Rama ndan pamjet: Parajsë e fshehur në lumin Buna

Lumi Buna është një nga destinacionet më të preferuara të turistëve vendas dhe të huaj që zgjedhin të vizitojnë Shkodrën.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje të peizazheve mbresëlënëse që ofron Buna, e kthyer në këto ditë të nxehta vere në një oaz për shumë vizitorë që zgjedhin freskinë e ujërave të tij.

“Me një parajsë të fshehur në lumin Buna vetëm pak kilometra nga Shkodra, ku natyra shijohet në një tjetër përmasë për të krijuar emocione krejt të veçanta gjatë këtyre ditëve të gushtit”, u shpreh Rama.

Qeveria po zgjeron investimet në Shkodër, me qëllim nxitjen e turizmit në këtë rajon.

Aktualisht në hyrje të qytetit të Shkodrës, në afërsi të Urës së Vjetër të Bunës, po punohet për molin e ri me një platformë lundruese, e përshtatshme për lidhjen e varkave.

Ky investim që kap vlerën e 1.2 milion eurove, pritet të ketë ndikim të dukshëm jo vetëm në lundrimin e Bunës dhe liqenit të Shkodrës, por edhe në turizëm.

Ndërtimi i tre moleve në Shkodër si dhe ndërlidhja kufitare me lundrim dhe rrugë me fshatrat në breg të liqenit në Malin e Zi do t’i hapë një perspektivë krejt tjetër turizmit në këtë zonë./atsh/KultPlus.com

Lumi Buna rrezikon kishën e Shirqit (VIDEO)

Kisha e Shirqit e ndërtuar në Dajç të Shkodrës,  e ndërtuar në shekullin e VI, është sot një nga monumentet me vlerë në Shqipëri për nga pikëpamja historike dhe arkitektonike por ajo çfarë ka mbijetuar nga rrebeshet e historisë  dhe kushteve klimaterike, është vetëm kjo anë muri.

Sot, për shkak të vërshimit të lumit Buna, edhe kjo dëshmi rrezikon të zhduket.

Kjo zonë me  bukuri të rralla natyrore, mund të shërbejë edhe për turizëm historiko-kulturor prandaj ai bën apel për ndërhyrje emergjente.

Themelet e kësaj kishe bashke me varrezat e Shirqit,  vijojnë ende luftën për ekzistence me ujërat e rrëmbyeshëm të Bunës, një luftë të cilën nëse nuk do të ndërhyhet shumë shpejt për ta mbrojtur, do të humbasë duke shkatërruar dhe fshirë një dëshmi të fortë të identitetit shqiptar./tch/ KultPlus.com