Një burrë është dënuar me 17 vjet burgim për vdekjen e Mac Millerit

Një burrë ka marrë dënimin prej më shumë se 17 vjetësh burgim, në rastin gjyqësor që lidhet me vdekjen e reperit Mac Miller.

Ylli i hitit “Self Care”, emri i vërtetë i së cilit ishte Malcolm McCormick, vdiq tragjikisht në shtator të vitit 2018 nga mbidoza aksidentale me kombinimin e fentanilit, kokainës dhe alkoolit.

Të hënën (16 maj), Stephen Walter u dërgua në burgun federal për ta shërbyer dënimin prej 210 muajsh, për rolin e tij në kryerjen e krimit që rezultoi me vdekjen e reperit të famshëm, raportoi të martën portali “Female”.

Stephen Walter, Ryan Michael Reavis dhe Cameron James Pettit, u paditën në vitin 2019 për komplot dhe shpërndarje të drogave me pasojë vdekjen.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Walter, i cili gjithashtu u akuzua si kriminel me posedim municionesh, i kishte thënë të pandehurit Ryan Reavis që t’ia shpërndante pilulat me fentanil Cameron Pettitit, i cili më pas ia kishte shitur ato reperit të ndjerë.

Pak para shqiptimit të dënimit nga gjykatësi, në sallë u lexua një deklaratë emocionale nga nëna e reperit të ndjerë, Karen Meyers.

“Jeta ime u errësua në momentin kur Malcolm u largua nga kjo botë. Ai ishte më shumë se vetëm djali im, ishte njeriu im i preferuar. Ne e gëzonim një raport të afërt me njëri-tjetrin dhe lidhje të thellë, speciale e të pazëvendësueshme. Flisnim bashkë pothuajse çdo ditë dhe diskutonim për gjithçka, jetën e tij, planet për të ardhmen, muzikën, ëndrrat e tij. Prandaj e di që ai kurrë nuk do ta konsumonte një pilulë, po që se do ta dinte që ajo përmban fentanil. Ai dëshironte të jetojë dhe ishte i entuziazmuar për të ardhmen. Boshllëku që vdekja e tij ka lënë në zemrën time do të ekzistojë përgjithmonë”.

Edhe Walter iu drejtua gjykatës me ç’rast këmbënguli se ishte “me të vërtetë i penduar”, megjithëse i mohoi disa raporte për sjelljen e tij të supozuar.

“Veprimet e mia kanë shkaktuar shumë dhimbje dhe për këtë ndihem vërtetë i penduar. Unë nuk jam person i tillë, që dëshiron t’i lëndojë të tjerët. Por, në dokumentet ligjore thuhet se unë kam vazhduar të sillem në të njëjtën mënyrë, edhe pasi e kam kuptuar se pilulat e mia kanë shkaktuar vdekjen e një personi, dhe kjo gjë nuk është e vërtetë”, deklaroi Walter.

Tutje, i pandehuri vazhdoi duke thënë se nuk e kishte idenë së pilulat e tij do të përfundonin në pronësi të Mac Millerit.

Avokati i Walterit e konfirmoi për mediat se ai nuk planifikon ta apelojë dënimin e tij. /KultPlus.com

Del autopsia e Mac Miller, u gjet në pozicionin e lutjes

Reperi Mac Miller ndërroi jetë nga mbidoza e fentanilit, kokainës dhe alkoolit. Autopsia ka zbuluar se ishte miksimi i drogës me alkoolin që ishte fatale për reperin dhe jo sasia që u konsumua.

Sipas raportit të bërë publik, ndihmësi i tij e gjeti Miller pa shenja jete, i shtrirë në tokë me kokën e afruar tek gjunjët e tij, përshkruar ndryshe si në pozicionin e lutjes, momente para se të telefononte policinë. Gjatë telefonatës me policinë, ai u shpreh se lëkura e Miller kishte marrë ngjyrë të kaltër dhe nga raporti bëhet e ditur se prej hundës së tij rridhte gjak, si pasojë e konsumimit të lëndëve narkotike. Në vendin e ngjarjes u gjet një shishe alkooli bosh, një qese plot me ilace që përmbanin Xanax, oxycodone, Adderall, si dhe mbi tavolinë u gjetën mbetjet e një substance të bardhë.

Mac Miller humbi jetën me 7 shtator në shtëpinë e tij në Los Angeles. Miles, emri i vërtetë i së cilit është Malcolm James McCormick, ishte i lidhur me Ariana Grande për më shumë se dy vite dhe çifti njoftoi ndarjen në muajin maj. /KultPlus.com

Ariana Grande thyen heshtjen, përlot me dedikimin për Mac Miller

Ditë më parë, reperi Mac Miller ndërroi jetë. Shkaktar i vdekjes së Miller thuhet të jetë mbidoza e drogës.

Mac Miller njihet edhe si ish i dashuri i këngëtares së njohur Ariana Grande, e cila është akuzuar si shkaktare e vdekjes së tij.

Përveç një fotografie të ish të dashurit, që Ariana e publikoi në rrjete sociale, deri tani nuk kishte reaguar.
https://www.instagram.com/p/Bneu_dCHVdn/?taken-by=arianagrande
Por, në një status që postoi minuta më parë, ajo ka shkruar fjalë prekëse dedikuar ishit të saj.

“Të adhurova që nga dita që të takova kur isha nëntëmbëdhjetë vjeç dhe gjithmonë do të të adhuroj. Unë nuk mund të besoj se nuk je më këtu. Me të vërtetë nuk mund ta bind kokën rreth saj. Kemi folur për këtë. Kaq shumë herë. Unë jam aq e mërzitur, aq e trishtuar, nuk di ç’të bëj. Ju ishit miku im i dashur, për kaq gjatë, mbi çdo gjë tjetër. Më vjen shumë keq që nuk mund ta rregulloja ose të largoja dhimbjen. Unë me të vërtetë doja. Shpirti më i këndshëm dhe më i ëmbël me demonët që ai kurrë nuk e meritonte. Unë shpresoj se ju jeni mirë tani. Pusho.”, ka shkruar Ariana. /Lajmi.net/KultPlus.com
https://www.instagram.com/p/Bnt_GTOF9kb/?taken-by=arianagrande

Detaje të reja mbi vdekjen e Mac Miller

Hetimi për vdekjen e Mac Miller, ka shënuar një kthesë të re.

Policia tani është përqendruar në ndejën që u bë në shtëpinë e Mac, një natë para se të vdiste, njoftoi TMZ.

Reperi 26 vjeçar vdiq të premten e kaluar nga një mbidozë e dukshme, trupi i tij u gjetë në një dhomë gjumi.

Sipas TMZ, një sasi e vogël e pluhur të bardhë u gjetë në shtëpinë e Mac, autoritetet kryesore besojnë se shtëpia ishte pastruar para se policia të arrinte të kontrollonte skenën.

Një mjek ka përfunduar autopsinë por shkaku i vdekjes nuk do të zbulohet derisa rezultatet e toksikologjisë të kthehen./KultPlus.com