Makfire Miftari dhe Besim Ajeti, aktorja dhe aktori më i mirë në London International Film Fest

Mbrëmë përfundoi edicioni i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Londër, ku nuk ishin të pakët shqiptarët që morrën çmime, shkruan KultPlus.

Protagonistët e filmit të metrazhit të gjatë ”Un’ati”, u shpërblyen me çmime kryesore.

Makfire Miftari e cila në film luan rolin e Marigonës, u shpërblye me çmimin për Rolin më të Mirë Kryesor, ndërsa Besim Ajeti, me çmimin për Rolin më të Mirë Episodik.

Filmi “Un’ati”, është prodhim i shtëpisë filmike ‘FilmKS’, i cili është realizuar nën regjinë e Mark Norfolk-ut.

Në role tjera në këtë film paraqiten: Alban Goranci,Florentina Ademi Beck,Ekrem Sopi, Alban Shahiqi dhe Anzotika Ajeti. / KultPlus.com