Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën e veçantë për nder të shënimit të 23-vjetort të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, shkruan Gazeta Express.
Seanca ka filluar me një minutë heshtje për ish-sekretaren amerikane të shtetit, Madeleine Albrigt e cila vdiq dje në moshën 84 vjeçare.
“Shpirti i saj u prehtë në paqe. Populli i Kosovës do ta kujtojë gjithmonë me respektin më të lartë zonjën Albright”, ka kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca./ KultPlus.com