Madonna sot feston 66 vjetorin e lindjes

Madonna këngëtarja ikonë e muzikës Pop, sot feston ditëlindjen e 66-të, shkruan KultPlus.

Këngëtarja legjendare sot ka ditëlindjen dhe kësisoj nuk ka se si mos ta kujtojmë ikonën e popit botëror dhe këngëtaren rebele e cila ka ditur gjithmonë të provokojë publikun botëror.

Ajo ka lindur më 16 Gusht 1958 në Bay City, Michigan), është një këngëtare, kantautore dhe aktore amerikane.

Gjithmonë e përfshirë në listën e 100 këngëtareve më të mira të të gjitha kohërave, Madonna është aktive në muzikë që nga viti 1979. Ka shitur më shumë se 300 milionë kopje të albumeve të saj në mbarë botën.
Ajo është artistja e cila ka fituar më së shumti nga një turne botëror, në vitin 1990 kur realizoi 1.31 miliardë dollarë. Dashuritë me Sean Penn dhe me Guy Ritchie i kanë ndihmuar famës së saj, por ajo gjithmonë edhe e vetme është absolutisht mbretëresha e muzikës pop./KultPlus.com

Madonna e filloi turneun “Celebration” me koncert në Londër

Ylli i muzikës pop, Madonna, e ka filluar turneun që e feston karrierën e saj muzikore, “Celebration Tour”, me koncertin e parë në arenën O2 të Londrës të shtunën mbrëma. Kjo është performanca e saj e parë prej se u prek nga një infeksion serioz bakterial që e detyroi të hospitalizohet për disa ditë në repartin e kujdesit intensive.

Me të dal në skenë, para fansave të pranishëm këngëtarja 65-vjeçare tha se e ka pasur një vit të çuditshëm, dhe se ajo bashkë me mjetet e saj nuk ishin të sigurt nëse do t’ia dilte të shërohej plotësisht. Madonna tha se arsyeja pse luftoi me të gjitha forcat për t’i mbijetuar këtij problem shëndetësor, ishin fëmijët e saj.

Nata e hapjes së turneut po ashtu e shënoi ditëlindjen e 27-të të vajzës së saj, Lourdes Leon, e cila doli në skenë për ta shoqëruar të ëmën për pak minuta.

Sipas fansave të pranishëm, hapja e turneut ishte një festë e vërtetë. Madonna interpretoi këngë të ndryshme të karrierës së saj 40-vjeçare, përfshirë hitet “Like a Prayer”, “Holiday”, “Vogue”, “La Isla Bonita” dhe të tjerë. Ajo gjithashtu përfshiu këngë të veçanta si, “Die Another Day”, nga filmi i vitit 2002 me të njëjtin emër.

Ndërkaq, gjatë një momenti akustik në koncert, Madonna foli për luftën e vazhdueshme në Lindjen e Mesme.
“Edhe pse zemrat i kemi të thyera, shpirti ynë nuk thyhet dot”, deklaroi këngëtarja, duke shtuar se ajo shpreson për një “vetëdije kolektive për të ndryshuar botën dhe për të sjellë paqe për të gjithë”.

Madonna e ka shtyrë fillimin e turneut në Amerikën Veriore, i cili planifikohej të fillojë më 15 korrik me koncert në Vancouver dhe të përmbyllej më 8 tetor në Las Vegas. Tani, këto koncerte të planifikuara nisin me 13 dhjetor në Brooklyn të New Yorkut. / KultPlus.com

Madonna nderon Michael Jackson gjatë turneut të saj

Turneu i shumëpritur i Madonna-s ka nisur, me ndalesën e parë në Londër. “Mbretëresha e popit” do të udhëtojë në 15 vende, për të dhënë 78 koncerte dhe për të argëtuar publikun e saj.

Gjatë koncertit të saj në Londër, Madonna nuk ka munguar të bëjë homazhe dhe për Michael Jackson.

Ekranet pas saj u ndezën, duke treguar yllin dhe këngëtaren duke kërcyer së bashku me një remix të këngëve të famshme ‘Billie Jean’ dhe ‘Like a Virgin’.

Më pas ata përqafohen ndërsa në ekran lexon “Unë kurrë nuk do të mund të them lamtumirë“.

Madonna nuk e fshehu emocionin e saj gjatë koncertit, duke i thënë publikut të saj: “E imagjinonit këtë? O Zot, është shumë mirë të kthehesh në Londër.

Jam e habitur që kam arritur deri këtu, dhe dua ta them këtë në kaq shumë mënyra. Si arrita deri këtu? Për shkak të jush”, shtoi ai./KultPlus.com

Biletat për turneun e shumëpritur të Madonnës shiten deri në 15 mijë euro

Madonna së shpejti do të nisë turneun e shumëpritur “Celebration”, i cili do të shënojë katër dekada të karrierës së saj.

Diva e muzikës, koncertet e para do t’i mbajë në Londër, më saktësisht në arenën O2, ku do të performojë për audiencën e saj hitet më të mëdha para rreth 80 mijë fansave.

Këngëtarja do të performojë pothuajse në të gjitha kryeqytetet e botës dhe çmimet e biletave kanë tronditur publikun. Fansave më të mëdhenj të Madonna-s në Londër iu desh të paguanin nga 300 deri në 5900 euro për performancën e saj. Megjithatë, pavarësisht çmimeve të larta, kanë mbetur vetëm 88 bileta.

Situata nuk është më e mirë në Milano, ku biletat variojnë nga 300 deri në 15.454 euro. Këtu kanë mbetur më pak se 200 bileta dhe sipas vlerësimeve të mediave botërore, mbretëresha e popit mund të vendosë një rekord të ri për fitimet nga një performancë me këtë ritëm./KultPlus.com

(FILES) (FILES) Pop icon Madonna (C) performs on stage with Colombian singer Maluma (out of frame) during his concert “Medallo in the Map”, in Medellin, Colombia, on April 30, 2022. Madonna is recovering after falling ill with a “serious bacterial infection” that landed her in an intensive care unit for several days, her manager Guy Oseary said in a statement posted to social media on June 28. “Her health is improving, however she is still under medical care,” he said. “A full recovery is expected.” Oseary said the pop icon’s “Celebrations” tour, due to start July 15 in Vancouver, was postponed until further notice. (Photo by Fredy BUILES / AFP)

Rikthimi i ‘Mbretëreshës së Popit’, Madonna jep lajmin e mirë

Madonna ka zbuluar se është rikthyer në prova për turneun e saj “Celebrations Tour”, vetëm dy muaj pasi u dërgua me urgjencë në kujdesin intensiv sepse u gjet pa ndjenja.

Mbretëresha e Pop-it është detyruar të shtyjë turneun e saj botëror pas një shtrimi shqetësues dhe të papritur. Ajo kaloi të paktën një natë atje pasi pësoi një “infeksion të rëndë bakterial”.

Pasi doli nga spitali, ajo pushoi në shtëpinë e saj në Nju Jork, ku kujdeseshin fëmijët e saj.

Së fundmi, Madonna zbuloi se është kthyer në punë, duke ndarë foton e saj me fansat e saj dhe ka shkruar se është gëzuar me lajmin se biletat për koncertin në Los Angeles janë shitur në masë të madhe.

“Lajm i madh! Po i rikthehem provave”, ka thënë mbretëresha e popit./KultPlus.com

Madonna sot feston 65 vjetorin e lindjes

Madonna këngëtarja ikonë e muzikës Pop, sot feston ditëlindjen e 65-të, shkruan KultPlus.

Këngëtarja legjendare sot ka ditëlindjen dhe kësisoj nuk ka se si mos ta kujtojmë ikonën e popit botëror dhe këngëtaren rebele e cila ka ditur gjithmonë të provokojë publikun botëror.

Ajo ka lindur më 16 Gusht 1958 në Bay City, Michigan), është një këngëtare, kantautore dhe aktore amerikane.

Gjithmonë e përfshirë në listën e 100 këngëtareve më të mira të të gjitha kohërave, Madonna është aktive në muzikë që nga viti 1979. Ka shitur më shumë se 300 milionë kopje të albumeve të saj në mbarë botën.
Ajo është artistja e cila ka fituar më së shumti nga një turne botëror, në vitin 1990 kur realizoi 1.31 miliardë dollarë. Dashuritë me Sean Penn dhe me Guy Ritchie i kanë ndihmuar famës së saj, por ajo gjithmonë edhe e vetme është absolutisht mbretëresha e muzikës pop./KultPlus.com

“Dashuria nga familja dhe miqtë, ilaçi më i mirë”, Madonna ndihet me fat që është gjallë pas shtrimit në spital

Madonna ka falënderuar familjen dhe miqtë e saj për mbështetjen e tyre pasi u shtrua në spital me një infeksion të rëndë bakterial, muajin e kaluar.

Këngëtarja 64-vjeçare ndau një përditësim në rrjetet sociale duke thënë se ishte me fat që ishte gjallë pas kohës së saj në kujdesin intensiv (ICU).

“Dashuria nga familja dhe miqtë është ilaçi më i mirë. Një muaj jashtë spitalit dhe mund të reflektoj. Si nënë, ju mund të kapeni vërtet nga nevojat e fëmijëve tuaj, por kur ndihesha keq, fëmijët e mi ishin aty për mua. Pashë një anë të tyre që nuk e kisha parë kurrë më parë”, tha ylli i popit në Instagram të dielën.

Madonna vazhdoi të falënderojë miqtë e saj për “dashurinë dhe mbështetjen” e tyre në postimin, ku shfaqet një foto e saj duke përqafuar djalin e saj David dhe një tjetër duke pozuar pranë vajzës së saj Lourdes.

Ajo do të fillonte një turne botëror shtatëmujor në javët e ardhshme, por i duhej ta shtynte atë. / KultPlus.com

Shëndeti i Madonna-s përmirësohet pas kolapsit

Ylli i muzikës pop, Madonna është kthyer në shtëpinë e saj në Nju Jork pasi kaloi disa netë në njësinë e kujdesit intensiv duke trajtuar një infeksion të rëndë bakterial, që e çoi në gjendje kolapsi.

”Këngëtarja dhe kompozitorja e vlerësuar me çmime të shumta doli nga spitali herët në mëngjes dhe u dërgua në shtëpi me ambulancë private”, shtuan burime pranë saj.

Të mërkurën, menaxheri shumëvjeçar i Madonna-s, Guy Oseary, njoftoi në median sociale se ajo ”ishte shtruar në spital të shtunën me një infeksion bakterial të paspecifikuar, i cili kishte çuar disa ditë në kujdes intensiv”.

“Shëndeti i saj është duke u përmirësuar, megjithatë ajo është ende nën kujdesin mjekësor. Pritet një rikuperim i plotë”, theksoi Oseary.

Madonna luftoi me një ethe të lehtë për një muaj përpara se të binte në kolaps.

Por, këngëtarja më së shumti i injoroi simptomat e saj pasi ishte e fokusuar në përgatitjen për projektin e saj të radhës, një turne botëror me 84 koncerte për të festuar karrierën e saj 40-vjeçare./KultPlus.com

Madonna sëmuret, e ndërpren turin e koncerteve

Këngëtarja Madonna e ka shtyrë mbajtjen e turit të saj të koncerteve pasi është e sëmurë dhe do të qëndrojë në kujdesin intensiv për disa ditë.

Në një njoftim të lëshuar nga menaxheri i këngëtares, Guy Oseary, në Instagram ka deklaruar se të shtunën Madonnës i është shfaqur një infeksion serioz bakterial për të cilin ajo detyrohet të qëndrojë e shtrirë në spital për disa ditë.

“Shëndeti i saj është duke u përmirësuar, megjithatë ajo është nën përkujdesin mjekësor. Një shërim i plotë duhet të ndodh”.

“Në këtë kohë ne duhet të ndërprejmë për një periudhë të gjitha paraqitjet, përfshirë edhe turet e koncerteve”.

“Ne do të ndajmë detaje të tjera me për shëndetin e saj, por edhe do t’iu informojmë për datat e tureve”, ka thënë Oseary.

64-vjeçarja kishte për të perfomuar më 15 korrik në Vankuver të Kanadës turin e saj, “Celebration”, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv./KultPlus.com

Madonna nxjerr në shitje fotot e saj nudo me një çmim marramendës

Diva pop e muzikës, Madonna, i ka nxjerr në shitje fotot e saj nudo.

Albumi prej 40 fotove eksplicite ka një çmim marramendës. Ato do të shiten për 240 mijë paunds apo (mbi 276 mijë eurosh).

Fotografitë do të vendosen në një ankand që pritet të mbahet në muajin tetor në Christie’s, në New York.

“Libri i Seksit”, i DIVA-s amerikane është publikuar një ditë pas lansimit të albumit të saj të pestë “Erotica”, në vitin 1992.

Albumi me fotografi do të nënshkruhet nga Madonna dhe Steve Mersel, i cili është edhe producent i këtij albumi. / KultPlus.com

5 rregullat që duhet të ndjekin fëmijët e Madonnës

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Madonna, ka folur së fundmi për gjashtë fëmijët e saj, duke renditur 5 që rregullat, që sipas saj, ajo dëshiron që ata t’i ndjekin me rigorozitet.  

Madonna, e cila po përgatitet të shkojë në një turne botëror të quajtur “The Celebration Tour” për të festuar 40-vjetorin e karrierës së saj, postoi një kornizë në llogarinë e saj në rrjetet sociale ku renditi 5 rregullat e shtëpisë në dërrasën e zezë.

Fëmijët e saj të quajtur Lourdes Leon, Rocco Ritchie, David Banda Mwale Ciccone Ritchie, Stella Ciccone, Mercy James dhe Estere Ciccone, duhet të ndjekin rregullat si më poshtë:

Buzëqeshni;

Jini të lumtur;

Dëgjoni të tjerët;

Flisni mirë;

Mjaftohuni me atë që keni

Ylli i famshëm bëri martesën e saj të parë me aktorin fitues të çmimit “Oscar”, Sean Penn mes viteve 1985-1989. Më pas, ajo u martua në vitin 2000 me regjisorin britanik Guy Ritchie, i cili më vonë prodhoi filma si “Sherlock”, “Snatch” dhe “The Man from UNCLE”. Çifti, që kanë dy fëmijë së bashku, Rocco dhe David, u divorcuan në vitin 2008.

Madonna, e cila ka folur për lidhjet e saj të kaluara në vitet e kaluara, ka bërë të ditur se është penduar për dy martesat që ka bërë. / a2cnn / KultPlus.com

E papërsëritshmja, Madonna sot feston 64 vjetorin e lindjes (VIDEO)

Madonna sot është plot 64 vjeçe.

Këngëtarja legjendare sot ka ditëlindjen dhe kësisoj nuk ka se si mos ta kujtojmë ikonën e popit botëror dhe këngëtaren rebele e cila ka ditur gjithmonë të provokojë publikun botëror.

Gjithmonë e përfshirë në listën e 100 këngëtareve më të mira të të gjitha kohërave, Madonna është aktive në muzikë që nga viti 1979. Ka shitur më shumë se 300 milionë kopje të albumeve të saj në mbarë botën.
Ajo është artistja e cila ka fituar më së shumti nga një turne botëror, në vitin 1990 kur realizoi 1.31 miliardë dollarë. Dashuritë me Sean Penn dhe me Guy Ritchie i kanë ndihmuar famës së saj, por ajo gjithmonë edhe e vetme është absolutisht mbretëresha e muzikës pop.

Po kujtojmë këtu disa prej performancave më të mira të saj në këto vite:

https://www.youtube.com/watch?v=SkFmEJUZizI

Madonna nuk planifikon t’i shesë të drejtat e muzikës së saj

Madonna vazhdon të mos ndryshoj mendim rreth rëndësisë së zotërimit të të drejtave ligjore të muzikës. Në një intervistë të fundit për revistën “Variety”, ajo tha se nuk ka plan ta shes katalogun e pasur muzikor.

Kur u pyet pse nuk do ta konsideronte mundësinë për t’i shitur të drejtat e diskografisë së saj, siç kanë bërë këta muajt e fundit këngëtarët si, Justin Timberlake dhe Sting, ajo u përgjigj direkt duke thënë: “Sepse ato janë këngët e mia. Zotërimi i muzikës tënde është gjithçka që ka rëndësi, apo jo?”.

Megjithëse ajo ende e ruan pronësinë mbi katalogun e saj, në gusht të vitit të kaluar Madonna e nënshkroi një marrëveshje të re bashkëpunimi me kompaninë, “Warner Music Group”. Këngëtarja pohoi se partneriteti me këtë kompani ishte i mahnitshëm, si dhe e konfirmoi se ajo do ta ketë një rol ekzekutiv në mënyrën se si do të ribotohet materiali i saj i vjetër.

Po ashtu javën e kaluar, Madonna, deklaroi se ka vendosur ta realizojë filmin e saj biografik, me qëllim që t’i ndalojë “burrat mizogjenë” që ta marrin përsipër projektin. Siç u bë e ditur në vitin 2020, këngëtarja e ka bashkëshkruar dhe po e bënë regjinë e filmit ende të patitulluar. Besohet se aktorja e serialit “Ozark”, Julia Garner, po konsiderohet për rolin protagonist të projektit.

Albumi i fundit i incizuar në studio i Madonnas ishte, “Madame X”, i cili u publikua në qershor të vitit 2019. Në dhjetor të vitit të kaluar ajo i paralajmëroi fansat se do të lansojë muzikë të re gjatë këtij viti.

E pyetur se çfarë mund të presin nga ajo në një të ardhme të shkurtër, Madonna tha se thjesht po kërkon mënyra interesante dhe argëtuese për ta ribotuar katalogun dhe për t’ia prezantuar muzikën e saj një brezi të ri adhuruesish./koha/ KultPlus.com

Në versionin remix publikohet “Frozen” nga Madonna (VIDEO)

Këngëtarja 63-vjeçare, Madonna lansoi remixin e këngës hit, “Frozen”, e cila për herë ishte lansuar në vitin 1997.

25 vjet më vonë, videoklipi zyrtar i këngës remix tashmë është lansuar në platformën YouTube.

Ylli i hitit “The Material Girl” dukjen e kompleton me flokët e gjata të bardha dhe stolitë prej diamanti.

Remixit të ri të këngës “Frozen” i janë shtuar tingujt e muzikës elektronike nga DJ dhe producenti Sickick, derisa këngëtari nigerian Fireboy DML e plotëson projektin me pjesën e tij të interpretimit. Regjinë e videoklipit të ikonës së muzikës e ka bërë Rocardo Gomes.

Ikona amerikane e muzikës, Madonna, së fundmi i ka paralajmëruar fansat se është rikthyer në studio incizuese dhe do të lansojë muzikë të re gjatë gjithë vitit.

“Sa mirë të kthehesh në studio dhe të bësh muzikë sërish. Shumë befasi do të vinë gjatë vitit 2022”, kishte shkruar Madonna në një postim në Instagram.

Mbretëresha e muzikës pop gjatë karrierës disa dekadëshe i ka lansuar 14 albume të incizuara në studio. Kënga “Frozen” ishte pjesë e albumit, “Ray of Light”, i cili u lansua në vitin 1998 dhe i shiti 16 milionë kopje anembanë botës. / KultPlus.com

Burim Mytfiu përcjellë shkrepjen e një fotoje me një shkrim unik

Shkruan Burim Myftiu

Ishte vjeshtë e hershme, një nga ato mbrëmjet me shi. Isha në tramvajin numër 23 duke udhëtuar nga Duomo për në hotelin tim. Në një çast edhe shiu filloi të bie me rrebesh. Në çdo stacion të tramvajit ca zbrisnin dhe të tjerët hipnin. Prej që ishte përplot, udhëtarët qëndronin në kembë. Unë isha i ulur dhe mbaja kokën kërrusur i thelluar në mendime dhe duke numëruar ditët e mbetura në Milano, në këtë qytet mahnitës. Në një çast e ngrita shikimin lartë. Një nënë e re, me një vajzë të vogël qëndronin përpara meje. Ishin kthyer me shpinë. Ajo me një dorë e mbante vajzën dhe me dorën tjetër mbahej vetë. E kishte të veshur një nga ato palltot e errëta me kapelë. Në një çast ajo u kthye nga unë. Nga këndet e kapelës pikonin dromcat e shiut. Një pamje si e murgeshave, pamje si nga ikonat mesjetare, e çuditshme dhe anakronike për një nënë të re. Brenda, filloi të bëhej zapullimë. Në një nga ndaljet e tramvajit ajo u kthye dhe e hapi pallton. Unë u befasova nga pamja. Përfundi palltos, në gjirin e nënës ishte duke fjetur një foshnjë. Nga drita e dobët mezi dukej vetëm gjysma e fytyrës së foshnjes. Nuk i besoja dot syve. I ngrirë me pamjen dhe me njëmijë pyetje të heshtura: “Ç’është kjo? Çfarë po ndodh? Nëna me foshnjen e vogël, tramvaj, natë, shi, veshja, pamja, qetësia e saj…!Prej nga erdhën?!Ku po shkojnë?! Nëna me foshnjen! një pamje ikonike, biblike, dhe aq hyjnore, njëjtë sikurse edhe mijëra vite më parë. Nuk kisha përgjigje! Isha magjepsur me pamjen! Pas një çasti fillova të mendoj. Më duhet të regjistroj këtë moment. Kamerën e kisha në xhep. Por si ta bëj? Më zuri paniku. Si ta bëj? Sikurse do fotografoja herën e parë në jetë! Në mes të kësaj dileme tramvaji u ndal, ata zbritën dhe u tretën me turmën në errësirë. Unë akoma isha i hutuar dhe nuk mund të besoja. Ajo pamje nuk mund të përshkruhej me fjalë. Pas ca minuta zbrita edhe unë për të pritur tramvajin e ardhshëm, për të vazhduar udhëtimin. Shiu ishte ndalur. Tramvaji numër 9 arriti me vonesë. Ishte një nga ato të vjetra, që akoma ishin në qarkullim. Unë kërceva brenda dhe u ula. Ndriçimi ishte shumë i dobët. I mbështetur në gjunjë, i thelluar në mendime dhe duke akuzuar vehten se si nuk arrita të përjetësoj atë moment. Kur e ngita kokën, nuk mund të besoja syve. Nëna me foshnjën dhe vajzën e vogël ishin të ulur përballë! E pamundur! E pabesueshme! Nuk mund të jetë! Isha aq i shqetësuar saqë fillova të rrënqethem! Por edhe një lloj gëzimi ndieja. Nuk mund të pritja më! Me zë të ulët dhe respekt u drejtova: “Më falni zonjë! Ju,…foshnja,…vajza juaj e vogël,…familja,… është një mrekulli, … ëëë,… jam fotograf dhe nëse më lejoni të ju fotografoj? Ajo vetëm e tundi kokën në shenjë aprovimi dhe sikurse ishte e pregaditur për këtë çast! Brenda sekondash bëra disa fotografi dhe duke u falenderuar me dy pëllëmbë të bashkuara si në lindje, zbrita. Ecja në kahje të hotelit duke mos patur përgjigje në ato njëmijë pyetje në mendjen time! Nëpër mendje më kalonin me mijëra Madona nga librat, galerite, muzeumet. Madona? Madona! Si është e mundur?! Si mund t’i ndodh kjo një njeriu aq pak religjioz si unë? “Deja Vu”, sikurse edhe mijëra vite më parë, “Madona”, …këtë herë në tramvaj! /KultPlus.com

May be a black-and-white image of 1 person and sitting
FOTO: Burim Myftiu

Madonna befason turmën, performon në rrugët e Harlemit (VIDEO)

Të premten mbrëma, Madonna, e mbajti një koncert të fshehtë në Neë York, të cilin e përfundoi duke performuar nëpër rrugët e Harlemit.

Koncerti zuri vend në klubin e natës “Ginny’s Supper Club” që gjendet në lagjen e famshme të Manhattanit, dhe kishte për qëllim ta festojë lansimin e filmit koncertal “Madame X”.

Ylli i muzikës pop tha për revistën “W” se ka dashur që përmes koncertit, i cili filloi pas mesnate, ka dashur ta nderojë lagjen e njohur Harlemin me një performancë intime dhe unike.

“Harlemi është lagjja ku ka lindur James Baldwini, muza ime e përjetshme dhe një burim i jashtëzakonshëm i inspirimit për filmin tim. Doja të performoja në këtë lokacion historik, për ta ndarë muzikën time dhe ta krijojë një lidhje me artistë të shumtë të mëdhenj të cilët kanë jetuar dhe i kanë ndarë ëndrrat e tyre këtu. Ndjeva energjinë nga të gjithë gjigantët muzikorë që kanë lënë gjurmët e tyre në këtë pjesë të shenjtë të botës. Klubi i natës ‘Ginny Supper Club’ ishte shtëpia e përkryer për koncertin tim”.

Revista “W” ka raportuar se Madonna ka performua në me një bend të udhëhequr nga, Jon Batiste, dhe katër këngëtare përcjellëse, para se të dal në rrugë për të performuar para turmës së njerëzve të mbledhur në rrugën “126th Street”. Me ndihmën e një altoparlanti ajo e interpretoi hitin ikonik, “Like A Prayer”.

Dokumentari muzikor, “Madame X”, u lansua të premten dhe u transmetua në kanalin “MTV” në Britani të Madhe, kurse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jetë në dispozicionin e publikut përmes platformës “Paramount+”./ KultPlus.com

Madonna: 40 vjet më parë, unë erdha në New York me vetëm 35 dollarë dhe një palë këpucë vallëzimi

Madonna bëri një paraqitje surprizë në MTV Video Music Awards 2021

Pas një pamje të Madonës që mbërriti në New York City me një taksi të verdhë, ylli legjendar i popit doli në skenë për të përkujtuar 40 vjetorin e MTV, transmeton KultPlus.

“Rreth 40 vjet më parë, unë erdha në New York City me asgjë tjetër përveç 35 dollarë dhe një palë këpucë vallëzimi. I thashë taksistit të më çonte në qendër të gjithçkaje. Ai më la në Times Square. Isha 19 vjeç dhe u tmerrova, por ishte vetëm hapi i parë. E dija që një ditë, me shumë punë të palodhur, do të njihesha jo vetëm në New York City, por në të gjithë botën. Dyzet vjet më parë, një luftëtar tjetër mbërriti në New York City, me shpresën për të krijuar diçka revolucionare: një kanal i dedikuar i gjithi muzikës u shfaq premierë në mes të natës dhe e quajti veten MTV. Ne gjetëm njëri -tjetrin dhe krijuam një lidhje që ndryshoi jetën time, ndryshoi muzikën dhe krijoi një formë krejt të re arti. Kjo është arsyeja pse ka vetëm një vend për të qenë sonte ”, theksoi Madonna para të pranishmëve, transmeton tutje KultPlus.

Duke hyrë në vitin e 40-të të karrierës së saj muzikore, Madonna dhe VMA kanë një trashëgimi të gjatë, duke përfshirë performancën e saj legjendare të “Like a Virgin” në 1984, performancën e saj ikonike të “Vogue” në 1990.

Madonna ka grumbulluar 20 trofe “Moon Person” në VMA gjatë karrierës së saj të dekoruar, duke filluar në vitin 1986 kur mori Çmimin “Video Vanguard”. Madonna gjithashtu fitoi çmimin “Viewer’s Choice” në 1989 për “Like a Prayer” dhe, një dekadë më vonë, çmimin e lakmuar Video të Vitit për këngën e saj 1999 “Ray of Light”.

Në ditëlindjen e saj të 63 -të më 16 gusht, Madonna njoftoi se po kthehej në “Warner Music Group” me planet për të rilançuar të gjithë katalogun e saj; Madonna “do të merret personalisht me albumet e saj historike”, tha WMG duke shtuar se këngëtarja gjithashtu “do të prezantojë publikime unike për ngjarje speciale, dhe shumë më tepër”. / KultPlus.com

Madonna së shpejti katalog të ri muzikor

Madonna ka njoftuar një marrëveshje “historike” me Warner Music Group, një partneritet global që përfshin të gjithë katalogun e saj muzikor të regjistruar më parë, transmeton KultPlus.

Marrëveshja, që paraqet mbretëreshën e popit në etiketën me të cilën debutoi në një moshë shumë të re, përfshin katalogun “Sire/Maverick/Warner, plus tre albumet më të fundit në studio (MDNA, Rebel Heart dhe Madame X), që u lëshuan nga Interscope Records, por që do të bashkohen me katalogun Warner në 2025.

Bëhet fjalë për gjithsej 17 albume në studio, si edhe single, regjistrime kolonash zanore, albume të drejtpërdrejta dhe përmbledhje.

“Që nga fillimi, Warner Music Group ka ndihmuar në paraqitjen e muzikës dhe vizionit tim për të gjithë fansat në të gjithë botën me kujdesin dhe konsideratën më të madhe. Ata kanë qenë partnerë të mahnitshëm dhe unë jam e kënaqur të filloj këtë kapitull të ri me ta për të festuar katalogun tim të 40 viteve të fundit ”, tha ylli i popit ndërsa njoftoi marrëveshjen.

Me mbi 300 milionë albume të shitur në të gjithë botën, shtatë Grammy dhe dhjetëra çmime të tjera muzikore, Madonna është këngëtarja femër më e suksesshme e të gjitha kohërave.

Sipas Guy Oseary nga Maverick, menaxheri i tij i vjetër, “partneriteti i ri do të sjellë në jetë atë që shumë fansa kanë pritur me durim: një kremtim të katalogut revolucionar të Madonna-s. Ne jemi duke punuar ngushtë me Warner Music Group për t’i dhënë frymë të re këtyre veprave ikonike”. / KultPlus.com

Madonna marrëveshje me Warner Music Group për katalogun e saj muzikor

Madonna ka njoftuar një marrëveshje “historike” me Warner Music Group, një partneritet global që përfshin të gjithë katalogun e saj muzikor të regjistruar më parë.

Marrëveshja, që paraqet mbretëreshën e popit në etiketën me të cilën debutoi në një moshë shumë të re, përfshin katalogun “Sire/Maverick/Warner, plus tre albumet më të fundit në studio (MDNA, Rebel Heart dhe Madame X), që u lëshuan nga Interscope Records, por që do të bashkohen me katalogun Warner në 2025.

Bëhet fjalë për gjithsej 17 albume në studio, si edhe single, regjistrime kolonash zanore, albume të drejtpërdrejta dhe përmbledhje.

“Që nga fillimi, Warner Music Group ka ndihmuar në paraqitjen e muzikës dhe vizionit tim për të gjithë fansat në të gjithë botën me kujdesin dhe konsideratën më të madhe. Ata kanë qenë partnerë të mahnitshëm dhe unë jam e kënaqur të filloj këtë kapitull të ri me ta për të festuar katalogun tim të 40 viteve të fundit ”, tha ylli i popit ndërsa njoftoi marrëveshjen.

Me mbi 300 milionë albume të shitur në të gjithë botën, shtatë Grammy dhe dhjetëra çmime të tjera muzikore, Madonna është këngëtarja femër më e suksesshme e të gjitha kohërave.

Sipas Guy Oseary nga Maverick, menaxheri i tij i vjetër, “partneriteti i ri do të sjellë në jetë atë që shumë fansa kanë pritur me durim: një kremtim të katalogut revolucionar të Madonna-s. Ne jemi duke punuar ngushtë me Warner Music Group për t’i dhënë frymë të re këtyre veprave ikonike”. / KultPlus.com

Photo by Richard Young/REX/Shutterstock (6897610s)

Madonna me stil krejt tjetër para se të bëhej e famshme (FOTO)

Ylli i muzikës pop, aktorja dhe regjisorja e njohur Madonna, sot mbushë plot 63 vjeç.

Pasnjë dyshim, sot ajo është “Mbretëresha e Popit”. Madonna Louise Ciçone, e njohur thjesht si Madonna, nuk ka nevojë për prezantim, pasi të gjithë e njohin mjaft mirë.

Këngëtarja, kantautorja, aktorja dhe biznesmenia e famshme amerikane ka rrëmbyer zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën më hitet dhe rolet e saj.

Gjatë gjithë karrierës së saj, Madonna arriti kaq shumë gjëra dhe veprat e saj janë vlerësuar nga shumë kritikë muzikorë.

61-vjeçarja është e pranishme më gjatë së kushdo tjetër në industrinë e muzikës, duke marrë gjithë vëmendjen.

Por, si ka qenë Madonna para famës. Fotot e mëposhtme do ju lënë pa fjalë. / KultPlus.com

Madonna zemërthyer nga vdekja e këngëtarit dhe modelit Nick Kamen

Pas vdekjes së aktorit, këngëtarit dhe modelit Nick Kamen në moshën 59 vjeçare, Madonna ka bërë homazhe për Kamen, i cili posedon hitin më të madh të bashkë-shkruar nga vetë këngëtarja, shkruan BBC, përcjellë KultPlus.

Madonna përmes një postimi në rrjetin social Instagram, është shprehur se ajo ndjehet zemërthyer nga vdekja e tij dhe se ai gjithmonë ka qenë një njeri i mirë dhe i ëmbël por edhe ka vuajtur shumë.

Ajo tutje shpreson se Kamen të jetë më i lumtur kudo që ai të ndodhet.

Emri i vërtetë i këngëtarit është Ivor Neville Kamen dhe ai fitoi famën përmes një reklame të xhinseve të vitit 1985 me markën Levi. Pas kësaj reklame, Madonna e ka ftuar atë në skenë.

Përmes kësaj reklame pasoi edhe rritja e shitjeve të xhinseve së kompanisë duke e bërë Kamen një simbol seksi përgjatë këtij procesit.

Ai gjithashtu ka kapur vëmendjen e Madonnës, e cila i tha BBC se në atë kohë ajo ishte magjepsur nga “karizma” dhe “zëri i bukur” i Kamen, me ç’rast ajo ka kontaktuar këngëtarin duke i kërkuar të regjistronte ‘Every Time You Break My Heart’, një këngë sintetike-pop e mbetur nga albumi i saj i tretë True Blue. / KultPlus.com

Netflix së shpejti me dokumentar për Madonnën

Platforma filmike, Netflix do të publikojë dokumentarin që përfshin një pjesë të jetës së këngëtares amerikane, Madonna, përcjell KultPlus.

Në këtë dokumentar do të paraqiten pamje nga turneu i saj, ‘Madame X’, teksa do të shfaqen prapaskenat, sfidat që ka kaluar dhe ato të cilat e detyruan t’i anulonte koncertet më 2019 dhe 2020.


“Madonna vendosi fjalë për fjalë, gjak, djersë dhe lot në turneun ‘Madame X’ dhe ajo dëshiron që ky dokumentar ta tregojë atë për spektaklin që ishte” shkruan ‘The Sun’.

Filmi i ardhshëm do të vijë 30 vjet pas dokumentarit të saj thelbësor ‘Truth Or Dare’, i cili tregonte jetën në rrugë gjatë turneut të saj të ‘Blond Ambition’.

Ndërkohë, Madonna është gjithashtu duke punuar në një film për jetën e saj, të cilin është duke e shkruar me Diablo Cody. / KultPlus.com

Madonna bën tatuazhin e parë në moshën 62-vjeçare

Ylli i hitit “Vogue”, Madonna, ka vendosur që në moshën 62-vjeçare ta bëjë tatuazhin e saj të parë në trup. Kështu, ajo ka zgjedhur t’i nderoj fëmijët e saj, Lourdes, Rocco, David, Mercy, Stella dhe Estere, duke i vendosur inicialet e tyre në dorë.

Mbretëresha e muzikës pop me shumë krenari i ndau disa fotografi të tatuazhit të parë, me gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Teksa e falënderoi artistin, East Iz, nga dyqani i tatuazheve “Shamrock Social Club” në Hollywood, Madonna në mbishkrimin që e shoqëronte fotografinë kishte vendosur t’i ndryshojë fjalët e hitit të vitit 1984, “Like A Virgin”, dhe kishte shkruar: “E ngjyrosur për herë të parë… #family”.

Javën e kaluar, Madonna e ndau një videomontazh të rrallë të fëmijëve të saj, dhe të dashurit 26-vjeçar, Ahlamalik Williams, teksa po e festonin Ditën e Falënderimeve si familje.

Ndërkohë në lajme të tjera, ylli i njohur i muzikës e cila po ashtu e gëzon një karrierë të mirë edhe në kinematografi, do ta drejtoj filmin e saj biografik të cilin është duke e bashkëshkruar me Diablo Cody dhe do të realizohet nga studioja “Universal Pictures”.

Në një deklaratë për media të lëshuar muaj më parë, Madonna ka deklaruar: “Dua ta sjell në ekran rrugëtimin e jashtëzakonshëm në të cilin më ka dërguar jeta si artiste, muzikante, valltare dhe si një person duke u përpjekur t’i hapë rrugët e saj në këtë botë. Fokusi i filmit gjithmonë do të jetë muzika. Muzika më ka mbajtur aktive dhe arti më ka mbajtur të gjallë. Kam aq shumë tregime të parrëfyera më parë dhe tejet inspiruese, prandaj kush është më i përshtatshëm për t’i treguar ato sesa unë. Është shumë e rëndësishme t’i ndajë me publikun dhe fansat kujtimet e mira dhe të këqija të jetës sime, përmes zërit dhe vizionit tim.”

Amy Pascal do të shërbejë në rolin e producentes së këtij projekti krahas Madonnas, derisa Sara Zambreno dhe Guy Oseary do të jenë producentë ekzekutiv të tij.

Filmi i cili do t’i dërgojë fansat në një rrugëtim emocionues të karrierës së jashtëzakonshme të këngëtares në këto pesë dekada, aktualisht nuk ka ndonjë titull. / Koha.net/ KultPlus.com

Madonna do ta bëjë regjinë e filmit për jetën e saj

Ylli i hitit “Like A Virgin”, Madonna, do ta drejtojë filmin e saj biografik, të cilin është duke e bashkëshkruar me Diablo Cody.

Lajmin e ka konfirmuar studioja “Universal Pictures”. Në një deklaratë për media të lëshuar të martën, Madonna tha: “Dua ta sjell në ekran rrugëtimin e jashtëzakonshëm në të cilin më ka dërguar jeta si artiste, muzikante, valltare dhe si një person duke u përpjekur t’i hapë rrugët e saj në këtë botë. Fokusi i filmit gjithmonë do të jetë muzika. Muzika më ka mbajtur aktive dhe arti më ka mbajtur të gjallë.

Kam aq shumë tregime të parrëfyera më parë dhe tejet inspiruese, prandaj kush është më i përshtatshëm për t’i treguar ato sesa unë. Është shumë e rëndësishme t’i ndaj me publikun dhe fansat kujtimet e mira dhe të këqija të jetës sime, përmes zërit dhe vizionit tim”. Amy Pascal do të shërbejë në rolin e producentes së këtij projekti krahas Madonnas, derisa Sara Zambreno dhe Guy Oseary do të jenë producentë ekzekutivë të tij.

“Madonna është një ikonë e vërtetë e muzikës, një filantrope e vërtetë, artiste e jashtëzakonshme dhe një grua rebele. Me aftësinë e saj të vetme për të krijuar art të qasshëm, por që njëkohësisht i thyen kufijtë, ajo i ka dhënë formë kulturës sonë në një mënyrë që pak persona e kanë bërë para saj.

Është një nder i veçantë për të gjithë në studion ‘Universal’ të punojmë krahas Madonnas, Diablos dhe Amyt, për t’ua sjellë publikut dhe fansave të dedikuar anembanë botës për herë të parë historinë e pazbukuruar të jetës së saj”, citohet të ketë thënë Donna Langley, kryetare e “Universal Filmed Entertainment Group”

Filmi i cili do t’i dërgojë fansat në një rrugëtim emocionues të karrierës së jashtëzakonshme të këngëtares në këto pesë dekada, aktualisht nuk ka ndonjë titull. / KultPlus.com