Këtë vit, për herë të parë festivali u mbajt në ambient të hapur, si pjesë e manifestimit/ panairit “E JONA”.
Edhe përkundër rrebeshit të fuqishëm të shiut i cili filloi pas prezantimit të 22 këngëve konkurruese, në kushte të jashtëzakonshme, Juria profesionale arriti të publikoj çmimet e fituara ku secili pjesëmarrës u vlerësua me çmime të ndryshme.
Fituese e çmimit të parë u shpall, Ujisa Haziri me “Kënga më jep jetë” e pëcjellur nga Sara Rexha “Babi im” dhe Dëbora Ferizi “Për dashuritë e mija” të cilat fituan çmimin e dytë.
Çmimet e treta i fituan solistet Sumeja Jakupi “Mësuesja ime”, Fiona Kabashi “Pranvera” dhe Etna Lima “Hajde, hajde”.
Çmimin e publikut e rrëmbeu e talentuara Tana Demolli me këngën “Big boss” kurse çmimin specilal “LYRA 2022” musafirja nga Rahoveci, Eliza Dula.
Në vazhdim u ndanë edhe çmimet tjera të veçanta si ai i manifestimit “eJONA” të cilin e fitoi Ema Kryeziu me vallëzimin dhe këngën e bukur “Balerina”, pastaj çmimi i ndarë nga Shkolla e muzikës për Klea Durakun me këngën “Mami im”.
Solistja më e mirë u shpall Norma Haliti “Festa” kurse Solisti më i mirë Shero Dushica me këngën “24.7”.
U vlerësua lart dueti më i mirë për Amarda Abazi dhe Ujisa Haziri me këngën e bukur “Miket”, pastaj Erona Maliqi me çmimin “Talenti LYRA” si dhe paraqitjen më të mirë skenike nga Lidra Mala me këngën “Trotineti”.
Me paraqitjet e tyre u dalluan solistët e rinj më të mirë, Noar Rexhepi “Adrenalinë” dhe Erta Hasani “Sa ju dua”.
Dineta Abazi me këngën kushtuar “Mësueses Fikrije” rrëmbeu çmimin “LYRA Junior” kurse Rita Rexhepi u shpall interpretuesja më e mirë e festivalit me këngën “Fol. fol…”.
Tre këngët HIT të festivalit u vlerësuan Luna Salihu “Motrës time”, Liana Bllaca “Prindërit e mi” dhe Ema Shahini “Vera”.
Festivalin e begatoi në fund edhe paraqitja e mysafires Olsa Bislimi, një ylli të ri të muzikës e cila interpretoi shkëlqyeshëm coverin e këngës së Dua Lipa, “Don’t start now”.
Sikurse në edicionet tjera edhe këtë vit, organizatori vlerësoi me çmimin tradicional “Kompozitori LYRA” z. Mentor Latifi, për bashkëpunim shumëvjeçarë.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, z.Alban Hyseni i cili prezantoi i shoqëruar me familjen e tij, shijuan këngët e bukura duke ju drejtuar audiencës dhe duke vlerësuar në tërësi evenimentin “eJONA” e në veqanti festivalin “LYRA” i cili po i jep jetë kulturës fëmijërore Gjilanase dhe më gjerë.
Drejtori i festivalit z. Kushtrim Jakupi vlerësoi lartë paraqitjen dhe krijimet e të gjithë fëmijëve të cilët erdhën nga të gjitha regjionet e vendit tonë.
Ai shprehi keqardhje për pengesat e paraqitura në fund si shkak i motit jo të favorshëm të cilat penguan rrjedhën e duhur të shpalljes së çmimeve si dhe pengesave dhe dëmeve teknike (ndriçimit skenik) të shkaktuara nga shiu.
Jakupi falënderoi organizatorët e “eJONA”-s për hapësirën e dhënë për festivalin si dhe Komunën e Gjilanit, DKRS-në Gjilan, bashkëpunëtorët e vazhdueshëm, RTK-në, “Dancing House” me koreografe Naski Ahmeti, Korin e Shkollës së Muzikës me dirigjent Artan Jerliu, prindërit e fëmijëve solist si dhe Fatmir Spahiun – bashkudhëtarin 13-vjeqar të “LYRA-s”. /2LONLINE/ /KultPlus.com