“Gishtat e saj kërcejnë në tastet e pianos, duke goditur me saktësi dhe forcë, dhe me një familjaritet që Magi Kapllani e ka pasur pjesë të jetës së saj”.
“Ndjehem sikur po fluturoj. Ju mund të ndjeni rrahjet e mia të zemrës. Ndjehem sikur gishtat e mi kanë mendjen e tyre dhe ata e dinë ku të shkojnë” thotë Kapllani në një intervistë për median lokale në SHBA.
Ajo lindi në Shqipëri, nga prindër muzikantë, babai i saj një kompozitor i njohur dhe nëna e saj një mësuese e nderuar ne Shqiperi kishin një shkollë muzikore që tërhiqte dhjetra studentë.
Pasi familja u vendos në SHBA në vitin 1999 ishte e natyrshme që Kapllani do të ndiqte një karrierë edhe në muzikë, fillimisht ndoqi shkollën e muzikës në Universitetin e Illinois.
Gjatë karrierës së saj ajo ka interpretuar në të gjithë Çikagon. Pastaj ajo u takua me bashkëshortin e saj dhe u zhvendos në New York, në Staten Island.
Kalimi nga Shqipëria në jetën amerikane nuk ishte i lehtë. Megjithatë ajo ja doli të kishte nje karriere muzikore dhe në vitin 2003, të hapte studion “DEA Music dhe Art” në Staten Island, duke e emëruar atë sipas shkollës së prindërve të saj në Shqipëri.
Fillimisht me tetë studentë, tani, ajo ka më shumë se 500 studentë. Dhe ajo është zgjeruar në tre shkolla me synimin për të hapur dhe shkolla të tjera në SHBA./diasporashqiptare/ KultPlus.com