Me performancë unike dhe flamurin e Kosovës në duar, J Balvin dhuron spektakël në “Sunny Hill”

Festivali i përmasave ndërkombëtare ‘Sunny Hill Festival’ i cili mbahet në Prishtinë, mbrëmë jehoi në këngë të stileve të ndryshme nga artistë të njohur kombëtarë dhe ndërkombëtarë, shkruan KultPlus.

Kryefjala e kësaj mbrëmje ishte këngëtari kolumbian, J Balvin i cili edhe e përmbylli natën e dytë të këtij festivali. Ndonëse performoi i fundit, me të ngjitur në skenë ai dhuroi një energji të re në publikun që kishin zënë vend në çdo cep të parkut Gërmia në Prishtinë.

E për t’u shprehur mirënjohër për ftesën edhe pritjen këtu, J Balvin në mes të performancës së tij shfaqet në skenë me flamurin e Kosovës, veprim ky që u përcoll me duartrokitje e brohoritje në publik.

“Faleminderit Dua Lipa për ftesën. Ne jemi këtu për ty. Jemi këtu për juve dhe kam shumë respekt për ju. Unë vij nga Kolumbia, nga një vend që dikur ishte në situatë të vështirë andaj edhe e kuptoj shumë mirë se çfarë ndjeni tani. Por, dikur a vonë, drita vjen gjithmonë dhe ju do të jeni më së miri. Jemi këtu me ju”, ka thënë J Balvin përgjatë koncertit në “Sunny Hill Festival”, duke u solidarizuar kështu me situatën në Kosovë.

Me këngët si ‘Mi gente’, ‘In da Getto’, ‘Tranquila’, ‘Que mas pues’, ‘Tu me tienes loco’, ‘Rrelacion’ e shumë të tjera, J Balvin ndezi atmosferën duke ngritur publikun në këmbë, të cilët pa u lodhur vallëzuan e kënduan në sinkron me këngëtarin deri në orët e para të mëngjesit.

Përveç J Balvin, në skenën e ‘Sunny Hill Festival’ u ngjit edhe fituesi i dyfishtë festivalit të mirënjohur ‘Sanremo’, Alessandro Mahmood, i cili shpërndau muzikën e tij të veçantë për publikun. Ndonëse shumë prej tyre e dëgjonin për herë të parë, me performancat e tij madhështore si me zërin e tij ashtu edhe me paraqitjen skenike, Mahmood arriti të rrëmbejë zemrat e të gjithëve.

Nata e dytë e ‘Sunny Hill’ mirëpriti edhe këngëtarë të tjerë si Dhurata Dora, Azet & Zuna, Getoar Selimi, Cozman, Onat, Emir Taha, La Fazani, ZWADA, Yon Idy, Edon.

Ndërkaq sonte, në natën e tretë të ‘Sunny Hill Festival’ në skencë do të ngjiten artistët: Skepta, Aj Tracey, Mc Kresha & Lyrical Son, Ledri & Lumi B, Kamal, Lluni & Semi, Erno& Kreshnique, Nush, Dj Floë, Dj Banzz, Dj First, Fattizzle, Lekë dhe Liburn./KultPlus.com

Mahmood pak para performancës në ‘Sunny Hill’: Mundësi e mirë për mua që muzika ime të dëgjohet në Kosovë

Pak para performancës së tij në festivalin ‘Sunny Hill’ në Prishtinë, këngëtari i mirënjohur italian, Alessandro Mahmood ka mbajtur një konferencë për media në Ambasadën e Italisë në Kosovë, përcjell KultPlus.

I pari në këtë konferencë foli ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu,  cili e sheh shumë të rëndësishme kulturën si një faktor vendimta për ekonominë dhe promovimin e një vendi.

“Prezenca e sotme e Mahmood në Prishtinë e dëshmon bashkëpunimin e mirë të sektorit publik që është ambasada dhe sektorit privat që është ‘Sunny Hill Festival’. Falë artistit Mahmood jemi të interesuar të rrisim praninë e muzikës italiane me prezencën e tij në këtë festival, shprehet De Riu.

Më pas fjalën e mori vetë artisti për të cilin është organizuar kjo konferencë. Mahmood u shpreh i lumtur për prezencën e tij në Kosovë dhe në ‘Sunny Hill Festival’.

“Kjo është mundësi e mirë për mua që muzika ime të jetë e pranishme këtu në Kosovë dhe në një kontest ndërkombëtar duke e marrë parasysh që ky festival ka karakter ndërkombëtar ku marrin pjesë këngëtarë me famë botërore siç janë Dua Lipa, Diplo, Skepta dhe këngëtarë të tjerë.”, tha Mahmood duke falënderuar më tutje Ambasadën e Italisë në Kosovë për këtë mundësi.

Ai foli edhe për paraqitjen e mbrëmshme të Dua Lipës, e cila për Mahmood nuk është performan

“Dua Lipën e kam parë duke performuar edhe në arenën CO2 në Londër

“Dua Lipën e kam duke performuar edhe në arenën ‘The O2’ në Londër por mbrëmë ndoshta që është në vendin e saj, me njerëzit e saj, e mbushur plot me energji, kështu që e kam shijuar shumë edhe me një prani të madhe të njerëzve me energji pozitive dhe me një ambient të hapur”, u shpreh ndër të tjerash Mahmood.

Mahmood, i cili është fitues i dyfishtë i festivalit të mirënjohur italian, ‘Sanremo’ duke u bërë përfaqësues i Italinë në Eurovision 2019 dhe 2022, sot në konferencë interpretoi një pjesë të shkurtër nga kënga e tij e fundit ‘Brividi’./ KultPlus.com

Mahmood i lumtur që po performon në SunnyHill

Skepta, AJ Tracey, Diplo, Elvana Gjata dhe Burak Yeter, janë konfirmuar deri më tani si artistët pjesëmarrës në këtë festival, i cili do të mbahet më 4, 5, 6 dhe 7 gusht në Prishtinë.

Ndërkaq së fundmi, përmes një postimi në faqen zyrtare në  Instagram, SunnyHill ka konfirmuar se këngëtari italian Alessandro Mahmoud apo ndryshe i njohur si “Mahmood”, është artisti i radhës që do të jetë pjesë e këtij festivali.

“Mahmood” ka fituar dy herë Festivalin Muzikor të Sanremos, në vitin 2019 me këngën “Soldi” dhe në vitin 2022 përkrah Blanco me këngën “Brividi”.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, Mahmood ka thënë se ndihet shumë i lumtur që do të performojnë në Shqipëri.

“Jam shumë i lumtur që jam në Festivalin SunnyHill dhe do të performoj këtu më 5 gusht”, ka shkruar ai.

SunnyHill ka njoftuar gjithashtu se do të ketë edhe aristë të tjerë, emrat e të cilëve do t’i mësojmë më vonë./ KultPlus.com

Fituesi i dyfishtë i Festivalit Sanremo, Mahmood bëhet pjesë e festivalit ‘SunnyHill’

Emra të njohur të industrisë së muzikës botërore do të mblidhen së bashku për të performuar në Festivalin “SunnyHill”, shkruan KultPlus.

Skepta, AJ Tracey, Diplo, Elvana Gjata dhe Burak Yeter, janë konfirmuar deri më tani si artistët pjesëmarrës në këtë festival, i cili do të mbahet më 4, 5, 6 dhe 7 gusht në Prishtinë.

Ndërkaq së fundmi, përmes një postimi në faqen zyrtare në  Instagram, SunnyHill ka konfirmuar se këngëtari italian Alessandro Mahmoud apo ndryshe i njohur si “Mahmood”, është artisti i radhës që do të jetë pjesë e këtij festivali.

“Mahmood” ka fituar dy herë Festivalin Muzikor të Sanremos, në vitin 2019 me këngën “Soldi” dhe në vitin 2022 përkrah Blanco me këngën “Brividi”.

SunnyHill ka njoftuar gjithashtu se do të ketë edhe aristë të tjerë, emrat e të cilëve do t’i mësojmë më vonë./ KultPlus.com

Italia duhet të ndryshojë këngën në “Eurovision”, kjo është arsyeja

Mahmood dhe Blanco, artistët italianë janë të detyruar të modifikojnë këngën e tyre për të marrë pjesë në “Eurovision Song Contest”. Kënga “Brividi” do të duhet të shkurtohet deri në tre minuta për shkak të rregullave të spektaklit evropian. Versioni aktual i këngës është 3 minuta dhe 21 sekonda.

Ka një problem teknik për Eurovision sepse kënga është e gjatë. Ne u munduam ta shkurtojmë në çdo mënyrë, por nuk ja dolëm. Por rregulli është strikt dhe nuk bëhen përjashtime. Po bëjmë të pamundurën bashkë me stafin që të heqim 30 sekonda, megjithëse janë shumë për një këngë.

Ndaj ‘Brividi’ do vijë në një version tjetër, ndryshe nga ai i festivalit, por premtojmë që do jetë njësoj i bukur. Prandaj do të jetë një version ndryshe nga ai i Festivalit, por ju premtojmë se do të jetë gjithsesi e bukur”, u shpreh Mahmood në një intervistë. / KultPlus.com