“Ekzistenca 2” me kuratore Magbule Xhemaili, përfshinë artistë të shumtë në Gjilan

Më 25 korrik do të bëhet hapja e edicionit të dytë të ekspozitës “Ekzistenca2” që për kuratore ka artisten Magbule Xhemailin, shkruan KultPlus.

“Qëllimi i kësaj ekspozite është të ndërtojmë një urë lidhëse bashkëpunimi mes artistëve nga të gjitha hapësirat ku jetojnë shqiptarët. Të gjithë artistët, përmes veprave të tyre, kanë sjellë nga një copë vendlindje në Gjilan. Punimet në këtë ekspozitë pasqyrojnë një shprehje të ndjenjave të thella për vendlindjen dhe lidhjen tonë të pandashme me të, duke u fokusuar në motivet e inspirimit nga e kaluara, kultura dhe peizazhet e bukura të trevave tona, portretet me veshje tradicionale, zakone nga tradita jonë kombëtare, dedikuar vendlindjes” ka shpjeguar kuratorja Xhemaili.

.

Më poshtë është lista e artistëve pjesëmarrës në edicionin e dytë të kësaj ekspozite.

ARTISTËT NGA DIASPORA E KOSOVËS, SHQIPËRISË DHE MAQEDONISË SË VERIUT

  • Abdusamed DUSSI Sadriji – Zvicër / Gjilan
  • Ali Sinani – Zvicër / Gostivar
  • Arjeta Mala – Holandë / Pejë
  • Bardh – I rafet Jonuzi – T. Austri / Preshevë/ Sarajevo/ BiH
  • Bedrije Hamiti – Zvicër / Gjilan
  • Fatgzona Maliqi – Zvicër / Gjilan
  • Fatos Bylykbashi – Gjermani / Korçë
  • Fitore Alisdottir- Berisha / Islandë / Prishtinë
  • Gani Bytyçi – Zvicër / Ferizaj
  • Ilir STILI – Francë / Ferizaj
  • Jetmira Kraja – Itali / Shkodër
  • Nexhmedin Junuzi – Zvicër / Preshevë
  • R. C. Anaider – Gjenevë / Tiranë
  • Urim Berisha – Zvicër / Dardanë
  • Valerijana Krasniqi – Zvicër / Pejë
  • Vanesa Lika – Zvicër / Zhenevë
  • Visar Kryeziu- Zvicër / Gjilan
  • Zeqirja Rexhepi – Kanadë /Gjilan
  • Zhaklinë Bislimi – Zvicër / Gjilan

ARTISTËT NGA HAPËSIRAT MBARËKOMBËTARE

  • Agron Ujkashi – Ulqin
  • Bilal Nikezi – Ulqin
  • Edin Kapllani – Ulqin
  • Mersiha Resulbegoviç Mavriç – Ulqin
  • Vahida Nimanbegu – Ulqin
  • Adriana Puleshi – Tiranë
  • Agron Polovina – Berat
  • Arben Kristani – Durrës
  • Fatmir Juka – Shkodër
  • Ikbale Kalaja Bushati – Shkodër
  • Jona Dividi – Tiranë
  • Zaim Elezi – Tiranë
  • Afërdita Kiki – Shkup
  • Akime Nasufi Rexhepi – Kumanovë
  • Dali Alili – Kumanovë
  • Avni Islami – Ferizaj
  • Bedri Haziraj – Drenas
  • Bujar Jakupi – Gjilan
  • Demush R. Avdimetaj – Prishtinë
  • Jalldëze Mustafa – Gjilan
  • Lindita Mehmeti – Gjilan
  • Magbule Xhemaili – Gjilan
  • Shqipe Kamberi – Prishtinë
  • Tafil Peci Boletini – Mitrovicë
  • Zymer Mulliqi – Pejë/ KultPlus.com

‘Art në maskë’, nxënësit e gjimnazit ‘Xhavit Ahmeti’ realizojnë ekspozitë të veçantë

Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan ka realizuar së fundmi një ekspozitë interesante, që lidhet me temën më aktuale në të gjithë botën, pikërisht pandemia dhe maskat, shkruan KultPlus.

Profesoresha e artit, Magbule Xhemaili, tregon se maskat po ndikonin në lodhje më të madhe sikurse te nxënësit ashtu edhe te profesorët, e madje ato ishin edhe irrituese gjatë procesit mësimor.

Pastaj, përmes një ideje që lindi papritur, nxënësit morën detyrën që t’i përdornin maskat si hapësirë pune, për të shprehur ide, mendim, ndjenjë, emocion.

Me temë të lirë dhe teknikë të çfarëdoshme, nxënësit filluan punën e tyre, duke vendosur tekste, thënie apo edhe ndonjë revoltë, kjo do të ndikonte gjithashtu edhe në ruajtjen e ambientit.

Të gjithë maskat që u mbuluan nga arti, u qepen mes vete dhe kështu forman një terësi maskash, të cilat tanimë janë të ekspozuara në gjimanzin “Xhavit Ahmeti”. /KultPlus.com

Magbule Xhemaili, fituese e Çmimit Blerës të Galerisë ‘Peneli i Flakës 2022’

Në Galerinë e Arteve në Gjilan është hapur Ekspozita Kolektive e Artit Pamor “Peneli i Flakës”, si njëra ndër shtyllat themelore të manifestimit “Flaka e Janarit 2022”, ku janë ekspozuar punime të krijuesve të ndryshëm, në pikturë, skulpturë, vizatim, grafikë, instalacion, ndërsa është ndarë edhe Çmimi Blerës i Galerisë, i cili i ka takuar piktores Magbule Xhemaili.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni në hapjen e kësaj ekspozite tha se ndihet i nderuar që ndodhet në mesin e artistëve dhe artdashësve për ta bërë bashkërisht hapjen e “Penelit të Flakës”, me ç`rast edhe po ekspozohet një pjesë e madhe e artit dhe kulturës së Gjilanit, nëpërmjet artit pamor.

“Ne sapo përfunduam me Akademinë Tematike të “Flakës…” dhe po vazhdojmë me ”Penelin…”, ndërsa janari do të jetë muaji me plotë aktivitete të ndryshme kulturore, e do të vazhdojë kështu edhe në të ardhmen duke mbajtur gjallë traditën, por edhe duke kujtuar të gjithë ata, për të cilët edhe jemi mbledhur sot e po i përkujtojmë”, tha kryetari Hyseni.

I pranishëm në këtë Ekspozitë ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se ndihet mirë që pas Akademive në Prishtinë dhe në Gjilan, kushtuar të rënëve, bashkë me kryetarin e Gjilanit janë edhe në këtë Galeri, sepse të gjithë veprimtarët që po u kushtohet ky aktivitet, kanë qenë edhe krijues.

Kryeministri tha se ata kanë krijuar në aspektin artistik, përveç se në atë shoqëror dhe përveç shkrimeve, fjalimeve, teksteve që ata i kanë prodhuar, përveç këngëve që i kanë kompozuar e kënduar, është e domosdoshme ta kemi edhe pikturën, vizatimet, të gjitha këto punime që janë shprehje e shpirtit krijues të brezit aktual, në mënyrë që përvojat tona jetësore, mendimet, ndjenjat, ndjesitë… edhe në këtë formë t’i paraqesim dhe t’ia komunikojmë njëri tjetrit.

Duke iu referuar punimeve të ekspozuara në këtë ekspozitë, kryeministri Kurti tha se ka parë talente e entuziazëm që duhet të mbështetet edhe nga institucionet lokale edhe nga ato qendrore, për shkak se njerëzit që krijojnë, prodhojnë, ndërtojnë, janë ata të cilët e bëjnë vendin tonë edhe më të jetueshëm, edhe më të dashur.

Njëri nga përgjegjësit për artin pamor, në kuadër të “Flakës…”, skulptori Avni Behluli, ka falënderuar kryetarin e Komunës së Gjilanit për mbështetjen e këtij organizimi dhe ka bërë me dije se kësaj here “Peneli i Flakës”, ka tubuar elitën e artistëve shqiptar, por edhe të kombeve tjera. Interesimi për të qenë pjesë e Penelit të sivjetmë ka qenë i madh dhe kishte mbi 100 të interesuar, prej të cilëve, janë kualifikuar 61 artistë, e janë prezantuar degët dhe mediumet shprehëse vizuele si: piktura, skulptura, grafika, vizatimi dhe instalacioni.

Përndryshe, juria profesionale në përbërje: Ragip Ramadani, skulptor, Valdrin Bajrami, piktor dhe Arta Llapashtica, grafiste, kanë ndarë edhe tri çmime për: Gëzim Brestovci – pikturë, Fatmir Krypa – grafikë dhe Malë Myrtaj – skulpturë.

Përndryshe, manifestimi kulturor mbarëkombëtar ‘Flaka e Janarit 2022’, me të cilën nderohen heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kombit, të rënë përgjatë janarëve të historisë, vazhdon tutje më 19 janar, me Ekspozitë memoaresh e kujtimesh “Dhoma e Kadriut, Jusufit, Bardhoshit, Rexhepit e Nuhiut”. /KultPlus.com