me profesion arkitekt, ka realizuar portrete të ndryshme ku përfshihen figura të fushave të ndryshme si artistë, këngëtarë, arkitektë e shumë të tjerë, shkruan KultPlus.
Ndërkaq ky projekt nga Behxheti ka ardhur si nismë për të ndihmuar fëmijët me autizëm. Këtë nismë së fundi e ka përkrahur edhe Organizata Botërore e Autizmit.
Organizata Botërore e Autizmit ka shpërndarë një artikull në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook, e cila ka ardhur si formë përkrahje për këtë nismë.
Behxheti është shprehur i kënaqur me përkahjen e kësaj organizate duke potencuar se është një ngjarje që ka ndodhur për herë të parë. / KultPlus.com
Situata e Covid -19 ka bërë që shumë njerëz të jenë më kreativ gjatë kohës së izolimit të tyre. Kështu ka ndodhur edhe me arkitektin kosovar Lulzim Behxheti, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Helsinki të Finlandës. Ai njihet si arkitekti i shtëpive ekologjike dhe është vlerësuar me shumë çmime ndërkombëtare.
Gjatë kësaj kohe ai ka realizuar portrete të ndryshme të miqve e personaliteteve shqiptare në një teknikë të veçantë me një laps e një letër të thjeshtë blloku. Kjo nismë nisi si një komunikim me miqtë në mungesë të tyre.
Duke parë që portretet në FaceBook u pëlqyen, ai nisi ta zgjeronte hartën e miqve, duke përfshirë edhe ata virtualë. Pas këtij pasioni dhe malli për miqtë lindi dhe ideja për ndërtimin një fondacion bamirësie të quajtur “ Vjosa “ me seli në Helsinki në mbështetje të fëmijëve me autizëm.
Qëllimi është hapja e një ekspozite në Bruksel e hapi tjetër mbajtja e një mbrëmje Gala në Prishtinë për të nxjerrë punimet në ankand. Të ardhurat që do të mblidhen do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve me autizëm.
Arkitekti nuk është i fokusuar vetëm tek fëmijët me këtë sindromë, por edhe tek adoleshentët që kanë nevojë për një trajtim ekstra në këtë moshë delikate, në mënyrë që të fillojnë të jetojnë të pavarur, duke u integruar në shoqëri e duke u bërë pjesë e tyre.
Në galerinë e këtyre portreteve mund të përmendim familjen Ora ( të këngëtares Rita Ora ) atë të Kastriotëve, Adi Krasta, Vjosa Osmani, etj. Ambasadore e këtyre portreteve është princesha, siç e quan vetë arkitekti Alea Mehaj, Miss Bota për fëmijë, e cila jeton në Norvegji.
“E kam bërë miken më të mirë. Bashkë me të dhe me të tjerët synojmë të bëjmë mrekulli. Më e pakta që mund të bëjmë është shitja e portreteve, ndërkaq maksimumi që mund të bëjmë është t’i ndërtojmë 30 shtëpi modulare, të gjitha prej druri, për fëmijët me autizëm. Kam kontaktuar edhe me Shoqatën e personave me autizëm në Finlandë, për të na dhënë instruksionet e tyre se si të ndërtohen këto shtëpi. Ideja është që këto shtëpi do të ndikojnë që fëmijët me autizëm të ndihen të pavarur kur të arrijnë moshën madhore. Por, ato mund të përdoren edhe në formë të shkollave, për parashkollor dhe ciklet tjera” – përfundon ai. / Living / KultPlus.com
Shumë artist kanë shpalosur kreativitetin e tyre në këto kohë karantinë, ndër ta është edhe Lulzim Behxheti i cili ndonëse me profesion arkitekt, ka realizuar portrete të ndryshme ku përfshihen figura të fushave të ndryshme si artistë, këngëtarë, arkitektë e shumë të tjerë shkruan KultPlus.
Ndër portretet e këtij projekti bënte pjesë edhe familja e Rita Orës.
Nismën e Behxhetit së fundi e ka përkrahur edhe familja e këngëtares shqiptare, Rita Ora.
Përmes një postimi në llogarinë e tij personale në Facebook, Besnik Sahatçiu Ora, babai i Rita Orës, është shprehur tejet përkrahës për projektin e Behxhetit, duke treguar ndër të tjerash se këto portrete do të shiten dhe të gjitha të ardhurat nga portretet do të mblidhen për fëmijët me autizëm.
Bashkangjitur gjeni statusin e plotë të Besnik Sahatciu Ora. / KultPlus.com
‘Housing Fair Area’ është ekspozita e radhës që do të mbahet në Finlandë me një arqitekturë shumë të veçantë të shtëpizave të vogla dhe praktike e të lëvizshme, ku druri shndërrohet në materal ndërtimi.
Në ketë ekspozitë do të marrin pjesë edhe djemtë kosovarë të cilët prej drurit kanë ndërtuar shtëpiza të mahnitshme që kanë zgjuar interes të jashtëzakonshëm në Finlandë.
Në këtë ekspozitë
do të marrin pjesë rreth 250. 000 vizitorë.
‘Kjo shtëpi e jona e patentuar është një atrakcion në këtë ekspozitë. Jemi të vetmit në botë që bëjmë diçka të tillë, meqë e kemi liçencen në modulim mobility dhe në konstrukcion’, tregoi Lulzim Behxheti. / KultPlus.com