Time Magazine e rendit partnerin strategjik të UNI në top universitetet më të mira për liderët e ardhshëm

Regjistrimi në një universitet prestigjioz mund të rrisë shanset për të siguruar një pozicion udhëheqëse, por ka rrugë alternative. Universitetet si Arizona State University janë gjithashtu pika të shkëlqyera nisjeje. Një analizë e fundit e kryer nga TIME dhe Statista thellohet në profilin arsimor të 2000 liderëve ekzekutiv në Shtetet e Bashkuara, duke filluar nga politikanët dhe CEO-të deri te laureatët e Nobelit dhe udhëheqësit e sindikatave.

Theksi mbi edukimin elitar nuk barazohet domosdoshmërisht me trajnimin më të mirë të lidershipit, lista e TIME dhe Statista e pohon këtë ide duke e renditur ASU-në në pozitën e 20-të, duke qenë një nga vetëm shtatë kolegjet publike në 25 më të mirat. Vendosja e ASU-së nënkupton ndikimin e saj në formësimin e liderëve duke qenë universiteti më inovativ në SHBA për nëntë vjet me radhë, duke kaluar kështu universitetet tjera presigjioze si MIT dhe Stanford. Edhe pse peizazhi i udhëheqjes evoluon, lista nënvizon rrugët e ndryshme arsimore që kontribuojnë në formimin e liderëve të ardhshëm të Amerikës. Pozicioni i 20-të i Universitetit Shtetëror të Arizonës në këtë listë konsolidon pozicionin e tij si një lojtar kyç në zhvillimin e liderëve në një spektër disiplinash.

UNI – Universum International College si partner strategjik i Universitetit Shtetëror i Arizonës, me qasjen ndaj ekselencës akademike, përfiton nga ekspertiza akademike dhe kërkimore e ASU-së, duke zgjeruar më tej ndikimin e kësaj të fundit në formësimin e trajektores së liderëve të ardhshëm edhe në Kosovë.

Stafi dhe ligjeruesit e UNI – Universum International College lidhet, bashkëpunojnë dhe ndajnë idetë e reja dhe praktikat më të mira me ASU dhe një rrjet global universitetesh, për të qëndruar në krye të trendeve globale dhe për të ofruar arsimin më të mirë.

Për më shumë informata rreth mundësive të studimit kontakto +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram./KultPlus.com

‘Luxury Lifestyle Magazine’: Shqipëria mes shtatë destinacioneve luksoze në bregdetin e Adriatikut

Nëse kërkoni një frymëzim për përvojën tuaj të ardhshme luksoze të udhëtimit jashtë vendit, atëherë mos kërkoni më larg se këto perla evropiane, shkruan në një artikull revista britanike “Luxury Lifestyle Magazine” (LLM).

Deti Adriatik, i vendosur midis Gadishullit Italian dhe Gadishullit Ballkanik, është një perlë me bukuri natyrore.

Ujërat e tij të pastër kristal i bëjnë thirrje udhëtarëve nga të gjitha cepat e globit për të eksploruar mrekullitë e tij.

Por nuk është vetëm deti që magjeps; janë gjithashtu vendet që rrethojnë brigjet e tij.

Rajoni magjepsës është një shesh lojrash për udhëtarët që kërkojnë përvoja të paharrueshme.

Nga bregdeti magjepsës i Kroacisë te eleganca e përjetshme e Italisë, xhevahiret e fshehura të Shqipërisë te bukuria e Malit të Zi, historia e pasur e Bosnjë-Hercegovinës te ishujt e Greqisë dhe peizazhet piktoreske të Sllovenisë, secili vend ofron joshjen e tij unike.

Shqipëria

Adhuruesit e natyrës do të mahniten nga peizazhet e larmishme të Shqipërisë.

Nga Alpet e mrekullueshme shqiptare në veri deri te plazhet e pacenuara të Rivierës në jug.

Bëni një shëtitje të qetë nëpër male ose relaksohuni në brigjet e izoluara me rërë,  zgjedhja është e juaja.

Adhuruesit e historisë do të kënaqen duke eksploruar rrënojat antike dhe vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s të shpërndara në të gjithë Shqipërinë.

Qyteti i Beratit me arkitekturën e tij osmane dhe Gjirokastra me kështjellën e tij imponuese janë destinacione që ofrojnë pamje të së kaluarës së Shqipërisë.

Eksploroni vendin në brendësi për të zbuluar fshatra tradicionalë ku koha duket se ka ndaluar.

Përjetoni drejtpërdrejt kulturën shqiptare ndërsa shoqëroheni me vendasit, provoni kuzhinën e shijshme tradicionale dhe njihuni me zakonet e vjetra.

Për ata që kërkojnë aventura, Shqipëria ka shumë për të ofruar.

Filloni me aktivitetet sportive ujore përgjatë vijës piktoreske bregdetare ose bëni ecje nëpër parqet kombëtare të mbushura me kafshë të egra.

“Luxury Lifestyle Magazine” ka renditur shtatë vendet perfekte për udhëtarët që kërkojnë një eksperiencë të paharrueshme të mbushur me elegancë dhe hijeshi:

1-Kroacia
2-Italia
3-Shqipëria
4-Greqia
5-Mali i Zi
6-Bosnjë-Hercegovinë
7-Slloveni/atsh/KultPlus.com