Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpërndarë një video në rrjete sociale, ku shihet duke e pranuar çmimin e forumit M100 Sanssouci Colloquium, i cili mbahet një herë në vit që nga viti 2005 në qytetin e Potsdam-it.
Osmani është shprehur se ky është një çmim për popullin e Kosovës që ka luftuar e sakrifikuar.
“Një çmim për vet popullin e Kosovës që ka luftuar e sakrifikuar dhe që vazhdon me vendosmëri të palëkundur ta mbrojë lirinë dhe demokracinë. Faleminderit M100 për këtë nder”, ka shkruar Osmani./KultPlus.com