Madonna nis turneun botëror “Celebration”

Pas shumë spekulimeve në rrjetet sociale, Madonna ka njoftuar fansat e saj se do të nisë një turne botëror për të festuar karrierën e saj 40-vjeçare.

Njoftimi erdhi në një video të NSFW, e cila u postua në faqen e saj në YouTube. Klipi pesë minutësh ku shfaqen Jack Black, Dido, Meg Stalter and Judd Apatow rikrijoi një skenë nga dokumentari novator i këngëtares së vitit 1991 “Truth or Dare”.

“Jam i emocionuar të performoj sa më shumë këngë që të jetë e mundur, me shpresën që t’u jap fansave të mi shfaqjen që ata kanë pritur”, tha superylli i muzikës botërore në një deklaratë.

Turneu global në 35 qytete do të nisë më 15 korrik në Vankuver, Kanada, dhe më pas do të vazhdojë në qytete të shumta në Amerikën e Veriut, BM dhe Evropë, duke përfshirë Barcelonën, Parisin dhe Stokholmin.

Turneu “Celebration”, i cili pritet të përfundojë më 1 dhjetor në Amsterdam, do t’i çojë fansat në rrugëtimin artistik të Mbretëreshës së Popit në katër dekada. Gjithashtu, sipas një njoftimi për shtyp, Madonna do të performojë në Nju Jork, qyteti ku filloi karriera e saj muzikore.

Në fillim të vitit të kaluar, artistja 64-vjeçare u bë gruaja e parë me 10 albumet më të mira në çdo dekadë që nga vitet 1980, pasi albumi i saj i fundit më një përmbledhje remix të këngëve u rendit në vendin e 8-të në chart-in e Billboard, më 3 shtator./ KultPlus.com

Në versionin remix publikohet “Frozen” nga Madonna (VIDEO)

Këngëtarja 63-vjeçare, Madonna lansoi remixin e këngës hit, “Frozen”, e cila për herë ishte lansuar në vitin 1997.

25 vjet më vonë, videoklipi zyrtar i këngës remix tashmë është lansuar në platformën YouTube.

Ylli i hitit “The Material Girl” dukjen e kompleton me flokët e gjata të bardha dhe stolitë prej diamanti.

Remixit të ri të këngës “Frozen” i janë shtuar tingujt e muzikës elektronike nga DJ dhe producenti Sickick, derisa këngëtari nigerian Fireboy DML e plotëson projektin me pjesën e tij të interpretimit. Regjinë e videoklipit të ikonës së muzikës e ka bërë Rocardo Gomes.

Ikona amerikane e muzikës, Madonna, së fundmi i ka paralajmëruar fansat se është rikthyer në studio incizuese dhe do të lansojë muzikë të re gjatë gjithë vitit.

“Sa mirë të kthehesh në studio dhe të bësh muzikë sërish. Shumë befasi do të vinë gjatë vitit 2022”, kishte shkruar Madonna në një postim në Instagram.

Mbretëresha e muzikës pop gjatë karrierës disa dekadëshe i ka lansuar 14 albume të incizuara në studio. Kënga “Frozen” ishte pjesë e albumit, “Ray of Light”, i cili u lansua në vitin 1998 dhe i shiti 16 milionë kopje anembanë botës. / KultPlus.com

Dua Lipa paralajmëron bashkëpunimin me Madonën dhe reperen Missy, idolet e saj

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa po vazhdon me suksese. Së shpejti ajo ka paralajmëruar lansimin e një kënge bashkë me Madonën dhe rep këngëtaren e njohur, Missy Eliottin, shkruan KultPlus.

Ky padyshim do të jetë një sukses i madh nga ajo. Në Facebook ajo ka shkruar se ëndrra po i bëhet realitet, bashkëpunimi me këngëtaret që i kishte idolë.

14 gushti do të jetë data e lansimit të këtij projekti.

Së fundmi Dua doli në përkrahje të Kosovës pas largimit teksa nuk ngurroi të tregojë me krenari prejardhjen e saj para botës. /KultPlus.com

Madonna humb tre të afërm brenda 24 orësh nga koronavirusi

Këngëtarja e njohur Madonna gjatë kohës së karantinës ka postuar çdo ditë nga një video në “Instagram”, si punë ditari, ku rrëfën për ekesperiencat e saj gjatë periudhës së koronavirusit.

Ditën e djeshme përmes një video ajo është shprehur se ka humbur tre të afërm të saj nga koronavirusi.

“Nuk kemi gjithmonë ditë të mira. Nuk kam fjetur fare mbrëmë dhe sot kam qenë e dërrmuar….Metri i dhimbjes ka kaluar mbi 10 dhe unë dua, duhet, kam nevojë të dal nga trupi im”, shprehet këngëtarja në video.

Gjatë videos ajo tregon se brenda 24 orësh ka humbur kushëririn e saj, drejtuesin e muzikës Orlando Puerta, i cili ka punuar në shumë prej këngëve të saj dhe vëllain e rojes së saj të sigurisë. /KultPlus.com

Madonna anuloi disa data të turneut “Madame X”

Për shkak të disa problemeve shëndetësore, super ylli botëror Madonna ka anuluar disa data të tuneut të saj “Madame X”. Ky turne ishte paralajmëruar që të fillonte të shtunën dhe do të zgjaste deri të hënën në teatrin Wang, në Bonston, shkruan KultPlus.com.

Anulimi i datave është përcjellur me shprehjen e keqardhjes nga ana e këngëtares sipas një njoftimi në faqen e vendngjarjes dhe sipas postimit në Instagram.

“Ju kërkoj ndjesë për këtë kthesë të papritur të ngjarjeve. Koncertet më japin kënaqësi, ndërsa anulimi i tyre është një lloj ndëshkimi për mua, por dhimbja është e tepërt dhe më duhet të pushojë dhe të ndjek këshillat e mjekëve, kështu që pastaj unë mund të kthehem edhe më e fuqishme edhe më e mirë dhe mund ta vazhdojë turneun “Madame X” së bashku me gjithë ju”, shkroi ajo në Instagram, transmeton KultPlus.com

Përndryshe, Madonna ka shtyrë koncertin edhe në muajin tetor dhe sërisht për arsye shëndetësore, atëherë për shkak të dëmtimit të gjurit. /KultPlus.com

Artistja amerikane, performuese speciale në Eurovision

Pasi u konfirmua që vendi ku do të organizohen netët e Eurovizionit do të jetë kryeqyteti, tani  producentët izraelitë janë duke punuar që ta bëjnë kompeticionin e këtij viti vërtet special.

Sipas “The Times of Israel”, filantropisti Sylvan Adams ka rënë dakord që të mundësojë fondet, në mënyrë që në natën finale në maj të performojë dhe mbretëresha e muzikës pop, Madonna.

Organizatori i eventit Dani Ben Aim e ka komentuar kështu lajmin: “Mund t’ju konfirmoj se kemi marrë dritën jeshile nga miliarderi Adams dhe shumë shpejt do të takohemi me Madonnën për të diskutuar detajet. Deri tani gjërat duken shumë mirë”. Mendohet se artistja e njohur do të përfitojë më shumë se 1.5 milionë dollar për performancën që do të japë. Për herë të fundit ajo ka performuar në Izrael në verën e viti 2012 por kjo herë padyshim do të jetë më e veçantë. /KultPlus.com