‘Lumturia’- Maksim Gorki

Një herë lumturinë e pata fare pranë, mend e preka me dorë. E gjitha kjo ndodhi gjatë një shëtitjeje, një natë të nxehtë vere. Ne, një shoqëri e madhe të rinjsh, u mblodhëm në lëndinat përtej Vollgës, tek gjuetarët e blinit.

Hëngrëm supë që na e përgatitën peshkatarët, pimë vodkë e birrë përreth zjarrit, diskutuam si ta ndërtonim sa më shpejt e më mirë këtë botë, pastaj, si u lodhëm paq, u shpërndamë nëpër lëndinën e korrur, secili në qejf të vet. U largova nga zjarri me një vazjë, e cila më dukej vërtet e mençur dhe e ndjeshme. Kishte sy të qeshur e paksa të zinj, në çdo fjalë që thoshte tregohej çiltërsia. Kjo vajzë të gjithë njerëzit i shihte me përkëdheli.

Ecnim të heshtur, krah njëri-tjetrit. Nën këmbë thyheshin duke kërcitur kërcejt e barit të prerë me kosë. Nga kupa e kristaltë e qiellit, e përmbysur mbi tokë, derdhej vlaga dehëse e dritës së hënës. Duke psherëtirë thellë, vajza filloi:
– Sa bukur! Tamam shkretëtirë afrikane, kurse mullarët, si piramida. Dhe vapë… Pastaj më ftoi të uleshim rrëzë një mullari që lëshonte një hije të rrumbullakët e të plotë, sikur të ishte ditë. Këndonin gjinkallat, që larg dikush pyeste trishtueshëm:

Eh, përse më tradhtove?

Plot gëzim zura t’i rrëfej vajzës për gjithçka dija e nuk dija në këtë jetë, kur – papritur ajo bërtiti me një zë të shuar e ra me shpinë në tokë. Ishte, me sa duket, e para herë që shihja një njeri t’i binin të fikët dhe për një çast u hutova. Doja të bërtisja, të thërrisja për ndihmë, por shpejt më erdhi ndër mend se ç’bënin në këto raste heronjtë e edukuar të romaneve që kisha lexuar, ia zbërtheva rripin e fundit, bluzën, shiritat e korsës. Kur pashë gjinjtë e saj, si dy kupa të vogla argjendi të lara me dritën e plotë të hënës, e të rrëzuara në anën e zemrës, më pushtoi një dëshirë e zjarrtë ta puthja.

Por, si e ndrydha këtë ndjenjë u sula me vrap drejt lumit që të merrja ujë, sepse – siç shkruhej në libra – heronjtë në të tilla raste kurdoherë vraponin për ujë, po të mos kishte ndonjë përrua në vendin e katastrofës, të përgatitur që më parë me hamendjen e autorit. Por, kur u ktheva, gjithnjë duke vrapuar si një kalë i harbuar, me kapelen e mbushur plot me ujë, e gjej të sëmurën mbështetur te mulliri.
-S’është nevoja, – tha e lodhur fare qetësisht, duke shtyrë me dorë kapelën e bërë qull… Dhe u largua prej meje drejt zjarrit, ku dy studentë përsërisnin po atë këngë të mërzitshme:

Ah, përse më tradhtove?

– Unë, s’të bëra ndonjë të keqe? – doja të sigurohesha, i turbulluar, siç isha nga kjo heshtje e vajzës. Ajo u përgjigj shkurt:
– Jo. Ju nuk jeni shumë i shkathët. Megjithatë, kuptohet, ju falenderoj. Por m’u duk se nuk më falenderoi sinqerisht.

Ne nuk takoheshim shpesh, por, pas këtij rasti, takimet tona u bënë më të rralla. S’vonoi shumë dhe ajo humbi fare nga qyteti. Vetëm pas nja katër vjetësh u pamë në një anije. Qe nisur nga një fshat i Vollgës, ku banonte në një vilë, e po shkonte në qytet tek i shoqi. Ishte shtatzënë, e megjithatë, rrobat i rrinin për bukuri kurse në qafë i varej zinxhiri i gjatë prej floriri i orës dhe një lule e madhe si medalje. Ishte bërë shumë e mirë, vërtet.
-Ja, – tha ajo kur po kujtonim miqësisht të kaluarën – ja ku jam, e martuar dhe gjithçka… Ishte mbrëmje. Në lumë digjej perëndimi i diellit. Gjurma shkumore që linte anija nga pas, në largësinë e kaltër të veriut, dukej si një shirit i gjerë dantelle të kuqe.

 – Kam dy fëmijë, pres të tretin, – foli krenare, si një mjeshtër që e pëlqen zanatin e vet. Në prehër mbante një qese letre me portokalle.
– A t’ua them? – pyeti pastaj duke qeshur ëmbël me ata sytë paksa të zinj. – Në qoftë se atëhere tek mullari – e mbani mend – ju do të kishit qenë më i guximshëm… do t’më kishit puthur… tani do të isha gruaja juaj… Se unë ju pëlqeja, apo jo? Kurse ju, drejt e tek uji… Eh, ju! I shpjegova se kisha vepruar ashtu siç tregohej në librat që ishin aq të shenjtë për mua në atë kohë; dhe vetëm atëhere mund ta puthje, kur ajo, si të hapte sytë, të thërriste e habitur- Oh, po ku jam kështu? Ajo qeshi një grimë, pastaj foli mendueshëm: -Ja, këtu është e keqja jonë, se ne duam të jetojmë si nëpër libra… Por jeta është më e gjerë… më e mençur se librat, zoti im… Jeta s’është aspak si në libra… Po… Nxori nga qesja një portokall, e vështroi me kujdes e, duke e mvrejtur, tha: – I poshtri, e ka futur të kalbur…

Pa delikatesë e flaku në lumë; unë e ndoqa me sy kur ai, duke u rrotulluar, humbi në shkumën e kuqe. – Hë, po tani? Akoma jetoni si nëpër libra? Ë? Unë heshtja duke shikuar rërën e bregut, të ringjyrosur nga flaka e perëndimit dhe më tej, hapësirat e lëndinave që kishin marrë një nuancë të florinjtë. Varkat e përmbysura dergjeshin mbi rërë si peshq të mëdhenj, të vrarë. Shelgjet lëshonin një hije të trishtueshme. Në hapësirat e largëta të lëndinave, dukeshin mullarët e barit e, mua m’u kujtua krahasimi i saj: “Tamam shkretëtirë afrikane, kurse mullarët si piramida…” Duke qëruar portokallin tjetër, gruaja më përsëriti me tonin e një të madhi e sikur t’më ndëshkonte: – Po, do të isha gruaja juaj…
-Ju falenderoj, – i thashë, – ju falenderoj.

Dhe e falenderova sinqerisht./KultPlus.com

Pse jemi të ndëshkuar nga pamundësimi i lumturisë, sipas Marcel Proust

Marcel Proust

Lumturia nuk mund të vijë kurrë. Edhe kur rrethanat janë kapërcyer, natyra e çon luftën nga jashtë brenda dhe, pak nga pak, e ndryshon zemrën tonë aq sa të dëshirojmë diçka tjetër nga ajo që i është dhënë të zotërojë. Dhe nëse historia ishte aq e shpejtë sa zemra jonë nuk kishte kohë të ndryshonte, natyra nuk dëshpërohet të na kapërcejë për këtë arsye, në një mënyrë të mëvonshme, është e vërtetë, më delikate, por po aq efektive. Më pas, në momentin e fundit, zotërimi i lumturisë na hiqet, ose më mirë, natyra, përmes një dinake djallëzore, ia ngarkon detyrën e shkatërrimit të lumturisë pikërisht këtij zotërimi. Pasi ka dështuar në gjithçka në sferën e fakteve të jetës, natyra krijon një pamundësi ekstreme, pamundësinë psikologjike të lumturisë.

… e megjithatë asnjërit prej nesh kjo logjikë prustiane nuk mund t’ia vrasë të drejtën për të qenë i lumtur, ose të përpiqet të sfidojë kokfortësinë e këtij arsyetimi dhe pamëshirën e ligjësisë së qenis dhe jetës për tu kurorëzuar i lumtur. / Albert Vataj / KultPlus.com

Lumturia…

Nga Nezir Kraki

Çdo ditë po bindem se injoranca është e vetmja rrugë drejt lumturisë së plotë.

Injoranca jo në kuptimin e mosdijës por në kuptimin e injorimit apo mos interesimit për gjërat që s’na prekin drejtpërsëdrejti. Injoranca si qëndrim brenda «vetes » pavaresisht si dhe çka mund të jetë « bota e jashtme », bota e tjetrit.

Po, injoranca, sepse njohja e botës dhe e gjërave janë pengesa kryesore e qetësisë shpirtërore, e lumturisë. Lumturia pra gjendet në naivitet dhe mosnjohje. Gjendet ndoshta në një gjë, dy ose tri gjëra. Jo në një mijë gjëra.

Sapo individi del nga « vetja e tij » ai takohet me tjetrin, me jetën e tjetrit, me realitetin e tjetrit. I tjetri të bën të palumtur. Prandaj duhet guxim i madh me dalë nga vetja. Guxim i madh me heq dorë nga lumturia naive, individuale, në favor të gjërave që prekin më shumë se një person. Se është e pamundur të interesohesh për fate tjera dhe të mbetësh i lumtur. Pra, jolumturia është mision. Empatia të dhuron ndjeshmëri dhe knaqësi por të bën të palumtur.

Edhe unë shpesh mendohem me lakmi për ata që jetojnë « brenda vetes se tyre », në qetesinë shurdhuese të injorancës.

Shpesh e lakmoj fatin e një çobani diku në bjeshkët tona, në mes delesh dhe lisash. Jeta e tij them duhet të jetë aq e qetë, aq e thjeshtë, aq naive por në fund sigurisht aq e lumtur. E paramendoj veten ulur mbi një rrasë guri duke e shikuar, pa asnjë njohuri artistike, spektaklin e kullosjes në pejsazhe me horizonte që s’kanë kufij.

Çfarë qetësie duhet të jetë atje lart!

Natyra gati e virgjër, e stolisur me ndonjë gjurmë të rrallë të atyre që ndër shekuj jetuan n’harmoni me të. E unë, i pasulmuar nga « njohja e gjërave », i pa mashtruar nga lavdia fiktive dhe i paskuqur nga mediokriteti kolektiv, me siguri do isha i lumtur, atje lart.

Por…jo!

Tashmë jam bindur se është vonë për lumturi të plotë, për shpirt të qetë. S’mund të kthehem më « brenda vetes sime » dhe të heq dorë nga njohja e tjetrit, e halleve të tij, nga njohja e botës. S’mund të heq dorë nga brengosja për fate tjera.

Jam pajtu të jem i palumtur.

***

Paris, 11 shtator 2018/KultPlus.com

‘Pyesni veten nëse jeni të lumtur dhe do të pushoni së qenuri i tillë’

Thëniet më të mira për lumturinë.

Njeriu është i palumtur sepse nuk di të jetë i lumtur; kur ka për ta ditur, do të jetë i lumtur në po atë çast.

Kemi plot detyra në jetë që i nënvlerësojmë. Por nuk ka detyrë më të nënvlerësuar sesa detyra për të qenë i lumtur.

Lumturia më e madhe nuk qëndron në mosrënien kurrë, por në ringritjen gjithnjë pas çdo rënie.

Njeriu i pasur në vetvete është si ajo dhoma e ndritshme, e ngrohtë dhe e qetë në një natë dimri në furtunë.

Pyesni veten nëse jeni të lumtur dhe do të pushoni së qenuri i tillë.

Lumturia që fitojmë nga vetja është më e madhe sesa ajo që fitojmë nga rrethi ynë.

Të jesh i lumtur do të thotë të jesh i mjaftueshëm në vetvete.

Lumturia e njeriut përbëhet prej përdorimit të lirë të fuqive të tij mendore.

Njeriu që ka lindur me një talent gjen lumturinë më të madhe atëherë kur ai mundet ta vërë atë në përdorim.

Lumturi do të thotë të kryesh punë që kanë për të qenë të qëndrueshme; plot shpirt dhe të mbara, cilatdo qofshin ato.

Është një gabim trashanik që njeriu të bëjë fli atë që ka në vetvete për të jashtmen, të japë lirinë qoftë dhe pjesërisht, të japë qetësinë për komoditet, gradë, famë dhe nder.

Të tregohemi të kujdesshëm, të mos ecim symbyllur e të merremi me punë që nuk i përshtaten vetive tona, sepse sakrifikojmë lumturinë.

Shumica e njerëzve punojnë si miza dheu nga mëngjesi deri në darkë për të shtuar florinjtë dhe askujt s’i bie ndër mend të shtojë kulturën, pra të pasurojë gjendjen intelektuale, megjithëse kjo e fundit i shërben shumë lumturisë.

Lumturia në pjesën më të madhe të saj përbëhet prej qetësisë dhe mendimit të lirë e vetëveprues.

Në botë vërtetohet përditë se lumturia luftohet prej dy armiqve: dhembjes dhe mërzitjes; dhe ne zakonisht sa herë i shpëtojmë njërës i afrohemi tjetrës.

Sa më e madhe të jetë pasuria e brendshme, aq më pak mbetet vend për mërzinë, aq më pak njeriu do të ketë nevojë për njerëz të tjerë, sepse, aq më pak të tjerët mund t’i shërbejnë atij.

Njeriu i rëndomtë e mbështet lumturinë e vet në sendet të jashtme si pasuria, grada, shoqëria, dhe kur i humb këto, bie në dëshpërim dhe i shkatërrohet jeta.

Në kohën e pleqërisë, kur dashuria na lë, gjithashtu na lënë edhe kënaqësitë shoqërore, udhëtimet, kur shokët e farefisin i rrëmben vdekja; në këtë kohë më shumë se kurrë njeriu gjen mburojën e vetvetes.

Të kërkosh lumturinë në këtë jetë: ja shpirti i vërtetë i kryengritjes.

Lumturia është fitorja më e madhe e njeriut; ajo është përgjigja e qenies së tij në një drejtim frytdhënës për vetveten dhe për botën rreth tij.

Një njeri, interesi i të cilit gjithmonë drejtohet në anën e jashtme, mendon se lumturia gjendet jashtë tij, përderisa ai nuk vështron brenda vetes dhe ta zbulojë burimin në vetvete.

Mësova se të gjithë duan të jetojnë në majën e malit, pa e ditur se lumturia e vërtetë qëndron te mënyra se si zbret në një log të fshehur nga maja të thepisura.

Një njeri që e ka pranverën në shpirt e vet, di ta gjejë pranverën në çdo stinë.

Suksesi është të arrish atë që do. Lumturia është të duash atë që ke. Ndaj lumturia është shëndet i mirë dhe kujtesë e keqe.

E vetmja gjë që ia vlen të kesh në jetën mbi tokë është ndjenja e humorizmit.

Ai që ka guximin për të qeshur është zot i botës pothuajse po aq sa ai që është i gatshëm për të vdekur.

Ndryshimi është ligji i jetës. Ata që shohin vetëm të kaluarën ose të tashmen, janë të prirur të humbasin të ardhmen.

Kur mbyllet njëra derë, hapet një tjetër. Por ne shpesh dhe me keqardhje shikojmë aq gjatë kah dera e mbyllur, saqë nuk vërejmë atë që është hapur.

Të gjitha gjërat e mëdha janë të thjeshta dhe shumë prej tyre mund të shprehen edhe me një fjalë të vetme: Liri, Drejtësi, Nder, Detyrë, Mëshirë, Shpresë. / KultPlus.com

Pse jemi të ndëshkuar nga pamundësimi i lumturisë, sipas Marcel Proust

Lumturia nuk mund të vijë kurrë. Edhe kur rrethanat janë kapërcyer, natyra e çon luftën nga jashtë brenda dhe, pak nga pak, e ndryshon zemrën tonë aq sa të dëshirojmë diçka tjetër nga ajo që i është dhënë të zotërojë. Dhe nëse historia ishte aq e shpejtë sa zemra jonë nuk kishte kohë të ndryshonte, natyra nuk dëshpërohet të na kapërcejë për këtë arsye, në një mënyrë të mëvonshme, është e vërtetë, më delikate, por po aq efektive. Më pas, në momentin e fundit, zotërimi i lumturisë na hiqet, ose më mirë, natyra, përmes një dinake djallëzore, ia ngarkon detyrën e shkatërrimit të lumturisë pikërisht këtij zotërimi. Pasi ka dështuar në gjithçka në sferën e fakteve të jetës, natyra krijon një pamundësi ekstreme, pamundësinë psikologjike të lumturisë.

… e megjithatë asnjërit prej nesh kjo logjikë prustiane nuk mund t’ia vrasë të drejtën për të qenë i lumtur, ose të përpiqet të sfidojë kokfortësinë e këtij arsyetimi dhe pamëshirën e ligjësisë së qenis dhe jetës për tu kurorëzuar i lumtur. / Albert Vataj / KultPlus.com

“Një herë lumturinë e pata fare pranë, mend e preka me dorë”

“Lumturia” nga Maksim Gorki

Një herë lumturinë e pata fare pranë, mend e preka me dorë. E gjitha kjo ndodhi gjatë një shëtitjeje, një natë të nxehtë vere. Ne, një shoqëri e madhe të rinjsh, u mblodhëm në lëndinat përtej Vollgës, tek gjuetarët e blinit.

Hëngrëm supë që na e përgatitën peshkatarët, pimë vodkë e birrë përreth zjarrit, diskutuam si ta ndërtonim sa më shpejt e më mirë këtë botë, pastaj, si u lodhëm paq, u shpërndamë nëpër lëndinën e korrur, secili në qejf të vet. U largova nga zjarri me një vazjë, e cila më dukej vërtet e mençur dhe e ndjeshme. Kishte sy të qeshur e paksa të zinj, në çdo fjalë që thoshte tregohej çiltërsia. Kjo vajzë të gjithë njerëzit i shihte me përkëdheli.

Ecnim të heshtur, krah njëri-tjetrit. Nën këmbë thyheshin duke kërcitur kërcejt e barit të prerë me kosë. Nga kupa e kristaltë e qiellit, e përmbysur mbi tokë, derdhej vlaga dehëse e dritës së hënës. Duke psherëtirë thellë, vajza filloi:
– Sa bukur! Tamam shkretëtirë afrikane, kurse mullarët, si piramida. Dhe vapë… Pastaj më ftoi të uleshim rrëzë një mullari që lëshonte një hije të rrumbullakët e të plotë, sikur të ishte ditë. Këndonin gjinkallat, që larg dikush pyeste trishtueshëm:

Eh, përse më tradhtove?

Plot gëzim zura t’i rrëfej vajzës për gjithçka dija e nuk dija në këtë jetë, kur – papritur ajo bërtiti me një zë të shuar e ra me shpinë në tokë. Ishte, me sa duket, e para herë që shihja një njeri t’i binin të fikët dhe për një çast u hutova. Doja të bërtisja, të thërrisja për ndihmë, por shpejt më erdhi ndër mend se ç’bënin në këto raste heronjtë e edukuar të romaneve që kisha lexuar, ia zbërtheva rripin e fundit, bluzën, shiritat e korsës. Kur pashë gjinjtë e saj, si dy kupa të vogla argjendi të lara me dritën e plotë të hënës, e të rrëzuara në anën e zemrës, më pushtoi një dëshirë e zjarrtë ta puthja.

Por, si e ndrydha këtë ndjenjë u sula me vrap drejt lumit që të merrja ujë, sepse – siç shkruhej në libra – heronjtë në të tilla raste kurdoherë vraponin për ujë, po të mos kishte ndonjë përrua në vendin e katastrofës, të përgatitur që më parë me hamendjen e autorit. Por, kur u ktheva, gjithnjë duke vrapuar si një kalë i harbuar, me kapelen e mbushur plot me ujë, e gjej të sëmurën mbështetur te mulliri.
-S’është nevoja, – tha e lodhur fare qetësisht, duke shtyrë me dorë kapelën e bërë qull… Dhe u largua prej meje drejt zjarrit, ku dy studentë përsërisnin po atë këngë të mërzitshme:

Ah, përse më tradhtove?

– Unë, s’të bëra ndonjë të keqe? – doja të sigurohesha, i turbulluar, siç isha nga kjo heshtje e vajzës. Ajo u përgjigj shkurt:
– Jo. Ju nuk jeni shumë i shkathët. Megjithatë, kuptohet, ju falenderoj. Por m’u duk se nuk më falenderoi sinqerisht.

Ne nuk takoheshim shpesh, por, pas këtij rasti, takimet tona u bënë më të rralla. S’vonoi shumë dhe ajo humbi fare nga qyteti. Vetëm pas nja katër vjetësh u pamë në një anije. Qe nisur nga një fshat i Vollgës, ku banonte në një vilë, e po shkonte në qytet tek i shoqi. Ishte shtatzënë, e megjithatë, rrobat i rrinin për bukuri kurse në qafë i varej zinxhiri i gjatë prej floriri i orës dhe një lule e madhe si medalje. Ishte bërë shumë e mirë, vërtet.
-Ja, – tha ajo kur po kujtonim miqësisht të kaluarën – ja ku jam, e martuar dhe gjithçka… Ishte mbrëmje. Në lumë digjej perëndimi i diellit. Gjurma shkumore që linte anija nga pas, në largësinë e kaltër të veriut, dukej si një shirit i gjerë dantelle të kuqe.

 – Kam dy fëmijë, pres të tretin, – foli krenare, si një mjeshtër që e pëlqen zanatin e vet. Në prehër mbante një qese letre me portokalle.
– A t’ua them? – pyeti pastaj duke qeshur ëmbël me ata sytë paksa të zinj. – Në qoftë se atëhere tek mullari – e mbani mend – ju do të kishit qenë më i guximshëm… do t’më kishit puthur… tani do të isha gruaja juaj… Se unë ju pëlqeja, apo jo? Kurse ju, drejt e tek uji… Eh, ju! I shpjegova se kisha vepruar ashtu siç tregohej në librat që ishin aq të shenjtë për mua në atë kohë; dhe vetëm atëhere mund ta puthje, kur ajo, si të hapte sytë, të thërriste e habitur- Oh, po ku jam kështu? Ajo qeshi një grimë, pastaj foli mendueshëm: -Ja, këtu është e keqja jonë, se ne duam të jetojmë si nëpër libra… Por jeta është më e gjerë… më e mençur se librat, zoti im… Jeta s’është aspak si në libra… Po… Nxori nga qesja një portokall, e vështroi me kujdes e, duke e mvrejtur, tha: – I poshtri, e ka futur të kalbur…

Pa delikatesë e flaku në lumë; unë e ndoqa me sy kur ai, duke u rrotulluar, humbi në shkumën e kuqe. – Hë, po tani? Akoma jetoni si nëpër libra? Ë? Unë heshtja duke shikuar rërën e bregut, të ringjyrosur nga flaka e perëndimit dhe më tej, hapësirat e lëndinave që kishin marrë një nuancë të florinjtë. Varkat e përmbysura dergjeshin mbi rërë si peshq të mëdhenj, të vrarë. Shelgjet lëshonin një hije të trishtueshme. Në hapësirat e largëta të lëndinave, dukeshin mullarët e barit e, mua m’u kujtua krahasimi i saj: “Tamam shkretëtirë afrikane, kurse mullarët si piramida…” Duke qëruar portokallin tjetër, gruaja më përsëriti me tonin e një të madhi e sikur t’më ndëshkonte: – Po, do të isha gruaja juaj…
-Ju falenderoj, – i thashë, – ju falenderoj.

Dhe e falenderova sinqerisht./ KultPlus.com

‘Lumturi do të thotë të jesh pranë personit që dashuron’

Thënie nga Orhan Pamuk

“Dikur lexova një libër dhe e gjithë jeta ime ndryshoi”.
“Lumturia është të mbash dikë në krahë dhe të mendosh se je duke mbajtur botën”.
“Unë s’dua të jem një pemë. Unë dua të jem kuptimi i saj”.

“Çdo person inteligjent e di se jeta është diçka e bukur dhe qëllimi i saj është të jesh i lumtur”.
“Njerëzit thonë gënjeshtra, vetëm atëherë kur ka diçka që tremben se mund ta humbasin”.
“Kur humbasim njerëzit që duam, nuk duhet t’i shqetësojmë shpirtrat e tyre, të gjallë apo të vdekur. Përkundrazi, duhet të gjejmë ngushëllim në një objekt që na kujton diçka për ta”.

“- Cila është gjëja që pëlqen më shumë tek unë? Çfarë duhet të bëj unë për të më dashur?
– Ji vetvetja, – tha Ipeku”.

“Lumturi do të thotë të jesh pranë personit që dashuron”.
“Jeta nuk ka lidhje me parimet, por me lumturinë”.
“Përpiqu që në fund të jetës, t’i lësh të gjithëve të kuptojnë se jetove një jetë të lumtur”. /KultPlus.com

Sot, Dita Ndërkombëtare e Lumturisë

Në korrik të vitit 2012, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli një rezolutë, sipas së cilës Dita Ndërkombëtare e Lumturisë do të shënohet çdo vit më 20 mars.

Ideja e festimit të kësaj dite është njohja e domethënies së lumturisë dhe gëzimit në jetë në të gjithë botën. Larg të qenit vetëm një simbolikë, ideja e lumturisë matet nëpër vende nga Kombet e Bashkuara dhe botohet në formë të një raporti. Sipas raportit të vitit të kaluar, Helsinku ka dalë të jetë qyteti më i lumtur në botë.

Për të festuar, njerëz në të gjithë botën organizohen dhe u sjellin lumturi të tjerëve, shkruajnë mediat e huaja.

OKB-ja thotë se për të rritur lumturinë globale, zhvillimi ekonomik duhet të shoqërohet me mirëqenien sociale dhe mjedisore.

Kjo ditë pranon se lumturia është një objektiv themelor i njeriut dhe u bëhet thirrje vendeve për të hartuar politika publike në mënyra që përmirësojnë mirëqenien e të gjithë popujve. / KultPlus.com

‘Nëse për lumturinë tënde të duhet leja e dikujt tjetër, je vërtet një mjeran i shkretë’

Hermann Hesse është njëri nga shkrimtarët më të shquar gjermanë të shekullit të njëzet. Përveç shkrimeve në prozë, Hermann Hesse shquhet si poet me më shumë se 680 poezi të përmbledhura në 12 vëllime, shkruan KultPlus.

Hesse njihet gjithashtu për thëniet e tij të famshme, të cilat gjithnjë janë munduar që të përcjellin mesazh te shumë njerëz.

“Nëse për lumturinë tënde të duhet leja e dikujt tjetër, je vërtet një mjeran i shkretë”. /KultPlus.com

Shkencëtarët amerikanë zbulojnë çmimin e lumturisë

Diskutimi mbi ndërlidhjen e pasurisë me lumturinë, ndër më të zakonshmit në historinë e njerëzimit. “Paratë, nuk të bëjnë të lumtur”, thonë disa. “Po, por nuk mund të jesh i lumtur, as pa to”, përgjigjen të tjerë.

Por, tanimë një universitet amerikan ka vendosur të saktësojë shifrën ideale, sipas tyre, me të cilën një person mund të ndihet i lumtur, kudo në botë, nga Japonia në Francë, nga Italia në Australi.

Sipas universitetit “Purdue” në SHBA, kjo shifër është ajo e 95 mijë dollarëve në vit ose rreth 80 mijë euro. Shifra mendohet normalisht neto, si dhe pa taksa, transmeton KultPlus.

Për të arritur në këtë rezultat, studiuesit kanë marrë parasysh të dhënat e mbledhura nga shoqëria prestigjioze “Gallup”, që ka pyetur rreth 1.7 milionë persona nga 15 vjeç e lart, në 164 vende të ndryshme të botës.

95 mijë dollarët mjaftojnë për të plotësuar nevojat bazike kudo në botë, si një shtëpi të mirë, përballimi i qetë i shpenzimeve dhe një jetë dinjitoze.

Studiuesit evidentuan se, shifra më të larta sjellin problematika të ndryshme, me dëshira artificiale që nuk përbëjnë lumturinë vërtetë. Pra, do të ishte më e arsyeshme të mos tejkalohej kjo shifër, nëse dëshironi një jetë e lumtur…

Sipas studimit, gjinia nuk përbën ndryshim të madh në këtë rezultat, më domethënës është niveli i edukimit, pasi personat me edukim më të lartë kanë një kënaqësi më të madhe, kur arrijnë një standard ekonomik të tillë, duke u ballafaquar me një shtresë sociale me të ardhura të përafërta. / KultPlus.com

“Lakmia dhe lumturia nuk janë takuar kurrë me njëra-tjetrën, nuk është çudi që nuk njihen mes vete”

Me këtë koleksion thëniesh për lumturinë duam të sjellim në vëmendjen e lexuesve se vetë ne jemi ata që mund të ngrihemi mbi rrethanat.

Lumturia nganjëherë ngul pendët më të bukura në kapelën e budallait.

Në qoftë se ndonjëherë duke vrapuar pas lumturisë do ta gjeni më në fund atë, do të zbuloni, si ajo plaka që kërkon syzet, se ajo gjithë kohës ka qenë nën hundën e saj.

Lakmia dhe lumturia nuk janë takuar kurrë me njëra-tjetrën; nuk është çudi pra që nuk njihen mes vete.

Që të jesh i lumtur në shoqëri të njerëzve, duhet t’u kërkosh atyre vetëm atë që ata janë në gjendje të të japin.

Fjala “lumturi” duhet shqipëruar me frikë.

Fati, si një vajzë e turpshme, sadoqë na dhuron dashurinë e tij, na detyron ama të luftojmë për ketë.

Njerëzit e lumtur kanë një të metë prej së cilës nuk çlirohen kurrë: fatkeqët ata i quajnë fajtorë të fatkeqësive të tyre.

Lumturia është si diamanti, kënaqësia si pika e ujit.

Lumturia është arma më e mprehtë në duart e kohës.

I lumtur është ai që mund të lidhi fillimin e jetës së tij me fundin e saj.

Pas qerres së fatit të mirë ecet lehtë.

Fati lodhet duke mbajtur nën sqetull po të njëjtët njerëz.

Kriter për të matur njeriun është përfytyrimi i tij për lumturinë.

Lumturia nuk ritregohet, siç nuk ritregohet gëzimi.

Lumturia troket të paktën një herë në çdo derë.

Më mirë të biesh në duart e mjekut të lumtur se sa të mjekut shkencëtar.

Më e lumtura mënyrë jetese është ajo që jep më tepër mundësi të fitosh nderimin ndaj vetvetes.

Njeriu më i lumtur është ai që u dhuron lumturi një numri më të madh njerëzish.

Lumturia nuk mund të fitohet me vetëstolisje; ajo ndjehet vetëm kur reflektohet nëpërmjet një tjetri.

Lumturia rrallë ulet gjer atje sa të bëhet bashkudhëtare e gjenialitetit.

Më i lumturi ndër të lumturit është ai që mund të lumturojë.

Vera e vërtetë e lumturisë njihet vetëm kur ajo s’është më.

Rruga e lumturisë është t’i bësh të lumtur të tjerët.

Nuk ka për njeriun lumturi më të madhe se sa t’i kushtohet me gjithë shpirt diçkaje.

Secili në këtë botë është i lumtur sipas mënyrës së vet.

Të jetosh për të tjerët, nuk është vetëm urdhëri i detyrës, por edhe urdhëri i lumturisë.

Njeriu duhet të qeshë pa pritur lumturinë, ndryshe ka rrezik të vdesë pa qeshur.

Lumturia lidhet me shpirtin, jo me trupin, ajo buron nga besnikëria, jo nga kënaqësia, jo nga kënaqësia shqisore.

Si lumturia ashtu edhe fatkeqësia e njerëzve varen nga rrethanat e jashtme, por edhe nga gjendja shpirtërore e çdo njeriu.

Më pak se në çdo gjë tjetër duhen varur shpresat në zhvillimin fatlum të ngjarjeve.

Fati godet të dobëtin dhe mbështet të fortin.

Lumturia është si dielli. Që njeriu ta ndjejë veten të mirë i duhet edhe një hije e vogël.

Nga lumturia njerëzit budallallepsen më tepër se nga fatkeqësia.

Natyrat e fuqishme e tregojnë që fati nuk ka pushtet mbi ta.

Të qeshurit nuk është matës i lumturisë.

Është e vërtetë që një herë në jetë fati troket në derën e çdo njeriu, por shumë herë në këtë kohë ai rri në pijetoren fqinje dhe nuk e dëgjon trokitjen e tij.

Historia nuk përmend gjëkundi filozofë të lumtur; të tillë ekzistojnë vetëm në legjendat romantike.

Përsa i përket lumturisë një gjë dihet me siguri: që ajo është e pabesë.

Lumturia e të tjerëve na duket gjithmonë e zmadhuar.

Kush kërkon lumturi në luks dhe në jetën e shthurur, i ngjet atij që pëlqen dritën verdhacuke të qiriut nga shkëlqimi i diellit.

Lumturia është pika më e lartë e zhvillimit të aftësive tona.

Vetëm dy gjëra i ndihmojnë ardhjes së lumturisë, besimi dhe dashuria.

Budallai e kërkon lumturinë larg, i urti e kultivon atë pranë vetes.

Sa më e lumtur koha, aq më e shkurtër është.

Atë që lumturia e përkëdhel shumë, bëhet budalla.

I lumtur nuk është ai që i duket i tillë dikujt, por ai që ndjen veten të tillë.

Fati të jep shumë gjëra përkohësisht, ndërsa përjetësisht asgjë.

Është me lehtë ta gjesh lumturinë, se ta mbash.

Duhet të jesh i përmbajtur kur flet për lumturinë tënde.

Të jesh i lumtur do të thotë të njohësh kufijtë e mundësive të tua të jesh i kënaqur me to.

Virtyti nuk e sjell lumturinë, por vetëm ai të mëson ta shijosh atë kur ta kesh.

Lumturia nuk mund të jetë kurrë e pikëlluar apo e gëzuar… Ajo është thjesht lumturi.

Se edhe fatkeqësinë lumturi e quajnë, kur fundi del i mirë.

Lumturia nuk i ka qejf shpirtvegjëlit.

Lumturia e së kaluarës është pikëllimi i së tashmes.

Të presësh lumturi shumë të madhe do të thotë t’i ngresh një pengesë shumë të madhe asaj.

Më të shumtën ne quajmë lumturi atë që nuk e kemi provuar vetë.

Dëshiron të jesh i lumtur tërë jetën: ji njeri i ndershëm.

Vështirë të thuash se ç’e sjell lumturinë. Të paktën pasuria dhe varfëria janë në masë te barabartë, të paafta për këtë.

Lumturia më e lartë është vetëm ajo që ngrihet nga thellësitë e paskajshme të dëshpërimit.

Nga cilësitë vetiake më drejtpërdrejtë lumturisë tonë i ndihmon karakteri gazmor.

Rastet fatlume janë të rrallë, dhe njerëzit që dinë t’i shfrytëzojnë ato, edhe më të rrallë.

Lumturia varet jo aq nga vetë sendet, se sa nga mendimi që ne kemi për to.

Gëzimi është në gjendje të kryejë poshtërsira; hidhërimi – kurrë.

Të tjerë lot ka gëzimi, të tjerë hidhërimi. Të parët freskojnë, të dytët përvëlojnë.

Është i cekët ai gëzim që nuk të mërzitet asnjëherë.

Dhimbja është egërsi, gëzimi është ledhati, e megjithatë gëzimi është më i fuqishëm.

Të gëzohesh vetëm është pak e trishtueshme.

Kur fiton më së fundi sigurinë, provon një nga gëzimet më të mëdha që njeh shpirti njerëzor.

Jepu gëzim të gjithëve! Dhe do të shohësh që gëzimi gëzon.

Në qoftë se ne do të kënaqeshim me atë që gjenim, ne nuk do të gjenim kurrë gjë. / KultPlus.com

Black and white portrait of an elderly man

Dhjetë gjërat që paratë nuk mund t’i blejnë


Është e qartë se paratë nuk mund ta blejnë lumturinë. Po çfarë tjetër nuk mund të blejnë paratë?

Dashuria

Paratë mund të blejnë epshin, tërheqjen dhe pushtetin … por nuk mund të blejnë dashurinë. Kjo sepse dashuria është diçka intime; diçka e përzemërt; diçka misterioze. Paraja nuk është asnjë nga këto gjëra.

Paraja është thjesht një metodë shkëmbimi – as më shumë dhe as më pak. Është përdorur për të paguar për një produkt ose një shërbim; komoditet, rehati dhe luks – asnjëra prej të cilave nuk përshkruan atë që u nevojiten qenieve njerëzore.

Shumë prej nesh e marrin këtë mësim nga vështirësitë e jetës. Ne grumbullojmë më shumë, vetëm për t’u ndier më bosh. Kjo sepse ne jemi rritur në një kulturë të magjepsur nga pasuria; e cila, në të vërtetë, çon në keqkuptime dhe besime të rreme.

E vërteta

Paratë mund të jenë në gjendje të blejnë ndikimin, por të vërtetat janë më me ndikimin nga të gjitha. Shpesh paratë janë shpenzuar për të shtyrë bindjet ose një axhendë, madje mund të shpenzohen për të krijuar hulumtime të njëanshme për të forcuar një mendim. Dhe shpesh, janë paratë që fitojnë … në një afat të shkurtër.

Në fund, pa marrë parasysh sa para harxhohen për të mashtruar ose për të skalitur të vërtetën, ajo gjithmonë do të zbulohet në fund.

Koha

Çdo minutë që kalon është koha që nuk do të kthehet më kurrë; ju jeni një minutë më afër vdekjes. Jeta jonë fillon të venitet që nga momenti kur lindim.

Përkundër të gjitha përparimeve shkencore dhe mjekësore, nuk ekziston asnjë mënyrë praktike për të zgjatur në mënyrë të konsiderueshme jetën. Janë jashtëzakonisht të pasur, kanë shpenzuar sasi të panumërta parash në përpjekjen e kotë për të zgjatur jetën e tyre vetëm për të zbuluar se ata vdesin rreth së njëjtës moshë si të gjithë të tjerët.

Asnjë sasi parash nuk do të jetë në gjendje të kthejë orët mbrapa. Ne thjesht duhet ta jetojmë jetën, moment për moment, nderisa ta përjetojmë në maksimum.

Paqja

Kultivimi i mendimeve tuaja është e vetmja gjë që do t’ju sjellë paqe të vërtetë. Një aspekt i kësaj është pranimi i gjërave të këqija që ndodhin dhe shndërrimi i tyre në një përvojë pozitive.

Shikoni shumat e panumërta të parave që qeveritë dhe individët kanë shpenzuar në emër të “paqes”. Këto shuma të mëdha asnjëherë nuk kanë qenë në gjendje t’i afrohen asaj që do të përcaktonim si “paqësore”.

Më e rëndësishmja, paqja juaj e brendshme nuk varet nga seksioni “Balanca” i llogarisë suaj bankare. Është mënyra se si ju stërvitni mendjen tuaj, vendosni pritshmëri dhe përcaktoni se çfarë do të thotë vërtet paqja e brendshme për ju.

Talenti

Dhuratat dhe aftësitë që posedoni në mendjen dhe trupin tuaj janë të paçmueshme. Ndërsa paraja mund të ndihmojë në zhvillimin e një talenti, ajo kurrë nuk do të jetë në gjendje të blejë një talent ose aftësi.

Përveç talentit të lindur, ekziston aftësia për të mësuar një aftësi ose talent; kjo kurrë nuk do të jetë në gjendje të blihet me ndonjë shumë parash. Proceset mendore dhe shkathtësia e mendjes dhe trupit nuk do të jenë kurrë të blershme… ato janë të paçmueshme.

Shëndeti

Ndërsa sigurisht e vërtetë që paratë mund të blejnë kujdesin shëndetësor dhe ilaçet, nuk mund të zëvendësojnë shëndetin e natyrshëm pasi të jetë zhdukur. Në të njëjtën kohë, aktivitete si të ushtruarit, ilaçet parandaluese ​​dhe vetë-kujdesi natyror kushtojnë shumë pak.

Është pothuajse dëshpëruese të shohësh të famshëm të shpenzojnë sasi të mëdha parash në përpjekjen e kotë për të mbajtur “bukurinë e tyre natyrale”. Së pari, plakja është bukuri natyrore; rrudhat janë bukuri natyrore; flokët gri janë bukuri natyrore. Nga ana tjetër, procedurat kirurgjikale që futin plastike dhe substanca të tjera medicinale në trup. Ato nuk janë aspak të natyrshme.

Sjelljet/klasa

Njerëzit e pasjellshëm ekzistojnë në të gjithë spektrin e të ardhurave. Mënyra se si e trajtoni dikë me respekt padyshim që nuk vjen nga paratë. Por me siguri, ka më shumë snob të pasur sesa modestë të pasjellshëm.

Shoqëria e vërtetë

Zotërimi i parave me siguri mund të tërheqë njerëz që të jenë miq, por nuk garanton miqësi të vërtetë. Shumica e miqve të vërtetë e duan njëri-tjetrin … dhe çfarë diskutuam për paratë dhe dashurinë? I njëjti koncept vlen këtu.

Miqtë e vërtetë dhe të qëndrueshëm janë ata që ndodhen aty në ditë të mira e janë po aty edhe në ditë të vështira. Paraja dhe pronat nuk kanë rëndësi për miqtë e vërtetë … personi juaj ka rëndësi.

Njohuria

Informacioni që grumbulloni, elementët e intelektit tuaj dhe mënyrat me të cilat tregoni mençurinë nuk mund të blihen kurrë. A keni menduar ndonjëherë pse disa nga njerëzit më të pasur duket se veprojnë në mënyrat më ” idiote”? Kjo për shkak se paraja ose diçka tjetër ka ndikuar në proceset e tyre të mendimit.

Disa njerëz të pasur kanë deklaruar sesi paraja i bën ata të ndjehen ‘të pathyeshëm’, dhe si rezultat, kanë marrë disa vendime vërtet të këqija. Pra, nuk është vetëm përvetësimi i kësaj njohurie që e bën atë të paçmuar, por është zbatimi praktik i kësaj njohurie … asnjërën prej të cilave paratë nuk mund ta blejnë.

Prezenca dhe pranimi

Ndoshta më e rëndësishmja është prania dhe pranimi – aftësia për të qenë prezent dhe prezent në mendime, pa gjykuar, asnjërën situatë. Kjo dhuratë e jashtëzakonshme, që të ndryshon jetën, nuk është në dispozicion për t’u blerë; vetëm për ata që kërkojnë të kuptojnë dhe zbatojnë konceptet.

Aftësia për të qenë prezent, ndërsa pranojmë çdo moment ndërsa lundrojmë në jetë është një dhuratë e vlefshme… më e vlefshme se çdo shumë parash. Në fund të fundit, nëse ne jemi të pranishëm dhe praktikojmë praninë gjatë gjithë jetës sonë, atëherë për çfarë na duhen paratë? /shkollaesuksesit/ KultPlus.com

Aristoteli për lumturinë: Kush studion, e arrin

Në pamje të parë është teoria më absurde, vetë Aristoteli është i pari që e pranon. Pyesni, përgjigja do jetë gjithmonë e njëjta. Lumturia? Dikush ndoshta do të vërejë se arrihet në angazhimin publik, në një jetë dedikuar të mirës së përbashkët. Duke besuar vërtet?

Të tjerët, shumica dërrmuese, nuk kanë asnjë hezitim: i lumtur është ai që mund ta shijojë jetën – vila spektakolare, ekskluzivitete, dreka dhe darka në restorantet më luksoze, shumë argëtim dhe pak lodhje, gjithmonë me stil. Ja pra, jeta e lumtur. Ne italianët madje kemi gjetur përkufizimin e përsosur: dolce vita. A mund të dëshirosh më shumë se kaq? Absolutisht po, përgjigjet Aristoteli: e vetmja jetë me të vërtetë e lumtur është një jetë studimesh. Vështirë të mbështesësh diçka më absurde. Por ai ka të drejtë.

Ndërkohë duhet të kuptohemi: nuk po flasim për momente gëzimi intensiv – në të tilla momente, pothuajse pa e kuptuar, e reduktojmë lumturinë ne modernët – por për një jetë të lumtur. Ato janë dy gjëra shumë të ndryshme. Nëse lumturia mund të reduktohej në momente të mirëqenies, në fakt, problemi nuk do të ishte aq i komplikuar: ndonjë moment entuziazmi nuk i mohohet askujt. Por, a janë të mjaftueshme këto momente për ta bërë një jetë të lumtur? Jo. Një jetë e lumtur, e përmbushur është një jetë në të cilën kam realizuar talentin tim, kam zhvilluar potencialin tim, jam bërë ai që doja dhe ndihesha që të bëhesha. Për ta arritur këtë duhet së pari të kuptoj kush jam. Duket e vështirë, por nuk është.

Çdo gjë zotëron diçka, që e dallon nga gjithë të tjerat, dhe aty është esenca e saj, ajo çfarë është në të vërtetë. Eshtë në natyrën e thikës, që të presë: një copë druri dhe një copë metali të bërë bashkë, të vetme nuk mjaftojnë për të bërë një thikë. Duke prerë, thika realizon natyrën e saj të thikës. Po ne? Ajo që na dallon, në krahasim me çdo krijesë tjetër, është zotërimi i arsyes. Njeriu, kafsha racionale. Pra, kur përdorim trurin realizojmë natyrën tonë të të qënit racionalë, potencialin tonë të të qënit njerëz. Aty është lumturia jonë. Nuk do të thotë që të heqim dorë nga kënaqësitë, përkundrazi. Por një jetë dedikuar vetëm kënaqësive, e vetme nuk mjafton.

Lumturia, ajo më origjinalja dhe jetëgjata, shoqërohet me një vetëdije të caktuar mbi veten, vetëdijen se je duke jetuar sipas një projekti. Për këtë arsye, jeta e atyre që janë tëangazhuar, në fund është më e kënaqshme: sepse po ndërton diçka njerëzore. Dhe më thellë akoma, është dëshira për të njohur, për të kuptuar. Gëzimi i Ajnshtainit, kur zbuloi misteret e relativitetit – a është ndokush që dëshiron ta krahasojë me një drekë të mirë?

Nuk duhet ta harrojmë asnjëherë: në këtë Univers shumë të madh, deri kur të kemi gjetur provë për të kundërtën, ne jemi të vetmit që mundemi të reflektojmë dhe mendojmë, që nuk kufizohemi thjesht tek të jetuarit, por që mundemi të kuptojmë atë që po bëjmë dhe atë që po ndodh. Kjo dëshirë për të kuptuar, për t’i dhënë një kuptim ekzistencës sonë është diçka unike, është vetëm e jona. Pse jemi këtu, nga vijmë dhe ku shkojmë? Si mund të jetojmë një jetë të drejtë? Nuk janë pyetje të thjeshta. Por a nuk është pikërisht në këto momente, që ne jemi vetvetja? Të lindur jo për të jetuar në shëmti / por për të ndjekur virtytet dhe dijen. Për këtë arsye Uliksi ishte nisur në udhëtim… / Mauro Bonazzi /KultPlus.com

Lamtumira mashtruese

Libraritë me libra të përdorur gjithmonë më ngjallnin trishtim. Më dukeshin si vende me histori të harruara, të lëna pas dore, të braktisura. Sigurisht që kjo nuk është plotësisht e vërtetë, por vite më parë, kur isha akoma një shkrimtar i ri, këto vende më dukeshin si varreza: si vendet ku historitë vdisnin.

Librat që na rrethojnë tregojnë shumë për personin tonë, për atë që jemi, ose ishim. Dy javë më parë, ndërsa po përgatitesha për shpërnguljen nga Sidnej në Barcelonë, isha ulur në dyshemenë e apartamentit duke vërtitur sytë rreth 100 ca librave që kisha blerë gjatë 6 viteve të jetesës në atë qytet. Disa ishin të këndshëm, disa tituj klasikë, shumica të trishtë.
-Do t’i fal librat, – i thashë sime mëje në telefon.
Pa diskutim që isha i trishtuar.

Por në fund kuptova se nuk i hiqja dot qafe të gjithë. Kështu i ndava në pirgje, ndërsa një nga një shikoja kopertinat, lexoja titujt dhe te ndonjë ndalesha te kapitulli i parë. Disa syresh më sollën kujtime të eksperiencave të kaluara.

Me librin “Një grua e pafat” të Richard Brautigan u ktheva edhe një herë në moshën 20-vjeçare, kur nisa të jetoja më vete. Me librin e Haruki Murakamit, “1Q84” isha 21 vjeç, kokë e këmbë i dashuruar. Me Mira Gonzalez isha 25 vjeç, në apartamentin tim në Marrickville, shoqëruar nga kolla e fqinjit të dërrmuar nga kanceri, ndërsa unë përpiqesha të mbaroja librin tim të parë. Ja dhe “Gjërat që mbajmë me vete” e Tim O’Brien, që më sjell ndërmend kohën në Brisbane: unë 28-vjeçar në shtëpinë e prindërve, në dhomën ku u rrita, pas një periudhe të gjatë migrene të pandashme…

Këta libra më kishin ndihmuar në periudha të ndryshme të jetës; ishin bërë si nënë e babë e motër e vëlla për mua.
Këta libra ishin bota ime, mbushur me trishtim e gëzim, me dhimbje, vuajtje, lumturi, magji. Ata e kishin bërë jetën time më të lehtë. Këta libra kishin përgjigje – ose pyetje – për ekzistencën time; ishin mësuesit e mi.
Alejandro Zambra më mësoi madhështinë e qetësisë dhe nevojës për t’u dëgjuar. Valeria Luiselli me “Fytyra në turmë” më kujtoi se në krijimtari nuk ka rregulla.
Kisha edhe një libër të Jamie Mortara. U takuam në 2015-n në Minneapolis në një takim poetik. Pas atij takimi bleva librin “Një planet”, që më shkrehu në lot.
Në moment kuptova se nuk mund t’i braktisja këta libra, që nuk mund t’i çoja në varrezë, që të harroheshin, të humbin… Ndaj bëra atë që bëj gjithmonë: mora një laps dhe nisa të shkruaja.
Në pjesën e brendshme të kopertinës së atyre 10 librave shkrova mesazhe për 10 miq, duke u thënë se do të më mungonin dhe se këta libra ishin gjithçka për mua. U shpjegova se sa më kishin ndihmuar, që më kishin bërë personin që jam sot.
Mbase kjo ishte mënyrë ime e lamtumirës, një lamtumirë mashtruese, por e vetmja që dija për tua kaluar këto histori njerëzve që i kam për zemër.
Një ditë para se të nisesha, njëri prej miqve të mi më ndihmoi të mblidhja plaçkat dhe librat e mbetur i çuam në një bibliotekë. Bibliotekari, lexoi titujt, buzëqeshi dhe më tha:
– Jam I sigurt se do t’u gjejmë strehë.
Strehë, pikërisht kjo fjalë më preku: strehë. Në atë moment kuptova që po largohesha, por nëse do të ndihesha ndonjëherë i vetmuar, i humbur ose i trishtuar, në ndonjë nga këto vendet që dikur i quaja varrezë, do të gjeja patjetër një botë të gatshme për të më pritur – mua dhe këdo tjetër.

Lumturia është brenda nesh

Vjollca Robelli

AJO është këngëtare dhe tekstshkruese që jeton e vepron në Londër. Rrënjët e saj, Kosova, janë të lidhura shumë me muzikën dhe performancat e saj. Ajo inspirohet nga trashëgimia e saj shqiptare, duke vënë në pah emocionet dhe elementet e muzikës tradicionale në një ambient të jazz-it.

Me një grup, me muzikantë të njohur nga Evropa, AJO i ka dhënë formë punës së saj 17-vjeçare përmes këngës së EP-së “Besa”, publikuar në qershor 2019. Këngët e saj tregojnë histori të vërteta për nderin, tradhtinë, gëzimin dhe dhembjen, mungesën dhe kthimin në shtëpi, dhe për konceptin unik që ka besa për shqiptarët.

Për albumin e saj, AJO ka bashkëpunuar me profesionistë të muzikës, duke përfshirë: Aram Zarikian, Danny Rico, William Collier, Emma Watson, Alessio Marsio dhe Xhemil Gjini. Andrew Philips, kompozitori i nominuar për “Emmy” dhe “Oscar”, ka punuar në këngën e tetë të albumit, ndërsa hapat finalë të postproduksionit janë bërë nga Max Gilkes nga studioja e incizimeve “1 Sonic Production”, e nominuar po ashtu për “Grammy” dhe “Mercury”.

Në vitin 2002 AJO fitoi famë për herë të parë në Kosovë dhe Shqipëri, kur lansoi një këngë që u bë hit nën emrin e saj të vërtetë, Vjollca Robelli.

Kënga – po ashtu e titulluar “AJO”- kishte për qëllim që të rriste vetëdijen ndaj pandemisë së AIDS-it dhe gjeti shumë përkrahje. Ishte në mesin e hiteve në shumë televizione, por edhe në radio-stacione, po ashtu u rendit e dyta në renditjen regjionale të “BBC TOP of the Pops”, fitoi çmimin si videoja më e mirë rock në “VideoFest”, dhe Vjollca ishte nominuar ambasadore e muzikës për të rinj në të njëjtin vit. Edhe pas 17 vjetëve kënga është akoma e njohur, çfarë ka bërë që Vjollca ta marrë titullin e saj si emër skenik e që nënkupton “Ajo”.

Vjollca ishte zhvendosur në Londër në vitin 2004 për të studiuar për vokal, muzikë dhe menaxhim të mediave, ku jeton së bashku me burrin e saj, Urimin, dhe katër fëmijët e tyre. / Koha.net

Suksesi nuk na bën të lumtur, është lumturia ajo që sjell më pas suksesin

Nga Lisa C.Walsh, Julia K Boehm, Sonja Lyubomirsky

Puno shumë, bëhu i suksesshëm, atëherë do të jesh i lumtur. Të paktën, kjo është ajo që shumë prej nesh kanë mësuar nga prindërit, mësuesit dhe bashkëmoshatarët tanë. Ideja që ne duhet të jemi të suksesshëm për të qenë të lumtur, përmendet në institucionet më të çmuara të Shteteve të Bashkuara (Deklarata e Pavarësisë), besimet (ëndrra amerikane) dhe narrativat (Roki dhe Hirushja).

Shumica e njerëzve duan të jenë të lumtur, prandaj ne përpiqemi vazhdimisht të arrijmë suksesin, duke menduar se kënaqësia qëndron vetëm tek hyrja në universitet në degën e preferuar, nisja e punës së ëndrruar, promovimi në detyrë, apo të fituarit 1 milionë dollarë.

Por për shumë ndjekës së saj, si suksesi ashtu dhe lumturia, mbeten përgjithmonë të paarritshme. Problemi është se ekuacioni, mund të jetë i vërtetë së prapthi. Hipoteza jonë, është se lumturia i paraprin dhe çon drejt një suksesi në karrierë, dhe jo anasjelltas.

Në shkencën psikologjike , “lumturia” lidhet me “mirëqenien subjective”, dhe “emocionet pozitive” (ne përdorim termin të ndër-shkëmbyeshme). Ata që kanë një mirëqenie më të madhe, tentojnë të jenë më të kënaqur me jetën e tyre, dhe të përjetojnë gjithashtu emocione më shumë pozitive, dhe më pak negative.

Studimet sugjerojnë se janë këto emocione pozitive – si eksitimi, gëzimi dhe qetësia – ato që nxisin suksesin në vendin e punës. Le ta shohim fillimisht këtë në studimet e ndërthurrura, që i shqyrtojnë njerëzit nga një pike e vetme. Kjo i lejon kërkuesit të përcaktojnë nëse lumturia dhe suksesi, janë të ndërlidhura mes tyre.

Në lidhje me bashkëmoshatarët e tyre, njerëzit më të lumtur, janë më të kënaqur me punën e tyre ; ata marrin gjithashtu marrin një mbështetje më të madhe sociale nga bashkëpunëtorët, dhe vlerësime më të mira të performancës nga eprorët.

Veçanërisht, mund të ndodhë që shefat u japin punonjësve të lumtur vlerësime më të larta të performances së tyre, për shkak të një efekti halo, ku një përshtypje e favorshme në një fushë (si lumturia) ndikon mendimet në një fushë tjetër (siç është aftësia për punë):P.sh Timi është i lumtur, ai duhet të jetë shumë i aftë edhe në punën e tij”.

Megjithatë, ka edhe prova që njerëzit me një mirëqenie më të lartë psikologjike, kanë një rendiment më të lartë në kryerjen e një sërë detyrash të lidhura me punën. Një studim i rëndësishëm, zbuloi se agjentët e shitjeve me një pikëpamje më pozitive, shisnin 37 përqind më shumë polica të sigurimit të jetës, sesa kolegët e tyre me pikëpamje më pak pozitive.

Lumturia, është e lidhur me shpesh me rendimentin e shkëlqyer në punë edhe në fusha të tjera . Njerëzit që përjetojnë shpesh emocione pozitive, kanë prirjen të ecin në karrierë në vendet ku punojnë. Ata janë gjithashtu janë më pak të prirur të mungojnë në punë, apo të braktisin vendin e tyre të punës.

Njerëzit me një mirëqenie më të mirë, kanë gjithashtu tendencën të fitojnë paga më të larta, se sa ata me një mirëqenie më të ulët. Megjithatë, hulumtime të tilla të ndërthurrura kanë kufijtë e tyre, pasi ato nuk mund të përcaktojnë se kush vjen e para:lumturia apo suksesi.

Në këtë rast, mund të ndihmojnë studimet shumëvjeçare, pasi ato i vëzhgojnë njerëzit gjatë ditëve, javëve, muajve ose viteve, për të parë se si ata kanë ndryshuar me kalimin e kohës. Sipas këtyre studimeve, njerëzit që fillojnë të jenë të lumtur, nisin të bëhen të suksesshëm.

Sa më shumë i kënaqur të jetë një person në fillim të një kohe të caktuar, aq më shumë ka ai gjasa të jetë më vonë i qartë mbi punën që dëshiron të bëjë. Një studim, gjeti se të rinjtë që raportojnë një mirëqenie më të lartë psikologjike se sa bashkëmoshatarët e tyre, para se të diplomohen në universitet, kanë më shumë gjasa të fitojnë në intervistat e punës 3 muaj më vonë.

Emocionet pozitive, janë gjithashtu parashikues të saktë të arritjeve, si dhe i të ardhurave të mëvonshme financiare. Në një studim , 18-vjeçarët e lumtur, kishin më shumë gjasa të punonin në punë prestigjioze, që falnin kënaqësi, dhe të ndiheshin financiarisht të sigurtë pas moshës 26-vjeçare.

Ndërkohë në një studim tjetër , njerëzit që ishin më të gëzuar kur nisnin universiyetin, kishin më shumë të ardhura. Por nuk është e mjaftueshme, të dish se lumturia vjen para suksesit. Ne duam të dimë: A e shkaktojnë ato njëra-tjetrën? Tek e fundit, mund të ketë disa ndryshore të pa matura në këto studime, si inteligjenca ose të qënit tipa të hapur, ato që nxisin mirëqenien dhe pasjen e një pune të mirë.

Në fakt, tipat e hapur kanë më shumë gjasa të jenë të lumtur, dhe të fitojnë të ardhura më të mëdha. Nga rishikimi që i kemi bërë i më shumë se 170 studimeve të ndërthurrura, është e qartë se mirëqenia e promovon në shumë mënyra suksesin e karrierës.

Kjo nuk do të thotë se njerëzit e palumtur, nuk mund të kenë sukses. Përkundrazi, historia tregon se individë që kanë vuajtur gjatë nga depresioni si Abraham Linkoln dhe Uinston Çurçill, kanë mundur të kenë suksese të pabesueshme. Të dyja emocionet, si negative ashtu edhe pozitive, u përshtaten situatave – ka një kohë për të qenë e trishtuar, ashtu siç ka një kohë për të qenë të lumtur.

Çdo udhëheqës apo menaxher biznesi që e lexon këtë, do të kujdesej që të mos punonte vetëm me njerëz të lumtur, apo t’i detyronte punonjësit e tij të jenë me zor më optimistë. Strategji të tilla kanë dhënë efektet e kundërta në të kaluarën – si në rastin e buzëshjes së detyrueshme të imponuar ndaj stafit në zinxhirin e supermarketeve amerikane, “Trader Joe”, ku kjo praktikë si për ironi i bëri punonjësit të ndiheshin edhe më keq.

Njerëzit dhe kompanitë, që shpresojnë të rritin lumturinë në një mënyrë më të shëndetshme, do të kishin më shumë fat, nëse do të promovoin aktivitete pozitive, si aktet e mirësisë dhe të shprehjes së mirënjohjes. Filozofi Bertrand Rasëll u shpreh në vitin 1951:”Jeta e mirë, siç e konceptoj unë, është një jetë e lumtur”.

Por ai vazhdoi:”Nuk dua të them, që nëse je një njeri i mirë do të jesh i lumtur; dua të them që nëse je i lumtur, do të jesh një njeri i mirë”. Kur vjen puna për të lënë shenjë në punën që bëni, ne jemi dakord. Nëse doni të jeni të suksesshëm, mos rrini në pritje për ta gjetur lumturinë diku tjetër:fillojeni nga aty ku jeni. / Bota.al / KultPlus.com

Epikuri: “Tre gabimet që i bëjmë drejt kërkimit të lumturisë”

Epikuri thoshte se ne zakonisht bëjmë tre gabime kur mendojmë për lumturinë.

1. Mendojmë se na nevojiten marrëdhëniet romantike

Atëherë, ashtu si sot, njerëzit ishin të fiksuar pas dashurisë. Por Epikuri vërejti se lumturia dhe dashuria (e jo më martesa) pothuajse asnjëherë nuk shkonin bashkë. Ka shumë xhelozi, keqkuptime dhe hidhësi. Seksi është gjithmonë i komplikuar dhe rrallëherë në harmoni me afeksionin. Do të ishte më mirë, konkludonte Epikuri, që të mos i jepej shumë besim marrëdhënieve.

Ndryshe nga kjo, thoshte ai, vini re se sa shpërblyese janë shumica e miqësive: këtu jemi të sjellshëm, kërkojmë mirëkuptim, nuk shajmë apo zemërohemi dhe nuk jemi posesivë. Por problemi është se nuk i shohim mjaftueshëm miqtë tanë. Ne i japim përparësi punës dhe familjes. Nuk gjejmë kohë. Ata jetojnë shumë larg.

2. Mendojmë se na duhen shumë para

Atëherë, ashtu si sot, njerëzit janë të fiksuar pas karrierës, të motivuar nga një dëshirë për para dhe aprovim. Por Epikuri nxirrte në pah vështirësitë e punësimit: xhelozia, përgojimi dhe ambiciet e dështuara.

Ajo që e bën punën vërtetë të kënaqshme, besonte Epikuri, është kur ne jemi në gjendje të punojmë ose të vetëm, ose në grupe të vegjël dhe kur ndiejmë që ka kuptim, që po ndihmojmë të tjerët në një mënyrë apo një tjetër, dhe kur bëjmë gjëra që përmirësojnë botën. Nuk duam paranë apo prestigjin në të vërtetë, është një ndjenjë përmbushjeje përmes punës sonë.

3. Besojmë shumë tek luksi

Ne ëndërrojmë për luksin: një shtëpi e bukur, dhoma elegante dhe pamje të këndshme. Imagjinojnë udhëtime në vende idilikë, ku mund të pushojmë dhe të tjerët kujdesen për ne. Por Epikuri nuk binte dakord me këto dëshira tonat. Prapa fantazisë së luksit, ai besonte se në të vërtetë ne duam qetësinë.

Megjithatë, qetësia nuk vjen thjeshtë duke ndryshuar pamjen apo pasi zotërojmë një ndërtesë të bukur. Qetësia është një cilësi e brendshme që është rezultat i analizës: ajo vjen kur shoshisim shqetësimet tanë dhe i kuptojmë saktësisht.

Kështu që, na duhet shumë kohë për të lexuar, për të shkruajtur dhe mbi të gjitha, për të përfituar prej mbështetjes së rregullt të një dëgjuesi të mirë: një person simpatizues, i sjellshëm, i zgjuar që në kohën e Epikurit do të kish qenë një filozof, dhe që ne sot e quajmë terapist.

Me analizën e tij të lumturisë në dorë, Epikuri solli tre risi të rëndësishme:

– Së pari, ai vendosi që do të jetonte së bashku me shokë. Nuk donte t’i shihte më rrallë. Ai bleu një tokë me çmim modest diku jashtë Athinës dhe ndërtoi një vend ku ai dhe miqtë e tij mund të jetonin pranë e pranë.

Secili kishte dhomën e vet, dhe jashtë apo në katin përdhes kishte salla të përbashkëta. Në këtë mënyrë, banorët do të rrethoheshin gjithmonë nga njerëz që ndanin pikëpamjet e tyre, ishin argëtues dhe të sjellshëm. Kishte rotacion për kujdesjen për fëmijët. Të gjithë hanin së bashku. Kushdo mund të bisedonte nëpër korridore natën vonë. Në fakt ishte komuna e parë e vërtetë e botës.

– Së dyti, të gjithë në komunë pushuan së punuari për të tjerët. Ata pranuan shkurtime në të ardhura, në këmbim të të fokusuarit tek puna përmbushëse. Disa prej miqve të Epikurit iu dedikuan bujqësisë, të tjerë gatimit, pak prej tyre prodhimit të mobiljeve dhe artit. Kishin shumë më pak para, por më shumë kënaqësi të brendshme.

– Dhe së treti, Epikuri dhe miqtë e tij iu dedikuan gjetjes së qetësisë përmes analizës racionale dhe depërtimit brenda vetes.

Një pjesë të kohës gjatë ditës e kalonin duke reflektuar për ankthet e tyre, duke përmirësuar kuptimin që kishin për psikikën e tyre dhe zotëruar çështjet e mëdha të filozofisë.

Eksperimenti epikurian pati jehonë. U përhapën komunitete epikurianë në të gjithë Mesdheun dhe patën mijëra ndjekës. Këto qendra lulëzuan për breza të tërë – deri kur u shtypën brutalisht nga Kisha e krishterë, xheloze dhe agresive, në shekullin 5.

Por edhe atëherë, thelbi i tyre mbijetoi kur shumë prej tyre u shndërruan në manastirë.

Edhe sot, Epikuri mbetet një udhërrëfyes i nevojshëm në shoqëritë e përparuara kapitaliste të konsumit, për shkak se reklamat – mbi të cilat bazohet sistemi – funksionojnë duke ngatërruar njerëzit për atë që mendojnë se u duhet që të jenë të lumtur.

Një numër shumë i madh reklamash fokusohen pikërisht në ato tre gjëra që Epikuri i identifikoi si karremi fals i lumturisë: dashuria romantike, statusi profesional dhe luksi.

Nga seria “Mësime për jetën nga filozofët e mëdhenj”/KultPlus.com